1.
Dje u kthye Shefiti nga kurbeti, pas dhjetë vjetësh. Hundëkuar nga rruga e gjatë dhe helm e vrer ngaqë i vodhën paratë në pampor. E kish zënë gjumi dhe s’kishte ndjerë gjë kur ja muarr nga gjiri. I kish fështjellë në një shami që i dukej si xhungë aty. Duket ajo xhungë u be sebep për grabitësit. Por mbase s’ka qenë dhe ajo; mbase grabitësit janë zanatllinj që me atë punë merren gjithnjë, pampor më pampor e liman me liman. Gjuajnë kurbetllinjtë. Kështu mundi i dhjetë vjetëve shkoi për dhjamë qeni. Unë u gëzova që e pashë prapë Shefitin, por ai s’e ka mbledhur veten akoma. Jo vetëm paratë që humbi, por edhe fshati i duket ndryshe, më i vogël, një grusht vend. S’i vë faj. Ai la shtëpi e gjeti kasolle. Babai Sadik, Duda, Halili, Liti dhe fëmijët s’janë më. Kemi mbetur vetëm unë, ime shoqe Emineja dhe fëmijët, Sadiku, Fizja, Rrahimja dhe Haxhiu.
Shefitit i mbeti merak që nuk qe këtu për vdekjen e babait Sadik. I thashë që nuk bëmë kësoll të madh, jo se s’donim. Por ai tha që s’ishte puna te kësolli. Vajti lart te Bregu i Erës, ku është varri, dhe përkëdheli gurin. Gur i thënçin; është një copë shtufi shkruar me majë thike “Sadik”. Vetëm kaq. Varrin ja bëmë atje sipas amanetit të tij. E donte në Breg të Erës se aty ka gjithnjë veri.
Shefiti solli një sëndyq që andej. Ne kujtonim se do kish ndonjë gjë të madhe brenda. Ndonjë maqinë qepëse, a ndonjë top pëlhure. Se sëndyqi ish i rëndë goxha. Të shkonte mendja në flori. Kur e hapëm, doli që kish vegla pune; një lopatë, një kasmà, një si qysqi, dhe ca alete të tjera që s’i kishim parë ndonjëherë. Të gjithë menduan “po ky këto solli nga an’ e dynjasë? Pak bel’ e shat’ ka këtej”? Po asnjë nuk foli.
 


2.
Po shikojmë të gjejmë një grua për Shefitin. Ai po afron të dyzetat. Është dhe keq për gra këto kohë, nuk para ka. Ime shoqe mendon t'i bëjmë një kushërirën e saj jetime; quhet Sulltanë, është 16 vjeç.
I thamë Shefitit për Sulltanën. E priti me qejf.
Martesa qe e thjeshtë. Edhe kjo ilakà me Gjergjovën u bë. Me hair. Sulltana duket nikoqire e mirë.
Shefiti ngriti një kasolle. E mbuloi me kashtë okrri. Kjo qe dhoma e nuses. Shitëm një arë dhe me ato para Shefiti bleu pesë kokë dhën, një lopë dhe një gomar. Kaq për fillim.
Martuam dhe vajzën, Fizen; s’u mor vesh sa shpejt u rrit dhe u bë për t'u martuar. E dhamë në Kapllanë, tek Ramadani. Mbles u bë Shuaip Myftari.
 


3.
Këtë vit morëm fushën e Hatem Kapllanit përgjysëm. Rrushin me një të tetën. Bëri 25 qase misër dhe na shpëtoi. Ky është i katërti vit pa luftëra shyqyr. Nuk po ka vdekje të paktën. Punët duket sikur po rrjedhin për mirë. Njerëzia filloi të qeshi prapë. Të savisin. Shefitit tonë po i thonë “perrupì”. Kjo fjalë do të thotë hall, çqetësim. S’e patmë dëgjuar më parë. Qenë në një dasmë në Shtrigjër. I thanë këndona një këngë, o Shefit. S’di u tha Shefiti. S’kam kënduar me vite. Or po këndo ç’të duash, i thanë, se duam të të dëgjojmë zënë. Edhe Shefiti s’ua prishi, këndoi një këngë nga ato që këndojnë kurbetllinjtë:

 

Nga të erdh' kjo perrupì,
O e mjera Shqipëri…..


Kaq u desh që miletëria të qeshin nën buzë. U bë gati nofka; të nesërmen Shefitit i thoshin, po ku je, o perrupì? Ose, “a e keni parë atë perrupinë, mo”? Kurbetllinjtë e duan Shqipërinë më tepër se ne këtu. Ne të këtushmit savisim ata që i merr malli për Shqipëri. Tani që s’po ka më luftë, njerëzia kanë qejf edhe sevdarat, ju vlon gjaku, i shpon elbi. I dolën llafe Dules me të kunatën. Ajo që vishet me sqimë, me fustanin me lule dhe me flokët alla frënga. Ja ngritën këngën të nesërmen:

Dule, o mor Dule,
Të paçim fanë ku e ngule,
Në atë bir fustan me lule....

Savitari më i madh në fshat është Kalua nga Agollarët. Nuk ja marrin për keq Kalos. Ai savit deri babanë e teqesë. Kishin qenë atje për darkë. Babai kish patur përpara ca meze, mëlçira, djathë dhe vezë, si ajo punë. Kishin llafosur dhe ngrënë. Në fund babai urdhëroi të shtronin bukën. Dhe kishte thënë që mos më shtroni mua se unë s’po ha për hatërin e fakir fukarasë që s’ka ç’të fusi në gojë sonte. Të hanja unë sa hëngre zotrote deri tani, baba "erlerëm", i kish thënë Kalua, në daça më pa ngrënça mut gomari. Edhe babai kish qeshur. Kalo, hesapi.

Ndërsa Nesimit të Rrahmanit i mbeti llagapi “duplo”. U martua Nesimi dhe vajti në dhomën e nuses. Djemuria po e përgjonin gjithë qejf pas penxheres. Mbas një çikë dëgjojnë ca zëra nga brenda. Ata të dy sikur s’po merreshin vesh. Se pse po grindeshin…. Në fund u bë e qartë. Ajo s’donte. Ajo s’po e linte Nesimin. S’po e linte Sulltanin të hynte në Stamboll, sipas Kalos. Atëhere Nesimi u dëgjua t'i thosh, “mirë, mirë, po herën tjetër duplo do ta kesh”. Pra dyfishin. Ata qafirat e jezitët që përgjonin ishin rrëzuar nga të qeshurit. Të nesërmen në shesh të xhamisë nuk i thoshte njeri Nesim, por “duplo”. E o duplo, si kalove mbrëmë. Aha, s’dgjuam donomà, se nuk hyri sulltani në Stamboll, ë?…. Dhe hi hi hi, zbardhnin dhëmbët….
 


4.
Fusha e Hatem Kapllanit po na mban mirë. Rrush po bëjmë me shumicë. Nxjerrim rreth 100 okë raki, 50 okë pekmez, si dhe narden e rehani. Po ashtu bëjmë edhe 60 okë ullinj, një vit po, një vit jo.
Djali i madh Sadiku filloi shkollën e fshatit. Mësues është Xhafer Potomi. Flet mirë për të. Mëson mirë, thotë. Dërgova edhe të voglin, Haxhiun, po ky është gjaknxehtë, nuk vete më atje tha, që pas ditës së parë, dhe nuk vajti më vërtet të nesërmen. S’di ku i mbet' hatëri. Ngjan nga Gjergjova. Edhe flokët e zinj sterrë si andej. Toidhjo. Kalua kish dëgjuar një ditë nga penxherja e shkollës se ç’mësonin aty brenda. Mësuesi u shpjegonte bubuzhelin e plehut. Si e merrte bajgën, si e bente top, si e fuste në tokë… Ama, për bajga mësuakan këtu, o llah, tha më vonë Kalua. Por babai i teqesë thotë që shkolla është e mirë. Ka edhe të ardhur aty. Shehu i Çorrushit të Mallakastrës ka dërguar të birin. Mehmet, Mehmet e quajnë. Duket shpuzë ai djalë. Eshte nën kujdesin e Hysërve. Pasho beu di ç’bën dhe i mban miqësitë. Ai na llafos dhe na bie haberet e Tiranës. Prapë ka patur turbullira. Një matjan i dëgjuar me emrin Ahmet bej Zogu, erdhi dhe përzuri nga Tirana Fanolin. S’marr vesh ç’është ky emër, Fanol, po ashtu e thotë Pashua dhe unë s’kam pyetur. Po ashtu s’pyeta që pse Pashua tha që Fanoli po i binte zurnasë kur Ahmet beu i erdhi te dera. Nejse, punë të thella këto. Hyqymet, or babam.
Zylyftari i Veleshnjës një ditë i kish thënë Shefitit që a mund të fshihnim dikë në kasollen e Varricës. Ishte Riza Cerova. E mbajtëm 15 ditë, pastaj ai iku. Nuk para fliste. Ishte me hasëm, e kërkonte hyqymeti dhe ia kuptonim hallin. Ushqim i shpinim natën. S’morëm vesh nga doli llafi për Rizain në fshat. Mbase nga djali i Dudës, Hysniu, që unë e kam marrë këtu ngaqë mbet jetim. Ai është llafezan dhe ters. E dërgova në Gjergjovë që të mos e shihte Riza Cerovën e të na nxirrte llaf. Ai nuk duhet të dijë gjë se kush ishte tek ne, por diç ka nuhatur. Dhe ka folur. Tersi ters është. Ja, shkon dhe ofendon Xhemal Shtrigun që po shkonte mes arës tonë në Orizaj. Të kanë plasur sytë, i thotë, që nuk sheh ku është rruga? Kjo është ta zbraç koburen në hi. Xhemali ka mbajtur anën tonë kur Çerçiz Kapllani donte t'i binte me dyfek daiut Rrushan në breg të Muçoarapit, tek përroi i Varricës, për punë të atij duelit të vjetër në shesh të xhamisë. Nuk e la Çerçizin t'i binte. Dhe ky myteber, Hysniu, tamam këtij i flet si e ëm' e Zeqos. Xhemali ia mbajti vëth në vesht dhe na e mori hakun duke çuar llaf te një spiun i Zogut që e kish krushk, Mehmet Spatharës, për punë të Rizait. Mbreti Zog e ka forcuar rendin, s’ka fjalë. Një dhi të humbasë në fshat, po të dojë kryeplaku, e gjejnë në mëngjes kush e ka marrë. Ka shumë hafije. Pa pagesë hiç. Kanë qejf ta kenë mirë me hyqymetin mileti. Dy javë e mbajtën brenda Shefitin dhe i dhanë dru, bir, o dru. Kur doli këmbët i kish të nxira nga zhëmbëlat. Qen të më bënte perëndia, tha, veç të më shpinte edhe një herë në Amerikë! Kështu tha. Më rëndoi ai llaf se para se të kthehej, Shefiti na pat çuar haber të shkonim të gjithë në Amerikë. Punë ka, shtëpi ka, na thosh, ejani! Ne i kthyem xhuvap se ne po numërojmë ditët që ti të vish këtu, se kemi ara e bagëti…. Ma dëgjoi llafin si vëlla i madh e u kthye, por daullet bien për atë që ka veshë. E marr vesh që bëhet pishman herë pas here që u kthye.

 

5.
Erdhi prapë kohë e keqe. Të këqijave kur vijnë, hapju derën. Hatem Kapllani nuk na e dha më arën përgjysmë si gjithmonë. Ia la Sabri Shtrigut. Na u desh të hapnim arë të re. E hapëm te Vreshti i Gegës. Në dy vjet hapëm 5 ditë të ngara me qè dhe marrim 20 qase misër.
Hatem Kapllani na mori me bè të rreme dhe një pjesë tokash në Varricë. Ne gjyqet s’dimë t'i ndjekim. Me Hatemin s’hahemi dot. Ka përkrahje dhe para. Fshati bëhen me të se u jep ndonjë qase misër kur mbesin keq.
Sadiku mbaroi shkollën 5 vjeçare këtu në Vërzhezhë dhe donte të vazhdonte më tej, por s’i dha njeri bursë. Dynja jallane. Sadiku doli më mirë me mësime se shokët, se Selman Cerga për shembull, por këtij i dhanë bursë për Normalen e Elbasanit. Edhe pse ishte më i pasur nga ne. Sadiku u bë vrer. Mik pas miku sosi në Tiranë, dhe atje shyqyr që e ndihmoi Sali Selmani, roje i Ferit Vokopolës. Një copë roje afër një të madhi është punë e madhe shumë! E futën në një shkollë një vjeçare për nënoficer. Arriti u bë reshter artilerie në krye të motit! Por ndërsa Sadiku vazhdonte në Tiranë, këtu vete na hedh në gjyq edhe djali i Dudës, Hysniu, që unë e mora ta mbaja pranë se mbeti jetim. Kërkon pjesën e Dudës. Dikush i ka fryrë në vesh. Tersi ters mbetet. Ne do ia jepnim pjesën, ç’duhej gjyqi! Ne dhe e martuam me Veziren nga Çelët, vajzë jetime që jetonte me të gjyshen, Merushen, i bëmë dhe goxha davet të madh, por ai s’ndenji te ne, po shkoi me vrap në shtëpi të gruas! Kollovar! Të vente në Gjergjovë, hajde de! Ai zuri avokat, i dha atij një orë të florinjtë “N.P.M.” dhe e fitoi gjyqin. Ne prapë humbëm. S’kemi mbështetje hiç. Haxhiu është ende i vogël, Sadiku është ikur në Tiranë, dhe vaj medet. Hysniu mori një të pestën e mallit të paluajtshëm dhe i dhanë pjesët më të mira.


6.
Gjithandej po bëhet keq, thonë. Edhe në Amerikë, atje ku buka është e bardhë dhe mund ta fshtjellç në grusht, thonë që është bërë keq. Thonë që atje ndalojnë dhe rakinë! Allah-allah, dynja e madhe kjo. Pas kësaj luftra të përbotshme pret, tha një ditë babai i teqesë. Mos u bëftë ajo punë, se ne e dimë ç’sjell lufta. E kemi parë. Jo se jemi të mençëm, por jemi të vuajtur. Dhe babait të teqesë çoku i dalin fjalët. E keqja në vesh të gomarit të zi!
Këmbët më shpien gjithnjë e më shpesh te Bregu i Erës, te varri i babait Sadik. Ka patur të drejtë që ka zgjedhur atë vend. Them të le të njëjtin amanet. Aty vërtet të freskon veriu.

Pjesa I

53 Komente

Dule, o mor Dule,
Të paçim fanë ku e ngule,
Në atë bir fustan me lule....

 

smiley

 

Ndërsa Nesimit të Rrahmanit i mbeti llagapi “duplo”. U martua Nesimi dhe vajti në dhomën e nuses. Djemuria po e përgjonin gjithë qejf pas penxheres. Mbas një çikë dëgjojnë ca zëra nga brenda. Ata të dy sikur s’po merreshin vesh. Se pse po grindeshin…. Në fund u bë e qartë. Ajo s’donte. Ajo s’po e linte Nesimin. S’po e linte Sulltanin të hynte në Stamboll, sipas Kalos. Atëhere Nesimi u dëgjua t'i thosh, “mirë, mirë, po herën tjetër duplo do ta kesh”. Pra dyfishin. Ata qafirat e jezitët që përgjonin ishin rrëzuar nga të qeshurit. Të nesërmen në shesh të xhamisë nuk i thoshte njeri Nesim, por “duplo”. E o duplo, si kalove mbrëmë. Aha, s’dgjuam donomà, se nuk hyri sulltani në Stamboll, ë?…. Dhe hi hi hi, zbardhnin dhëmbët….
 

 

Toidhjo

 

Ah, sa kisha pa e degjuar/lexuar kete fjale!

Flm emigrant!

Toidhjo - ne fakt vjen nga greqishtja (i/e njejte)!

E di qe vjen nga greqishtja dhe cfare nenkupton Koran.  Perdoret goxha andej nga vi une gjithashtu.

i kish feshtjelle ne nje shami,qe i dukej si xhunge aty. smiley

eshte e tera perle!

 O Emo... një duplo 5* nga mua. 

shume bukur emo.  ca fjale apo shprehje aty me ben te kujtoj gjysherit e mi.smiley

nderkaq, qe te mos harrohemi.smiley

Se sëndyqi ish i rëndë goxha. Të shkonte mendja në flori. Kur e hapëm, doli që kish vegla pune; një lopatë, një kasmà, një si qysqi, dhe ca alete të tjera që s’i kishim parë ndonjëherë. Të gjithë menduan “po ky këto solli nga an’ e dynjasë? Pak bel’ e shat’ ka këtej”? Po asnjë nuk foli.

per keto u munduat gjer ne Allemanje zoti Dhaskal?smiley

 Na ç'malle Emo!Rrofsh.

 Bëri 25 qase misër dhe na shpëtoi.

`qase` sa kg i bie 25 qase miser  smiley

Epo qe te mbaje mend robi edhe nardenin ne maje te Amerikes, une ty te kam pare. smiley Si terapi i ke keto shkrimet. Rrofsh!

po mire, se dhe une e mbaj mend nardenin dhe pekmezin. Rehania me duket se eshte pekmezi. apo jam gabim? Nardeni, fantastik njehere. Ne shtepine time sherbehej dimer e vere. Vetem pomegranate juice i afrohet ketu.

Ntakort, nuk jam kondra smiley Edhe une ashtu e di rehanine = pekmez, po mund ta kemi kabim, fshat e zanat i thone kesaj pune.

Edhe une ashtu e di rehanine = pekmez, po mund ta kemi kabim,

njera eshte "jam" -tjetra"juice" rushi

 korcarke, meqenese emua nuk eshte, po ''savisi(n)m'' cdomethene?

Njerëzia filloi të qeshi prapë. Të savisin. Ne të këtushmit savisim ata që i merr malli për Shqipëri.

savit- tall

faleminderit.smiley

hej, jo mer jam... "me zemer prane jush"... po si tha ai... punet nuk me kane lene smiley

smiley

 

na fal.smiley.   

dikur per mosvemendje, te rrasnin brenda.  per munges vigjilence, thoshte.smiley

zbutje e luftes se klasave... perkulje para presionit te armikut... shkarje ne oportunizem... a do mo, belul, apo e more dozen smiley

 

Per artianin: nje qase me duket se ka qene afer 25 kg. Duhet pyt idrisi ose grava per verifikim - por di s'jom shume larg. nje oke afersisht 1.3 kg.

 Emo, ti sikur me qene plak 100 vjec mor burre. Me ke kujtu ca ditare te dardhareve te vjeter qe i mlidhte plaku. Histori dhemkash...

Shifi pak veshjet e "katunareve" te asaj kohe. Flasim vitet 30 e...

Yep! une kam jo pak foto qe jane familiare ne fakt. te asaj kohe.

po te kisha zgjedhje, do doja te jetoja periudhen e viteve 30 nga e gjithe historia post 1912. deri ne 41-shin. me duket periudha me interesante krahasimisht.

  ... ka shume  fjale te vjetra aty qe nuk njihen jane njesoj si ato fotot e vjetra te shqiptareve qe kane vlere shume te madhe, per kujtesen, nga vijme dhe kush jemi,  smiley 

emo, me kujtove gjysherit. I know some of the places... I understand some words..

Sa kohe kisha pa e lexuar...... ! Perle!

emo, shume flm per keto "pjese - senduket" smiley.

ps: pjesa III me Safete, Shefite? smiley

smiley.

Jo jo, mos buzeqesh.  

Me ate foto qe vuri PF, s'paska shprese per pjese III Safete smiley.

Me kallare e kostume dardharët, si per nen hije.  Dardharet, me shami smiley.  

e, po un origjinen e biografise s'e kam nga dardha... smiley

 

 Na pra dhe ti e Levisjes s'Grus. Shkolla e vashave te fshatit.

Arkivi Vangjo Ilo smiley

Rrofsh PF e shyqyr qe s'i le te bie ne shesh (po i bija me spont emos me mjete te castit per ndonje pjesez me personash femre, po s'te le ti) me keto fotot e vjetra smiley.

1878, sa per spont smiley.  

eshte vlere! nje nder arsyet pse vihet ketu per nje llaf e muhabet!!!

 Eh,jo nuk i djegim te gjithe fisheket njeherazi. Ja dhe nje te fundit nga shkolla e fshatit pe qemoti. Shkolla u mbyll para 6 vjetesh se nuk kishte me kalamaj. smiley

 

Sorry. Ja dhe guida e pare turistike e fshatit e bere ne vitet 30. 80 vjet para Saliut. smiley

Jo Monda kesaj rradhe zor se te del profecia...

Une them qe pjese e trete do jete me Haxhi.

smiley

M'ler mer se mbase qet resme te tjera PF.

E mo bej orakullin e Delfit se i paske lexu smiley.  

ps: emo, pjesa II 1/2? smiley

kur ta kom prish! smiley

smiley

Monde, shyqyr qe qenka vetem gjysma. Kam kohe qe po e pres "full version".  Ehh c'na u keput shpirti per ca ngjala Janine....

emo, i thuj bosit "yes boss" smiley.

"the better half" smiley.

Nuk ka "better half" me Emo'n  Monde. Shkrimet e emigrantit jane njelloj si  rakia qe vjen nga zona e tij, Skrapari. O e nxjerrin 22 grade , ose nuk ja ofrojne mikut ne tavoline fare. 

p.s. Ziko pershendetje!

Nga të erdh' kjo perrupì,
O e mjera Shqipëri

...te marte perropia(perdorej si nje mallkim i rende nga vjetrit)..nostalgjia e te pareve gjithmone zgjohet nga kujtimet...

 

Anagnosti me kte noshta do na kishte ba i film.Shume e bukur.Ju poshte shkumbinit u shkrite krejt,po ne une qe jam njat drinit u knaqa pa mase. Falemnerit! smiley

Na e ngrohe shpirtin Emigrant.Edhe ato fotot ishin njesh fare.Kam pas dhe une foto te gjyshit me familjen e tij,shume me te veshur e sqimatare seç jane shqiptaret sot smiley

Te lumshin duart, Emo! Te dyja pjeset e mrekullueshme! Pres me kenaqesi vazhdimin! smiley

 Me pelqen rrefimi si nje lloj ditari, edhe fjalite e shkurtra sikur e bejne me telegrafik, a thua se eshte shkruar asokohe dhe kronikani meton t'i rendise ngjarjet pa u futur shume ne te thella e sterhollime. Filozofi e thjeshte mbijetese. flm. 

Cimo une komplimentat po t'i boj prape (publikisht kesaj rradhe). Kom dash me te pyte qe atehere, a ka lidhje me Katnarin nanji nga personazhet ketu? Jo per gjo po sonte e kom lone per i darke me ate firaun ene thashe te gjej nje sebep me u grric.

Kur vje ti tamon tamon?

O Monda po ti mi a ke nai menie per memedhe kete vere. Jo per gjo po kjo Nohia m'ka bo shume kurioz me te njoft, se te 'sha' shume.

 Guce, ne ty mo, s'te rrihet pa na i qit te palamet, n'publik... smiley

Rri urte se dje mora fotot e dasmes. mos u kruj kot! hahahahahaha

 ueee, ca shantazhi! ohu, ku maj mend une ca kam bo, kam qene e pire... smiley 

 

p.s. mos ia trego njeriu fotot e mia, se te ngordha! (nji f'tyre kercenuese ketu...) smiley

 

Me pelqeu shume Em, si kjo ashtu edhe e para. Ka nje mallengjim te brendshem shqipja qe e kisha harruar pothuajse krejt. Per te mos folur per trukun (ne kuptimin e mire) e perdorimit te fjalive te shkurtra, por qe s'ndjehen ne lexim te pare. M'u desh te rikthehesha per te kuptuar nga i vinte gjithe ai ritem. Flm edhe per fjalorin. Pese me shume bindje.

... nice piece of work! smiley

Sa aktuale kjo:

Xhemali ka mbajtur anën tonë kur Çerçiz Kapllani donte t'i binte me dyfek daiut Rrushan në breg të Muçoarapit, tek përroi i Varricës, për punë të atij duelit të vjetër në shesh të xhamisë. Nuk e la Çerçizin t'i binte. Dhe ky myteber, Hysniu, tamam këtij i flet si e ëm' e Zeqos. Xhemali ia mbajti vëth në vesht dhe na e mori hakun duke çuar llaf te një spiun i Zogut që e kish krushk, Mehmet Spatharës, për punë të Rizait. ... Ka shumë hafije. Pa pagesë hiç. Kanë qejf ta kenë mirë me hyqymetin mileti. Dy javë e mbajtën brenda Shefitin dhe i dhanë dru, bir, o dru. Kur doli këmbët i kish të nxira nga zhëmbëlat. Qen të më bënte perëndia, tha, veç të më shpinte edhe një herë në Amerikë! Kështu tha."

Thx everybody!!!

ps. O Lizandro... e ka pak me i ven, e ka... e di vet ai, edhe po ta mohoi... boji te fala shume!

Edhe trashegime! Fotoja "Jemi Nje" ma ka mush shpyrtin sak.

http://www.youtube.com/watch?v=nr3O9NOSx...

Emo pak më në juglindje

vate djalëria vate... që kur vure brisk në faqe

se djalë nuk bënesh kurrë... thotë nusja jam me burrë...
nuk llafos në fshat në krua... se të thonë more je me grua
se të (more) thonë je me grua... er'e limonit me ftua...

S'kam ç' të shtoj , bukur ! pres vazhdmin.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).