Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin vjetor për luftën kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, vendeve kryesore të prodhimit të drogës, atyre që shërbejnë si vende tranziti si dhe vendeve që e përpunojnë drogën.

Për Shqipërinë, theksohet se është bërë përparim gjatë vitit 2010 por problemi i narkotikëve vazhdon të jetë një sfidë e mprehtë dhe prezente në Shqipëri, një vend që kryesisht shërben për tranzitin e drogës nga Azia për në tregun europiano-perëndimor.

Kryeministri Berisha ka thirrur ministrat Bode dhe Basha dhe i ka bërë të dy për një  euro ose për një lek.

Berisha ka kërkuar nga ministri Basha të forcohen menjëherë kontrollet në porte dhe dogana pasi trafiku i paligjshëm i drogave afgane po konkuron në mënyrë të pandershme prodhimin vendas.

“Kemi marrë shumë ankesa nga Shoqata “Hashash Albania” në lidhje me trafikun e jashtëligjës të drogave të importuara të cilat po dekurajojnë prodhimin vendas” u shpreh Berisha.

Kreu i “Hashash Albania” z.Narkotik Hashasholli ka kërcënuar se do të bojkotojë prodhimin e drogave shqiptare nëse qeveria nuk merr masa urgjente.

Ministrit Ridvan Bode i është dhënë si detyrë të kontrollohen të gjithë që individët apo subjektet që trafikojnë drogë të paligjshme, të gjobiten dhe tu hiqet licensa. Mbi të gjitha të kryhen kontrolle nëse janë pajisur me kasa fiskale.

Kryeministri Berisha u shpreh se trafikantët e paligjshëm nuk duhet të përfitojnë nga përkrahja pa rezerva që qeveria i bën bizneseve private.
“Cdo trafikant të shpallet pucist dhe të hetohet, dënohet sipas ligjit dhe Kushtetutës” deklaroi kryeministri.

1 Komente

Jam kurioz,qeveria jone e fut Lazaratin brenda territorit apo jo?...Papunesia,varferia pjellore e tokes per prodhime te tjera bujqesore,i ben qe te rrendin tekkulturat ''bio'' te natyres sone...Udhezimi me duket se ka ardhur nga lart atehere nga fillimi i demokracise .C'te beje i shkreti njeri,duhet te rroje!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).