Dashuria për vajzën
nga I. Sinanaj

“Në prill // fëmijët dalin të bukur”// tha mjeku //që i bërtiti
kur e qiti //pak para se të kish dyshimin //se fëmija
ish topalle nga njëra ije// Shtriu në banakun e akullt//
mishin e saj të butë //prej fëmije // hapi rrathët rozë// ku//
strukeshin dy shalë vajze, //të tejpashme //që vareshin që prej bustit
Një //dyyy/// treeeeee //........Kërrtaappp! // këmbën në baltë //
fundosi i jati në qytezën fshat. //Të kuptohemi // burrat kanë//
tjetër largësi nga gratë // (Njëmbëdhjetë kilometra në këmbë!!!)
- të mendosh që // e bija mbaroi filloren dhe të mesmen ///
gjatë kohës që ai nxitonte për në Spitalin civil // –
Me pak fjalë // kështu u garantua integriteti gjymtyror,//
në kartelat e Maternitetit qëndror.//Babai, siç thamë, //
mbërriti shtatëmbëdhjetë vite më vonë,// kur pa autorizim,
// mundohej të shpëtonte prej heroinës// një tip që i binte
//violinës. Heroina e vërtetë // në fakt ishte vetëm ajo,//
qingji dhe Isaku ishte, pa e ditur. // Merre këtë zemër,
çoje gjëkund - // - një zë që foli brenda shkurres, //
shih, kjo' dritëz e mekur e kuqe// pulson nga brenda gjirit, //
të vije duart tek ajo, // mbledhur grusht të ngroheshe aty //
fryji duarve, // ndizi bubulak me këmishat e burrave //
qepur për vajza // dhe me kambalet, (asnjëherë sandale)!
// Isak me kuadrate vertikale // - Ideale akoma edhe më vertikale//
pothuaj vertigjinoze // dhe vajza nuk shpohej nëpër hale//
vetëm ruante të tjerët // duke kaptuar //
me këpucë të vjetra pellgjet e lëkurës // me erën e shurrës,
//sille këtu pranë meje // erën e tyre të fortë, atë njollë të vockël gjaku
// të errët në parakrahun e tyre // jemi të gjithë fëmijë e//
të gjithë njësoj, përherë, mbylli sytë,// edhe kësaj here //nuk i shpëtojmë dot
// fatkeqësisë // as faktit që nuk vdesim dot kur duam //
dhe as se mbi dhe // trupi na bën hije // Por ti nuk ndihesh.
// Vetëm të të duan do // edhe pse nuk çalon zbathur //
Nuk kërkon tjetër. //O armikëthja ime e dashur // plot dritë //
o bija ime e plakur. //

 



3 Komente

hasan zylo kamberi

Rrofsh per prurjen! smiley

Me pelqeu, sidomos kjo: Vetëm të të duan do // edhe pse nuk çalon zbathur //
Nuk kërkon tjetër. //O armikëthja ime e dashur // plot dritë //
o bija ime e plakur. //

smiley

[me mugon nje foto smiley ]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).