Degëzhveshur
Ca makina lëvizin nëpër ngricë, Rrotat bluajnë borën, me t`zezëpërlyejnë retinën e ngrënë skiçnga miza syve tash qorr t`qiejve.
Buka është tharë, në duar ngeclëkura kur ia zhveshin, të ftohtë,duart vetes; veç at` kam e mure,që të ndjellin t`u biesh me kokë.
Telefoni hesht, në ekran figuratnënkuptojnë sekrete që nuk i di,rrugëve të gjallët këmbë s`venë,t`i shoh tej xhamave nuk kam si.
Valëve që përshkojnë qiejt, fjalënga të tuat m`notojnë përkundër:“ Mirë je?”. Halle s`kam e dashur,folebosh, zogjtë m`kanë humbur.
Nëse gjuha do të ishte ajo pemë, 
prej nga ku fjalët si gjethet bien,
paskësh shkuar vjeshta atëherë
e askush nuk e paskësh vënë re.

Na kanë mbetur vetëm ca degë,
Si jeni? Mirë, faleminderit! Vetë?
Më fal! Asgjë! Të lutem! Përse?
Me fjalët ranë vdekur edhe jetët.

Ja dhe pak e do të fillojnë shirat,
veç do të qajmë kur të shihemi,
do flasim me gjeste si memecët,
ndoshta do puthemi apo rrihemi.

Atëhere do të ketë ardhur dimri,
më nuk ngrihemi dot nga shtrati,
me miza, pa zë, do të jetë filmi,
e borë si sot deri sa të zbardhë...

1 Komente

Nëse gjuha do të ishte ajo pemë, 
prej nga ku fjalët si gjethet bien,
paskësh shkuar vjeshta atëherë
e askush nuk e paskësh vënë re.

http://video.libero.it/app/play?id=3a4ce...

C'te them? Paskesha pasur nevoje te lexoja dicka te tille sot, ndjehem sikur jam para pasqyres.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).