Pas shumë presionesh dhe kërcënimesh, Dritan Prifti vendos të lërë partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Kështu është shprehur deputeti Prifti duke bërë të qartë motivet që e shtynë të merrte këtë vendim, duke theksuar se është kërcënuar nga kryetari Meta.


Këshilli i Ministrave.org sqaron se z.Meta nuk e ka kërcënuar aspak Dritan Priftin por po bënte shaka duke i thënë “po nuk më mbarove ca punë, të shfaros familjen, me kuc e me mac”.

Kjo shprehje e lashtë skrapareske është keqkuptuar nga deputeti Prifti i cili nga stresi që është pa punë, e ka marrë për keq dhe u tremb i ziu.

Por zv/kryeministri Ilir Meta garanton se edhe nëse i ka thënë “ta heq kokën vendit” ka nënkuptuar se ai si kryetar për deputetët e tij lë kokën. Nganjëherë edhe rrogën.

Meta shpreh keqardhje që ish-vartësi i tij i paska marrëpër keq këto shaka që kanë muaj që vazhdojnë.

“Unë edhe nga posti i ministrit të ekonomisë e shkarkova për humor. Por cfarë ti bëj unë që ai nuk i kupton batutat e integruara” deklaroi Meta.

Në lidhje me largimin e Priftit nga LSI, kryetari Meta u shpreh se jetojmë në një vend të lirë dhe demokratik të shartuar me integrim, prandaj Dritan prifti duhet ta kuptojë se mandati i tij i deputetit është trade-mark i LSI-së dhe se mandatmbajtësi duhet të respektojë të drejtat e autorit, dmth të Metës.

Nëse Dritan Prifti dëshiron ta përdorë mandatin e deputetit privatisht, atëherë duhet të regjistrohet në QKR dhe paguajë taksat dhe qeranë sic cdo biznes i mirëfilltë. Unë si Ministër i Ekonomisë mbështes tregun e lirë dhe me cmime të lira.

"Gjithsesi si Dhespot i LSI ftoj Priftin dhe të gjithë priftërinjtë që ti kthehen udhës së Perëndisë, dmth LSI" ka deklaruar Imzot Ilirjatos

1 Komente

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).