Gjatë seancës së djeshme të parlamentit, deputeti socialist Taulant Balla ka hapur fjalë publikisht qëllimisht për personin e Sali Berishës i cili aktualisht është kryeministër duke e quajtur kryehajdut dhe kavalier.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryekuvendares Topalli e cila si gjithmonë e apasionuar pas historisë dhe gjeografisë, i bërë të ditur deputetit ngatërrestar Balla se z.Berisha për të mirën e atdheut ka udhëtuar si në Oksident ashtu edhe në Orient por nuk ka qenë asnjëherë në Bagdat, pasi vetëm atje ka hajdutë që rrinë në grupe prej 40 vetash ku kryetari i tyre është kryehajdut.

Sipas informacioneve të kryekuvendares, në Shqipëri ka shumë njerëz që janë hajdutë dhe që mbajnë emrin Sali por asnjë prej tyre nuk quhet Berisha dhe nuk ka gjenialitetin dhe madhështuninë të ketë qenë kryedoktor, kryepresident, kryegjykatës, kryeparlamentar, kryetar dhe kryeministër.

Prandaj cilësimi si kryehajdut për kryeministrin nga deputeti Balla është krejtësisht i pabazuar në fakte dhe kishte si qëllim vetëm të zbehte veprat e tij.

Sipas kryekuvendares Topalli kjo asht e patorerueshme.

Për këtë këshilli pedagogjik i kryekuvendares do të vendosë që deputeti Balla, për disa seanca të kuvendit të rrijë tek dërrasa e zezë dhe të shkruajë 100 herë “kutitë nuk hapen” dhe të mësojë përmendësh librin “Si të bëhesh Jozefinë”. 

Ndërsa për fjalë kavalier, deputeti Balla nuk u ndëshkua pasi ky term është thënë, pranuar, konfirmuar nga vetë kavalieri Berisha. 

7 Komente

Kercenimi i Balles: Me 30 prill hapim kutite, dhe me pahirRozeta RapushiAshpersohet gjuha mes pozites dhe opozites ne Parlament. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Taulant Balla, kercenoi se PS do t'i hape kutite me 30 prill, do apo nuk do kryeministri Sali Berisha, duke e cilesuar ate si nje "kryehajdut kavalier" qe manipulon zgjedhjet dhe vjedh votat. "Zoti Kavalier, me 30 prill ne do t'i hapim kutite, do apo s'do ti. Ne do t'i hapim kutite me 30 prill per te nxjerre ne drite jo vetem mekanizmin e vjedhjes se votave, por edhe per te cliruar Shqiperine nga skllaveria e keqqeverisjes dhe per te hapur nje here e mire rrugen e mireqenies", tha Balla, pa detajuar qendrimin e selise roze, se si do t'i hape kutite e votimit. Duke shkuar me tej, deputeti socialist akuzoi drejtperdrejte kreun e qeverise dhe kabinetin e tij se po vjedh gjithcka, nga prona deri tek vota. "Sot kemi nje qeveri qe vjedh gjithcka. Vjedh parate e rrugeve te pambaruara dhe te tuneleve qe shemben pa u hapur. Vjedh toka dhe troje. Trafikon arme e barut; dhe vret jete te pafajshme. Blen e shet energji, por mbyt nen uje popullin e vet. Ja pse kryehajduti Kavalier manipulon zgjedhjet duke vjedhur votat. Qytetaret shqiptare do te ushtrojne me 30 Prill te drejten dhe detyrimin per te rimarre ne dore fatet e tyre, sepse fatet e vendit jane marre peng nga nje pushtet i dale jashte vullnetit te popullit", akuzoi Balla. Duke nenvizuar se "do te doja t'i beja thirrje Berishes ta ndjeke me mire seancen ketu ne salle, se nga zyra e zonjes Jozefine. Si mund te gjesh kurajen, te tallesh sot ne kete salle per rritje ekonomike, kur buxhetoret ende nuk kane marre rrogen e marsit". Fjala teper kritike e socialistit, irritoi jo pak kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila kerkoi nga protokolli zbardhjen e fjales se Balles dhe mbledhjen e menjehershme te Byrose se Kuvendit, pasi me kercenimet dhe trillimet e bera ne seance, shkeli rregulloren. "Ju zoteri shkelet rregulloren e Kuvendit, me kercenime e trillime per personalitete te larta te shtetit. Byroja do te mblidhet menjehere per te marre masa, per shkeljen flagrante", tha Topalli, duke paralajmeruar ndeshkimin e Balles. Ne replike me kryetaren, deputeti socialist, tha se nuk terheq asnje fjale nga ato qe ka thene ne Kuvend. "Kam gjithe te drejten dhe provat per kryehajdutin. Nuk i heq asnje presje fjales time. Ky person eshte i lidhur drejtperdrejte me aferat publike ne vend, me tragjedine e Gerdecit, me abuzimet ne rrugen Durres-Kukes qe shkojne deri ne 500 milione euro", replikoi Balla. I njejti tension mes kryetares Topalli dhe deputeteve te opozites, u perserit me Sajmir Tahirin. Ky i fundit duke e cilesuar nje turp per kryeministrin qe vjen ne seance sa per te mbajtur fjalen dhe iken, i tha Topallit, qe te mbaje gojen mbyllur kur flasin deputetet. "Me mire transkripto fjalen e Berishes, dhe mos e deno, se e denojme ne dhe shqiptaret", tha Tahiri. "Ah i mjeri ti. Nese nuk e meson rregulloren edhe ti nuk vjen me ne seancen tjeter apo ne disa seanca, qe ta mesosh mire ate, se fjala turp nuk thuhet", reagoi Topalli. Basha Ne mungese te kryeministrit Berisha ne salle, ishte ministri i Brendshem, Lulezim Basha, ai qe i ktheu pergjigje akuzave te Balles, per nje qeveri hajdute qe merret me trafikime. "Doni apo nuk doni ju, ne pune kemi bere. Megjithese kemi ende shume pune, sepse ka edhe ndonje trafikant qe ka perfunduar ne Parlament", tha Basha.

Mato, lexova fjalet e Balles dhe mu duken shume te sakta. Faleminderit qe na i solle ketu tek PPU-ja.

Sorry se spo dua te spam, po ky linku i artikullit lart qenka i papare:

http://www.keshilliministrave.org/images/stories/libri---si-te-behesh-jozefine.gif

Kush ky njeri,

Qe paska shume uri?

Në një kohë kur Presidenti i Kosovës, me gjithë problemet e punët e shumta që ka Kosova, gjen kohë dhe viziton edhe familjet serbe (në Kosov&eumlsmiley... qoftë edhe për t'i treguar botës që është një president i të gjithë qytetarëve të vendit të tij, në Shqipëri, kryeparlamentarja e parlamentit bën si Mimoza llastica... dhe as që pyet as për deputetë shqiptarë të zgjedhur nga vota e popullit (imagjinoni se sa i bije ndërmënd për popullin).

Mjerë për ne në dorë të kujt kemi ngelur!

P.s: Megjithse, po të ishte Balla serb apo grek, ndoshta do ishte trajtuar më me reverenca e servilizëm nga "e forta e parlamentit".

dhe as që pyet as për deputetë shqiptarë të zgjedhur nga vota e popullit (imagjinoni se sa i bije ndërmënd për popullin).

Po mbushet nje vit qe z Balla dhe gjithe deputetet per te cilet populli ka votuar po e shperdorojne kete vote, duke leh si zagar pas E Rames, qe vete ju frik votes se popullit dhe nuk qe i zoti per te kandituar per deputet,sepse humbiste karriken e kryebashkiakut. Mos i harroni bilbilat e z Balla dhe te tjereve, per shkarkimin e z Topalli?

Zotri, unë e kam fjalën për Principin e Fjalës së Lirë që duhet ta gëzojë ÇDO QYTETAR në një vend demokratik (aq më tepër pastaj, një deputet që është përfaqsues i këtyre qytetarëve).

Do thoni ju që, liria e Ballës duhet të shkojë deri atje ku nuk prek Lirinë e Berishës; Unë ju them që JO, sepse Balla, si pjesë e opozitës që është KA PËR DETYRË që të sulmojë dhe denoncojë KËDOQOFTË... qoftë edhe Kryeministrin apo Presidentin e vëndit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).