Menjëherë pas thirrjes së deputetes Raymonda Bulku ndaj kreut të opozitës për ti lënë nuset të lira të largohen nga shtetrrethimi, nuk ka vonuar aspak që në celularin e Bulkut të mbërrijë një sms nga një numër i panjohur.

Sms-ja terrorizuese përmbante një kërcënim ndaj përfaqësueses së mazhorancës e cila është e pamësuar me presione të tilla psikologjike politike.

Sms-ja u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe ju dorëzua ekspertëve të Këshillit të Ministrave.org të cilët pas analizës analitike zbuluan se sms ishte senduar ose e thënë shqip, e dërguar nga një deputete nuse socialiste greviste me siguri e shtyrë nga kreu i opozitës.

Duke ndjerë rrezikun e qartë për jetën e Raymonda Bulkut, Këshilli i Ministrave.org ka ngritur një Task Forcë të quajtur FIFI, dhe detyra e saj është të mbrojë Femrat me Imunitet nga Femrat me Imunitet. Kjo detyrë e vështirë kërkonte forcën, kurajon, guximin e një burri. Prandaj detyra burrërore për drejtimin e FIFI-së ju besua kryekuvendares Jozefina Topalli.

Burrat e kuvendit e kanë miratuar njëzëri Task Forcë FIFI-në e cila do ti plotësojë kryekuvendares Topalli ëndrrën për të mbrojtur të drejtat e grave me imunitet nga gratë e tjera me imunitet.

KryeTaskForca Topalli me të pranuar detyrën e re, deklaroi se do ta gjenin autoren që kërcënoi aktoren dhe për zhelesh do ta conte para drejtësisë.

Aktiviteti i parë i FIFI-së do të jetë një protestë e grave deputete para Bashkisë së Tiranës.

Sipas kryekuvendares dhe shefes së FIFI-t protesta do të zhvillohet në një ditë kur trotuari para Bashkisë së Tiranës të jetë i lirë duke rakorduar oraret me protestat e femijëve apo studentëve.

1 Komente

ore se me beri shume pershtypje ai teksti qe lexoi Raimonda, sa i dobet,

lere pastaj kjo, qe  e lexoi peribret  e u ngeterua ca  here

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).