Më në fund një film shqiptar që mund të shikosh pa qënë i detyruar të provosh një farë keqardhje e mëshire. Jo sepse personazhet nuk janë të atillë, por sepse nuk lënë vend për mëshirë. Në radhë të parë, Der Albaner të bën të mendosh për filma të tjerë. E habitshme, por është kështu. [...]

12 Komente

Faleminderit shume per mundesine, filmin e zbrita, te cilin kisha kohe qe e kerkoja.

Nuk me pelqeu ky film.. dhe realizimi vuante goxha. Ngjarje qe zhvillohen ne veri me aktor dialektijugior,  me muzike jugore qe nuk i pershtatej fare kontekstit..  sigurisht per te huajt nuk do vihen re keto detaje ...por gjithsesi nese e shohim ngarjen mu duk jo  reale, dhe sigurisht denigruese per ne..

kaq per momentin der Albaner..

Alidea, miredita i here. Kishe humb fare!

E drejte ajo qe thua per muziken. Por ja qe muzika jugore ne Shqiperi eshte e vetmja qe ka forcen evokative per tu pershtatur me filmin. Pastaj nese duam mund te shkojme me tej e te themi qe muzike s'duhet te kete fare neper filma, sepse eshte element abstrakt. Po natyrisht eshte nje kompromis!

 

Denigrues per ne, as per kete s'jam dakord. Gjerat qe jane te verteta, s'kane e s'mund te kene problemin e te qenit denigruese apo lavderuese. Ndryshe kthehemi ne kinemane e R.Socialist.

Heej Desperacidos,

Nuk jam dakord per ate qe thua per muziken e jugut duke i dhene ekskluzivitet ne kete forme, sigurisht qe dhe tek pasuria e muzikes se veriut mund te gjesh force avokative mjafton te kerkosh, serish atehere nuk me dhe pergjigje per dialektin jugor  qe  transplantohej tek fjalet veriore..  tregon qarte puneshkel e shko ne nivel regjizure..

E dyta po ajo vajza qe do shitej per  10000 euro e qe e nxorri nga shtepia i ati per turp nderkohe qe i dashuri i saj ishtegati te martohej me te nuk me duket KURRSESI fakt real. Ajo qe do me dukej reale ishte qe i ati apo te vellezerit ta vrisnin etj etj sidomos nese i dashuri i saj nuk do te martohej me te. Pra shkurt filmi pretendon te futet ne mentalitet por ka bere nje dalje ekstreme dhe aspak te besueshme.

 

E treta nuk jam per furqet kinematografike qe  na vleresojne, jam dhe un per te verteten por ja qe pershembull ky film nuk tregon te verteten ne essencen ku bazohet, ka te verteta anesore ne menyren e largimit  klandestin, deri diku ne menyren se si operonin familjet shqiptare atje por keto jane garnitura asgje me shume.

Ja te jap nje film per te cilin kam respekt : Honeymoons ! Ky po !

Nuk duhet pra per hir te alergjise se R. Socialist te perqafojme cdo gje vetme sepse eshte bere nga te huajt.. ky eshte mendimi im

Ke te drejte, harrova me tu pergjigj per gjuhen.

serish atehere nuk me dhe pergjigje per dialektin jugor  qe  transplantohej tek fjalet veriore..

edhe pse kjo eshte e vertete, e njejta kritike mund tu behet atehere qindra filmave. i bje qe te gjithe filmat mbi Jezusin duhet te ishin xhiruar ne gjuhen  antike hebree, apo jo? E filmat me shpata mbi romaket te gjithe ne latinisht? Natyrisht qe do ishte me besnike me rrethanat kohore-krahinore, por kinemaja, si çdo gje tjeter, eshte nje kompromis i pranueshem. Ne kete rasti, sipas meje, edhe pse e kuptoj ate qe thua, me duket tamam kompromis i mire!

E dyta po ajo vajza qe do shitej per  10000 euro e qe e nxorri nga shtepia i ati per turp nderkohe qe i dashuri i saj ishtegati te martohej me te nuk me duket KURRSESI fakt real. Ajo qe do me dukej reale ishte qe i ati apo te vellezerit ta vrisnin etj etj sidomos nese i dashuri i saj nuk do te martohej me te. Pra shkurt filmi pretendon te futet ne mentalitet por ka bere nje dalje ekstreme dhe aspak te besueshme.

S'po futem shume ne kete, thjesht per te mos i prishur filmin atyre qe se kane pare akoma. Me sa e njoh une Shqiperine ama, me duket mjaft e mundshme.

E treta nuk jam per furqet kinematografike qe  na vleresojne, jam dhe un per te verteten por ja qe pershembull ky film nuk tregon te verteten ne essencen ku bazohet, ka te verteta anesore ne menyren e largimit  klandestin, deri diku ne menyren se si operonin familjet shqiptare atje por keto jane garnitura asgje me shume.

Ky eshte opinioni jot e thjesht e respektoj, as pretendoj te te kundershtoj.

Me shume respekt per ty, te besh analogji mes gjuhes antike romake apo hebree  ne lidhje me dialektin jugor  theksoj jo standard  ne transplantim me gegerishten .. me duket e nxituar.. nejse .. ok spo e vazhdoj me

Epo ne lidhje me mosfutjen tek pika e dyte .. besoj se ti nuk e njeh mentalitetin e veriut .. pa pretenduar se jam eksperte ne te te garantoj se nuk eshte ajo qe paraqitet ne film. Jo rast i rralle por  mbase i pagjetshem  ne menyren si eshte trajtuar.

Dhe e fundit, isha e ftuar ne premiere, kisha nderin te kisha prane vetes shume artiste  aktore, e regjisore,  mu duk sikur mendimet e mija  ndaheshin dhe nga vete ata..serish dhe un nuk jam kinematografe thjesht.. si konsumatore e kinemase me rane ne sy keto detaje.

P.S u pendova qe nuk vajta me Ana H tek Marubi.. 

Nejse, jane thjesht koncepte te ndryshe qe kemi Alidea.

Psh, ku e di une, pse vertet ndonje mafioz italian ka prere koken e kalit te dikujt edhe e ka lene ne shtrat? Jo, them se jo. Por kinemaja - qe ka per detyre te tregoje histori, po jo te tregoje historine - perdor gjuhen e saj per te interpretuar boten.

Kaq.

E me Ana H ben mire te mos shkosh me asnje vend, se me te e din kur shkon, po se din kur kthehesh. smiley

Lere me faktin qe nusja e ketij cunit me shami ne koke ishte shitur nga familja per 10 euro tek nje familje tjeter, ne nje shoqeri ku askush nuk dinte cfar eshte celulari. Filem idiot per njerez idiote. Asnjegje reale dhe vetem shume pak shqiptarizem real ka ky filem. Nuk mund te gjeneralizosh kete histori kaq ekstreme te realitetit shqiptar ( jashte ekstremes biles, jashte realitetit shqiptar komplet) me nje titull te tille "SHQIPTARI" a thua kjo eshte historia tipike  eemigranteve shqiptare. BULLSHIT, BULLSHIT, BULLSHIT. Ti vij urp nga vetja kujdo aktori shqiptar qe luan ne te tille filma denigrues.

Lere me faktin qe nusja e ketij cunit me shami ne koke ishte shitur nga familja per 10 euro tek nje familje tjeter,

Nuk ishte "shitur" per 10 MIJE euro, por thjesht kishte nje borxh qe mund te rrgullohej mes marteses. Cfare filmi ke pare?

ne nje shoqeri ku askush nuk dinte cfar eshte celulari.

Cfare filmi ke pare?

 Asnjegje reale dhe vetem shume pak shqiptarizem real ka ky filem.

Psh, cila ishte pjesa jo reale?

Nuk mund te gjeneralizosh kete histori kaq ekstreme te realitetit shqiptar ( jashte ekstremes biles, jashte realitetit shqiptar komplet) me nje titull te tille "SHQIPTARI" a thua kjo eshte historia tipike  e emigranteve shqiptare.

Askush s'e thote kete. Te gjithe filmat Ora, tregojne "jo nje histori qe ka ndodhur, po nje histori qe mund te kishte ndodhur" Por nese mendoni akoma qe filmi eshte nje instrument propagande qe duhet te vihet ne sherbim te Shtetit, aky eshte vetem problemi juaj.

BULLSHIT, BULLSHIT, BULLSHIT. Ti vij urp nga vetja kujdo aktori shqiptar qe luan ne te tille filma denigrues.

Pse? Ca duhet te bejne, te presin qe kinostudio te beje remake e Zonja nga fshati e te hidhen  te gjithe te lavderojne Shqiperine e lavdishme?

Varet cfar mendon ti me nje filem. Une mendoj se filmi eshte mesazh. Ne kete film, por ne c'do film te bere nga te huaj me teme Shqiperine, eshte percjell gjithmone nje mesazh jo-real i Shqiperise. Nqs do fokusohesh vetem tek nje histori ekstreme e shoqerise shqiptare dhe te trajtosh eskluzivisht vetem kete ekstrem ne paraqitjen drejt publikut, pa dyshim qe jep nje mesazh jo vetem te shtremberuar, por edhe qellimisht te shtremberuar. Nqs ti e sheh realen vetem tek ekstremja eshte pune per ty. Une ekstremen e shoh si ekstreme, te pergjishshmen te pergjithshme. Titulli "SHQIPTARI" eshte qellimisht i vendosur per te dhene nje mesazh qellimisht te shtremberuar tek nje publik i huaj, per te dhene pershtypjen qe ajoi eshte Shqiperia dhe ata jane shqiptaret.

E pafalshme me duket sidomos kur regjizori nuk eshte injoranti tipik hollivudjan qe i ben tropojanet si irakiene dhe me tatuazhe me hene e me yll pa qene kurre ne Shqiperi apo pa pas kurre kontakt me shqiptaret, por ky regjizor ka kaluar shume kohe ne Shqiperi, dhe i hiqet audiences te tij si nje njohes i mire e Shqiperise dhe shqiptareve.

Ti e pe filmin dhe tu duk nje realitet shqiptar, i denje per te pasur titullin "SHQIPTARI"? Une njoh nje Shqiperi krejt tjeter per vete, dhe flas per aq sa di vete, dhe nuk dua aspak qe identiteti im te perdoret per te dhene nje mesazh qellimisht te shtremberuar. Shendet

Varet cfar mendon ti me nje filem. Une mendoj se filmi eshte mesazh. Ne kete film, por ne c'do film te bere nga te huaj me teme Shqiperine, eshte percjell gjithmone nje mesazh jo-real i Shqiperise. Nqs do fokusohesh vetem tek nje histori ekstreme e shoqerise shqiptare dhe te trajtosh eskluzivisht vetem kete ekstrem ne paraqitjen drejt publikut, pa dyshim qe jep nje mesazh jo vetem te shtremberuar, por edhe qellimisht te shtremberuar. Nqs ti e sheh realen vetem tek ekstremja eshte pune per ty. Une ekstremen e shoh si ekstreme, te pergjishshmen te pergjithshme. Titulli "SHQIPTARI" eshte qellimisht i vendosur per te dhene nje mesazh qellimisht te shtremberuar tek nje publik i huaj, per te dhene pershtypjen qe ajoi eshte Shqiperia dhe ata jane shqiptaret.


Filmi, sipas meje, eshte shume gjera. Ne radhe te pare eshte histori, qe duhet treguar nese eshte e denje. Ti thua qe ke njohur nje Shqiperi krejt tjeter. Edhe une e kam njohur, po kjo s'do te thote qe egziston edhe nje Shqiperi tjeter, e nje tjeter akoma.

Nqs do fokusohesh vetem tek nje histori ekstreme e shoqerise shqiptare dhe te trajtosh eskluzivisht vetem kete ekstrem ne paraqitjen drejt publikut, pa dyshim qe jep nje mesazh jo vetem te shtremberuar, por edhe qellimisht te shtremberuar.

Shumica e kritikave qe ben me lart, mund ti beheshin edhe 90% te filmave qe jane prodhuar ndonjehere.

Gjeja tjeter : nuk e di se pse mendoni se ky film eshte fyes per shqiptaret. Per mua personazhi kryesor nuk eshte personazh negativ. Tregon ate qe mendoj edhe une : nuk egzistojne njerez te mire e te keqinj, thjesht situata te mira a te keqija.

 Sapo e mbarova filmin. Falemnderit Tirana Calling. 

Filmin e pashë me kënaqësi. Loja e Nik Xhelilajt më pëlqeu. Personazhi i tij është I BUKUR, s'ka asgjë për të turpëruar shqiptarët namuzqarë dhe të ndershëm që jemi ne. 

Regjisori nuk arriti të më çudisë. Personazhet nuk zhvillohen në film. Asnjë mënyrë për ti zbuluar, pra janë të cekët. Të mirë ose të këqinj. Pikë. 

Sa për detajet si celulari, theksi, interneti, etj.,është disi shokues theksi toskë i bajram-currasve. Nik Xhelilaj e kamuflonte mirë gjuhën, biles përdori disa herë dhe ca shprehje tipike të veriut. Sa për celularin, dhe në Evropë nuk ishte i kudogjendur para 15 vjetësh kur sapo ishte hapur Shqipëria. Ok, do thoni ju, edhe interneti s'njihej fare në atë kohë, le më çati me kamer që erdhi nja 6-7 vite më mbrapa, po këto janë detaje. OK, mund të kishin vënë dhe këngën "Fusha e Korabit" diku nga mesi kur Arbeni ishte në kurbet, po sinqerisht zgjedhja e muzikës m'u duk e mirë. Jo se mungojnë këngët e rënda mbi mërgimin, pritjen, premtimin, në veri, por siç u lexua dhe diku tjetër, ky film s'është aq për Shqiptarët, sa për Gjermanët. Megjithëse dhe shqiptarëve s'do t'u bënte keq ta dinin si rrojnë njerëzia në majë të malit...

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).