Përshëndetje miq të librit! Stina e nxehtë tashmë ka filluar dhe së bashku me përgatitjet për pushimet e verës menduam t’ju kërkojmë ndihmë sërish me sugjerimet tuaja për librat dhe autorët që do t’ia vlente t’i lexoje gjatë kësaj vere nën çadrën e plazhit. Para dy vitesh, kur e filluam këtë nismë, shumë prej jush na ndihmuan [...]

7 Komente

Ja disa libra per shembull:

1. Thembra e Akcilit nga Agron Tufa botuar nga "Zambaku" (mund te lexohet ne cdo ore te dites).

2. Njeriu qe shiti hijen nga Adalbert von Chamisso botuar ne shqip nga "Zenit" (Mund te merret me vete ne shezlong apo nen cadren e diellit pa problem).

3. Mali Magjik nga Thomas Mann botuar ne shqip se fundi, (edhe pse duhet thene qe ka nevoje per durim dhe nuk mund te lexohet nen cadren e diellit, por mbremjeve me teper).

4. Gruaja e Mesdites nga Julia Franck, botuar ne shqip nga shtepia botuese "Scanderbeg Books" (mbase nga titulli terheq me teper femra, por mund te lexohet nga te gjithe, historia e nje djali te braktisur nga nena e vet ne stacion te trenit etj.)

Si dhe per miqte e poezise,

5. Poetet amerikane te permbledhur botuar nga shtepia "Aleph".

kaq per momentin..

Jam shume dakort per te lexuar gjithcka nga  Thomas Mann

sa per poezine, me thuaj pak diotima ne cilen librari  gjendet permbledhja?

Carlos Luiz Zafon - hija e eres, ka stilin e te shkruarit te Hygoit po ne cike modern dhe liber i thjeshte, ideal per veren, pak aventure policeske, pak stil romantik modern, dhe pak Spanje brenda. Ja vlen ta lexosh gjate veres.

me duket se ky autori ka botuar dhe libra te tjere dhe shume te lezetshem.

Pastaj dhe librat e Pamukut nuk jane me mbrapa.

 nuk e di pse, po ne vere me pelqen gjithmone me lexu letersi japoneze

flo, e pashe me vonese,

poetet amerikane me sa di une ndodhen ne disa librari, vendi me i sigurte eshte te galeria "Zenit" qe ndodhet prane kafe "Roma".

Faleminderit per infon Diotima smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).