Ditën që lexova se nga Lëvizja G99 u larguan Erjon Veliaj dhe disa drejtues të tjerë, më erdhi natyrshëm të mendoja për mbylljen e kësaj tentative të vështirë. Eri dhe drejtuesit e tjerë kanë kaluar në kampin e socialistëve duke siguruar vazhdimësinë e karrierës së tyre dhe në kushtet e një Shqipërie brutale, ndoshta është dhe i vetmi shteg ku të shpie logjika e shëndoshë e vetëkonservimit. Djemtë dhe vajzat e G99 ishin lajmëruar edhe më parë për rrugën e vështirë pa dritë në fund të ndonjë tuneli futuristo-politik.

 

Keqardhja ime ka argumenta për fat të keq. Largimi i tyre pa zhurmë duke lënë pas posterat plot ngjyra të zgjedhjeve tregon se mundësia për patur të rinj që ecin vetë, pa u mbështetur në ingranazhin e krijuar me kujdes në fillim të viteve ‘90 nuk është reale. Kryelajmi për sot është: G99, e vetmja provë e të rinjve dështoi. Vetëm prova e parë merret seriozisht. E dyta përmasohet si imitim qesharak, déjà vu perverse që nuk ngjall më emocion.

Ndjej keqardhje sepse partia G99 nuk e provoi asnjëherë kapacitetin e vet (dhe tonin në këtë perspektivë) përballë elektoratit të të rinjve. Pa filluar ende gara, ajo filloi të bënte llogaritë për të dalë fituese. Si duket (përtej simpative personale), kjo mënyrë të menduari e lë pa rezistencë të mirëfilltë një parti satelit. Nuk ka asgjë të keqe të përfitosh nga pesha e një partie të madhe për të çuar përpara idetë e tua. Por cilat ishin këto ide për të cilat duhej votuar forca e re? Kush ishin kushtet për të cilat kjo parti do të qëndronte deri në fund, pa realizimin e të cilave nuk do të kishte kurrsesi një koalicion? Ku ishte pika e thyerjes? Ku fillonte karakteri i kësaj force nëse do të votohej? Për çfarë po luftonin djemtë dhe vajzat e reja që u kthyen nga jashtë? Votën e emigrantëve? Nëse ishte e domosdoshme atëherë, pse nuk është më tani? Cila është arsyeja që nuk flitet më me pasionin elektoral, me pasionin ekstra që duhet të karakterizojë të rinjtë e rinj?

A  është problem edhe sot për qytetarët që jetojnë me të ardhura të ulëta çmimi i kartës së identitetit që u paraqit si problematik në atë kohë? Apo mesa duket banorët jashtë rrethit të unazës cool të Tiranës, janë fantazma politike që mishërohen vetëm ditët përpara fushatës zgjedhore. Meqë jetojnë me frymën e shenjtë të partive, ata (qytetarët periferikë), gjejnë vëmendje për problemet e tyre vetëm gjatë zgjedhjeve elektorale dhe ekskluzivisht për çështje që kanë të bëjnë me këtë proces të delegimit të pushtetit. Pikat e planit të të rinjve e humbën sublimitetin e tyre ditën pas zgjedhjeve. Kjo sjellje ishte në të njëjtën linjë me sjelljen spekulative të pushtetarëve të të gjitha qeverive përpara G99.

Megjithatë zhgënjimi dukej i paralajmëruar me kohë. Daullet kishin rënë nga të gjitha anët. G99 duket se u krijua për të trukuar lojën. Objekti i idelogjisë së saj ishte dukshëm përplasja me lëvizjen pa sens LSI. Esenca politike e G99 ishte përballja e saj me Lëvizjen tjetër brenda të majtës, duke krijuar agresivitetin absurd të dy lëvizjeve absurde.  Gjithçka e  nisur nga përplasja e Metës me Nanon e më pas me Ramën. Lufta anormale mes burrash me super-ego dhe pa qëllim tjetër pëveç pushtetit anormal të shqiptarëve.

Fenomeni i “përdorjes” në Shqipëri është profilizuar në mënyrë të pagabueshme edhe pse jeton në kufijtë e të besueshmes. Përdorimi i tejskajshëm i aleatit përballë gjykimit të opinionit publik duket se përkufizohet qartë (për aq sa është e mundur) kur aleati shndërrohet gradualisht  në mjet per përdorime nga me personalet, ku qartas vetëm përdoruesi mbetet i kënaqur. Shembull i qartë ishte televizioni Klan, por dhe G99 e mori seriozisht rolin e vet deri ditën që mbylli qepenat.

Keqardhja në këtë pikë duket sikur ka një përse. Nodshta një ditë Tv Klan, duke mos qenë në pushtet dhe duke mos financuar dot më me shifra të çuditshme programet e veta, ndërron biznes duke imituar TV Shijakun. Por të rinjtë që do të duan një shans tjetër në politikë nuk do ta kenë më. E trishtueshme por nuk do kenë asnjë arsye që t’u dalin përpara qytetarëve dhe t’i bindin se do t’i përfaqësojnë më keq se paraardhësit e tyre tani të shkuar në moshë, por identikë në sjellje. S’do të kenë gojë për të hapur përpara faktit se të rinjtë sa herë e provojnë, ngecin në stadin e maskotave naive tërësisht të papërdorshme pas ditës së zgjedhjeve. Ata mbeten përmirësues të përkohshëm të imazhit të liderëve të përjetshëm.

Anomalia në sjellje dhe paqartësia në përqasje nuk çoi asnjeherë në një analizë më të mirë për të rinjtë e G99, pas 28 qershorit të famshëm. U mjaftuan me krahasimin se për rrugët e Shqipërisë G99 ishte Lamborgini dhe se njerëzit nuk ishin gati për ta. Egoja e lënduar gjeti paqe me fjalët e bukura si vetë narcizismi i moshës. Ka mirëkuptim nëse qëllimi ishte të bëhej seks me veten. Niveli i testosteronit i ngritur prapë me vrullin e adoleshencës nuk po bën që dhe për logjikën të ketë vend, të paktën një ditë të vetme. Egoja u ngop edhe me sulmin e përqendruar mbi provincializmin e partisë së Metës. Sikur të kish’ mungesë batutash dhe më parë për këtë argument në modë për t’u ridikolizuar.

Keqardhja është për një parti që forcën e gjen tek thashethemet për kundërshtarët dhe jo tek vetja. Është arkaik misioni i krijimit të një grupi me qëllimin e vetëm për të treguar kundërshtarin si “e keqja më e madhe”. Më arkaik se vetë natyra jonë ballkanike. Goditjet nën brez u justifikuan shpesh me sistemin, apo thjesht me emrin e Berishës. Përgjigjia që lufta e shenjtë po bëhej me qëllimin për të arritur të keqen më të vogël, ishte e para. Sa keq që na u desh përsëri të negocionim me të keqen më anemike, më të voglën, më joshësen, më të papërdorurën. Ideja që të krijosh një forcë progresive sepse brenda vetes ke arsyet e duhura më dukej dhe më duket ende më pozitive, por kjo nuk u tentua asnjëherë nga G99.

Mesa duket humbja e paralajmëruar nuk i ndihmoi njerëzit e G99 të bënin një analizë për të kuptuar pse patën reagim negativ përpara zgjedhjeve nga ata që shpesh u etiketuan si miqtë që pabesisht dhe pa paralajmërim i goditën pas shpine. Edhe pse beteja u humb nuk pati momente reflektimi serioz.

Në një eksperiment të kryer tek fëmijët për të kuptuar si ndikon tek ata rritja dhe strukturat e mëdha, u pa reagim shume i fortë. Fëmijët 5 vjeçarë e shikonin vetën plot ngjyra, plot jetë, omnipotentë. Pas dy vjetësh ngjyrat ndryshonin. Ishin me afër grisë, e zgjedhur kjo me vullnet të lirë nga fëmijët. Forca e tyre pa kufi kishte humbur. Kreaviteti dukej i presuar nga strukturat dhe në stade shumë më të kufizuara. Kjo ndoshta do t’u ndodhë dhe njerëzve të G99 që nuk po priten më me lule tek oborri përpara lokalit të Shefikatit.

….

Eksperimenti i të rinjve dështoi se ndoshta nuk u krye me vullnetin e duhur. Ndoshta të rinjtë ishin shumë të parashikueshëm me fjalitë e tyre të ndërtuara si mbi struktura betoni. Ndoshta dështoi se pjesa më e madhe e revolucionit u harxhua duke marrë urdhëra dhe duke bërë thashetheme kundër atyre që e mendonin ndryshe. Ndoshta se të rinjtë që e provuan ishin një rreth i mbyllur dhe nuk pranuan asnjëherë asnjë këshillë që vinte nga jashtë. Ose aty brenda rrethit nuk mendohej, por priteshin urdhërat me sms. S’ka më rëndësi për fat të keq. Ajo që është e sigurtë siodoqoftë, është se tashmë të futur në strukturën e madhe, me rregullat e reja do të jenë siç thotë Hegeli:

“Statuja si ato greket ku shpirti ka ikur me kohë, apo si himne ku fjalët janë por besimi ka humbur”.

Më vjen keq, në mënyrë gati mazokiste.

Andi Kananaj

 

126 Komente

Fatkeqesisht i vertete ky artikulli

 Mjaft fillimisht ngjalli njefare shprese tek naivet, qe menduan se me ne fund levizi dicka, si alternative ndaj legenllekut qe rrezaton politika shqiptare.

G99 tentoi qe keta naive-optimiste t'i kthente ne elektorat elitar, dhe t'i shtonte ndnj deputet koalicionit fitues me "ah sikur" te Rames. Tani qe deshtoi ata u kthyen shpejt ne ate qe kush e vezhgon me vemendje politiken shqiptare e kishte kuptuar qe me levizjen Mjaft. Ne nje grupim politik te financuar nga interesa te fuqishme ( thone Sorrosi, por s'e konfirmoj se u kruajta njehere me Sorrosin dhe me shpalli peshku llogari abuzive), qe duan t'i imponohen Shqiperise duke shfrytezuar forcen e madhe elektorale qe ka pas vetes Partia Socialiste.

Nqs G99 do kish dale mire nga zgjedhjet, Rama bashkimin e PS me te do t'a kishte kaluar si nje sukses dhe pompimin e Velise&co ne krye te PS, si nje zhvillim te natyrshem ne pershtatje me kohen. 

Megjithate ne njefare menyre ata po ngjiten ne krye te Ps, kjo kryesisht per shkak te diktatit qe Rama ka vene ne vendim-marrjen e saj. E kombinuar kjo me amatorizmin qe po demonstron Berisha ne qeverisje, pas pak kohesh do t'i kemi qeveritare .

Shkrimi i Kananaj m'u duk ne rastin me te mire naiv.

Mjaft dhe G 99 kurre nuk ishin levizje e te rinjve. Ato ishin organizata te superfinancuara te cilat benin 3 dite festa dhe eskursione per te mbledhur ca te rinj, natyrshem qeflinj, per 3 minuta aktivitet politik, te cilin me shume ustallek e paraqesnin si ngjarje mediatike.

 

Nje pyetje )...........

G 99 ka gje lidhje me piken G?

Nqs jo, c'domethene?

Nqs po, po 99 ca eshte????

99-ta, eshte numri i anetareve te kesaj partie. (si puna e atyre 200 petritave dikur.......).

po meqe ky ''petriti'' tani u largua nga partia, ka mundesi ta quajne ''G-spot-98''.smiley

smiley Sa here iken nje petrit, nderrohet emri i levizjes? smiley

 Teuta, me keta funksionon: Nje bie 99 çohen smiley

Pastaj vazhdon loja: 1 bie, 97 cohen...1 bie, 96 cohen... smiley

...kungulleshka po luani? smiley

cer mu kujtu ajo me Borbardhen: edhe mu edhe mu.

ja si kendon poeti popull  G99-es:

me 99 petrita,

 kryetar kokl0qe,

hapi Shqiperia,

historine e k0qe.smiley

 Belul!Me duket se e ke gabim.Nje djale aqe i ri, dhe hyri ne politike si me to zorri, nuk duhet te kete.... koken qe  konstatoni juve.Nuk duhet me i marr me shkop keshtu te rinjte edhe kur nuk na pelqejne si ide qe shfaqin.Se po qe per " koke",  nga ato qe thoni juve, Parlamenti yne eshte i gjithi nje...... Ç`thom dhe une; E gjkithe  politika.Nuk e shikon me se merret? Cilivodhi me shume.E gjithe nje qeverri  po hedh guret te gjithe mbi nje Bashki...........E sukur  Edi rama te mos ishte kryetar bashkie por vetem partie? Guret te gjithe mbi seline e PS-seE shikon  sa "koke" nga ato qe i emertoni Ju,  mban ky popudh prej 20 vitesh? Dhe pa i qare.Se te paret i qame

grava, ne fakt kur e quajta keshtu bera shaka. por qe te them te drejten, po ta marrim keshtu hakçe, ky e meriton kete epitet.

grava! ky zhgenjeu!!  ''qellimi'' i tij dhe levizjes qe krijoi, me sa di une, nuk ishte hyrja ne politika. por pikerisht kjo levizje, e krijuar nga djem e vajza te reja te shkolluar,integer e te pa molepsur, kishte si qellim te kontrollonte politiken,pra te ushtronte presion mbi te,po te qe nevoja. dhe ai vend ka aq shume nevoje per levizje (qytetare) te tilla........

grava, nuk behen punet ''me to zori''. ne se  duam te bejme diçka per shoqerine, per Atdheun, e bejme ate  me pasion e dashuri.

nuk dua te hiqem profet, por parashikoj qe ky djale nuk do te bej ndonje karriere te bujshme politike. njerezit s'kane per ta marre me seriozisht . deshtimi i levizjes qe krijoi ka per ta ndjekur gjithmone.  ishte deshtim i tij personal ne fakt.

ndersa persa i perket asaj qe thua per politikanet ne pergjithesi ke plotesisht te drejt. jane te gjithe kokl0qe tej e pertej..........., por ketu te ky shkrim, behej fjale per levizjen G99. prandaj dhe une iu permbajta................,temes.smiley

 Kam pershtypjen qe 90 G-ra i zinte vetem kryetari, keshtu qe tani do kete ngelur vetem Levizja G-9 smiley

 do ishte me sexy G 69

 t duke e mendu me felle kete pune, ne fakt 99-c i bi te kete qene kryetari keshtu qe fakirat tani do e kene emrin "G"

 Hehehehe!

E maj mend kohen kur rob si puna ime u diftojshim pak ma entuziaste per Xhinathtenanten, se c'ishte rekuizita e Peshkit, na e vune bat-bat!

Ju morte dreqi ju morte, tallni lesht me miletin.

Na zaliset bolet, na zaliset, me G99! 

Une s'kam qene noihere shume entuziaste per G99. Dhe me sa mbaj mend une edhe autori i shkrimit s'ishte aq entuziast.

Madje, problemi yne kryesor me g99 ishte supozimi se perfaqesonte rinine. Tani na dilka qe e perfaqesoi rinine, por deshtoi, dhe per kete po na vika keq. 

Allah allah eshte dhe kjo mendja jone, e shkreta. 

 

Shpresa nuk eshte racionale penar

E ke lexu keq o PenarosmileyLexoje dhe nje here po munde....smileyVazhdon mungesa e entuziazmit, vetem se ne ndryshim nga me pare kemi dhe konfirmimin e shqetesimit qe kishim atehere....

Allah allah eshte kjo e lexumja e mendjes ca heresmiley

nuk ka kuptim te gezohesh qe spektri politik shqiptar ka ngelur ai qe ishte.....

Njerezit e G99 nuk kishin mbeshtetje reale ne popull. I keq apo i mire Saliu, PD e Saliu kane njerez ne popull qe i mbeshtesin. E njejta gje dhe me PS. G99 nuk kishte baze ne popull dhe nuk mund ta fitonte ate me strategjine qe paten. Ju mungoi ajo perzierja e duhur e karizem/personalitet/aftesi/trimeri/para qe duhet per tja dale mbane.

Ata kishin vetem parate ne kete mes. Shume pak karizem. Personalitet nuk e di. Aftesi nuk e di; ishin te afte per te bere protesta moderne per Shqiperine por nga ana tjeter ishin nje grup njerezish qe nuk kane fare eksperience pune; vec eksperience protestash. Trimerine nuk ja u di.

 

 Aty eshte problemi. Te populli jon mavri qe edhe pse ka ngren buke e gure nen Enver edhe Sali prape i voton keta se eshte mesuar me dajakun e tyre. Kur del ndonje i ri qe i flet ndryshe dhe me fjale te reja tromakset ky populli yne se nuk kupton gje dhe e tremb e reja.

Andi, me duket se edhe ti po flet gri, apo je "presuar nga struktura".

Pse s'e thu troç mer plak qe talli lesht Erioni qe ne fillim me kete sajesen G99? Po troç, troç. Keto që ke shkrujt mund t'i shkonin deri diku Mjaftit po aspak G99.

I nerum Andi . Asgje e re nga fronti i Pernedimit . Ne Selanik e tatepjete ....

Ka mbetur si gjithnje per tu kuptuar se egoizmi shqiptar anadollak edhe per kete rast ka ..parashikue zotnie ..se me nje Grup ...do beheshin ndryshime te thella e rrenjesore per nane tone  Skypnie .

Jehona e ketij Grupi ne fillimet e tij dhe nje pjese aktivitetesh shkundi nga dembelizmi ne TRU nje pjese te mire njerzish te rij por edhe "baballare kombi " me motivin

Protestoni civilisht . Ne Shqiperi edhe mund te stigmatizosh injorancen , hipokrizine dhe dembelizmin , megallomanine e pordhacllekun e myqyryfeve te ketij populli por tashme  te veshur me pushtet . MJAFT !

Dhe kaq per nje shtrese te tere qaramenesh te paafte per te pare edhe nje rreze drite andej nga tuneli i erresires ku e kishte futur mashtruesi - injorant  e kasap Berisha -96 , ishte jo pak . Levizen keta (bk) por si  gjithnje me parashikime pas disa vjeteve dhe me artikuj . Me mentalitetin e njerit qe kishte zbuluar edhe armikun nderkombetar qe i financonte , nje super armik me emrin Soros smiley  Tongue 

Fale Levizjes sot kemi nje situate qe kjo menyre te prituri te nje gjeje ( jo cdo gjeje ) te Re te arsyeshme te kategorizohet tek Vuvuzelia !  Dhe fale kesaj levizje kemi mundesi te parashikojme me te vertete se cfare mbulohet e permbajne  emra si Klube Kombetar Patriotesh etj nga lloi i organizimeve karieriste Vuvuzelore  smiley  Tongue

Mbase do t'ju duhet here pas here te rishikoni trajtesat qe te mos kene fryme 'radikale" te parashikuar nga cdo levizje , qofshin ato edhe "antimitingashesh " .

Repsetke smileySmile

 

eeeeejjjjj

shiko siten zyrtat te g99 dhe thoni se skeni pare gje me kuptimplote

www.g99.org

"lajmi per braktisjen e g99 nga velina"

çar dite sot.

krejt jasht natyres time, po lexosha ket artikullin e po nigjojsha Xhastin Timbërlejk "Cry me a river" smiley

Apo so tu ra edhe i shi...

fh, leje pastaj, po te mbyllesh syte e ta mendosh veten ke lokali i Shefikatit me nje gote konjak perpara... smiley

 

... ky me duket objektiv i realizueshem smiley

ku o shefikati :O

Këto kritikat për Mjaftin së pari, G99 më pas, që rëndom lexohen këtu, më bëjnë të mendoj për atë shprehjen: Të lirë në miell dhe të shtrenjtë në krunde.

Liderrëve të mëdhenj, u falet çdo gjë. Vjedhjet po, mashtrimet po, korrupsioni po, manipulimi i zgjedhjeve po. Këta të tjerët që nisën e nuk bitisën dalin të jenë së fundmi shkaku i gjithë fatkeqësisë.

s'e ke me mu besoj  smiley   smiley  

se jo per gjo po une s'u fal te medhenjve asnje nga ato qe ke listu ne paragrafin e dyte.  smiley 

Po jo me lali, ça të kem me ty, që mezi të kam. smiley

Po bëhet bozë mer lal sa herë flitet për kta muhabeti. Pse ndodh kjo?

 

M J A F T me me G 99, se po na kujtoni kamasutren ne orar pune...

G99 mund te kete qene maksimum perfaqesuese e metroseksualeve, ne asnje forme e rinise shqiptare.

 你是一塊肉用兩隻眼睛

Admin meso kinezce tani. smiley

管理员没有谷歌翻译 smiley

Het gaat traag hier, natuurlijk. smiley

 Asnjehere s'e kam kuptuar se pse i kane dhene rendesi njerezit G99, dhe pse vazhdojne t'i japin.

Me sa ve re une ne Shqiperi egzistojne 2 mite qe populli shqiptare nuk po i shmitizon dot me gjithe shembujt kokforte te historise.

Miti i pare eshte ai i te rinjeve.

Egziston nje mit i cili i ka fillimet e veta qe nga koha e Ahmet Zogut e deri me sot. Te rinjte presupozohen se jane pergjigja e shenjte e cdo problemi ne shoqerine shqiptare. Por po ta shohim me vemendje Shteti shqiptare eshte nje nga shtetet qe ne historine e tij (ma merr mendja mua) ka pasur me se shumti te rinj (ne moshe) se shume shtete te tjere. Ahmet Zogu kur erdhi ne pushtet ishte i ri, Enver Hoxha me te tijet ishin te ri (e vertet qe u plaken ne pushtet).

Une mendoj se ka ardhur koha qe te shmitizohet miti i rinise, si nje force e padiskuteshme progresive ku suksesi eshte i garantuar ne egzistencen e vet.

Miti i dyte eshte i njerzeve te diplomuar jashte Shqiperie.

Edhe kjo me duket me teper nje fetishizem i frikshem qe ne berthamen e vet permban binomin e padiskutueshem Kompleks Inferioriteti--Kompleks Superioriteti.

Mbase pervoje e G-99es eshte nje shembull i mbare qe populli shqiptare po del nga klishete mesjetare te pritjes se Mesise.  

Eshte koha te dashurojme vetveten!!!

 

 

 S'besoj se ka Mit-e ne shqiperi, dhe kjo eshte e keqja. Oh, po. I vetmi mit eshte ai i interesit. Une nuk e lexova artikullin, po mjergullisht e marr vesh c'ka thene. 

Kjo eshte fatkeqesia e popullit shqiptar sot. eshte arritur me qellim deri aty qe mos kete mite shpirterore por vetem materiale. Dmth, shkaterro, fal pronat e te tjereve qe te sigurosh mbreterimin tend deri ne ......

E c'ishte g99? asgje! Ata donin te vendosnin ne nje fare menyre drejtesine. e kush e do drejtesine sot? shumica jo, se kane lene pronat e tyre me kuc e me mac dhe kane zaptuar pronat e botes. 

Nuk eshte faji i veliajt & co. Ata erdhen ne nje kohe te papershtateshme, ne nje shqiperi rrumpalle.

Se si do zgjidhet ky lemsh, nje zot e di.

Lira ( turke apo italiane)

Ky koment i joti, eshte komplet ndikim e drejpedrejt i masmedias.

Mos u merr me shtypin, merru me realitetin konkret, te prekshem, ate qe provon vete, ate qe shikon vete ti me syte e tu ( ka qene je kenge e bukur " syte tu syte e tu" ) me eksperincen tende.

Ne mardhenie me shtetin , si edhe me shoqerit me jetike, uji dhe dritat, arrin te gjesh gjuhen e mirkuptimit, kjo eshte nga pervoja personale.

Administrata eshte e predispozuar te rrije gati per nevojat tuaj, perjashto se ne kemi gjithmon ngut dhe duam qe gjerat te kryhen mbrenda dites.

Ne vitet e fundit eshte folur shume per turizmin, qe eshte e re per jeten tone te flitet per turizem, nje kohe ku gjithmon eshte folur per qetesin, dritat ujin e rruget. Duke folur per turizmin ( i mire i keq eshte folur) do thote se shume gjera kane ndryshuar, jane lene prapa dritat uji e rruget, e sidomos qetesia ( nuk eshte merite e asnje qeverie kjo???) se ndryshe nuk do flitej per turizem.

Tjeter pune eshte kur une shikoj nje ure te re dhe ndalem midis ures dhe mendoj se sa lek jane vjedhur, si e fitoi tenderin, sa eshte pasuruar pronari i firmes ndertuese,  ne moment vjen nje nga ATA ( rrefugjat) me makine dhe me merr para, une filloje shaj qeverin se nuk punon mire, shiko se çfare me ndodhi.

Jemi shume te manipulueshem, me deshire padeshire, manipulohemi 100 % ,pa vrare mendjen ku ishim, si ishim , e me kryesorja PSE ISHIM NE ATE GJENDJE.

 Lumidrin, Lira nuk eshte as turke as italiane, eshte 100% mall dhe para shqipo. Sa per ato leximet e shtypit, mbaji per vete se une s'para i lexoj. Une flas si eshte realiteti ne ate vend dhe si e kam perjetuar une para se te largohesha dhe si e perjetojne njerzit qe njoh dhe i besoj. Ti sic duket i perket grupit tjeter. Po si thua zotrote, mos te ishte ndertuar asnje gje? Pastaj parate i ka dhene tjeterkush per ato ndertime? me thuaj c'kane bere qeverite keto 20 vjet? Vetem lemshe dhe vjedhje pronash? asgje tjeter.

Une i perkas grupit tjeter, e veretet.

Shikoj ndryshe, vlersoj ndryshe, konceptoj ndryshe.

Une nuk di sa lexon shtypin qe shtyp per dite te verteten, por ke nje rresht tek komenti i pare " Se si do zgjidhet ky lemsh, nje zot e di."

Cili lemsh thua ti.

Ne kete vangull artikujsh qe vijne tek ppu, kerkohet te dalim tek e perditshmeja e dikurshme, kete e kane thene socialkomunistet " pa korrupsion nuk ka zhvillim", dhe jam krejtesisht i bindur se kur te vije kjo dite do lexojme perseri te njejtin varg poetik " pa korrupsion nuk ka zhvillim" , poetika i perket nje klase te zhvilluar intelktualisht, une sjam poet , keshtu qe nuk bej pjese ne kete klase te nderuar poetesh.

<Une nuk e lexova artikullin, po mjergullisht e marr vesh c'ka thene.>

Ja dhe nje tjeter qe merr guximin te  diskutoj per "Librin" pa e lexuar "Librin"

<Se si do zgjidhet ky lemsh, nje zot e di.>

Ty si ta merr mendja Lira kshu "mjegullisht" e kam fjalen.

O rono, perqendrohu ne pune ere, se s'te ma daj sami kot.

ooo emigranti, dora vete!!!

pershendetje miku im.

Tashti Cimo zakonin thot populli e merr me vete ne varr. Kshu edhe pune jone me kto thashethemet allaturka ktu te peshku.

Une edhe po nuk e pata menjen te puna nuk i prish ndonji pune te madhe Daja Semit. Muhabeti eshte me disa qe punojne ne Kompani statistike se aty fiket llulla po u vu nji presje gabim.

smiley 

Esht rasti me t'thon qe me pelqeu karakteri binomial i analizes qe ke bo me siper. Nje qasje e pershtatshme me kap thelbe nepermjet prizmit algoritmik te logjikes Booleane, baze e te shprehurit ne fondament te komunikimit.

Emo,

Po pse kot e ka marre daj sami ne pune ate?? Di Amerika ku i hedh leket, e blen trurin me para................. nje senduq me libra.  smiley

 

 

Erdhi dhe Bostonian aka "Romantiku i Fundit".

Boss, e di c'me boni mu pershtypje te klasifikimi "i ri" dhe "diplomuar jashte": ajo qe quhet "sets intersection". Nuk di a e ve re qe ky eshte projeksion ortogonal i "unit" ne dy rrafshe (plane) qe bejne nje hapesire te Hibertit te shkalles se dyte (dy permasore).

Nuk di a e vune re.

PS C'behet nga ana jote e lumit?

Nuk e vuna re Cimo!!! Me siguri do ket te beje ajo qe quhet riverse psychology e nxitur (sigurisht) nga nen-ndergjegja.

Ana e lunit ketej qetesi, dite e premte, njerzit fillojn dhe shofin orat qe ne 2:30.

Ty si po te trajton Molla e Madhe?

jo mire. nuk e dija qe kisha zhvillu nje alergji ndaj penicilines. pa tallje. nejse mo, mosha boka t'veten.

Persa thu dhe shkrujte atje lart, me vje mire qe shof nje modesti te vetishme (pasi ti vete hyn te ai grup i nderprere bashkesishe) - gati pjese inteligjence emotive do thoja. Nuk eshte gje e vogel.

Gabim shtypi.

Correction: was Nuk e vuna re Cimo!!!

                    is Nuk e vuna re Cimo.

S'na lene punet te pergjigjemi ne kohe.....

E vura re Emo.....sigurisht projeksioni i "unit" del padashur dhe vetevetiu nga Roni, me kot nuk ka bere studime Freud me vite, dhe i ka ndare, id, ego dhe superego.....sado ta mbash thelle e ta fshehesh, ne bodrumet e llogjikes diku do dale. smiley

Per sa i perket llogjikes Booleane, "nga ana jone e lumit" nuk preferohet, pasi eshte e varfer, e ceket, dhe ofron vetem nje 0 ose 1, dite ose nate, bardhe apo zi, qe nuk ekziston ne shumicen e rasteve, pasi mund te kete edhe gri, krijohet natyrisht nga e bardha dhe e zeza, sic ka dhe lindje apo perendim gjate 24 oreshit jo vetem dite ose nate. Ne te "dyja anet e lumit",  te kesaj krahines tone preferohet te perdoret nje "type enum" i thone, i cila te jepe mundesi ta shofesh realitetin me me shume opsione, dhe ne dimensione te ndryshme....

smiley

Po lexohen te gjithe artikujt or Ron? Oj, oj njesoj jane shumica. Ja i hodha nje si ashtu si me thene. Edhe nje sy si me thene komenteve dhe isha midis mjergulles. 

Ti qe je ne diell, na trego rrugen o i lexuar....

Lira,

Me thuaj ku do te shkosh qe te te tregoj rrugen!

Une nuk e di ku/kur eshte formuluar miti/meshari specifikisht shqiptar "te rinjte jane pergjigja e shenjte".   

Qe te rinjte mund te sherbejne si katalizator eshte ndoshta mit universal.  Pse qysh e tek eshte universal, ndoshta edhe mund ta zgjerojme diskutimin.  Por ritheksoj qe nuk jemi unik ne ate aspekt.  Aq me teper kur politika shqiptare ka 20 vjet qe mbizoterohet nga te njejtit individe, eshte mese e shpjegueshme perse ne Shqiperi, atje ku ekziston, se apatia ben te veten, ka nje etje per figura te reja ne politike.  Bile do te thosha qe nqs nuk do ekzistonte, per aq sa ekziston, do ishte akoma me problematike se i ashtequajturi problem mitik me lart. 

Sa per te shkolluarit jashte, ne nje fare menyre te jap te drejte.  Megjithate, edhe kjo teresisht e shpjegueshme kur a) kihet parasysh situata e arsimit ne Shqiperi dhe b) shkollimi jashte vazhdon te mbetet preference per nje numer te madh studentesh.  

Megjithate, procesi i filtrimit ne punesim mbetet shqiptar.  

Monda,

Nuk ma merr mendja qe seriozisht ta kesh kuptuar sikur une pretendoj qe egziston meshari i i shenjterimit te rinise. Une vetem doja te parashtroja qe vetem se nje politikan eshte i ri nuk do te thote qe ky te shihet si virtyt per te kerkuar vota.

Ahmet Zogu kryeminister u be kur ish 27 vjec

Enver Hoxha ishte 35

Pandeli Majko ishte 32

Ilir meta ishte 30.

Nese biem dakort qe shteti shqiptare qe nga koha e Ahmet Zogut e ketej eshte nje katrahure atehere domsdo qe pranojm gjithashtu se te jesh i ri ne pushtet nuk mund perkthehet si sukses i garantuar.

 

Jam i sigurte qe ne nje ekuacion te mirestudiuar, ku si ndryshore e varur te ish ndikimi i personalitetit ne mbarevajtjen e puneve ne shqiperi dhe si ndryshore te pavaruara (regresore) te ishte nje seri faktoresh/ndikuesish, mosha perfshire, pra ne nje ekuacion/model te tille domethenia (signifikaca) e moshes do dilte e paperfillshme - ne kuptimin frekuentist, vlera probabilitare e proves per ndikim zero te moshes si hipoteze zero, do te ishte goxha afer njeshit.

Roni, edhe mund ta thjeshtojme debatin dhe te themi qe mosha eshte faktor ketu.  Por mos ta thjeshtojme edhe aq, mendoj une smiley.

Nuk e mora seriozisht si virtyt.  Por si katalizator po, edhe nqs mungon atehere serish duhet pare me ne brendesi si fenomen.

Monda,

I gjithe muhabeti eshte qe nuk me duket aspak serioze qe nje politikan te dal dhe te mitizoj moshen e re si arsyen kryesore ne kerkesen per pushtet.

Besoj se e ke ndigjuar mjaft here idene qe " Mjaft me me keta te vjeterit ne te rinjte ja thekim piten ksaj pune, ne e shpetojme shqiperine"

 

Roni, mbaj mend nje diskutim me Dashamir Shehun, Lubonjen, Salaj i yni, dhe Veliaj, nen tematiken e shumeperfolur "te rinjte ne politike."  Dhe Shehu tha nje gje, nder te tjerash.  Citoj jo verbatim "pushtetin po te jeni te zote, hajde merreni.  Nuk ua japim vetem pse jeni te rinj."  Askush s'po thote qe te mitizohet mosha.  Por ne nje fare menyre, idea/let.  Askush s'po thote qe t'u lihet vendi te rinjve, kot per qejf, sepse ashtu e thote mosha.  Por ka kaq shume nevoje per "te re ne politiken shqiptare."  Kuptohet per ata/ato qe s'jane te kenaqur me status quo.    

Para se skeptiket te gjuajne me gur, nuk e kam fjalen qe G99 personifikonte ndonje ideal te madh.  Bile as ndonje risi ne politike.  Por e pare me gjere, cfare mund te thuhet per shoqerine shqiptare, qe rinia nuk ka forme organizimi, nuk ka ideale (cfaredo qofshin.)  Qe "kasta politike" nuk i trembet fare kesaj pjese te elektoratit.   Perkundrazi.  

I qendroj mendimit tim me lart.  Qe nuk ka mit "te rinjsh".  Bile jane cmitizuar dhe vetecmitizuar mbare e prasht.  Por per mua ky perben shqetesim me te madh se sikur te ishte ruajtur te pakten miti. 

Objekti i idelogjisë së saj ishte dukshëm përplasja me lëvizjen pa sens LSI.

Dhe mua me dukej akoma me pa sens perplasje midis ketyre dy partive qe ne mos gabohem u materializua fillimisht kur Veliaj deklaroi ne kohen e greves se deputeteve te LSI-se se "ne greve kane hyre disa miliona (apo milionere", a dicka e tille.

Anomalia në sjellje dhe paqartësia në përqasje nuk çoi asnjeherë në një analizë më të mirë për të rinjtë e G99, pas 28 qershorit të famshëm. U mjaftuan me krahasimin se për rrugët e Shqipërisë G99 ishte Lamborgini dhe se njerëzit nuk ishin gati për ta. Egoja e lënduar gjeti paqe me fjalët e bukura si vetë narcizismi i moshës.

Shume e vertete. Me vinte ne mendje nje batute kur degjoja njerezit e G99-es te flisnin pas zgjedhjeve: "Siete troppo avanti. Ma talmente avanti... che soffrite di solitudine." Ne fakt kjo vlen edhe per ju te Saktivistes apo te ish-Mjaftit.* smiley

Mesa duket humbja e paralajmëruar nuk i ndihmoi njerëzit e G99 të bënin një analizë për të kuptuar pse patën reagim negativ përpara zgjedhjeve nga ata që shpesh u etiketuan si miqtë që pabesisht dhe pa paralajmërim i goditën pas shpine. Edhe pse beteja u humb nuk pati momente reflektimi serioz.

Ndoshta ky eshte problemi me i madh, per mendimin tim.

Ajo që është e sigurtë siodoqoftë, është se tashmë të futur në strukturën e madhe, me rregullat e reja do të jenë siç thotë Hegeli:

“Statuja si ato greket ku shpirti ka ikur me kohë, apo si himne ku fjalët janë por besimi ka humbur”.

Keshtu perfundojen te gjithe revolucionaret Andi. smiley

 

Per nje aspekt me duket se s'ke folur ketu. Aspekti ekonomik.

Cfaredolloj levizjeje apo partie, e organizuar nga te rinjte apo nga kushdo tjeter, a mund te egzistoje nqs. nuk financohet? Cfare ndikimi kane financimet ne mbijetesen e tyre?

Edhe nje pyetje tjeter Andi: Po Mjaft-i ku eshte nderkohe?

___

*) Ne fakt nuk jam aq i bindur per kete, qe kur keni filluar te dilni tek Cani. Shfrytezoj rastin per te thene qe me pelqen shume (me disa verejtje te vogla) kontributi juaj nga hapesira e atij emisioni smiley

me shume se cdo gje tjeter kto te G99 i dhane nji grusht shpreses se dikush ne vend eshte i interesum per permiresim te vertete dhe kjo nis nga ndryshimi i perfaqsimit politik. Fakti qe as te rinjte e G99 nuk kane imunitet ndaj virusit te politikes shqiptare eshte per te ardh keq. Nji ndryshim rrenjsor do i bente shume mire atij vendi

me shume se cdo gje tjeter kto te G99 i dhane nji grusht shpreses se dikush ne vend eshte i interesum per permiresim te vertete

Pikerisht ajo gje me merziti edhe mua. Sepse i mbylli rrugen (ne mendjen dhe mbeshtetjen e njerezve) ndonje force tjeter politike ne te ardhmen qe mund te jete me e sinqerte.

Jo them une gjembo. Ne Shqiperi thjesht nuk ka dale ende nje njeri apo grupim qe te jete aq i sinqerte sa c'duhet. Une p.sh. po te kisha nje Albin Kurti ketu, ose edhe po te hidhej here mbas here Albini ketej, do e mbeshtesja me gjithe shpirt. Po une (e si une mendojne shume shqiptare them) nuk pranoj te perdorem e te behem loder e ca njerezve qe nuk kane piken e interesit per problemet e mia dhe nuk kane minimumin e sinqeritetit ne publik. Per G99 cdo gje ishte vetem dukja, shtirja, publiciteti. Vajten deri aty sa kopjuan slloganet e Obames, me shpresen se leshkot do e hane sepse eshte amerikane. Bullshiti i radhes i politikes ekzistuese shqiptare ishin, keshtu qe mos e humb shpresen se mundesite jane qe te dalin ca njerez me integritet. 

P.S. Eshte tjeter pune se edhe po dolen, te medhenjte ia u kane bere praktikisht te pamundur suksesin.

me shume se cdo gje tjeter kto te G99 i dhane nji grusht shpreses se dikush ne vend eshte i interesum per permiresim te vertete dhe kjo nis nga ndryshimi i perfaqsimit politik.

Ama le te mos jete kjo nje alibi per te justifikuar pertacerine apo mungesen e organizimit te ndonje levizjeje apo partie tjeter si alternative ndaj situates aktuale ne politiken shqiptare.

Fakti qe as te rinjte e G99 nuk kane imunitet ndaj virusit te politikes shqiptare eshte per te ardh keq.

All due respekt bredho, po ma hoqet trunin fare me kete. Po c'imunitet mer, keta jane vete virusi, por thjesht i paketum ndryshme. Sumçe të vetekenaqur e te mbytur nga egoja e tyre ishin lideret, e sumçe hedoniste ishin "pasuesit".

Nuk sollen asnje te re, nuk thane asgje, nuk bene nje veprim qe te ngjallte minimumin e shpreses. Si do kishin mbeshtetje ata mer burre? 

kur i shef gjonat nga larg, i shef ndryshe Tironso...najhere eshte me mire se je i zhvesh nga pragjykimet e ambientit dhe une shpresoja qe ky te ishte nji rast i tille. Gabushem paskam qene!

Nje nga shkrimet e pakta tek saktivista qe bie dakort. Dikush tha qe eshte shkrim naiv, apo "ne i dinim keto" - per disa po, e vertete, por jo te gjithe e mendonin keshtu. Nuk me duket aspak gje e keqe qe te behet nje analize e tille.

Cfare me le ca shije te hidhur jane fjali te tilla: "Ka mirëkuptim nëse qëllimi ishte të bëhej seks me veten." Eshte bere shume boze ky koncepti i te dukurit "kull" me permendjen e masturbimit. Po ashtu fjalet e huaja, p.sh. "ridikolizuar". Ca gjera s'e kuptova pse duheshin futur, si p.sh. TV Klanin, apo paragrafi i parafundit me femijet, etj.

G99 ose Veliaj ose ish Mjaft nisi si je risi antikorrupsioni ndaj qeverise Nano. Menyrat moderne te opozicinit, alegoria ne protesta ishin interesante. Interesi qe i mjafte sepse u pa si nje shpetim mbas Piramidave te Saliut dhe shpetimit te Piramidave te Fatosit.  Filluan te kishin perkrahje edhe djathtas ne fillimet e tyre por ndersa kerkonin te predomoinonte figuara e te pa zhyerit, ne podiume u ngjiten elemente tipike sharlatane si Muci me shoke dhe ky ishte qe ne fillim nje dyzim/dyshim i madh e me pas nje zhgenjim i madh.

PD i shfrytezoi bukur kur ishte ne opozite, sepse i duhej nje goditje ndaj Nanos dhe socialisteve ne pergjithesi, dhe kjo ishte nje bukuri majtiste.

Me pas u pa qe djemte e Mjaftit  ishin pa shtylle kurrizore, disa leshko, e te tjere pesha te lehta ose aventuriere per te fituar ndonje lek prej organizatave ose ambasadave, apo edhe individeve qe kishin qellime kryekeput te tjera. C`vleresimi qe shum i shpejte.

Ndersa ndryshimi i emrave, copezimi i organizates me gjoja ide komplekse, reformiste, majtiste moderne ishin fllucka qe nuk kishin as fuqine te ngriheshin, e plasen sa dolen nga tubi. Veliajn e goditen fort, pasi pane qe jo vetem nuk pati kellqe per akrobaci por nuk bente dot as kllounin ne arenen e cirkut politik. Sot nuk ka me vlere per PS, mbase per Ramen po.

G99 ose Veliaj ose ish Mjaft nisi si je risi antikorrupsioni ndaj qeverise Nano.

E drejte. Por me vone u pa qe arsyeja ishte qe te minonin nga brenda Nanon qe te mos fitonte zgjedhjet e rradhes, dhe kryetarllekun e partise t'a merrte Rama.

Ish e premte ajo dite

jon veliaj vete i 99-te

oiii

zeher jeni...!!  sepse Tek e fundit na dhane nje iluzion qe kish nje rini me ide, e u taku ne fund me realitetin..

 

U bene cfare ishin. Edhe shyqyr se Erjon Veliaj ishte krejt i pahonepsshem ne ate perpjekjen per te futur kembet ne disa kepuce njeheresh.

Sa here kthehesha ne Shqiperi, e shihja ne ndonje studio televizive duke thene - "aty per here te pare dhe te vetme" - qe kur ishte i vogel, per shkak te veshtiresive ekonomike te familjes, kish qene i detyruar te shiste fiq. Kaq mbaj mend prej tij, duke mos harruar te fejuaren - e cila, edhe kjo ne tv, na paraqiti fotografen e saj zyrtare - dhe kostumet.  

awww... i gjori.. paska shitur fiq kur ka qene i vogel. kam degjuar per lloj lloj peripecishe, por te shesesh fiq???

Me sa kuptoja une ato fiqte i kishte per biografi te majte te tipit:

Qe i vogel, kur shiste fiq, e ndjeu peshen qe ushtronin mbi popullin e varfer zyrtaret e korruptuar, qe hanin fiq pa leke ne hesap, te shitesit te vogel te fiqve.

Me pas, kur te jete qeveritar, do t'u thote atyre:

Deshe fiq ti Fiqo??????????????

Ha te sateme aty ne burg.

Me pak fjale histori e shpifur. 

 

Prej titullit dallohet qarte se çfare ishte G99.

Bravo Andi, shikon se sinqeriteti paguhet.

MBYLLET .

Qe do thote se kjo shoqeri fitimprurese, u mbyll.

Si mbyllet nje dyqan kepucesh, nje kafe, nje restorant, nje ndermarrje, mbyllin sepse nuk jep fitim.

Lustraxhiu Xhexhe mbyll dyqanin e tij, sepse falimentoi, ose u martua me nje te pasur, ose fitoi lotarin.

Edhe G99 u mbyll jo se falimentoi, po u martua me nje te pasur, punetoret e G99 u hodhen ne rruge.

Me verte, mire ky qe vajti me gruan ( se dy vete ne nje familje ne parti te ndryshme s'rrine dot) po fati i te tjereve? Me ç'parti u mpleksen?

 Bashkohem me autorin, dhe mua po me vjen tmerrsisht keq, per kete levizje. 

Pritej ky rezultat.

Dikush shkroi me lart qe G99 nuk kishte elektorat.  Qe G99 te kishte elektorat, duhet t'i kishte qe nga angazhimi i plote, apo nga nje mision i perfunduar i Mjaft.  Por largimi nga Mjaft, ne nje kohe kur kishte aq nevoje per te kunderten jo vetem per mision por ne fund te fundit edhe per angazhimin e njerezve dhe si rrjedhoje formim elektorati, sikur parashikoi fundin e G99 qe ne lindje.

Nuk eshte per t'u gezuar per shkrirjen/zhdukjen e G99.  Jo vetem per nocionin e kesaj partie, pavaresisht praktikes se saj, por sepse te rinjte e tjere pas tyre qe do te perpiqen (shpresojme) do te bartin dyfish stigma dhe skepticizem.  Nga ana tjeter, duhet te behet mesim odiseja e kesaj partie.     

Kuptoj ata qè trishtohen..nuk kuptoj ata qè gèzohen..tè paktèn Erjoni me shokè mund tè thotè qè provuan tè bènin diçka...mè vjen mirè qè PS afron rreth vetes njerèz qè i bèjnè mirè asaj vetè por edhe vendit!!

Më fal, se po lexoja artikullin e imët këtu sipër dhe më duallën dy pyetje. Kush kishte ndonjëherë iluzione se kush ishin G99 dhe ç'përpjeke të të rinjve kanë delegjitimuar këta? Se që ishin të rinj kjo dukej nga fytyra, por kur hapnin gojën, ishin si puna e kukullës së ventrilokistit që flet me zërin e botës.

G99 nuk ka delegjitimuar e as diskretituar asnjë përpjekje të asnjë grupi tjetër të rinjsh që duan të bëjnë ndryshime në këtë vend. Askush nuk kishte ndonjë iluzion mbi pedigrenë e tyre dhe as dyshim që dardha do të binte përnën (Tropizma smiley ) dardhë.

Shume dakord me jerusalem. Une preferoj t'a shikoj goten gjysem plot dhe te them se shkrirja e tyre sot ishte pikerisht ngaqe nuk ishin asnjehere ajo qe pretendonin te ishin. Me fjale te tjera, u shkrine se nuk i hodhen dot njeriu hi syve. Po ashtu, misioni i hedhjes ne treg te karrieres politike te Erion Veliajt mbaroi, keshtu qe s'ka me nevoje per G-99, ajo mund te shkoje tani per...fiq.

Halli qe m'zu papritur eshte se mos edhe Sakti na braktis e hyn nen ndonje çader smiley ... Na qetesoni, ju lutem!

Po,

këtë frikë kam dhe unë.

Se mos ikën Sakti dhe merr dhenë,

kujt tia lexojmë shkrimet kur të pijmë kafenë?

Hi Fin.

 

smiley ciao!

Shume i keq!

Pse u be parti sakti? smiley

 

 Vallahi kur Skender Gjinushi jep mend mbi politiken shqiptare kur e therrasin neper ndonje program, gjynah te mos japin mend Erion Veliaj.

Mendoj qe kete artikullin duhet ta vendosni si pune monedhe koke-pil me kete artikullin tjeter

 

Ose mund te behej nje triptik me nje artikull me titull 'Te gjithe kemi pak dashuri per levizjen Mjaft' me nentitull 'Xhorxhio Soros, ky hamshor i shoqerise civile'.

 

 Politika eshte biznes.Nuk ka ndonje gje per tu cuditur.G99 ishte thjesht nje Training CENTER!

Ah mer Soros pse harxho kot leket ne Shqiperi....as ka e as ka per te pas ndonjehere shoqeri civile atje. O jan ushtar te Enverit, te Berishes, apo te Edit...po kurr te pa-atashuar ndaj partise....

 

Kane qene fallso qe ne fillim, hipokrita dhe mashtruase. Cdo ore ishin ne TV, jo prej merites, por se kujdesej dikush tjeter per ta.

Rralle here kam marre guximin te nderhyj ne zgjedhjet e kryesis se PPU.

Ka artikuj me te " rendesishem" ne keto dite te nxehta liberalizimi.

Prita se nga patriotet qe jetojne ne france do vinte ndonje lajm konkret , se çfare do sjelle franca ne keshillin europian.

E kuptoj se problemi i madh i vizave behet i vogel , sepse secili shikon interesin e tij personal. Do me vinte shume keq, sikur te mos arrihej kjo, per faktin se me liberalizimin pres miq.

Kur bera nje vizite tek okulisti, me nxori  se jam miop, nuk shikon mire nga  afer.

E rendesishme qe shikoj mire nga  larg,sepse  si e mira si e keqja vijne nga larg, e jo nga afer.

Ate mos ma thuaj mua- mu pergjigj okulisti,- une nuk shikoj mire as afer as larg.

Kur bera nje vizite tek okulisti, me nxori  se jam miop, nuk shikon mire nga  afer.

E rendesishme qe shikoj mire nga  larg,sepse  si e mira si e keqja vijne nga larg, e jo nga afer.

Miopet kane veshtriesi qe te shohin larg. Ipermetropet, afer.

Ols.

Ti me kujton nje qe shkoi per vizite mjeksore dhe doktori i thote - un shoh se ke " disturbi del reflusso gastroesafageo sinusite".

Kur dole jashte pacienti, i thote gruas, - si arrit doktori te lexoje hajmlin qe kam,  eshte e shkruar arabisht.

ERION VELIAJ VEGLA E MAFIES KUQE

http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcS38tTVm4LyZ1lRyiuMdLN9f2_be9dHuemkEgG32XfV-XipsRQ&t=1&usg=__m0OuZUM0dRufenqqeN3zbySpqF4=

http://www.youtube.com/watch?v=36lefiIZZSE

 

 

 

Të gjitha dallaveret e biznesit me Bashkinë e Tiranës, kryeministri i quan “krime ekonomike". Te gjitha siperfaqet e ndertimit ne Tirane, i ka permenduar automatikisht si shkelje.  ‘Ilir macja, kunati i Dashit, ka marrë 21 mijë metër katrorë leje ndërtimi me firmën e Edvin Ramës, - tha kreu i qeverisë. “Koço Kokëdhia apo Koço Bashkia, ka marrë 24 mijë 800 metër katrorë leje ndërtimi", - shtoi ai Tom Dollaku ka marrë sipërfaqe prej 29 mijë metra katrorë ndërtime, Ylli i partisë, (Fidel Ylli) ka marrë po 29 mijë metra katrorë, Arjani me firmëtarin Rama ka marrë 16 mijë metra katrorë ndërtime, Besnik Sula 49 mijë metra katrorë, Tan Dulaku ka marrë rreth 20 mijë metra katrorë,  duke i etiketuar të mësipërmit si  klan mafioz i rrezikshem.

ta myllesh javen me llogon e lubonjes... me tu duk (me gjith simpatin per Dash Shehun) si i dor shtriganesh qe po iu canin taravelen ca cunave te rinj, per me shum gagac. video horror. lubonja sikur sapo kish ardh prej stephen kingut kurse Dashi nga Lewis Caroli.

smiley

 

 Kush te rinj, kta e?

 

Një gjë është e sigurt, diçka që nuk e kemi përjetuar më parë po ndodh kësaj pranvere të trazuar elektorale. Partitë e vjetra politike nuk kanë patur ndonjëherë një rival të tillë, naiv (por jo dhe aq) e plot vetëbesim rinor, e për rrjedhojë nuk dinë sesi të sillen ndaj tyre. Në rast se përballen drejtëpërdrejtë me ta druajnë se i bëjnë më të fortë, e nëse vazhdojnë të sillen sikur nuk nuk i shohin rezikojnë akoma më shumë, ndërkohë që G99 forcon pozitat si njëra nga forcat politike në vend. Në fakt, G99 është e rëndëshime jo vetëm sepse është e katërta në sondazhe, duke lënë pas edhe ish Kryeministra e ish zv kryeministra (E plot Ish-a të tjer&eumlsmiley, por sepse përfaqëson një koncept të ri, të paparashikueshëm – e, duan apo nuk duan lojtarët e vjetër të politikës shqiptare, do tu duhet që më 28 Qershor të përballen me vullnetin politik të një brezi të cilit nuk i përkasin, e që deri më tani janë mësuar ta injorojnë.

mer ata i denoi deshtimi tyne. politika - si historia - nene e vrazhde, tha. S'do me dit per gjo, vec rezultatin. Dhe une nuk jetoj atje, dhe s'mund te di gje per ta.

Une fol per ate qe shof ketu, per nje kulture mizerabel komunikimi, per venie para kshu "si lopet" te nji cunaku qe dukej si nxenes i dobet qe kish harru detyrat ne shpi. Nuk di se c'shtylle vertebrore ka ky veliu, por po te ishte ndonje gusmaras a lekdushas nga ata qe njoh une, do i thoshte lubonjes, pa ndrroje i cik tonin ti lale, se s'je tu i fol kalamonit te shpia. pernryshe me keni per dere perjasht.

e keqja eshte qe ne shqiperi me duket se kjo nuk merret si mjerim komunikativ (kta jane elita e? nuk jane ferrneti), por quhet qe X e boni me fol me vete Y, ose ose ajo shprehja tjeter qe u tha dje te peshku: X i boni zbor Y.

Kta jemi (ne forme, qe eshte refleks i permbajtjes) - kaq na tako.

 Po cfare deshtimi? Ata 4-5 kopila te g99 i ke te gjithe ne parlament. Te deshtuarit jane gjithe te tjeret, jo keta. Keta fituan. Vetem se shiko se cfare propagande te pertevjellshme i kane bere nje partie qe e braktisen 1 vit mbas atij artikulli qe citova. 

Po c'video horror mo emo, se na habite dhe ti nashti smiley. Kur flasim per te rinjte mbase s'po flasim per kalamajt ne kopsht, me horrore kesulkuqesh e gjyshe-ujkun smiley.

thjesht po të vësh re mënyrën sesi shprehet Lubonja, nuk të krijon mundësi për ta simpatizuar. Madje e kundërta, të bën ta përbuzësh. Gjestet, mimika, ticket etj... vetëm vlera për diskutim nuk quhen. Thjesht gjykuar vetëm nga paraqitja e jashtme, Emo edhe në kontrast me bashkëfolësit. Çuna të rinj ata të tjerët, fytyra të pastra, pa asnjë rrudhë si "njollë biografie", apo faji në fytyrë.

Është aq i fortë dhe i madh kontrasti sa nuk mund të mos vihet re.

Secili shef dhe zgjedh më pas.

Po te behet patologjike kjo antipatia per lubonjen. Me avash.

Keqardhjen per G 99 nuk e kam ndjere kur u mbyll por kur u krijua. Sepse duke ditur lidhjet apo sic thote autori prekonceptin tim te "perdormit" e tregonte qarte se do  te vinte nje dite qe ajo do te mbyllte dyert.

Nuk mund te ecesh duke u mbajtur pas nje sakati . G 99 nuk ishte kurre nje "Beni ecen vete" ajo ishte nje paterice e sakatit te majte. Dhe kur sakati mbaroj se ngjituri shkallet ( zgjedhet e fundit) ai e hodhi ate paterice tutje.

Shqiperise, rinise shqiptare i duhet nje G99 qe di te ece vete, qe di te ngrihet pa u mbeshtetur ne krahet e askujt edhe kur rezohet, qe nuk varet nga asnje sakat tjeter i politikes shqiptare. Qe di te luftoje cdo sakat te politikes shqiptare pavarsisht se kujt krahu i takon. Dhe ka shume material per te luftuar politiken shqiptare.

Shume vone kjo keqardhja e autorit

Nuk di se c'shtylle vertebrore ka ky veliu

 

Nuk ka, prandaj dhe Lubonja i drejtohesh ashtu si i drejtohet.  Nga nje person (jo une vete por dikush tjeter) qe ka njohur Veliajn nga afer ketu ne Amerike para aventurave OKB-ske e Mjafto-G99-ce, Veliaj eshte prototipi i atij qe ketej quajne "teacher's pet" por ne kuptimin me te keq te fjales; nje sharlatan, demagog, karrierist, skuth e servil i papare.  Nje papagall dyleksh qe per pak pushtet apo per pak fame eshte gati te thote dhe bej cdo gje.  Zakonisht njerez te tille nuk kane hic shtylle vertebrore, prandaj dhe gozhdohet keqazi nga Lubonja.

 Po ç`ne me Kombet e Bashkuara ky Erioni? Neise nga ato qe kam degjuar prej tij nukme duket  i tille dreqi i merr vesh ku kullosin.Por  Ju flisni si me pasion per te.Aponga qe eshte ... imajte.Te jete i tille thua ? Jo a derbardhe .Nuk jane as te majte as te djathte, po the se jane pa shtylle kurrizore.Kane, jo shtylle, por  nje antene qe leviz ...Ky me duket definicion i pranushem.Ndaj  agresiviteti ndaj tij  nuk justifikon Lubonjen Perkundrazi.Se Lubonja ka rene me kohe ne dashuri.... me ...Lubonjen

Ku i dihet c'genjeshtra keput ky bytheci.  Keshtu thot po ku merret vesh ka punuar a jo.  Ato qe thashe me siper grava vine nga dikush qe e ka njohur nga afer fare kete Erionin dhe per mua konfirmojne ate qe une gjithmone kam menduar per kete njeri: qe eshte nje matrapaz i rankut te pare. 

Po c'i majte mavria aman? Jo ky po as nje politikan shqiptar s'ia ka idene hic, po hic fare boshtit ideologjik te politikes e jo me t'a dine se ku qendrojne vete ne te.  Per Lubonjen une nuk kam ndonje simpati te madh, por kur vjen puna tek politika dhe politikanet Shqiptare ai eshte pothuaj se i vetmi qe i therret me emrin qe meritojne, perfshi dhe kete bythecin.

Emo, Dash Shehi asnje llaf nuk thote pa vend smiley

Dash Shehu per mendimin tim eshte jashtezakonisht inteligjent. Flet pak e sak dhe godet aty ku duhet pa zbukurime dhe tjerrje fjalesh. Para Dashit, Erioni dukej si qingj dhe i ngelen ato traplluqet bajate qe thote ne fyt.

Dash Shehi eshte arrogant dhe sa per arrogante, ai vend ka plot. I vetmi ndryshim eshte se Dashi ka ndejt ne pushtet vec per nji kohe te shkurter dhe tu pa kto qe i kane hy politikes pas tij, kjo ja heq cik petllen dhe e bo me reagu n'ate fare feje me cdo njeri qe ka perballe

T'i qash hallin G99 pse deshtoi dhe po skedohet ne partite qe jane krijuar dhe zhdukur pa gjurme gjate tranzicionit eshte sikur t'i qash hallin ekipit te futbollit te Corovodes (nese ka, se nuk jam i sigurte) se pse nuk po fiton Champions Ligen. G99 ishte thjesht nje manover elektorale e Rames ne zgjedhjet qe shkuan. Mendohej se me mundesite publicitare dhe financiare qe kishte G99 te terhiqte votues te rinje. Gje qe nuk ndodhi pasi njerezit nese donin te votonin kunder PD-se i jepnin voten direkt PS-se dhe Rames, nuk kishin pse votonin per kopjen e shemtuar te tij. G99 nuk ka qene nje levizje politike qe perfaqesonte rinine (pjese te vogla apo te medha te saj), as ne enderrat me te bukura te saj. Qe ketu eshte gabim analiza, nese mendohet te behet nje e tille. Historia e G99 fillon ne Mjaft. Nje organizate e majte bile e ekstremit te majte. Nje organizate shume e financuar qe si funksion politik kishte sherbimin dhe perdorimin nga Edi Rama. Veliaj nga Rama nuk eshte perdorur vetem kur formoi G99, por qe ne Mjaft. Keta qe e kritikojne sot per "perdorimin" dikur ofroheshin me deshire te madhe per t'u perdorur e keqperdorur nga Rama kur ishin ne Mjaft. G99 ishte nje truk elektoral qe nuk funksionoi, keshtu qe eshte jo-racionale te vazhdonte te ekzistonte me gjate. Cunave dhe gocave te G99 ju uroj sukses ne PS, megjithese veshtire se mund te ja dalin edhe aty. Nuk e imagjonoj dot se si do te punojne se bashku per familjen socialiste zeri ne media i homoseksualeve Kristi Pinderi dhe nje xhaxha veteran.

Po seksualiteti i njerit apo tjetrit c'hyn ne pune ketu? Apo thuaj, Lezha nxjerr vec burra te forte.

ta myllesh javen me llogon e lubonjes... me tu duk (me gjith simpatin per Dash Shehun) si i dor shtriganesh qe po iu canin taravelen ca cunave te rinj, per me shum gagac. video horror. lubonja sikur sapo kish ardh prej stephen kingut kurse Dashi nga Lewis Caroli.

Sad

!!!

Edhe me gjithe respektin per Lubonjen, do te shtoja une.

"si i dor shtriganesh", nje krahasim me i mire se ky, nuk mund te gjehej.

mer ata i denoi deshtimi tyne. politika - si historia - nene e vrazhde, tha. S'do me dit per gjo, vec rezultatin. Dhe une nuk jetoj atje, dhe s'mund te di gje per ta.

Une fol per ate qe shof ketu, per nje kulture mizerabel komunikimi, per venie para kshu "si lopet" te nji cunaku qe dukej si nxenes i dobet qe kish harru detyrat ne shpi. Nuk di se c'shtylle vertebrore ka ky veliu, por po te ishte ndonje gusmaras a lekdushas nga ata qe njoh une, do i thoshte lubonjes, pa ndrroje i cik tonin ti lale, se s'je tu i fol kalamonit te shpia. pernryshe me keni per dere perjasht.

e keqja eshte qe ne shqiperi me duket se kjo nuk merret si mjerim komunikativ (kta jane elita e? nuk jane ferrneti), por quhet qe X e boni me fol me vete Y, ose ose ajo shprehja tjeter qe u tha dje te peshku: X i boni zbor Y.

Kta jemi (ne forme, qe eshte refleks i permbajtjes) - kaq na tako.

!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

 " Nuk e imagjonoj dot se si do te punojne se bashku per familjen socialiste zeri ne media i homoseksualeve Kristi Pinderi dhe nje xhaxha veteran..."

Po pse o Bulo e kruan me Saliun ? Ai nuk eshte vetem vete homoseksual por deshi me shit dhe Qeverine si sumsa ?

Sa here te lexon nga keto "gabime pa dashje "  me duket sikur te therret Berisha si xhaxhi veteran qe eshte me simpathi e anal - iste vuvuzeliste  dhe te heq pak veshin .

" Kujdes me sumen . Se ate e kemi shit me kohe , ndaj jemi ne QEVERI " 

 

Me gjithe kete shkalle njohje e anlize te FelLte , ini qe ini a si futni .....dhe nje ashtu .... Grupim te lloit te ri , pa perseritur gabimet e Mjaftit  e te 99 tshave

Grupi 99 ishte nje Grup pa asnje peshe . Thjesht nje shkendije po qe nuk arriu te ndeze . Dikush pelqeu ti afrohej dikush jo . Keshtu e lkane eksperimentet nuk dalin te gjitha te sukseseshme  Cfare ka ketu per analiza te "MbeDhOja mer jahu " . Per te bere vrima ne uje te vetmit jemi .

Mbreteria e SIKURIT Ju ofron nje qenie ne Pushtet te G 99 paralelisht me anal-in qe i ka bere deshtimit smiley  

E nene e nene cfare servilash te ndyre do lexonim smiley Do benin Uje me vrima !

 Po cfare vreri dhe cmire lexon ketu ndaj G99. Po ata mire apo keq e provuan...ne pjesen me te madhe me ci kam pare flasin paster, qarte e me elokuence. Po se kane fajin ata more qe populli yne i trashe eshte kaq i lidhur me partine a majte e te djathte ne shqiperi se populli yne akoma i pazhvilluar demokratikisht eshte akoma i paafte te shquaje me shume se dy ngjyra, kuq e blu, si ai femija 3 muajsh ku shqisat jane akoma te pazhvilluara. Sa ka fajin G99 qe populli yne do gjera shqeto sic i ben Sali baba qe bam ja ben ne parlament '...une ta bej fytyren si kepuce..' dhe gezohet populli yne barbon se thote...he cja beri mire ...po keshtu flet burri. Po ashtu gezohet populli yne kur Fatos Nano i ben rresht per nje militantet e vet se ashtu jane mesuar ne rresht.

Shumica nuk i di nga i kane kaq komplekse ndaj Velise e G99 por me duket se ju vjen nga nga paaftesia personale dhe nga smira proverbiale shqiptare. Shume e turpshme.

E provoi G99? Cfare provoi mor aman? Provoi te vidhte? Sepse ashtu i bie. Nese klasa politike eshte e degjeneruar, PS dhe PD jane te infektuara nga paaftesia dhe korrupsioni, atehere, te gjithe ata qe kerkojne te futen ne te njejten valle, s'duan gje tjeter vecse te behen si ato. Kete e verteton edhe shkrirja dhe berja njesh e G99 me PS-ne, por edhe veprimtaria e meparshme e Erjonit me Mjaft, te cilin e shnderroi ne vegel per te mbeshtetur ambicjen e Rames per te degjeneruar Nanon qe ai te merrte PS-ne. Nese e ke fjalen per kete pune "te shkelqyer" te Erjonit, po, e sakte. Ka qene i shkelqyer.

Me kane thene se tek Ambasada Hollandeze ne Tirane jane vene ne kerkim te Erjonit, per te kthyer 300 mije eurot qe u zhduken ne veren e 2003-shit, si dhe 1 milione euro per periudhen tre vjecare 2007-2008-2009 qe iu dhane Mjaft-it me qellim per te rigjeneruar levizjen pasi Eri Velina kishte ikur te G99, por qe njerezit e tij ne shoqaten Mjaft me inicialet: A.S, E.K, A.M, D.SH dhe E.Q, i depozituan ne menyre klandestine tek llogaria e vllait te Erionit, A.V.

Ambasada nuk del publikisht se, si t'i thote mbretereshes Beatrix, qe e mashtroi nje adoleshent nga Shqiperia i cili vodhi eurot e saj dhe e degjeneroi seline diplomatike te lartesise se saj ne Tirane? Me keto leke (nje pjese te vogel), u be fushata e G99 ne zgjedhjet e fundit te humbura, u be vila e Erit tek Rolling Hills-i ne Petrele, u ble shtepia e Endri Fuges te Kodra Diellit, si dhe ca biznese me te vogla ne fushen e restoranteve ne Tirane te shokeve te tij te afert. Remember, remember, where were you last september...

E pra. Se te gjithe merren me gjurmet e ujkut nderkohe qe cakalli vazhdon te kete aksione.

 

Dhe ju lutemi admina mos na i redaktoni komentet kot me kot. Tek komenti i fundit kisha kerkuar nje koment te artikullshkruesit per Mjaftin. Meqe Mjafti vazdhon ti japi para radikale edhe cunave. Kjo me duket shume ne lidhje me temen. Apo kur flasim per lumenjte e amerkies jemi me ne teme se kur flasim per Mjaftin?

 Kanani para se te beje analizen e 99-s si i ri qe eshte duhet ta kishte mbeshtet i pari kete levizje dhe jo te llam-llam-te neper televizione kunder G-99-s.Dihet tashme qe Mjaft nen drejtimin e Erjonit ishte me i suksesshem se G-99.DESHTIMI i G-99-s NUK ESHTE DESHTIM I ERIONIT ME SHOKE POR ESHTE NJE DESHTIM I SHOQERISE SHQIPTARE(dhe i te rinjeve ne vecanti).Ne akoma votojme per nje vend pune apo per te marre nje tender apo si te perfitojme ne kurris te te tjereve. Shqiptaret nuk shkeputen dot nga kjo per sa kohe ata varen ekonomikisht se kush Parti fiton.Per mendimin tim te rinjte shqiptare nuk duhet te votojne cfare i thote babi ose mami...............

PS:Kanani mun te jete radikal por vetem radikal i majte nuk eshte.TUNG

Kur ishin si LEVIZJA MJAFT ishin me te dashur , me te mirepritur nga populli me aq kontribut sa jepnin per ceshtje te ndryshme dhe vet Erioni deklaroj se nuk do futeshin ne politike  !!?? Po as ai nuk mundi ti bej balle tundimit per te qene pjese e tortes se pushtetit  .G-99 qe fundi i tyre .

Dhe Albin Kurti ka thene se do ngelin perhere levizje dhe nuk do angazhohet ne Politike  koha do e tregoj ca do bej dhe ai .

Mbyllja e G99-tes nuk eshte as fat i keq as fat i madh, po te mos mbyllej do na duhej te dyshonim me teper per financimin e veprimtarive politike te kesaj partie deri ne zgjedhjet e ardhshme. Artikulli nuk duhet lexuar ne kendveshtrimin se pse u mbyll, kjo eshte shume e qarte, nje parti e re qe nuk siguroi dot asnje vend ne parlament do duhej ose 1) te mbyllej ose 2) te punonte fort per hartimin e nje programi politik me te qarte dhe deklaronte burimet e financimit deri ne zgjedhjet e tjera. Sigurisht qe te dyten nuk do e benin dot, keshtu qe mbyllja eshte thjesht nje akt llogjik ne nje seri veprimesh...  Mbyllja thjesht sherben per te ribere nje here nje analize mbi pse deshtoi kjo parti. Mbase per te gjitha arsyet qe u thane e sterthane me siper: populizmi i tepruar, drejtimi autoritar, fokusi mbi imazhin, gjoja perfaqesimi i te rinjeve, mungesa e demokracise se brendshme, pamundesia e veprimit jashte ndikimit te Rames... etj. Pare ftohte nuk mendoj qe duhet absolutisht pare si deshtimi i te rinjve ne politike, as nuk perfaqesuan te rinjte dhe as nuk u sollen si te rinj... Loja eshte ende e hapur... Bujrum!!!

 

Ne kesi rastesh bejtet do te ishin me te mirepritura sesa artikujt dhe komentet ne proze. smiley

c'thuhet ne keto raste?

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).