1.  Në fund të ditës Kasapi var përparësen Gjaku thahet vajzë E humb ngjyrën Dhe nuk shkakton më alivani Pa gjuhë, syshtangur varet Koka e kafshës në çengel. Qepenat ulen vajzë Mbështetet në jastëk Koka e njeriut Që të kërkoi dorëzimin Në këmbim të asgjëje Dhe lëvdoi Supën tënde të ngrohtë. 2.  Në depot e armëve flenë domatet Peshoret e shkrehura Rojet e domateve Pronarët e peshoreve. Dielli kthehet përsëri Si mizë e [...]

14 Komente

An amazing fresco!

ps: you may have to put a comma, before vajze

Great! Me kenaqe.

edhe mua smiley

falemnderit per leximin. e paçi ditën e bardhë siç kini edhe zembrën smiley

.... Domate, domate rrëzohen ngado.

obobo ça pamje nkoke. kshu u kputa edhe une mbi kte vjershe.

komplet ulerime plako.

dhe:

 

Po në qafën timeÇfarë varëse të var?Me lotë e mbaj zbuturNyjen në litar. 

Mshir.

Dielli kthehet përsëri

Si mizë e bezdisshme Jeta zgjohet si djersa Në lëkurën e rregjur Shollë Kjo është, patjetër dita e domates cipëhollë.  Unë shkruaj pse kështu qe e shkruar Çdo ditë vjen si mizë dhe pa muzë Marramëndës vërtitet dielli E jeta zgjatet tërkuzë.

E ke dhene kaq bukur monotonine e jetes, o fh, sa thuajse ndjeva zukatjen e bezdisshme te mizes, psheretima "s'po shtyhet hic" dhe "kot qe rrojme". Me je bere si Leopardi me "il suo nulla e il suo tedio".

Një kënaqësi e vërtetë. Aq më tepër që nuk kam asnjë informacion për autorin. Ashtu siç kam shkruar dhe diku tjetër : ecim nëpër Afrikë, gjendemi përpara një statuje që na mrekullon, dhe nuk dimë asgjë rreth autorit ; kënaqësia eshte mëse e sinqertë, totale, e shkëputur nga të gjitha paragjykimet (të cilat për fat të keq  i shtojmë çdo ditë e më shumë !)

Bravo!

 

...shkruar pas shikimit te nje opere ne tv, qe nuk e kishe pare nga fillimi se e kujt ishte, ne mos gaboj?

(Ana, me fal qe po te pergjigjem me vonese, po isha i zene deri tani). Ke te drejte. Aty e kam shkruar. Ashtu siç kam shkruar (pak a shum&eumlsmiley ne nje vend tjeter se : ato (poezite) i kam djegur, por mjafton qe ti i mban mend, dhe aq me mjafton.

 

më pëlqejnë shumë.

nuk kam komente të tjera ndriçuese.

saluti a tutti smiley

po ti mo, sa more vesh per trahanane e Lisandrit, erdhe me vrap, se mos te lejshim pa pjese, e?! smiley 

kalofsh sa me bukur, fh! smiley

nuk di per trahana, po i salep nuk qeka dhe aq gazep smiley

ambjent.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).