Dora e dukshme dhe e gabushme e shtetit në ekonominë shqiptare botuar tek gazeta Shqip Një ndër burimet kryesore të krizës së madhe që ka kapur ekonominë amerikane gjatë këtyre viteve dhe si pasojë gjithë ekonominë botërore, gjendet tek tregu i ndërtimit në Amerikë dhe politikat shtetërore të rrugës së tretë të ndjekura nga Bill Klinton. [...]

4 Komente

Dora e shtetit ka nderhyre por vetem per interesat e shtetareve dhe ne favor te  biznesit te lidhur me politiken. Drejt.

Vetem ai parashikimi per skenarin grek te krizes , mos qofte i thene!

Shkrim me permbajtje interesante per studentë. Nje koment me abstragime, por nuk e di se sa i nevojshem do te mund te ishte per pushtetaret tane. Nuk di nëse edhe vet Adri do te mund t'i mbante parasysh çka shpreh ne kete shkrim ne nje detyre te rendesishme te mundshme ne shtet.

Shkrime te tilla, si ky i Adrit, mund te kene vlera ne pikepamje akademike, por nuk besoj se do te kishin te tilla edhe ne pikepamje praktike.

Gjithesesi, le t'i urojme autorit te zbres me "posht", me kembet ne toke, sepse vetem keshtu do te mund t'i vihet edhe me mire ne sherbim realitetit te sotem.

e para, cfare nenkupton autori me "liberal" se pershtypja e pare kur shikon blogun eshte qe po kopjon "Krugman", por duket sikur me liberal nenkupton ate qe ketej quhet "konservativ"

tentative e mire

megjithate, kriza e "subprime" ne US dhe kriza e borxhit ne Greqi jane dy gjera krejt te ndryshme. Autori e nis me krizen e US duke permendur sektorin e ndertimit dhe pastaj del ne perfundimin qe mund te na ndodhe si ne Greqi. Ne nuk jemi si ne US sepse nuk mjafton thjesht te bjere vlera e shtepive per krize. Kriza ndodhi per shkak te koklavitjes te borxheve qe ishin dhene per keto shtepi (dhe autori e di kete). Nga ana tjeter, shteti ka marre borxh per te ndertuar rruge kryesisht, shume here duke thjesht u premtuar firmave qe do t'i paguaje me vone. Firmat kane hyre ne borxhe per keto punime dhe nese shteti nuk ka para t'i paguaj ato do falimentojne. e dyta, borxhi mund te rritet aq shume sa ne te perfundojme si Greqia. Pse duhej pjesa e pare nuk e kuptova...

Per sektorin e ndertimit: nuk eshte e vertete se u rrit vetem nga oferta me nderhyrjen e qeverise(ve). Ka patur shume kerkese per apartamente dhe shtepi, jo vetem nga levizjet migratore por edhe nga mungesa e apartamenteve ketu e 20 vjet perpara. eshte vazhduar te perkrahen ky sektor ne dy vitet e fundit pa qene nevoja, gje qe e kemi diskutuar shume kohe me pare ketu ne peshk. Megjithate, te dhenat e fundit tregonin qe cmimet jane rritur, jo ulur, megjithese kostot ne sektorin e ndertimit ishin ulur. Nje analize e thjesht te nxirrte ne perfundimin se kishte rene edhe kerkesa dhe oferta ne te njejten kohe, por pa ndryshuar/ulur cmimet. A eshte tendenca qe cmimet te ulen? Une parashikoja para dy vitesh qe do te binin, por deri tani ato jane rritur. Edhe nese do te bien ne te ardhmen, a do te bien aq shume sa te ndikojne mireqenien e njerezve? Me shume mundesi jo, sepse vetem nje pjese e vogel i kane blere apartamentet per t'i shitur... pjesa me e madhe i kane per te jetuar (ose shtepi te dyta per veren).

Nuk e di pse njerezit bejne paralelizma midis ekonomise shqiptare dhe asaj greke qe jane dy gjera krejt te ndryshme. Ekonomia greke ka nje strukture te mirefillte dhe i dihet filli dhe problemi ndersa ajo shqiptare nuk eshte as mish dhe as peshk qe mbijeton me shume per inerci sesa nga politikat e katrahures shtetrore qofte gjate komunizmit, qofte gjate kohes se tanishme.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).