DY FJALĖ NĖNĖS


Kurrė luftė nuk nisa,
As derdha shira acide mbi katedrale.
Nuk i shkriva unė Yjet e Davidit,
Pėr ca rubineta ngjyrė ari,
As u ndriçova nga llampadare
Sajuar me lėkurė njeriu…
Nė tokėn e tjetrit kurrė s’e ngrita shitoren,
As dėrgova misionarė pėrtej kufijve tė mi,
Pėr t’u grabitur tė fshehtat
Nė shkėmbim tė shpirtit…
Ja, pėrse Nėnė
ata thonė
Se Ti mė ke ç’burrėruar…
Eja,
Ulu nė prehrin tim,
Mė rrėfe
Çfarė do doje t’u thosha atyre
Para se t’ua zhbėj
Injorancėn…



MARSHI I TĖ NJĖMILIONTĖVE*

Nata ish e gjatė,
Plaga e thellė ishte
Err’ e terr nė gropė
Me muret teh thike
Larg bregut, nėn njė qiell mavi,
prej gėrshetash zvarrė mė tėrhoqen,
dhe mė plasėn fare pranė teje
duarlidhur ishe, gojėmbyllur,
emrin tim s'e thirre dot njėherė,
ashtu krejt i mjerė, siç dhe unė isha
por ja qė fatkeqėsisht Historia
ta veshi Ty mantelin e turpit…

E thashė, pra-
Nata ish e gjatė
e thelle plaga ishte
gropa err' e terr
faqet - tehe thike.
Por sot, buçet zėri i shpirtit tė lashtė
na çon fjalė tė thella,
pėrmes vitesh, shekujsh,
detesh, oqeanesh.
Thotė: Bashkohuni
dhe shpėtoni racėn tuaj.
Zinxhiret e skllavėrisė e kanė paguar çmimin e lirisė!
Toka e premtuar - larg, shumė larg kėtej!

Nat’ e gjatė pafund
Plaga e thellė ishte
Err’ e terr nė gropė
Me mure teh thike
Ferri qė jetuam dhe prapė po jetojmė
Na i mprehu shqisat
dhe forcoi dėshirėn
Por kėtė mėngjes
kaq qartė e shoh mes ankthit,
Shpirtin tėnd.
Dhe e di se bashkė do e bėjmė shpėtimin
Vrikthi sjell nė mend tė shkuaren e turpshme,
Nė tė kaftėn e madhe tė syrit tėnd shoh’
Dashurinė pėr familjen!
Tė them: - Le tė perplasim duart
dhe shkojmė nė kėtė mbledhje tė madhe,
Le tė pėrplasim duart dhe tė flasim gjuhėn e dashurisė,
Le tė pėrplasim duart dhe ta braktisim shtegun e ndyrė tė indiferencės,
Pėrplasim duart dhe le tė gjejmė ku fshihen zemrat tona,
tė bashkohemi dhe tė ndreqim fajet tona,
tė bashkohemi dhe pastrojmė shpirtin,
t'i lėmė mėnjanė provat naive dhe tė
ndalim shtrembėrimin e historisė sonė
Pėrplas duart dhe shpėto shpirtrat nga rėnia nė humnerė.
Pėrplas duart dhe bėji vend gazit tė hyjė nė kuvend.
Njerzillėkut nė dhomat tona tė gjumit,
Dhembshurisė nė kuzhinat tona.
Dhe pėrgjėrimit pėr foshnjat…

E dime prej tė parėve, se mes gjithė kėsaj dhimbjeje,
Mbi gjithė kėtė ferr -
Ne jemi tė pazhdukshem dhe serish do ngrihemi
…Dhe sėrish do ngrihemi!

* Million Man March - Levizje pėr bashkim dhe protestė e zezakėve tė ShBA nė vitin 1995, kundėr diskriminimit dhe mospėrfshirjes nė zgjedhjet elektorale tė mė shumė se njė milion e gjysėm njerėzve nga ky komunitet…

Pėrkthyer nga Majlinda Bashllari

7 Komente

Flm, Av!

 

 bukur

 Flm Av. Ne kohen e duhur.

Ferri qė jetuam dhe prapė po jetojmė
Na i mprehu shqisat
dhe forcoi dėshirėn
Por kėtė mėngjes...

 

Very welcome! Keto jane poezi te pavdekshme. Ja qe njeriu nuk ka qelluar kafshe e urte shtepiake...

Tė them: - Le tė perplasim duart
dhe shkojmė nė kėtė mbledhje tė madhe,
Le tė pėrplasim duart dhe tė flasim gjuhėn e dashurisė,
Le tė pėrplasim duart dhe ta braktisim shtegun e ndyrė tė indiferencės...

 

Hi (gh five) Av smiley

 Faleminderit per prurjen Av! Me pelqyen te dyja, sidomos e dyta e cila ka nje mesazh shume domethenes brenda saj. Anipse eshte shkruar per nje kohe tjeter, kjo poezi i pershtatet shume realitetit qe po perjeton vendin yne sot.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).