Foto: Andre Kertesz, Distortion, 1933

 

 

***

Hyra tek dyqani i Demit për të blerë fruta. Unë nuk ha fruta, unë blej fruta. Demi është hundëderr, veç këtij nuk ka cen tjetër të pambuluar nga përparësja. Demi shet fruta, por mua nuk më pëlqejnë frutat. Unë blej fruta sepse dua të vij në dyqan. Sepse dyqani i Demit është i rrethuar me xhama dhe sheh nga udhëkryqi. Dakord, të gjithë dyqanet kanë xhama, por xhamat e dyqanit të Demit janë ndryshe. Demi e di se unë vij këtu për xhamat, por sa kohë qe unë blej pjeshka të vrara, atij aq i bën. Më ka treguar se xhamat e dyqanit të tij janë skarco dhe se i ka blerë lirë. Ke bërë mirë, i pata thënë dhe atij iu pat bërë qejfi.

Në fakt kishte bërë shumë mirë. Tani unë vij dhe shoh botën në udhëkryqin përtej xhamave skarco të dyqanit të Demit. Një botë ndryshe, me të cilën kam rënë në ujdi se një ditë do të jem pjesë e saj.

Rri aty e habitem me një çift adoleshetësh; ai me dorën e tij të gjatë – të gjatë, përreth qafës së saj të gjatë – të gjatë e të pjerrët. Dy xhirafa elegante që përtypin gjethe a fjalë me lëvizje eliptike të nofullës. Çfarë dinë ata që qënkërsh kaq e mjaftueshme sa të mos pyesin për asgjë tjetër?

Eliptike janë gjithashtu rrotat e biçikletës së dikujt që ka hedhur shtat vetëm nga mesi e lart. Këmbët e tij lëvizin shpejt; këmbët supozoj janë bërë të lëvizur, por trupi i tij rrëshket mbi hipotenuzë pothuaj sikur i tutet nxitimit. Çfarë di ai për nxitimin?

Pastaj matanë shtyhet një gomar i ngarkuar. Prej këmbëve të tij të gjata, të gjata e të larta, supozoj është një deve që mbart floririn dhe jetën e të zotit nëpër shkretëtirën e pafund të syve të tij. Çfarë di ai për vetminë që nuk e ndan me askënd?

Mahnitem kështu me mahnitjen time pas një bote që nuk është e imja, por që e kam vjedhur e fshehur aty ku një ditë dua të fshihem edhe vetë. çfarë dinë ata për mua?

- Pjeshkët e zakonshme? – më flet Demi.

Kthehem nga Demi i zakonshëm, që nuk ka asnjë cen të pafshehur nën përparëse dhe gëzohem për hundën e tij të stërmadhe, të gjatë e të pjerrët.

-Po, po – i them, pjeshkët.

 [...]

5 Komente

Dyqani i fruta-perimeve si Alephi i Borgesit: Demi i fh-se me nje fjale ... smiley

Hyra tek dyqani i Demit për të blerë fruta. Unë nuk ha fruta, unë blej fruta. Demi është hundëderr, veç këtij nuk ka cen tjetër të pambuluar nga përparësja. Demi shet fruta, por mua nuk më pëlqejnë frutat. Unë blej fruta sepse dua të vij në dyqan. Sepse dyqani i Demit është i rrethuar me xhama dhe sheh nga udhëkryqi. Dakord, të gjithë dyqanet kanë xhama, por xhamat e dyqanit të Demit janë ndryshe.

 

Kthehem nga Demi i zakonshëm, që nuk ka asnjë cen të pafshehur nën përparëse dhe gëzohem për hundën e tij të stërmadhe, të gjatë e të pjerrët.

c'i paske rene kaq gjate,  jo po s'me pelqejne frutat, jo po me pelqejne xhamat e dyqanit.   thuaj aty troc:  me pelqen demi me .............,hunden e madhe,  se nuk eshte turp.smiley

Eh, ti te thyke Hunden me analize teksti Bel!

jo, po me beri pak pershtypje kjo:  edhe dem edhe hundederr.

ke pare keshtu ti?!smiley

teper, po teper, mjeshterisht, e goditur.

lexohet me nje fryme

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).