E drejta e qëndresës * Enis Sulstarova * Aty ku ka pushtet ka edhe qëndresë… (Michel Foucault) Ndaj Albin Kurtit UNMIK-u më parë dhe tani EULEX-i kanë ngritur tri akuza juridike: (1) organizimi i një turme për të kryer vepër penale; (2) pengimi i personave zyrtarë për kryerjen e detyrave të tyre [...]

41 Komente

E kuptoj rolin e Vetevendosje! ,e kuptoj aspiraten dhe perpjekjet per sovranitet funksional.E admiroj dhe A.Kurtin si simbol i ketij aksioni dhe kesaj qendrese. Vetem se ky serial shkrimesh, ku veshtrimi realiteteve  te Kosoves patjeter duhet te kaloje  permes emrit te A.Kurtit, me duket pak i tepruar.

A nuk mendoni se ne vend te lartesimit te KULTEVE do ishte me produktive te lartesohej KAUZA me nje polifoni zerash?

GJYQI I ALBIN KURTIT ESHTE EMRI I MOS PAVARESISE SE KOSOVES, I MOS LIRISE SE SAJ DHE I STATUSIT ENDE TE PAZGJIDHUR.

Kjo eshte arsyeja besoj qe shkrimet me se shumti, jo vetem ne Shqiperi por edhe pak me gjere se kaq i referohen ketij lideri politik.

E NE FAKT UNE BESOJ SE IA VLEN TE NGREJME CA KULTE. NGA ATO TE CILAT SI KUNDERSHTON ASKUSH. UNE PERSONALISHT DO TE DOJA TE KISHA CA KULTE TE PAKUNDERSHTUESHME SHQIPTARESH NDAJ TE CILEVE TE PERULESHA ME RESPEKT.

Por besoj per A.Kurtin eshte ende heret, meqenese ka aq shume per te bere e mbase do te na duhej pak me shume se ideja e Kultit me vone per ta etiketuar.

o shoku dekonstruktivist i kultit, nuk po i ngrihet kult njeriu, por nje njeri po gjykohet ne menyre absurde, dhe gjyqi i tij shenon cenim te lirise se fjales, cenim te lirise politike te individit, si dhe cenim haptazi te sovranitetit te nje vendi qe nuk ka as gjykata, as liri perkohesisht.

Kauzat perbehen nga njerez, o shoku oliver shmit i realitetit.

o shoku rojtar i kulteve, nuk di pse te shikoj pak te nervozuar neper komente.Dhe ajo qe me ben me shume pershtypje eshte reagimi  per cdo shkrim qe vjen prej saktivistes.A mos je gje roja i parkut ? Nuk do komente shoku konsomolas, nuk te pelqen reagimi? Po kujt i plasi o shoku utopist.

PS: kjo eshte replike e detyruar sipas gustos tende. Nuk te isha drejtuar ty zotri dhe as kisha perdorur kete gjuhen prej  gjeli . Kujdes mik, se te gjithe kemi gjuhe te hidhur.

ncnc... sa gjakftohte spiritusi smiley

"Po kujt i plasi o shoku utopist". smiley

Kur te pickojne pa arsye ty Flo, ruaj gjakftohtesine. Ose lexo gjakftohtesine smiley

ncnc, gjakftohtesia eshte fjale e huaj per mua, une thash mos merrja njecike shembull nga ty smiley

o shoku spiritus, mos ia fut trapit kot me komentet dhe thirri logjikes kur shkruan, se nuk e di se c ke nje tendence te perafrohesh me xhibin here pas here. Ose ne rast se ke vendosur te behesh Xhib, me thuaj, dhe shin rehat pastaj, pasi te te heq vizen.

Kujdes me gjuhen, se na e ngrefe!

Ke marre huqet e mesonjesve te ppu me duket. Mos u ngref kot me kot.Nejse, po ze vend ne lozhen e damave duartrokitese here tjeter.

faleminderit! nje duartrokitje eshte gjithnje me interesante se sa nje "kritike" per hir te kritikes, si ato qe japin gjithe mesonjesit ne kete shkolle pa nxenes.

 omg spiritus, pse kaq histerik ti? smiley.

Juve komunistet e blogjeve te reja i jeni qepur kauzave kombetare si ata qemoti gjate luftes. smiley

Sic ka thene ai Hyllin tek blogu i xhaxhait ne temen e Maos:

Komunizmi nuk ka asnje mundesi te hyje ne dinamikat realitetpercaktuese as ne Shqiperi e as ne Kosove, i vetmi shans eshte ti ngjitet si parazit o rrymes liberale o asaj nacionaliste.

Lum si Albin Kurti per juve medemek. Sa tju kete juve s'e prek kush. smiley

kujdes xhibo, se ty dhe atij tjetrit mund t'ju vihet shume shpejt nga pas rinia e lezhes, keshtu kam degjuar...

Hë, bën mirë që merr komente të të tjerëve andej, se të tuat janë "si të flasësh për rrotën", Xhibo.

Ti e do me dru o Xhibo, skam faj unë.

 

NJE LUTJE A KA MUNDESI QE JO CDO ARGUMENT I VLEFSHEM TE QUHET KOMUNIST? SE DHE PAK DO BESOJ QE GJITHSHKA TE LOGJIKSHME E TE MENCUR JU KETU E QUANI TE KOMUNISTE. E PER RREGULL LOGJIK, CDO IDE TE DJATHTE DUHET TA QUANI MESA DUKET TE PALOGJIKSHME.

ps. Ju zoteri punoni ndopak apo jeni te trajnuar ne SHBA per mbledhje perpunim informacioni te gabuar mbi ngjarjet dhe njerezit?

E di besoj dhe ti qe nuk ke se si te kuptosh dicka nga Levizje si VETEVENDOSJA apo nga kauza te ngjashme me te?

Sepse kauza te tilla do te kerkonin angazhim madje sakrifica, nga te cilat pergjithesisht nuk perfiton asgje as ne te tashmen as ne te ardhmen. Keshtu ne keto raste meqe HESHT NE AKT - HESHT PRA DHE NE FRAZE.

 

Oj ti shoqja Sofika, me germa kapitale, presje dhe pika.

Une s'e kisha me ceshtjet e Kosoves, e kisha me ju saktivistokomunistet qe ashtu si komunistet e hershem, i jeni qepur tani kauzave kombetare si ai gjeja pas kepuces, duke shpresuar te legjitimoheni si rimorkio, meqe si lokomotive e dini qe s'keni asnje shans te merreni seriozisht, as ne internet me c'duhet deri tani.

Dhe kur them ju kam parasysh dhe ty specifikisht qe mesa duket komenton ekskluzivisht ne tema saktikomuniste, jo dhe aq te Kosoves p.sh. apo tema te ndryshme ne kete blog, si shumica e njerzve ketu.

Keshtu qe here tjeter kurseji diversionlutjet te thurura ne germa kapitale, se nuk eshte se do te te legjitimoj gjithmone me replika. smiley

LOVE IT!

Ah, se per pak harrova. Shkrimet e Saktivistes me duken te vetmet te vlefshme ne fakt.

Do kisha dashur t'i njihja njerezit qe punojne per kete, por si njoh ende. Mire qe ma cove ne mend, mbase i kontaktoj dhe bashke me shume kolege te tjere te mite (jo vetem shqiptare mbase i jap nje dore).

PO mesa di une keta djemte dhe vajzat e Saktivistes kane vite te tera qe shkojne ne prosteta dhe ne aktivitete ne Kosove, (me aq sa kam pare foto). Biles ka dhe nje rrjet prej mbi 40 a 50 organizatash nga te gjitha vendet me shqiptare te cilin e drejtojne se bashku me VETEVENDOSJEN! keshtu thuhet ne TV te pakten dhe ne websitet perkatese.

Di gje ti?

 

dalje nga tema: diten kur femrat do shahen me te madhe 'ik mi lezbike' do kemi arritur me ne fund barazine me barbarizmin mashkullor.

lezbike eshte paraleli femeror per komsomolas? smiley apo per roje parku

nejse, femrat kur shahen, shahen edhe me keq, burra e shkuar burrave smiley

kujdes xhibo, se ty dhe atij tjetrit mund t'ju vihet shume shpejt nga pas rinia e lezhes, keshtu kam degjuar...

ps: kjo ishte se me shpetoi ironia ne komentin tend (maskuar mire me fjalet e kundershtarit smiley). nuk di qe femrat te shahen me keq, por mirepres shembuj smiley

rinia e lezhes, si ndergjegjja e kombit, mund t'i vihet pas cdo njeriu me ekzistence te pajustifikueshme qe sot e tutje smiley

keni vendos me eksploatu radikalizmin lezhjan? nuk eshte pak si teper reaksionar per ju? smiley

eshte radikalizem ekzistencial, nuk gjykohet, as nuk normohet dot pa qene pjese e tij...

dhe ne nuk eksploatojme, ne rrime e shohim teksa shoqeria konsumon vetveten dhe psheretin smiley

 

s'te kisha pare ndonjehere te tuteshe perpara gjykimit apo normimit smiley

sa per psheretimat, me duket se shoqeria s'psheretin aspak, nderkohe qe komentuesit e saj papushim (ka dhe psheretime ne tentative kamuflimi, nga ajo qe behet ne nje tonalitet me te larte).

jemi qe jemi ne mbllacitje e siper, a ma shpjegon pak si e konsumon shoqeria vetveten?

nuk tutem une, por c'eshte ekzistenciale eshte ekzistenciale, nuk mund te jete gjithcka e diskutueshme nga te gjithe.

sa per komentuesit e papushuar, per ate e kam fjalen dhe une, ne fakt ata jane shoqeria. Dmth kur psheretijne kaq shume komentuesit, njeri uf e tjetri puf, shoqeria natyrisht qe oshetin si plake me reumatizem smiley

une ne fakt s'po mbllacitem, po gjthssi - shoqeria e konsumon vetveten kur mjaftohet me "komentimin", apo me "kritikimin" apo me "ankimimin", apo me cdo perkembim te ketyre me siper, tipit: "komentimi i kritikimit", "kritikimi i ankimimit", "ankimimi i komentimit" dhe te tjera fjale qe mbarojne me "-imi". Duke thene nje fjale, pavaresisht se ku, individit i duket sikur e heq nga shpatullat barren e pergjegjesise, qe ne fakt do te duhej te ishte perkthyer ne veprim...

E keshtu, ndodh qe ne Lezhe ngrihen nje tufe me palaco, ndodh qe Prifti dhe Berisha shpallin Shqiperine ne shqitje, ndodh qe ne Kosove shkelen te drejtat e indigjenit, ndodh qe grate dalin e hane pilafin e tete marsit, ndodh qe diplomat shnderrohen ne leter higjienike, ndodh qe shkollat kthehen ne kamp perqendrimi, ndodh qe populli ngel i paperfaqesuar, ndodh qe korrupsioni te behet thuajse vlere e deshiruar prej te tereve, ndodh qe nga merzia njerezit te kthejne syte nga feja, apo nga nacionalizmi, ndodh qe te bejme hapa pas si shoqeri, ndodh qe te gjitha keto te analizohen e te kritikohen, me pas te kritikohen kritikuesit, me pas te sherrosen ne internet se kush eshte me i zgjuar, dhe me pas te ndihen te lare, si njerez qe e kane dhene kontributin e tyre ne kete shoqeri, pavaresisht se s'po e marrin respektin e duhur etj etj etj etj

i rashe pak shkurt, po meqe jam duke bere gazeten sot, me falet...

... ndodh gjithashtu dhe qe ca te rinj te kthejne syte nga komunizmi.

O sol djali, a nuk e kuptoni (dhe kur do ta kuptoni) se keshtu i lidhni duart vetes, per te mos vepruar kurre ?

Me duket se ti nuk e ke idene e komunizmit ne shekullin e XXI ne Europen Perendimore. Nganjehere me behet se je shkeputur nga hapesire-koha. Une degjoj shume diskutime komunistesh ketu ne France. Besoj se ju i keni kopjuar ata dhe jo ata ju. Prandaj kur flas per keta ketu, te njejtat gjera vlejne dhe per ju, apo jo ?

Puna eshte ketu : nese, si per magji, sot ne oren 14.00, çelesat e shtetit iu dorezohen komunisteve franceze, ka gjasa tejet te forta, ne mos e sigurte, se asnjeri prej tyre nuk do t'i pranonte. E kam fjalen se rryma te tilla kane vendosur te jene gjithmone "anash" ecjes se historise. ne kohen kur historia fliste per ta, keta e drejtuan dhe e "mballosen" mire. Tani kane zgjedhur daljen menjane dhe vetem "shkoqitjen dhe zberthimin" e gjerave ne kushtore : do te duhej bere kjo, do te ishte me mire keshtu, ne mund ta kishim bere, etj etj etj.

Shkurt fjala, ka nje keqkuptim fatal mes radikalitetit te majte dhe veprimtarise reale. Keta te dy or lum miku, qe normalisht duhet te ishin "bythe e breke" bashke, nuk shihen gjekundi me njeri-tjetrin, sot ne vitin 2010. Sepse eshte vete ideologjia qe eshte paralizuese, ngurtesuese dhe lidhese kembesh.

Me fjale te tjera, simptoma e radikalitetit te majte eshte PLOGESHTIA TOTALE.

Nese keta te majte, do te afroheshin me ne qender, dhe do te futeshin ne zemer te çeshtjeve, pa i pare me tejqyre, atehere do te kishim nje "socializem aktiv", ose nje "merak i vazhdueshem per reforma sociale te majta". Ndersa ju e shikoni sistemin e sotem si nje bllok me te cilin nuk duhet te keni asnje lidhje. Me vjen keq por ideologjite e medha te sistemeve politike kane marre fund, kane dhene shpirt. Sot mbahen ne kembe vetem ideologjite lokale-universale, kombetare-qytetare, fetare-laike.

Keshtu puna, mik.

Komunizmin, or lum miku, me shume e permend ti se une. Dhe kjo ka nje domethenie te madhe.

Se dyti, as nuk kopjojme njeri, as nuk kemi ndermend te kopjojme. Marrja e celesave ne dore ka nje kuptim te madh moral pas, po ty aq te ben per moralin, se ti si "njeri i demokracise" je me parimin qe po te dhane pushtetin merre dhe mos bej ze, pavaresisht se kush ta jep dhe ne emer te kujt.

Sa per plogeshtine, nuk jam i sigurt nese zotrote je me aktiv se ata radikale qe une aktualisht njoh ne France, e me te cilet kam korrespondence. Nuk di a te ka aq peshe llafi, e nuk di te kesh kontribuar aq shume per ate vend (as per kete xhanem). Megjithate Franca eshte France.

Ne ketu, as na lidhen duart, as na i lidh dot ti duart me etiketat e tua demaskuese fantazmash...

Mire mik? Ne nuk jemi as anash, as ne qender te nje spektri politik qe ti e imagjinon si krejtesisht simbolik, ne jemi ne mes te realitetit, dhe nuk negociojme me realitetin. Nuk i them une te zezes e bardhe sepse ma kerkon korrektesa jote e kastruar e politikes se qendres. E zeza eshte e zeze, sepse aty po jetoj!

Po natyrisht qe per sa kohe fokusi jot te jete te demaskimi i diskutuesit nepermjet etiketave qe ti i perdor kot, pa u ditur as kuptimin e as perdorimin e sakte, nuk ke per te pare kurre se c'ndodh verdalle, as ke per ta thithur se c'diskutohet.

E kam fjalen se rryma te tilla kane vendosur te jene gjithmone "anash" ecjes se historise.

PO pra po, rryma te tilla qe ne fakt jane energji (po ku ta dime ne qe e shohim boten nga debatet e Henry Levi ne TV) i rrine aq anash historise sa e bejne ate.

E rendesishme ne keto raste eshte se pergjithesisht qytetaret ane e mbane perendimit ndjehen mire. Fundja ndonje kauze per te ndjekur s'kane. Ndonje ideologji e madhe qe i therret ne veprim s'egzistoka, ndonje vlere qe e tejkalon pasionin personal s'eshte gjekundi. Neoliberalizem dhe demokraci sa te duash. Rri te rrime. Fundja cfare i duhet me shume njeriut - bime! Ku ta gjesh nje jete te tille, Fotosinteze e perkryer.

Po c'ti besh disave qe e kane stervitur veten te jene qenie me ndergjegje, subjekte absolutisht politike, te revoltuar nga humbja totale e njeriut, kunder zvetnimit te aksionit politik? 

Keta ne fakt i rregullon Amerika, duhet te cohen atje, edhe qetesohen pastaj.

ps. Me ata qe quhen sot Komuniste franceze s'besoj se ke dot ndonje kontakt. Per asnje arsye tjeter vec faktit se s'ke c'bisedon meqenese ju jeni per me shume per kete rehatine e pergjithshme te njeriut bime e ata jane pak grindavec e merren me shume filozofi.

 

trop, with this, you made up per daljen (per mendimin tim) te panevojshme jashte temes smiley

dalja ishte edhe per shkak se s'po me rridhte leximi, por ne pergjithesi kur meshkujt fillojne e kapen seksualisht me njeri-tjetrin me kap nje nerv i vecante dhe i panevojshem smiley

Jashte teme:

Shpeshhere e kam pyetur veten se cfare mendon nje femer shqiptare kur meshkujt, po shqiptare, diskutojne me njeri-tjetrin mbi homoseksualitetin dhe jo vetem mbi te por edhe mbi politiken, etj...

Kam provuar t'a imagjinoj dhe mendoj se duhet te jete me te vertete e sikletshme. Duhet te jete gjithashtu nje nga ato situata kur ti ndihesh i turperuar per turpin qe duhet te ndjeje tjetri. Eshte e vertete?

Nganjehere mendoj se duhet te ndiheni me te vertete fatkeqe qe Zoti e vuri Even ne te njejtin kopesht ku vuri edhe Adamin. smiley 

A jane femrat shqiptare menderisht me te zhvilluar se meshkujt apo eshte thjesht nje paragjykim pozitiv ky?

PS: Mqs. dje ishte edhe 8 Marsi... smiley

po fli o lugat...fli smiley

leje mi gocen rahat se osh e re, ka qef me nejt me shoqet

po t'rrije ore t'rrije me shoqet.

te pije nai gote birre, te boje nai thashethem per golf6-en e re me ngjyre te kuqe qe pret te hyje tani ne treg, per breket e kuqe te koleksionit te ri te  VS,  per Klodin a ku di une, por jo te rrije zgjut per te llomotis filozofina, se pastaj i bohen rrathe ke syte ene i hup bukurija smiley

smiley trop

Per t'u kthyer prape ne teme, fryma e vete-shpjeguese e artikullit eshte perdorur si justifikim per mungesen e elaborimit te argumenteve. Nga ana tjeter, krahasimi me Shqiperine nen regjimin e Hoxhes, me medemek opoziten 0.01% eshte komplet i papershtatshem. 5 pike per titullin por artikulli gati-gati mungon.

sol nuk besoj se komentuesit jane shoqeria, ose me duket se ta perkufizosh shoqerine keshtu eshte nje ngushtesi shikimi i habitshem per syrin tend (ehuuu sa % e larte jane te heshturit). dhe te lutem me miresine me te madhe, mos i mbyll diskutimet me 'une po bej gazeten', nje percaktim hierarkish berjeje qe stimulon nenqeshje. dmth, nuk ka nevoje per mundje krahu, as mes meshkujsh, as mes dy gjinish.

mendoj se shoqeria shqiptare po konsumon ate qe pak veta te guximshem, ambicioze dhe pergjithesisht siperfaqesore kane deshiren t'i japin. sepse une nuk mendoj qe ne kemi dhjame per te tretur, per te konsumuar vetveten. prandaj te bera edhe pyetjen.

as qe e mendoja se konsumimi i sugjeruar nga ti do te ishte shoqericivilizimi i kufizuar i tiranes qe nis te shpjegosh, i cili ne vetvete nuk me duket i demshem, pavaresisht dashurise per stilin brehtian, sepse ndryshe nga agoni apo ndoshta edhe ti nuk shoh reaksion aty, sepse nuk shoh kund tjeter progres.

nuk te mbylla diskutimin, jam vertet duke bere gazeten, se sot ne darke del nga shtypshkronja (shperndahet te merkurave, sic e di). Me fal nese u duk tendencioze (ne fakt me shqeteson qe te duket tendencioze, po nejse).

Komentuesit s'jane shoqeria... hmm. Ndoshta. Por duke pare frekuentuesit e rubrikave te opinionit neper media, duke pare forumet e gjithfaresojshme online, duke pare facebook-un, duke imagjinuar dhe muhabetin e kafenese, me duket sikur ate "pulitiken" gjate lojes se dominose ne bythe te rrapit te fshatit tani e kemi shnderruar ne vlere te pergjithshme. Diskutojme e komentojme mbi hallet, pastaj diskutojme e komentojme mbi diskutuesit e halleve, etj etj. Nuk e kam llafin per shoqerine "civile", se asaj i eshte pire lengu. Nuk kam as ndonje hall me individin. Thjesht po konstatoj, ndoshta eshte mire qe jemi keshtu si jemi...

Fakt eshte qe po afron 15 marsi, dhe te jesh e sigurt qe sivjet, ashtu si vjet, nuk ka per t'u kujtuar njeri per Gerdecin. Jo per hir te Brehtit, po as per minatoret s'ka per t'u kujtuar njeri, as per grate, as per gayt, as per ish-ushtaraket, as per mesuesit qe po pushohen nga puna, as per veteranet, as per pensionistet dhe as per ish te perndjekurit. Dmth, patjeter qe do kujtohen, do shkruajme ndonje shkrim, do komentojme mbi shkrimin, do vije dikush qe t'i quaje hallet si halle komuniste, do i pergjigjem une duke e share, dhe kaq. Muhabet i vjeter shume ky, nuk eshte ceshtje shoqerie civile apo incivile, eshte per mendimin tim kultivim i cinizmit, kultivim i individualizmit ne mos po i solipsizmit, kultivimi i "heqjes se bythes menjane", dhe paraqitja e kesaj si vlere. Xhanem ketu vlere eshte dhe vjedhja...

Nuk do te kushtonte asgje te qenit aktiv dhe solidar per te ngjashmit e tu, s'ka c duhet shoqeria civile ketu. Po me sa duket, une e kam gabim...

Shkrimi eshte i goditur.

Si princip i zgjedhjes dhe i deshires per vetvendosje, e drejte hyjnore e umane.

Menyra se si Sulstarova ben lidhjen midis levizjes per vetvendosje me bazat e liris se njeriut, jane te pamohushme, pavarsisht bindjeve politike, qofte edhe te majta.

 Po Sulstarova e mbyll shkrimin me nje thenie, gabimisht do thoja, si mbeshtetes te akuzes.

, sepse liria nuk është status, por praktikë.

Duhet pranuar se liria eshte edhe status, per te arritur praktiken e lire.

Kosova, kete fitoi me Ahtisarin, statusin e liris, e jo praktiken e lire.

Ne kete pike, levizja per vetvendosje binte ne kundershtim me paketen e Ahtisarit, meqense liria e Kosoves kishte nje impakt te fuqishem ne arenen nderkombetare, ate te bilardos.

Pamvarsisht se cila gazete e sjell kete shkrim, jam kunder çdo akuze e denimi kur luftohet paqesisht  per nje te drejte.

Sol, m'u duk si riperseritje e "Rezistences logjike" dhe shenimit te Orgestit.

qe te mos keqkuptohemi, nuk besoj se Sulstarova eshte i majte. Ne studimet e ne shkrimet e tij te meparshme, me c'kam lexuar anon nga nje lloj konservatorizmi tradicional patriotik. Por shkrimi i pershtatej Gazetes.

@ Fin, shkrimet jane botuar ne te njejtin numer (te javes se shkuar), keshtu qe nuk jane kopjim, apo perseritje, por ne nje fare menyre, trajtojne te njejten ngjarje. Padrejtesia ne Kosove mund te shprehet me fare pak rreshta, kaq duhet te mjaftonte qe te gjithe ta kuptonin dhe te mobilizoheshin duke thene e duke shkruar te njejten gje. Nuk ka pse shpiken gjera te reja, apo pse krijohen argumenta e sterhollime delikate ne kete rast kaq brutal, se nuk eshte nje cirk qe po shfaqet per publikun, eshte nje rast per te cilin ndihme eshte vetem pjesemarrja e ndergjegjshme smiley

Ndonjehere me bezdis kerkimi i formes se re, origjinalitetit ne konstatimin e problemit qe fatkeqesisht shpeshhere eshte i vjeter. Ndoshta do te duhet ta studioj kete punen e njeriut qe kerkon qe problemet e veta t'ia shpjegosh gjithnje me origjinalitet, dhe pse ato gjithnje jane te njejtat dhe ky heziton te merret realisht me to, kembengul qe t'ia shtrosh me origjinalitet, nxjerr nje lloj kenaqesie nga rishfaqja e problemit te vet me nje grim me te detajuar e me te kuruar smiley. Meqe po planifikoj doktorature ne semantike, mund ta shoh si teme kete pune (aty do me duhej Lacani pak, me ate idene qe te sherojme ujqerit)

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).