Sot eshte 5 maj, dita e deshmoreve. Quhet keshtu, pse 69 vjet me pare vdiq Qemal Stafa, 22 vjec (si per te perkujtuar nje varg vigan te Majakovskit). Gjasat jane qe do te perkujtohet me kurora te varrezat e deshmoreve. Do te shkojne te gjithe, Hysni Milloshi me pleqte e vet, Meta me barkderrat e [...]

24 Komente

Cila e vjeter shembet? Se ajo e Qemal Stafes po rishfaqet mureve.

trop me mire me qemalin se meche guevaren aman. pionieret e antonio gramshit.

qemali i shkret atje ne varr rri permbys kur i coje lule keta qe permenden ne shkrim. 22 vjec, ehh,

Tropizma, mbase edhe të kujtohet sesi para nja 4-5 vitesh, një nga djemtë me pi(n)ceto të PS-së u dishirue (dhe më duket ia duall për ca koh&eumlsmiley të themelonte Fondacionin Qemal Stafa.

te kete kaluar aq kohe?

po na behet qemali si silkscreenet me nente koke.

Ajo e Qemalit, eshte shqetesuese per mendjet e rehatuara. Quhet besnikeri ndaj ngjarjes. Ngjarja e deshmorit nuk vjeterohet, sepse nuk vjeterohet progresi, perparimi.

Besnikeria e luftes ndaj te vjetres nuk vjeterohet dot.

solo mos ia jep vetes kaq kollaj te drejten te monopolizosh shqetesimin.

ore jeni m'terezi? fakti qe ti nuk shqetesohesh s do te thote qe ata qe shqetesohen monopolizojne shqetesimin...

s'paskam qene e qarte. fakti qe ti ndjehesh jorehat s'te jep ty te drejten t'i quash mendje te rehatuara ato te te tjereve. ky me duket gabim trashanik. dhe njesoj gabim me duket kjo e qemalit, sfide grafitesh, s'e marr vesh hic.

Shume mire qe te duket gabim!

Mendje te rehatuara verdalle ka, e ne pergjithesi jane shumica (keshtu ka qene gjithnje, e keshtu do te jete gjithnje). Te drejten per t'u vene emer nuk pres te ma japin.

Nuk me shqeteson ti mua, aq sa me shqeteson fakti qe ai flamur eshte ne duart e tua.

Luftoje ate fakt, perpiqu ta ndryshosh. Te gjithe, mundeni!

Edhe njëherë mbi feniksifikimin e Qemalit :

http://www.gazeta-shqip.com/politike/b46...

Që nga ardhja e Ramës në krye të Partisë Socialiste ka dy momente në të cilat risillet emri i Qemal Stafës. I pari ishte në rastin e ditëlindjes së selisë rozë në vitin e shkuar kalendarik. Pasi erdhi në krye të kësaj partie, Rama u përpoq të sillte diçka të re në jetën partiake. Një nga këto gjëra ishte dizajnimi i ftesës së nisur miqve dhe të ftuarve të nderit, të cilët morën pjesë në ceremoninë e veçantë. Në faqen e ftesës ishte vendosur ndër të tjera edhe portreti i Qemal Stafës. Pak njerëz arritën të kuptonin se pse në ftesën e ditëlindjes së Partisë Socialiste ishte përfshirë ky detaj. Diçka që nuk ishte parë herë tjetër më parë në të njëjtat evenimente. Por, duket se kjo nuk ka qenë rastësore, ndërsa Rama e ka risjellë fuqishëm Stafën në projektin e tij të ndryshimit. Saktësisht, në draft-statutin e përgatitur në nenin 32 përcaktohet që pranë Partisë Socialiste ngrihet dhe funksionon fondacioni "Qemal Stafa". Mënyra e ndërtimit dhe e funksionimit të fondacionit përcaktohet me rregullore të veçantë, të miratuar nga Kryesia e PSSH-së. Paralelisht me këtë strukturë krijohet edhe bordi i komunikimit dhe dialogut qytetar pranë Asamblesë Kombëtare. Është parashikuar që borde të kësaj natyre krijohen edhe në nivel qarku. Ndërsa mënyra e ndërtimit, funksionimit dhe objekti i punës së bordit të komunikimit dhe dialogut qytetar të përcaktohen me udhëzim të veçantë të Kryesisë së Partisë Socialiste.

 

etj etj. 2007.

 Cfare eshte ajo O.P. poshte Qemalit? Ou pika... (qe si bie)

wow, tashi e pashe. ore mire kta te tjeret, se dihet gjella dhe avazi, por edhe tropizma me ket stance?

o fredi, a njeh mir ti at babin tend?

well, gjej strehe tek mungesa e informacionit, strofk e kendshme ajo, komfort zone, i thone, kur iu desh dhe jezu krishtit, pale mua, qe c'jam nje za(va)ll lumi.

speechless!

the shit has hit all fans! (as in fanatics). shume e trishtume. me e trishtume se nje brez (komb) pa qemaler.

em vras mendjen pse s'me ke kuptuar- vetem se behet fjale per qemal stafen? por te grafitizosh qemalin eshte si te therresh dhine e fundit, qe sic e citon sakte jerusalemi me siper eshte therrur e ringjallur tash plot here. ngordhem per nje pike qumesht.

jane dy gjera: grafitia dhe qemali. unisoni per qemalin me eshte shume me i rendesishem se qendrimi ndaj grafitise. te kesh taboora eshte nje gje shume e mencur.

 realisht tani... 

të ndryshosh mënyrë celebrimi për Q.S, është njësoj si t'i kritikosh politikanët tanë për gabime ortografike, apo gramatikore.

ua them pa të keq çunave.

 

Po hezitoj shume keto dy dite te komentoj me tej per te kaluaren. Nisa t'i thoja diku Lulianit qe menyra si ngerthehemi me objektin e dijes eshte shume egocentrike.

Eshte e natyrshme te perqafosh nje idealist qe ka vdekur ne moshe te njome. Por eshte tjeter gje te pretendosh se per shqiptarin mesatar qe merr kete mesazh vizual Qemali i vertete dhe Qemali i mitologjizuar jane dy e te ndare. Vehbiu ua ka thene para disa viteve ketyre cunave: nuk mund te ndertoni nje ideologji te fresket marksiste per Shqiperine pa u perballur me hijet e diktatures. Qemali eshte bishtnim, eshte te flesh me virgjeresha gjithe jeten.

 Yyyy sa gjona ngaterron ti Tropizma. Ne fakt eshte nje teme tek blogu i Vehbiut, mbi gabimet logjike, (fallacies) por une do e bej me hile edhe do bej nje propozim ketu tek PPU. Term per Red Herring ne shqip nuk ka. Sa te mbajme kete term te huaj e te shemtuar, une propozoj nje term te Agon Hamzes. "Ani c'ka." Dhe thene ne terma logjike, ky argumenti yt Trop, eshte nje ani c'ka.

Kush te perballet me hijet e diktatures? Kush eshte ai qe nuk po perballet me hijet e diktatures. Ja ku eshte diktatura Tropizma, ketu, sot. Keta Qemal Stafsat (Qemal Stafs jom edhe vet edhe hallall ma bofte zoti per ate gjymnaz) e une, e ti, nuk i kemi asnje borxh diktatures, as te djeshmes, as te sotshmes. Ne ka ndonje borxh pa lare mes brezit te Vehbiut, Lubonjes, Kadarese, dhe diktatures, le ta lajne a ta kerkojne, si te jete, ja ku jane, e te mesojme dhe ne. Por pse u dashka mbajtur ne shpine thesi me kocka nga brezi jone? Raporti me dijen nuk eshte egocentrik, dhe mendoje me kujdes termin para se te me kthesh pergjigje, eshte gjenerativ.

po ta formulosh ndryshe besoj se do te te pergjigjem smiley

 Cilen pjese smiley ?

E lexoi njeri hartimin e Qemalit te Saktivista?

"(Borgjezë hapni veshët mirë!)"

Prej këndej shofim se asht gja e domosdoshme t’a ndryshojmë ndamjen e sotshme të pasunis (gja e vjetër) e t’a zëvendsojmë me nji ndamje të drejtë, e të njinjishme (gja e re). Rusët e kanë ba me kohësmileyhembull ky se e vjetra shembet.

shndron kishat e xhamijat në muzeume antiklerikale

Jo se du me hedh poshte sakrificen e atyre qe dhane gjakun kunder pushtuesve, po shume te ngaturruara paskan qene gjerat. Gjerat qe donte Qemali sikur u realizuan me duket.

A thu te jene takuar Sabihaja edhe Qemali ndonjehere?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).