Ecejake


Ujët, në është jeta,
s`mbahet në grusht.
Dua t`ia gjej duart,
por jam veç rrudhë,
t`fle kohën që më mbet`
të zgjohem kur të vdes...

Ngjajmë por s`jemi njëlloj, na duhet të varrosim tjetrin,
E ata që mbeten s`janë si ata që shkojnë se çdo udhë
nënkupton qëllimin, por gjë nuk paska për t`arritur, se
gjithçka ndodh tani ndodh. Jemi ku shkojmë e qëllimi
kemi qenë vetë ne gjithnjë, na duhet veç të kthehemi.

Rruga është paralele
e vetvetes,
hiçi e pafundësia pika
prerëse.
Aksiomë e re ecejakesh
na duhet,
"shkon e vjen" s`ka pse,
vetëm je...



1 Komente

t`fle kohën që më mbet`
të zgjohem kur të vdes...

!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).