Viti 2010 nis ters per Shqiperine.

Mynxyra qe pritej, ndodhi.

Sipas nje sondazhi te realizuar nga televizioni Top Channel per te zgjedhur personazhin e vitit 2009, del se ne krye te listes qenka kreu i Edi Rama, i cili paska fituar me nje diference prej 50 votash ndaj kreut te qeverise, kreut te PD, kreut te parlamentit dhe shtetit, kryeministrit tone prof.dr.doc.xls.Sali Berisha.

Ky rezultat eshte i papranueshem dhe teresisht  absurd pasi tashme eshte konfirmuar se kabineti i qeverise, ministrat, zevendesat,  madje vete kryeministri kane ndenjur per shume nete pa gjume para kompjuterit duke klikuar pa pushim duke permbajtur nismes “Shqiperia – Nje Milion Klikime”.

Qindra e mijera votime jane bere ne favor te ideatorit, mesuesit dhe pishtarit te lavdise se shqipetareve deri pak para mbylljes se votimeve te sondazhit te Top Channel.   

Ministri energjik Dritan Prifti hoqi dritat ne disa zona qe dyshoheshin si bastione socialiste me qellim per te penguar votimin e njerezve ne internet.

Nderkohe ministri i renditur Lulash Basha ka nxjerre bash ne rruge qindra police te veshur civile duke kontrolluar te rinjte neper xhepa per telefona me wireless dhe duke i konfiskuar ato me motivin e armeve pa leje dhe fishekzjarreve.

Prandaj mund te themi me plot siguri se fitorja e paskrupullt e Edi Rames ishte pa dyshim nje manipulim i dukshem.

Kjo nuk eshte hera e pare qe Rama manipulon sondazhet. Ne linkun bashkengjitur do te shihni se si me manipulime, kryebashkiaku arriti te fitonte cmimin "Kryebashkiaku i Botes" ne vitin 2004. World Mayor Award 

Nderkohe vete kryeministri eshte shprehur se "drejtesia ka me triumfue" dhe ka kerkuar kontrollin e serverave te televizionit Top Channel per te verifikuar votimet.

Sipas fjaleve te nje ministri, shume shpejt do te formohet Njesia Anti-Korrupsion per Sondazhet i cili do te jete nje task-force qe do te ushtroje kontrolle ne cdo sondazh te dyshimte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).