ne nuk u deshëm, ne ishim
dy pika shiu rrëzuar nga e njëjta rè
dy bulëza vese në sqetullën e barit
të rrallë nëpër tundrën me trishtim bizonësh
dy kokrra fqinjë në mashurkën dimërore
ndjesi pranie në bishtajën e kohës
nuk deshëm njëri-tjetrin, s’kishim si
të zënë siç qemë duke dash’ vetveten
ish veç një ngatërresë, e di, dashuria
kur tjetrin për veten e merrnim
në pasqyrat e botës
u çuditëm
mjaftonte veç pak simetri
dhe këndet e duhur të dëshirave
të kundronim
unët në kuturisjet e marra të tjetrit
kur na pik’ lektisja për një çik’ vetmi, e di
që ndodh sa herë të merr malli për veten
pasi çmalleshim (me vetveten) e çliroheshim
nga zgjedha zgjedhimesh për-folje përkushtimesh
qemë gati për arratitë e radhës
në korridoret e gjatë
me kuadrate latinë



18 Komente

kjo me pelqeu me shume se I

eshte me e kthjellet

p.s

cfar jane kuadratet latine? smiley ( une si gjithmone nul ne matematike)

ahahaha... me knoqe flo. E paske pa ca eshte, e?  smiley

Ne fakt eshte nje skeme eksperimentale statistikore, ku trajtimet vihen ne radhet dhe kolonat e nje katrori ne menyre te tille qe nje trajtim shfaqet vetem nje here per kolone ose radhe... smiley mfal e, po meqe pyte.

ah prit, edhe nje gje; ajo "pik' " aty eshte fojla kalimtare "me pik", e shkurtuar si behet ne jug (Bregu me teper), per "na pikte". E kam shume qejf ate te folme. Andej nuk para thone "kur na pikte malli", por "kur na pik' malli", ku i-ja behet si me e zgjatur. S'di a ke von re.

jo per zotin nuk e dija cfar qe, vetem sa e mora me mend

se kam nje parim; nese ka ndonje term qe une nuk e kuptoj dmth eshte matematikor se nga ajo ane nuk marr vesh fare une smiley

p.s.

e kam venre re

ja dhe nje kuptim tjeter; ciao ( modherne) = u pjekshim mire ( Folk)  smiley

p.s1

nuk e ka vetem bregu smiley

yep! ashtu eshte. Psh, ku vajti Mit'hati? U kth'e ne dyqan mos mirr nanje kile patate. smiley

 

E bukur! Suksese!

m'pelqeu, megjithese po pres mos ka edhe ndonje te trete ... smiley

Me rastin e 8 Marsit?

P.s (Për autorin): A mund ta "vjedh" për t'ja kushtuar dikujt ktë?

Pa diskutim. Me jep nje seconde ta edit ktu, sa ka ca gabime drejtshkrimi.

U kry.

Boo hoo! Popllata femerore meriton some real affection per 8 marchin, jo hanged love.

ndoshta per fajin tim,kjo me pelqeu me shume se e para, me duket se vazhdon...?

xhen, fajin qe s'te ka pelqy e para e ka vetem e para dhe asgje tjeter smiley

sh. flm! really.

flm EM,ne fund te fundit gota eshte gjithmone gjysem e mbushur smiley

Emo,

me kenaqe.

nuk deshëm njëri-tjetrin, s’kishim si
të zënë siç qemë duke dash’ vetveten
ish veç një ngatërresë, e di, dashuria
kur tjetrin për veten e merrnim

Vetem se kohera te keqija kane ardhur, te dashurit e vetvetes na largon shume nga dashuria e vertete, qe pak nga pak, bindemi se ka qene dhe mbetet nje iluzion.

nga dashuria e vertete

Ana, vete nevoja me i von i mbiemer dashnis, fol shum. Kot per muhabet, ti e di qe ne bote nuk ka flori 100%-sh. Sidoqoft, edhe ai "i papastri", psh me 99.999% pasterti si e ka banka amerikone, ose tek e funit edhe florini 10 karatsh i Wal Martit qe perdoret sa per (shp)larje t'naj byzylyku a, naj varsje e kshu, nuk se s'e bo punen. smiley osh' shty dynjoja me ate qe c'ke m'at pun.

Kisha nje shok ne Georgia, ene s'maj men per c'rast, i pat ble grus i byRzylyk 6000 dollarsh. Flori safi e diamante, whatever. I them, pak si shum paske harxhu, mer Wesley. Me tha le t'jet aty, ne raft, florinit s'para i bi shum vlera, po te jemi keq, kemi se ca thyjm ne bank smiley  mathmaticjen ky, qe ta moresh vesh, i bote hesapet me perfitim maximal ene win-win(k). ta kom llafi qe ene ato gjonat safi, najher nuk jon aq safi sa duken, t'rre syni smiley  smiley

cheers!

ta kom llafi qe ene ato gjonat safi, najher nuk jon aq safi sa duken, t'rre syni smiley  Tongue

the story of my life, Emo! Tashi kam fillu me i hedh syte nga tunxhi e nga llamarina, se kushedi rastis naj damar i holle florini neper te... smiley

Hej, ky shoku yt si me pas qene me i menje me mu, po une e kam dashnine me Swarovksin, tash per tash. ne dite te mira i vej vete stolite, ne dite te keqija, i jap dhe me qera.... smiley

cheers, mik smiley

swarovski? dikur kur udhetoja per innbruck, i shikoja ndertesat e swarovskit nga larg, (kan nje muzeum ata afer insbruckut) por brenda nuk i kam pa. Se ckishte i dicka krejt ajo zone, fillonte qe nga salzburgu, tiroli, vorarlbergu dhe pjesa zvicerane, sikur ene ajri ishte me kristale swarovski. patjeter duhet te kene filial edhe ne shqiperi tani ma do menia.

Ajri me kristale svarovski?!! Emo bej nje poezi me kete varg... smiley

Po, kane hapur dhe ketu nje filial, kur e kur, bej ndonje vizite andej, sidomos kur me del ndonje pune perkthimi e papritur psh, atje e mbaj frymen. smiley  Vanitet i tepruar per xhepat e mi, ne fakt, por... e kupto vete ti, ndonese non è oro tutto quel che luccica, mi ka enda gjerat brillante.... smiley

Shume bukur.... me pelqeu.

T'u shtofshin..... smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).