Bashkimi Europian më në fund liberalizon vizat për dy shtete elitare europiane: Shqipëria dhe Bosnja.

Dy popujt siamezë, shqipëtarët dhe boshnjakët kudo në botë festojnë këtë ditë historike siameze. Tashmë Europa demokratike është e hapur pa asnjë pengesë burokratike për të gjithë shqiptaro-boshnjakët të cilët mund të shkojnë thuajse në cdo shtet të Europës.


Populli i Bosnjës ka dalë në rrugë duke festuar këtë ditë blu në historinë e tyre. Kudo shiheshin vetëm banderola me fjalët “Hvala Beriša” e cila përkthehet “rrofsh mër plak, je i modh fare”.

Ndërsa shqipëtarët edhe pse në pamje të parë janë shprehur të kënaqur, e kanë pritur me qetësi këtë ditë, pasi askush nuk ka dyshuar ndonjëherë që kryeministri Berisha herët apo vonë do të mbante premtimin e tij madhor të cdo fushate elektorale që nga 1991.

Kryeministri Berisha kur ka marrë sms historike në telefonin SalBerry, mes ngashërimit ka mundur të thotë “Dhiz iz ë mirakllë ov miiii, ov maj governamanet. Rroftejshën allbenjan my pipëll”.

Berisha u shpreh se BE është vonuar pasi kjo ka qenë kërkesë e qeverisë demokratike që në vitin e parë të demokracisë. Gjithsesi falenderojmë BE që gjeti kohë të miratonte këtë vendim historik, siamez.

Tashmë cdo shqiptar ka mundësinë të shkojë për herë të parë në cdo vend ku ka sjkuar prej vitesh edhe kryeministri ynë.

Këshilli i Ministrave.org ka propozuar dhe miratur që kjo ditë në kalendar të shënohet me ngjyrë blu (se e kuqja nuk lejohet me Kushtetutë) për të përkujtuar ditën e shembjes së murit të fundit që ndante Europën me dy popujt tanë.

 

2 Komente

Po per zgjedhjet e ardheshme cfare do te premtoje ... se nje karte e dogjem. Si gjithmone ngopemi me luge bosh. une mendoj se kjo ishte nevoje e elites sido qe te jete. ka perparesi te tjera te cilat jane akoma ne nivelin 0.

 ".... Kryeministri Berisha kur ka marrë sms historike në telefonin SalBerry, mes ngashërimit ka mundur të thotë “Dhiz iz ë mirakllë ov miiii, ov maj governamanet. Rroftejshën allbenjan my pipëll”..."  

  smiley   SalBerry  smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).