Më në fund, falë hetimeve të komisionit hetimor të Këshillit të Ministrave.org u bë e mundur evidentimi i armëve speciale të përdorura nga huliganët dhe laviret e opozitës në demonstratën e 21 Janarit.

Janë sekuestruar mijëra cadra-shootgun të cilat ishin armatimi kryesor i agresorëve që do të sulmonin ndërtesën e Këshilli të Ministrave.org.


Por kombinimi i cadrave kineze me shootgun të demontuar në Gërdec bënë që këto armë të mos shkrepnin dhe të dështonte puci ndaj kryeministrit Sali Berisha.

Gjithashtu janë identifikuar killerat profesionistë mercenarë që ishin rekrutuar nga organizatorët e pucit foto e të cilëve janë vënë në dispozicion të policisë.


Mercenarët ishin maskuar në forma nga më të ndryshmet me qëllim që të mos binin në sy por kamerat e policisë arritën ti fokusonin imazhet e tyre në kohën e duhur.

Identikitet e pucisteve janë publikuar edhe në popull me qëllim që sapo dikush ti shohë të njoftojë organe e gardës që ti kapin cëfësht.

 

Prokuroria ka lëshuar urdhër-arreste për të gjithë mercenarët e mëposhtëm në foto.

Kushdo që i sheh të njoftojë urgjentisht Këshillin e Ministrave.org.

Sipas deputetëve të komisionit parlamentar për 21 Janarin këto armë dhe këta lloj mercenarësh nuk janë përdorur as gjatë Revolucionit Demokratik të Integrimit të Fan Nolit

  

Specialistë të FBI priten të vijnë në Tiranë për të ekzaminuar armët e sekuestruara pasi mendohet se opozita shqiptare pasi të rrëzojë Këshillin e Ministrave.org mund të ketë si objektiv Shtëpinë e Bardhë.

3 Komente

Nje kolazh i mrekullushem ...grotes.Admin, keni bere nje gje mjaft domethenese pas  na beri gazin e botes idiotesia e qeverrisesit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).