Fjala Dy apo tre orë larg teje, nën t’njëjtin qiell, po pres një fjalë që të shkruhet vetë dikur, t’mbarset pa nënë, në shpinë të zërë fara, të fryhet barra drejt e aty, pastaj ta këpus, dhe ta marr përdore atë fëmijë kur të lulet, e të të them që është yni; ti do të [...]

8 Komente

"Ne fillim ishte Fjala, dhe Fjala ishte me Perendine, dhe Fjala ishte Perendi."

1:1

5*****

fjalet zene vend si me magji ne poezite e tua, mirazh, asgje me teper, asgje me pak... cdo pafke ze vend pa ngerc ne mozaikun e poezise tende. 

E di c'me kujtuan vargjet e para te fillikatit? ai filli qe lidh dy botet?  E vogel, kam pasur nje kukull, pjese e pajes se sime wme, qe quhej Xhina, dhe hapte e mbyllte syte ( sy te kalter) sa here e shtrije apo e ngrije ne kembe. Dikur, e shkaterrova, sepse isha kureshtare te shikoja se si funksionte kjo puna e syve. E kam ca te mjegullt, por mbaj mend qe nje fije teli mbante te lidhura dy syte e kukulles dhe nje tel tjeter i kapur ne mes te tij perfundonte diku nga barku i saj, me duket. Me te shuar kuriozitetin, kur doja ta montoja prape, m'u thye pa dashje teli qe lidhte syte e sado qe u mundova ( si djali shpikes) te sajoja ndonje gje qe syte te funksionon si me pare, ishte e pamundur. syte e saj tashme qene bere te venger, kur mbyllej njeri, celej tjetri, derisa ia hoqa fare... por ishte nje pamje shume makabre, ajo kukull me ato zgavra te zbrazura... E braktisa perfundimisht, kuptohet pasuar nga te bertitat e sime meje, "qe s'lashe gje pa prishur e shkaterruar".  Ajo i ruante syte e kalter te kukulles ( qe cuditerisht, jashte kokes dhe jashte zgavrave nuk ngjanin aq te trishte) ne nje sirtar, ku mbante gjerat me te mira, "mund t'i bejme vathe, kur te rritesh dhe nje cike" me thoshte. Nuk e mbaj se ku kane perfunduar, se vathe nuk u bene kurre, por me siguri, qe une duhet t'i kem humbur gjekundi, si kalama qe s'lija gje pa rremuar.

 flm për komentin e këndshëm Ana.

Kjo historia jote edhe jystifikohet, se kurioziteti i femijes ben te vetin, plus qe pa gje s'do kishe dale si e rritur se do ishe bere me vathe lol.  

Ndersa une e "masakrova" ndryshe kukllen.  Kisha degjuar llafe qe kur femijeve u pret floket deri ne rreze, u rriten me shumice dhe u behen kacurrela.  Kuklla ime i kishte floket e dallgezuar lehtas, puhize deti e lehte fare, e une e desha me floke-furtune.  Mora gersheret, dhe gjer me rreze floket.  Prit e s'ka, prit e s'ka edhe nje dite tjeter ... hic per be, asnje centim nuk u zgjaten.  Nga furtuna, ne tcunam e shkreta kukull.  Kur e pa mami kukllen pas nja dy-tre ditesh u pataks (ne retrospektive edhe mund te isha jystifikuar me sinead o'connor xhanem,) dhe u mundua te me shpjegonte qe me gjithe idene e mire (motres sime ia prene floket dy here, edhe marshalla i ka tani, mua nje here, gjynaf te qahem) ishte pa bereqet ajo pune.  Une kuptohet, s'u binda menjehere.  Prita edhe "ca."  Shyqyr qe u prezantova me pincat, pafkat, topin e litarin edhe e harrova ate pune se do kisha pritur "shume."  

PS: Ndjese mirazh, por Ana me ngacmoi ... kujtesen smiley.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).