Fjala
Dy apo tre orë larg teje, nën t’njëjtin qiell,po pres një fjalë që të shkruhet vetë dikur, t’mbarset pa nënë, në shpinë të zërë fara,të fryhet barra drejt e aty, pastaj ta këpus,dhe ta marr përdore atë fëmijë kur të lulet,e të të them që është yni; ti do të habitesh si Maria prore, se nuk patëm fjetur bashkëkurrë, Zoti ka bërë prapë çudi do t’gjegjem,si dikur e virgjëra, lindi k’saj here një burrë...











6 Komente

sa e bukur

edhe ju do e merrni denimin e merituar, nje dite

fjalë hyr nga dole smiley

E cuditshme, e njejta poezi e lexuar ne kohe dhe caste te ndryshme te percjell te tjera ndjesi dhe emocione. Pa humbur asgje nga kumti i saj, te duket sikur zbulon dicka tjeter qe me pare s'e kishe vene re. smiley

 Ja kjo po eshte muzike e gjalle, plot shpirt dhe ndjenje 

".....të fryhet barra drejt e aty, pastaj ta këpus .......", je surrealizem i tille te hap nje dritare freskie.

 Ja kjo po eshte muzike e gjalle, plot shpirt dhe ndjenje 

".....të fryhet barra drejt e aty, pastaj ta këpus .......", nje surrealizem i tille te hap nje dritare freskie.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).