Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Ka nga ata që besojnë se arti i mrekullueshëm është rrjedhojë  e vuajtjes së thellë. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi  e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy [...]

9 Komente

Perfaqesues i 'epokes se arte' ne letersine ruse. 'Idioti' eshte nje nga librat e tij qe me ka lene mbresa te papara! Por te pakten per mua, problemi me Dostojevskin eshte se nuk ju rikthehem dot prape librave te tij, kerkojne shume nga gjendja shpirterore e lexuesit. Ne rastin e 'Idiotit' per shembull, e kam lexuar ne moshe pothuajse adoleshente dhe them se tani do me beje tjeter pershtypje. Por kur kujtoj ndjesine qe pata heren e pare, nuk kam kurajon per t'a rinisur se me duket se kete radhe fati i Mishkin do me deshperoje akoma edhe me shume.

 E njejta gje edhe per mua, megjithese e kam lexuar ne adoleshencen e sapombyllur. Ndjesi shume shqetesuese, nuk e kam marre me ne dore. Ne krahasim me te, "I huaji" i Camus, me eshte dukur si perralle per femi.

Kurse "Lojtari" e kam rilexuar me qejf. 

 

Dostojevski është një prej kulmeve jo vetëm të letërsisë ruse, por asaj mbarëbotërore. Mendoj se kryeveprën e tij ka romanin “Krim dhe Ndëshkim”. Edhe pse shumë vetë llogarisin më tepër si kryevepër të tij “Vëllezërit Karamazov” apo “Idiotin”, unë mendoj se gjenialiteti i tij shpaloset më dukshëm në “Krim dhe Ndëshkim”.  Ku qëndron madhështia e tij? Ku qëndron në përgjithësi madhështia e Dostojevskit? Madhështia e tij qëndron tek dashamirësia e tij. Nuk ka autor më zemërgjerë me heroin e vet. Deri-diku, shkrimtarët (përfshirë edhe ata më të lexuarit e të vlerësuarit), i trajtojnë keq heronjtë e tyre. Lexuesi nuk identifikohet dot deri në fund me ta. Por, tek Dostojevski ndodh pikërisht kjo. Lexuesi harron që ka të bëjë fundja me një trillim letrar, por i duket se e jeton ngjarjen. Libri kthehet në NGJARJE. Është një libër, ku ti futesh fund e krye dhe del i transformuar. Ke përshkuar bashkë me Raskolnikovin, pa iu ndarë për asnjë hap, odisenë e tij. Je joshur, njësoj si ai. Ke patur frikë njësoj si ai. Ke dashuruar njësoj si ai. Je penduar njësoj si ai. Je ndëshkuar njësoj si ai.  Ke dalë prej këtij udhëtimi me një përmasë të re. Ky libër nuk ka asnjë grimcë pavërtetësie. Ky libër nuk ka kurrëfarë pretencioziteti. E megjithatë, ky libër të KOMANDON. E kam shkruar edhe diku më herët, që arti nuk ka aq forcë (gjenia e autorëve është deri-diku e limituar), sa të komandojë vëzhguesin/lexuesin. Por ky libër e bën këtë. Dostojevski të KOMANDON. Është perlë! Është NGJARJE!>>

Ke përshkuar bashkë me Raskolnikovin, pa iu ndarë për asnjë hap, odisenë e tij. Je joshur, njësoj si ai. Ke patur frikë njësoj si ai. Ke dashuruar njësoj si ai. Je penduar njësoj si ai. Je ndëshkuar njësoj si ai.

 

Shume e vertete, por ne rastin tim, e kam lexuar shume vjet me pare, dhe kam ndjere ato qe ndjente Raskolnikovi, deshiren, idealizmin dhe urrejtjen e tij, por nuk PENDOVA, sic u pendua Raskolnikovi, dhe gjithmone kam pasur besimin se Dostojevski ja ka pasur me hile heroit te tij, Raskolnikovit, pasi ai nuk mund dhe nuk kish perse te pendohej, pasi qe argumentat per pendesen ne ate ngjarje ishin te dobta, ne krahasim me cdo rrethane tjeter te ngjarjes. Ishte nje pendese me karakter fetar, pra ne fund Dostojevski zhgenjen lexuesin me ate argument aq te dobet, i ben nje sherbim kishes dhe status quos  dhe tradheton Raskolnikovin.

 

Ora,

> >

Faleminderit për komentin. Më tingëlloi i sinqertë. Do të me lejosh vetëm të bëj një diskutim të vogël mbi këtë libër. Libri është i magjishëm dhe aq i thellë, saqë vërtet kërkon shumë gjakftohtësi që të përtypet. Lufta ndërmjet të mirës dhe të keqes është dhënë në gjithë esencën e vet, në gjithë brutalitetin e vet, në gjithë heroizmin e vet. Por, mua më kujtohet ndjesia më e fuqishme që mua më ka lënë ai libër. UNE DOJA QE RASKOLNIKOVI TE MOS KAPEJ. DOJA TE MOS HETOHEJ. DOJA TE MOS I NENSHTROHEJ DREJTESISE NJEREZORE. Më kujtohet një moment vecanërisht i rëndësishëm në libër. Raskolnikovi sapo kishte kryer vrasjen dhe degjon zera qe i afrohen derës. Me veshin tek dera, kupton që janë disa punëtorë që ndoshta zonjat i kishin thirrur për të bërë punime. Unë kam qenë me Raskolnikovin në ato momente. Isha e përpirë nga drithërima e tij, që parapa derës duke dëgjuar hapat që afrohen. Ai e kupton që punëtorët do të largoheshin vetëm për pak çaste, ndoshta për të marrë çelësin të lënë diku tek portieri dhe do të ktheheshin për të hapur derën. Raskolnikovi bën një lëvizje të mençur për t’u larguar prej nga apartamenti dhe për t’u fshehur në një kthinë poshtë shkallëve. Më kujtohet ndjenja e lehtësimit që provova, kur ai nuk u zbulua. Kam përshtypjen, se zbulimi në atë fazë do të ishte shkatërrimtar për të. Unë doja që ai të vetë-zbulohej. Doja që ai të vetë-demaskohej. Ky ka qenë i gjithë lajtmotivi i veprës. Libri nuk është edhe aq për pendesën, sesa për kurajën për të thënë të vërtetën.  Lehtësimi që ndjen kur Raskolnikovi pohon krimin është shumë herë më i madh, sesa lehtësimi që do të vinte si pasojë e zbulimit të tij dhe e pendesës së tij. Ai mbetet hero intrigues, pikërisht për këtë. Ai të ka magjepsur ty, mua dhe shumë të tjerë, pikërisht për shkak të dinjitetit dhe krenarisë së tij. Më thuaj: një njeri kaq i pasur shpirtërisht dhe kaq dinjitoz, si do të sillet përballë një vepre kaq pak dinjitoze, kaq të tmerrshme? Ku do ta gjejë forcën? A ekziston vallë dinjiteti tek E VERTETA? Te pyes une ty: A ekziston dinjiteti tek e vërteta? Të duket pyetje e thjeshtë? Epo, po të them pra, nuk ka asgjë më të dhimbshme se e vërteta. ASGJE, nuk është më e mundimshme nga e vërteta. E megjithatë...  dinjiteti gjendet vetëm dhe vetëm tek e vërteta. Nuk ka ASNJE RRUGEDALJE TJETER. Këtë bën Dostojevski! Të tregon rrugëdaljen. Të tregon se krenaria DUHET të gjunjëzohet që të mund të lindë dinjiteti

 Lirka, c'me kujtove 'Krim e Ndershkim'! Aq me teper skenen pas vrasjes. Edhe une kam shume mbrese nga kjo skene, sidomos kur e krahason me skenen pak me pare.  Raskolnikovi eshte jashte deres me veshin pas saj duke pergjuar dhe viktima eshte brenda deres. Pas vrasjes, skena perseritet, po me Raskolnikovin kete radhe brenda deres. Ky eshte momenti kur ti e kupton qarte bashke me Raskolnikovin qe ai eshte bere viktima e krimit te vet dhe e panjohura eshte jashte deres duke e pritur. Nje mrekulli!

Lirka

Falemnderit per postimin e zgjuar. Ke shume te drejte ne ato qe thua, dhe E VERTETA pa pike diskutimi eshte e vetmja rrugedalje. Raskolnikovi nuk vuante aq shume nga pendesa se sa nga fakti qe nuk bertiste dot te verteten. Ai kerkonte ti thoshte botes ato qe donte dhe qe mendonte ai, por askush nuk ja vinte veshin ne ate ane, as nena e motra qe kishin aq shume halle, e as miqte e tij shume te mire, por jo te aq preokupuar per drejtesine shoqerore sa ishte Raskolnikovi vet. Nje protagonisti si Raskolnikovi me ato mendime dhe me ate dinjitet, nuk besoj se mund te gjunjezohej aq lehte nga argumentat jo aq te fuqishem te Porfirit ( me fal nqs gaboj, ky qe emri i inspektorit?) dhe naivitetit te vajzes qe dashuronte. Une do doja qe Raskolnikovi vertete te gjunjezohej perpara drejtesise, sidomos per vrasjen e vajzes te re qe punonte per plaken e pasur, por ama me argumenta llogjik po aq te fuqishem sa argumentat llogjik ne mbrojtje te krimit qe kreu Raskolnikovi. Dhe aty deshtoi autori.

Por mqns me jepet rasti nuk dua te flas per ate liber pa permendur nje nga karakteret me te fuqishem ne historine e letersise, qe per cudi gjendet ne te njejtin liber me Raskolnikovin, motren e Raskolnikovit.

 edhe une jam shokuar kur kam lexuar dostojevskin. isha adoleshente kur lexoja ''krim dhe ndeshkim''. tmerr. Dy-tre jave pas leximit isha si e turullosur. Nje psikoanalize e rralle. O zot, si ka njerez kaq te zgjuar dhe pse?

Nje gje qe me ka bere shume pershtypje ishte libri, besoj: '' kujtimet e nje te burgosuri'', ku te gjithe te burgosurit talleshin dhe qeshnin me nje hebre qe lutej dhe besonte cdo dite ne krijimin e shtetit hebre. Dje ja qe ndodhi pas nje shekulli. 

Cdo gje mund te ndodhi ne kete jete...

 

 Penar ose dikush tjeter qe fshiu komentet e zonjes Zana. Lerini ju lutem, mos i fshini. Nuk jam aspak e ofenduar nga komentet e saj. Ketu ne blog, personaliteti i gjithkujt cfaqet, me cfare shkruajme. Kjo na e ben te lehte perfytyrimin se ke kemi perballe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).