Fol ‘dhe tinga Paul Celan (1920-1970)
 
Fol edhe ti,
Fol i fundit,
fjalën e urtë.
 
Fol-
Veç mos ndaj jo-në nga po-ja.
Jepi fjalës tënde 'dhe kuptimin:
jepi asaj hijen.
 
Jepi asaj hije mjaft,
Jepi asaj aq,
sa ta dish veten qark teje të shpërndarë
mes mesnatës e mesditës e mesnatës.
 
Vështro rrotull:
Shih se si po ngjallet përreth-
Duke vdekur! Gjallë!
T’ vërtetën flet, kush hije flet.
 
Po tash mpaket vendi, ku ti rri:
Nga do ia mbash tani, hijezhveshur, nga?
Ngjitu. Prek sipër.
Po hollohesh, shndërrohesh, hajthesh!
Më i hajthëm: një fill,
nga ku rreket të zbresë ai, ylli,
për të notuar poshtë, atje poshtë,
ku sheh veten të feksë: në valëzimin
e fjalëve endacake.
 
(nga "Nga pragu në prag", 1955)
 
shqipëroi: a priori Sprich auch Du
von Paul Celan (1920-1970)
 
Sprich auch du,
sprich als letzter,
sag deinen Spruch.
 
Sprich -
Doch scheide das Nein nicht vom Ja.
Gib deinem Spruch auch den Sinn:
gib ihm den Schatten.
 
Gib ihm Schatten genug,
gib ihm so viel,
als du um dich verteilt weißt zwischen
Mittnacht und Mittag und Mittnacht.
 
Blicke umher:
sieh, wie's lebendig wird rings -
Beim Tode! Lebendig!
Wahr spricht, wer Schatten spricht.
 
Nun aber schrumpft der Ort, wo du stehst:
Wohin jetzt, Schattenentblößter, wohin?
Steige. Taste empor.
Dünner wirst du, unkenntlicher, feiner!
Feiner: ein Faden,
an dem er herabwill, der Stern,
um unten zu schwimmen, unten,
wo er sich schimmern sieht: in der Dünung
wandernder Worte.
 
(aus "Von Schwelle zu Schwelle", 1955)

26 Komente

A s'eshte ylli ai qe don te zbrese? Ai/ajo i/e cili/a flet eshte "ore diellore" me duket. Nje gje keshtu:

 

p.s. Me fal per ushtrimin nga gjuhe e dyte, por edhe faleminderit smiley

 

Por tash tkurret vendi ku rri:

Tani ku do te shkosh, zhveshur prej hijeve, ku?

Ngjitu. Me dore duke prekur ngrihu.

Me i holle behesh, pothuaj tjeter, m'i holle!

M'i holle: nje fill, pergjate te cilit

don te zbrese, yjeza:

perposh te notoje, posht', ku e shohim

shkelqen: ...

 Hm...

fjala "yll" nuk përmendet asgjëkundi në këtë poezi.

Mendoj, dhe mund të gabohem natyrisht, që bëhet fjalë për hijen (në gjerm. mashkullore), që kërkon të zbresë poshtë; hijen e të zotit a të yjeve a të hënës nuk ka rëndësi. 

Gabimi që bëjnë përkthyesit me Celan-in mendoj gjithashtu, është se përpiqen ta interpretojnë poezinë e tij, gjë që ai fare mirë mund ta kishte bërë vetë në të shkruar, duke e bërë atë më të shkoqur. Mendoj se hermetizmi i tij duhet lënë edhe në përkthim, me aq sa është e mundur.

Në rastin konkret mund të grindeshim gjatë se çfarë përfaqson "ai" në origjinal e të merreshim me komentet e kujtdoqoftë, gjë që e bëra para se të ulesha e ta përktheja. E vendosa më në fund ta lë "ajo", dmth: "hija".

Strofa jote është lirike dhe e bukur, por nuk është Celan-i: mendimi im gjithnjë ky. Kërkoj ndjesë në përparësi dhe jam i vetëdijshëm për gabimet që bën çdokush, për pasojë edhe unësmiley

 

 

Ajo e yllit ishte pyetje seriozisht, meqe une s'e lexoj dot ne origjinal dhe perkthimi qe kam e thote qartazi "yll". Qe ketej edhe ndjesa per "ushtrimin" smiley .

Te gjitha poezite kur perkthehen, sic edhe te gjitha tekstet, kane nevoje per nje interpretim. Eshte hapi i pare i leximit organizimi kuptimor i frazes dhe kjo behet nepermjet nje interpretimi te pare formal, i cili kryhet pothuaj automatikisht. A i bie pikes ne ate qe ka dashur te thote poeti, apo kumtuesi ne pergjithesi, kjo eshte ceshtje dytesore pastaj.

Ok, e gjeta: Tek strofa jote, ne origjinal, mungon nje fjale. Perkthimi im dygjuhesh (Paul Celan, Poesie, Arnoldo Mondadori Editore, 1998, faqja 230-231) ben keshtu:

"an dem er herabwill, der Stern:
um unten zu schwimmen, unten,
wo er sich schimmern sieht: in der Dünung
wandernder Worte."
 

 Interpretimi mund të bëhet në thonjëza e pika poshtë a në komente.

Mendoj se përkthimi duhet t'i rrijë sa më besnik origjinalit. Mendoj se nuk duhet përkthyer ajo "çka dashur të thojë", por ajo "çka thotë" autori.

Në këtë sens jam përpjekur edhe ta shqipëroj sa më afër origjinalit. Secili ka pastaj përparësitë e tij në atë që pëlqen.

P.S.

I tërheq të gjitha ç'thashë dhe të jap të drejtë për "yllin". Faqja nga e mora nuk e kishte atë fjalë, pasi ekzistojnë dy versione të kësaj poezie. Por ti ke të drejtë dhe do e korrigjoj menjëherë. Flm. për vërejtjen.

Dy versione me te cilat mund te "krahasoj" perkthimin, ne pamundesi te njohjes se origjinalit.

I

Speak, you also,
speak as the last one,
say your speech.
Speak--
But do not divorce the no from the yes.
Give to your speech also sense:
give it shadow.
 
Give it shadow enough,
give it as much
as you know to be partitioned out around you between
midnight and midday and midnight.
 
Look about:
see how it's coming alive all around--:
By death! Alive!
Truly speaks he who speaks shadows.
 
Now, however, the place where you stand shrinks:
Whereto now, you, denuded of shadows, whereto?
Ascend. Grope upward.
Thinner you become, less knowable, finer!
Finer: a thread
on which it wants to come down, the star:
so as to swim down below, below
where it sees itself shimmer: in the swell
of wandering words.

II

Speak, you also,
speak as the last,
have your say.

Speak --
But keep yes and no unsplit.
And give your say this meaning:
give it the shade.

Give it shade enough,
give it as much
as you know has been dealt out between
midnight and midday and midnight.

Look around:
look how it all leaps alive -
where death is! Alive!
He speaks truly who speaks the shade.

But now shrinks the place where you stand:
Where now, stripped by shade, will you go?
Upward. Grope your way up.
Thinner you grow, less knowable, finer.
Finer: a thread by which
it wants to be lowered, the star:
to float farther down, down below
where it sees itself gleam: in the swell
of wandering words.

Po, e mora me mend qe duhet te kishte ndonje keqkuptim, sidoqofte te faleminderit sepse me ate rast porosita nje liber te J. Derrida-se mbi poetiken e C. ku duhet te flitet edhe per poezine ne fjale.

Keshtu nxitimthi se s'kam kohe per me shume "llaf i urte" sa pershtatje eshte nga origjinali?  (Mund te rishikohet perdorimi i "llafit"?)

 

 Sprich auch du,
sprich als letzter,
sag deinen Spruch

Spruch në gjerm. është ajo që thuhet, por mund të jetë edhe fjalë e urtë, proverbë ose urim. Fjalë për fjalë do të qe: thuaje fjalimin-fjalën tënde, atë çke për të thënë.

Për të ruajtur tingëllimën dhe dykuptueshmërinë e bëra "llaf i urtë", por jam i gatshëm ta ndryshoj për diçka më të mirë.

Reagimi i pare eshte versioni i Self: fjale. 

Megjithate, duke pare dy versionet ne anglisht, luhet me "fjalim" dhe "thenie." Ndoshta Shprehje? 

Fol i fundit,
llafin e urtë.
 
Fol-
Veç mos ndaj jo-në nga po-ja.
Jepi llafit tënd edhe kuptimin:
jepi atij hijen.

 

Mua nuk me vjen mire llafi i urte (por e kuptoj shume mire perse e ke zgjedhur) sepse llafi i urte e ka kuptimin brenda, ajo qe e ben llafin te urte eshte mencuria - pra edhe kuptimi qe mbart - gje qe ma ben te pakuptim vargun: Jepi llafit tend edhe kuptimin.

Ndoshta:

Sprich auch du,
sprich als letzter,
sag deinen Spruch.
 

Fol edhe ti,

fol i fundit,

thuaj(e) fjalen (tende)

 

 

Une do te sygjeroja "kumt".

fol dhe ti,

fol i fundit,

thuaje kumtin tend.

Fol - por mos ndaj po-ne nga jo-ja

jepi kuptim kumtit tend,

jepi hije.

"kumti" kam pershtypjen se ka ngarkesen e duhur emocionale, i jep dhe rëndese fjales.

jepi atij hijen.
 
Jepi atij hije mjaft,
Jepi atij aq,

perseritja e "atij" disa here e pengon leximin... them se shqipja eshte aq fleksibel ne kete drejtim, sa nuk ka nevoje te biesh ne perseritje, sepse vetkuptohet se kujt i drejtohet.

 Kumt është lajmi, mesazhi dhe jo "Spruch", që është më shumë ajo që thuhet, thënia.

Sa për përsëritjet e "atij", ato ashtu janë edhe në origjinal: "ihm", me të cilin po ashtu autori mund të kishte variuar po të kish dashur, por nuk e ka bërë.

a priori, nuk e njoh gjermanishten, ndaj nuk mund te gjykoj nga ana gramatikore e asaj, por anglishtja psh, nuk ka menyre tjeter per ta shprehur perkatesine, pervecse permes peremrit: "Give it shadow", italishtja nga ana tjeter, njesoj si dhe shqipja e ben kete permes mbaresave te zgjedhimit "Dalle ombra" ose varianti im "jepi hije".

E theksova kete, sepse e has shpesh ne shume perkthime, sidomos nga anglishtja, gje qe me vret veshin dhe prish bukurine e gjuhes, por kjo s'ka te beje me rastin tuaj, sepse ndoshta autori mund ta kete theksuar qellimisht ate pjese, e kuptohet ju si njohes i autorit dhe gjuhes jeni me ne brendesi, se sa une qe e shikoj nga jashte.

 

Kumt, sipas fjalorit, eshte nje lajm, lajm i keq.

Por ne kete vjershe nuk behet fjale per lajm dhe as per lajm te keq. Behet fjale per nje lloj "maksime": dmth, i thote, dil dhe thuaje moton, maksimen tende, mencurine tende. Prandaj dhe autori ka perdorur "llafin e urte".

 ...paskëshim qenë sinkron smiley

smiley

nuk eshte domosdoshmerisht lajm, dhe per me teper i keq. Eshte nje njoftim, nje shpallje, pra nje "thenie me ze te larte" e asaj cka mendon.

Ne disa variante italisht qe pashe, madje, ishte perkthyer "thuaje mendimin tend", por duke qene se ne nuk mund te perkthejme sipas interpretimit tone, nuk m'u duk e drejte, ndaj dhe sugjerova "kumtin".

Jep mendimin tend, opinionin tend me duket me afer sesa kumt - sepse kumt ne thelb ka te beje me lajmin dhe shpalljen e tij - ne fjalorin e gjuhes shqipe e perkufizojne kryesisht me lajmin e keq. Une vete nuk e perdor kete fjale (pervecse si Kumtese qe ka dicka sterile brenda nga qe e lidh me shkencen dhe fjalorin profesional) dhe nuk ja njoh ngjyrimet dhe ndoshta edhe refuzimi me vjen ngaqe nuk e ndjej kete fjale.

Nga ana tjeter, Spruch karakterizohet nga konciziteti (te permbledhesh nje mencuri ne nje fjali, por edhe te thumbosh tjetrin, apo ta shposh drejt e ne plage/ego me nje fjali) dhe nuk eshte si opinioni apo mendimi qe mund ta zgjasesh apo elaborosh si te duash.

E di Self, eshte zgjedhje subjektive ndonjehere edhe zgjedhja e fjales, qofte dhe nga eksperienca e saj ne te lexuar apo ne te perdorur, gjithesesi, shpesh i perdorimin fjalet arbitrarisht dhe jo krejt logjikisht: Per mua, te pakten, nga leximet e mia, kumti permbledh rendesine e mencurine e asaj cka thuhet, por jo, nuk ka thumbim, ndoshta nje seriozitet shume hijerende. Nejse, ceshtje perceptimesh smiley

als du um dich verteilt weißt zwischen
Mittnacht und Mittag und Mittnacht.

 

pse

sa ta dish veten përqark saj të shpërndarë

dhe jo:

i shperndare rreth/perqark teje


Po ve dhe nje variant italisht ketu, gjithsesi: smiley

Parla anche tu

Parla anche tu,
parla per ultimo,
di' la tua sentenza.

Parla -
ma non dividere il no dal sì.
Dà alla tua sentenza anche il senso:
dalle ombra

Dalle ombra abbastanza,
dagliene tanta,
quanto sai intorno a te divisa tra
mezzanotte e mezzogiorno e mezzanotte.

Guarda attorno:
vedi come si fa viva in giro -
Presso la morte! Viva!
Dice il vero chi dice ombra.

Ma adesso si restringe il luogo dove stai:
e ora dove, dove spogliato dell'ombra?
Sali. A tastoni all'insù.
Ti fai più sottile, irriconoscibile, più fine!
Più fine: un filo,
lungo il quale vuol scendere la stella:
per nuotare giù, giù
dove si vede risplendere: nella risacca
di parole erranti.

 ...mund të bëhej edhe ashtu. E bëra kështu  për të ruajtur tingëllimën e fshehtë me t-të në vargun e mësipërm:

als du um dich verteilt weißt zwischen
Mittnacht und Mittag und Mittnacht.

 sa ta dish veten përqark saj të shpërndarë
mes mesnatës e mesditës e mesnatës.

 mua fjala "llaf" nuk më lexohet fare në këtë poezi, sidomos kur në shqip kemi "fjalë e urtë" që i përshtat shumë mirë "Spruch", që dmth thënie, fjalë e urtë.

për më tepër fjala "llaf" më kujton llafet e botës apo thjeshtë të grave të lagjes, ka njëfarë konotacioni jo fort të mençëm.

 

 

 Jam dakord me akvll ne lidhje me arsyetimin qe ai ben per mosperdorimin e fjales "llaf" dhe do shtoja se i perket nje regjistri me te ulet se "fjale" dhe mendoj se varianti me i pershtashem mbetet "thuaj fjalen tende".

Ne perkthim njihet nocioni i "humbjeve"  te kuptimeve a formave qe percillen ne gjuhen B (gjuha drejt se ciles perkthehet). Rrjetet kuptimore te fjaleve te gjuhes A (gjuha nga e cila perkthejme) mund te jene shume me te zgjeruara se ato te gjuhes B. Po ashtu, ne varesi te ndarjes a perceptimit qe i behet realies, lindin edhe fjale qe nuk jetojne ne gjuhe te tjera.

Perkthimi mbetet nje sfide dhe sfida me e madhe e perkthyesit eshte perkthimi i poezive te cilat ne shkollat e perkthimit rekomandohet te fillohen te perkthehen pas nje pervoje te gjate te perkthimit te letersise artistike. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).