nga Nina Cara A e imagjinoni dot Jim Morrison gjithë rrudha nga pesha e kohës, të cilit vitet e eksperienca i kanë dhënë tagrin e të qenit një peshë e rëndë, teksa i ftuar Larry King Live flet për luftën në Irak, të ardhmen e Amerikës nën presidencën e Obama-s dhe fajëson Soros-in si një nga [...]

12 Komente

Ah, ka nje poezi shume te ndjere I. Sinanaj per pragun e te 27-ave, ke "Okul Defteri", po librin e kam ne shtepi dhe neper internet s'po e gjej dot. po s'e pati hedh njeri gjer neser ketu, po e postoj une.

POETËT VDESIN KUR JANË NJËZETESHTATË

                                      Autobiografi mujore*

 

Shkurt i ëmbël që më sjell gjumë

e ditë mujore të caktuara në mendje.

Dëgjo!

Ka në botë shpjegim për hollësinë

e përpilimit të fjalës "Hise."

Ca numra monotonë e kode si receta hallvash morti.

Shkurt dhe pa numerologji

unë do të vdes shpejt.

Nuk di në ky pohim ma neverit lehtësinë

me të cilën lumturia ma thjeshton punën

paq. Vitin tjetër mundem saktë

të jem

             njëzeteshtatë.

Të flasim qartë. Thatë e drejt,

gabaritjet e mia gjithë kolor

nuhatin njëfarësoj afrimin kohor

të vdekjes sime delikate.

O moshë e pambrojtur,

ogurbardhë dhe e mbrapshtë

Fund i hidhur i fundit poetik

Të fitova. Kërc-kërc-kërc

gërvishtmë në trake' a bronke

Unë, ene e paditur kuarci e silici

e fati im prej xhami, rëre e kripe.

Të rrjedhë në meandrën e ijeve të mia

gjithë sedër apo të ndonjë fruti

tjetër, që piqet fiks mu në dhëmballën

e dilemës të jesh njëzetegjashtë apo

njëzeteshtatë.

 

Oh-Hise! Hape vdekjen e madhe si

dasma kraharorin e gruas,

me tmerrin, frikën, hallin

Unë dua, vdes të jetoj me mallin e

dëshpërimin tim sasior, e ju,

letra mërgimi e xhelozie stinore

prej ikjes sime të paraprirë, të beftë, të hartoni.

Të sharroni gërr-gërr-gërr

pyje, pyje, pemë, hakmarrje shkronjash pashkruar,

përshesh letre e bojë faji me agrume të idhta gazi në duar.

 

Shkruajeni në letër ju lutem.

Shkruani që keq shumë ju vjen

Pa mëshirë!

 

Ne të gjithë e dinim që në jetë, ndonjëherë,

fjala "Lamtumirë"

mendohet vërtet dhe dëshira

për të qenë viktimë seriozisht,

është bindshëm e qenësisht

pjesë e asaj që quhet FAT.

 

Shkruamëni, ju lutem,

ku keni gabuar.

S'keni edhe shumë kohë

në fakt.

Dihet qartas: 

Poetët vdesin njëzeteshtatë.

 

 

2006

 

*) Shkurtimisht, poeti ka lindur në shkurt, ndërsa Janis Joplin, Jimi Hendrix, Jim Morrison, Sid Barret, Migjeni, etj, të gjithë kanë vdekur në moshën 27 vjeç.

 

 

I. Sinanaj

lost,

falemnderit. eshte nje nga poezite qe me ka mbetur ne mendje nga I.

Shyqyr qe e kam kalu me kohe e me vakt kete prag, se kushedi c'do kisha bere per te hy dhe une ke ai klubi... smiley pune vaniteti, me teper... smiley

 smiley eshte klub ekskluziv. po ne dore e kemi; caktojme nje moshe tjeter, dhe oburra, ogra.

33-shin? smiley ne mos po, 44!!

jo mer jerusalem, kto moshat kshu jane pun qe been. u` thom te vendosim nje andej nga 127-ta dhe e tromaksim boten e artit smiley 

O lal, po aq sa thu ti, ne nuk do mbajme mend ku i kemi vene protezat, jo me te mbajme mend kete te 27-es

s`jeshem dhe aq serioz de smiley 

Duhet te kete nje shpjegim zhvillimor shkencor koincidenca e kesaj  moshe me vdekjen e ketyre shpritrave te humbur ...

pranej ja paskemi hudh te isteshtatave neve, se jina rryla smiley

as konge as valle as pizi smiley

Me kalimin e pragut te 27-ve, e ndjen ate trishtimin se tashme eshte shume vone per te vdekur.

Nejse, kur e kalon ate pragun e trishtimit pastaj.... e kupton qe nuk eshte vone per te qene 27 prap smiley.

Per nja dy tre gjera te vjen te shohesh veten se si te vjen te qeshesh ne pasqyre, njera psh sa te mirekeqinformuar paskemi qene ne gjithe kete mesele imazhesh, dhe tjetra boshlleku qe ndjen pas fryrjes me keto imazhe kur ata behen te prekshem.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).