Gjithmonë ka tipare të përgjithshme dhe të veçanta, në çdo mjedis, e sidomos në qytete të mëdha.

Gjithmonë keni vënë re që tjetër atmosferë përthithni në Vlorë e tjetër në Korçë, pavarësisht se kjo nuk barazohet kurrë me individualitetin e çdo qytetari, i cili mund të ngrihet mbi kufizimet e mjedisit dhe bashkësisë ku jeton: “Veriu është i ashpër”, “Labëria, trime, por e ashpër”, “Shqipëria e Mesme më e buta, më e mira”, “gjirokastritët lidhin macen”, “ja korçare, ja hiç fare”, “shkodranët qejflinj”, “durrsakët liberalë” etj, etj.

Përtej mbrëmjeve që, vetvetiu si të lidhura me  një rregull të heshtur e të përbashkët thuajse në të gjitha qytetet e mëdha të Shqipërisë, përveç Tiranës, e përveç stinës së verës, mbyllen të gjitha shpejt e shpejt aty nga ora 6-7 e mbrëmjes e pas kësaj i mbulon ankthi dhe heshtja ‘xhang xhing’. Përveç afrimitetit në komunitet dhe thashethemeve si pasojë e kësaj, përveç shumë e shumë tipizimeve që mezi iu gjendet fundi dhe hapësira për të folur për to, çfarë spikat më fort sot në qytetet kryesore të vendit? Çfarë është aq dalluese sa të lërë më shumë shenjë? Një bisedë me sociologun Zyhdi Dervishi për të thënë shkurtimisht disa ide, përjetime objektive-subjektive rreth qyteteve tona dje, por sidomos sot.

Korça, elitare, aristokratike

Shprehja “O korçare, o hiç fare!” duket se përmbledh shumë të mira bashkë. Sidomos të grave, por jo vetëm grave korçare. Pa i hyrë të mirave të tjera, ajo që rigjen të pazhbërë sa herë viziton Korçën e për të cilën shqiptarët në përgjithësi janë ende kaq defiçitarë, është eleganca e sjelljes së korçarëve.

“Korça mbart aristokraci elitare në shumë aspekte, por dhe në sjellje dhe komunikim, edhe në sajë të Liceut Francez, pushtimit francez, që bënë të depërtojnë elemente të kulturës franceze. Por për fat të keq këto elemente nuk janë fitimtare dhe shtypen nga arroganca primitive në rastet kur korçarët puqen me të tjera zakone nëpër Shqipëri. Kanë shumë edukatë komunikimi dhe pune, mençuri dhe talente natyrale, shije estetike, marrë edhe nga kultura të tjera, falë emigracionit. Duan të jenë gjithmonë të veçantë”, shtjellon edhe shkaqet sociologu Zyhdi Dervishi.

Shkodra me sa shumë biçikleta!

Biçikleta! Sa shumë biçikleta në Shkodër! Janë ato të parat që të godasin vështrimin dhe të habisin ende. Shkodranët kësisoj rezultojnë qytetarët me standard më të lartë ekologjik dhe ambientalist se shqiptarët e tjerë në këtë aspekt. Biçikleta thua nga varfëria? “Jo, s’është thjesht ajo. Biçikletat në Shkodrën e kulturuar në breza, me mirësi, shpërfillje ndaj zonave rurale dhe të hapur ndaj Perëndimit, biçikletat kanë qenë traditë. Edhe në vitet ’30, edhe në regjimin komunist, Shkodra ka përdorur shumë biçikletat. Në vitet kur kishte vështirësi për të udhëtuar nga Shkodra në Tiranë, tifozët shkodranë ndiqnin ekipin e tyre me biçikletë deri në Tiranë. Kushtuar edhe këtij ‘huqi’ është xhiruar një film; ‘Odisea e tifozëve’. E në rendin e varfër socialist biçikleta nuk shprehte varfëri. Ai që e mëson biçikletën, e ruan traditën në Shkodër. Por e përdor edhe për tregti të vogla, për të shëtitur rreth e qark liqenit. Një shkodran me humor mbi biçikletë duket vizualisht më interesant.

Vlora, e ashpër, por edhe fisnike

“Vlora dallohet për dy pamje në aspektin social. Për atë që nuk i njeh nga afër vlonjatët dhe këqyr nga jashtë mënyrën e tyre të komunikimit, krijon përshtypjen se ata janë njerëzit më të vrazhdë në botë. Deri vonë në Vlorë kamarieri sillej me klientin si pronar. Ka pasur raste që iu është thënë klientëve: ‘E mo ti, kur flet me mua hiqi syzet! Kjo ndoshta nuk ndodh në asnjë vend të botës”, hulumton sociologu Dervishi. Por më tej shtjellon se po t’i njohësh nga afër vlonjatët, shpirtin e tyre, përgjithësisht mjaft fisnik, humorin e tyre potent, brilant, krijon një tjetër përshtypje. Edhe ai që shpërfaqet me komunikim vulgar brenda një kohe të shkurtër po të dish t’i fitosh zemrën, bëhet gati të të ndihmojë me gjith֛çka, lë kokën për ty. Por fatkeqësisht shumica e turistëve vendas apo të huaj nuk arrijnë të zbresin thellë në shpirtin e tyre.

Përveç detit, Sheshit të Flamurit, xhamisë, dhe imazheve krenare të vlonjatëve, në Vlorë emocionojnë edhe palmat, sidomos ato tepër të larta buzë detit gjatë gjithë rrugës së plazhit Skelë-Uji i Ftohtë.  “Mbeten kurora më e lartë dhe e bukur palmore e vendit”, jep një ide arkitekti Gjovalin Shytani. Tipike, domethënë, vetëm në Vlorë.

Durrësi, mbi eshtrat e qytetërimeve

Ndërtimet. Ato spikasin më tepër, por edhe për keq në këtë qytet të lashtë. Më masivet dhe dëmtueset se kudo tjetër në Shqipëri këto njëzet vitet e fundit ato janë ngritur në Durrës.  E pohojnë këtë një mori kaq e madhe arkitektësh, inxhinierësh ndërtimi apo qytetarësh që ‘kanë shumë apo pak erë’ nga estetika, saqë e kotë të përmendësh emra të tyre. ‘Durrësi është i vetmi qytet shqiptar ku mbivendosen shtresëzimet e disa qytetërimeve. Ndoshta në Durrës pas Luftës së Dytë Botërore nuk duhej ndërtuar asnjë godinë. Durrësi i përpara kësaj kohe duhej gërmuar dhe shndërruar i tëri në park arkeologjik. Çdo godinë e ngritur dhe që vazhdon të ngrihet në Durrës, është një dhimbje që ngrihet mbi eshtrat e disa qytetërimeve, zbulimi i të cilave do t’i shërbente jo vetëm kulturës shqiptare, por europiane e më gjerë”, analizon sociologu Zyhdi Dervishi. Për të, durrsakët e vërtetë mbeten njerëz të ngrohtë, dashamirës, me prirje të natyrshme për t’i kundërqëndruar në mënyrë pasive dhe të qëndrueshme politikave ekstremiste. Më tepër se banorët e gjithë qyteteve të tjera të Shqipërisë, të paktën që Pas Krishtit, durrsakët kanë komunikuar shpirtërisht me kulturat perëndimore. “Një shpirti i madh, liberal, por i vakët, me pretendime të pakta për jetën dhe për t’u angazhuar në jetën politike të vendit”, përfundon perceptimin analitik Dervishi.

Sa shumë u martokërkan në Elbasan!

Këtë rrok më fort se çdo gjë tjetër të mirënjohur nga ky qytet. Vetëm në rrugët kryesore të Elbasanit mund të numërosh rreth njëzet dyqane me fustane nusërie, si askund tjetër nëpër Shqipëri. Rreth dhjetë janë vetëm në bulevardin kryesor. E çdo rrugë në Elbasan po ashtu e ka edhe nga një dyqan me fustane nusërie. ‘Këtej nga ne martohen në moshë të vogël, si në qytet dhe në fshat, por kërkesa kemi sidomos në zonat rurale’, thonë shitëset e dyqaneve. Në bibliotekën publike të qytetit të Elbasanit arsimdashës në shekuj syri të rrok përditë më shumë të rinj që hyjnë e dalin, se sa në biblioteka të qytete të tjera. Dhe nuk kanë humbur jo vetëm ballokumja, por edhe bugaçja, ëmbëlsira sulltan etj. “Elbasani ka qenë dhe mbetet qytet kryesisht për elbasanllinjtë. I ngohtë për vendasit, i ftohtë për të ardhurit në këtë qytet. Historikisht, por edhe në ditët tona, banorët e tij përpiqen t’i zgjidhin problemet me njëri-tjetrin, duke mënjanuar të ardhurit”, shton sociologu Zyhdi Dervishi.

Berati, magjepsës dhe spiritualist

Berati si gjithmonë të mallëngjen! Qyteti që magjeps ende më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri për nga bukuria masive muzeale. Habi dhe mahnitje e çdo turisti. Me dy faqet e tij kodrinore dhe të gjitha kthinat e tij tërësisht muzeale; arkitekturë mesjetare dhe paramesjetare. Një kala kështjellë spiritualiteti me 37 kisha apo rrënojat të tyre. Një pasuri kulturore dhe fetare me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për Shqipërinë, por gjithë Ballkanin. Plot me banorë edhe sot në çdo shtëpi të vjetër disashekullore, duke shpirtëzuar gurët dhe historinë, e sikur përhapin frymë mirësie, misticizmi, besimi fetar, por dhe dijetarie në gjithë hapësirat përreth. Dhe sa gatime të shijshme ha sa herë shkon në Berat apo rrethinat e tij! ‘Në do të hash bukë të mirë, ha në Berat!”, thuhej një herë e një kohë në ato anë.

Gjirokastra e mistereve, aventurave dhe ambicieve

Mbetet qyteti më misterioz i Shqipërisë. Qyteti më i gurtë i hapësirave shqiptare. Qytet që i bën sfidë vetes. Qytet i ekstremeve. Ndodhet në jug të Shqipërisë dhe shpesh ka klimë më të ftohtë se qytetet e Veriut. Qyteti që i ka dhënë më shumë nëpunës dhe drejtues të posteve të larta perandorisë turke dhe qeverisë shqiptare. Gjirokastra ka dy pamje: godinat tradicionale që harmonizohen natyrshëm me kalanë dhe formatojnë pamjen e një qyteti ku njerëzit duket sikur nuk kanë jetë reale, por merren me art dhe shkencë. Ndërsa pjesa e re e qytetit duket si çiban i ngjitur pjesës tjetër tradicionale. Ndërkohë pjesa tradicionale po shkatërrohet dhe çibani po zgjerohet. “Banorët e saj shfaqen ende me prirje më shumë se kudo tjetër për t’u marrë me shkenca si profesionistë. Tek gjirokastritët mund të gjesh jo vetëm shpirtin e kursimit, por dhe shpirtin e aventurës, ide të çmendura, lindin dhe ushqehen me pretendimin dhe formatohen historikisht me vizion lideri perandorak, kësisoj për të qenë shumë të rëndësishëm”, specifikon hulumtimet e tij sociologu.

Saranda e mirëqenies

Nuk para të vritet syri nga mjerimi në Sarandë. Me sa duket, turizmi, emigracioni i hershëm dhe afërsia në distancë me Greqinë janë përcjellë gradualisht në çdo detaj. Nuk mungon mirëqenia as në Tiranë, madje është edhe më e lartë, por Saranda përcjell një lloj standardi uniform, pa ekstremet e varfërisë që has në Tiranën apo Durrësin me shtresëzime të theksuara. Shpërfaqet si tek pamjet e njerëzve ‘të mbajtur nga koka tek këmbët’ dhe mënyra e tyre e të jetuarit bashkëkohore, ashtu edhe tek ndërtesat e reja apo të mirëmbajtura.

Magdalena Alla

Shekulli

360 Komente

"...e tutti quei momenti andranno perduti nel tempo come lacrime nella pioggia. È tempo di morire."

E keni bere boze me kete "Korca aristokratike"! Thjesht eshte pakez me qytetare se pjesa tjeter e Albanistanit. Kaq. Mos u cudisni me shume se c'duhet.

Saranda e mireqenies?!

Vertet, edhe mua kjo "aristokracia" e Korces nuk me ngjit fare.

E ke gabim,nese shikon fotot e kohes,do te arrish ne perfundimin se Korca dhe Shkodra ishin shume para te tjereve:
Ja shiko kete video:
http://www.youtube.com/watch?v=43XSLjeSbpA

ne 1.16 shiko se si visheshin njerezit dhe besoj se nuk ndryshonin me vendet e huaja europiane.Shikoni dhe kishat ortodokse me stil roman qe pasi ju vune minat ne 1967 tani jane ndertuar ne stil grek.
ka qene nje qytet ku ka hyre valuta e huaj me pare se te tjerat dhe me te edhe moda apo menyra e ndertimit te shtepijave.Korca ka pasur plan rregullues qe ne fillim te viteve 1800.

http://www.google.com/imgres?q=Tefta+tas...

Shikoni dhe kete foto te Tefta Tashkos,Lasgushit,Koliqit dhe Asdrenit.Cfare veshjesh!!!Edhe Georgoi Armani do ti kishte zili.

Perse nuk i bej dot copy paste fotot?

Kisha tek biblioteka ka qene kryeveper. Zoti i denofte te gjithe ata qe e prishen. Gjithsesi, jemi duke folur ne kohen e shkuar. Kur keta gazetaret e sotem i referohen "Korces aristokratike" eshte sepse jane shume katnare. Korca e sotme thjesht ka ca qytetare me shume.

Per kete ke te drejte.

sa per kishen e shen Gjergjit atehere doli fjala qe kur e mori vesh Enveri kete hata(pasi e dinte cfare mrekullie ishte se kish jetuar ne Korce),i ndaloi shkaterrimin e kishave,por e keqja qe bere.Keshtu flitej ne popull por Idrisi mund te na sqaroje me mire se ka qene i rritur ne ate kohe.

Edhe mitropolia dhe shen Gjergji ishin me stil roman jogrek,tani kemi nje kishe me stil grek ne qender te Korces mu mbi shtepine e Mihal Gramenos dhe karshi shtepise se Themistokliut.
Nejse te pakten peshkopin e kemi shqiptar.
Ne nje debat qe po beja njehere mbi kete ceshtje nje komentues ma mbylli gojen:

Perse ankohesh?- me tha

Kishat u ndertuan me stil grek se shqiptaret i prishen dhe greket i ndertuan.Cfare prisje ti,qe ti ndertonin sic kishin qene?

Po shyqyr qe jane fotot,se do te na thoshin se keshto kisha kane qene me stil grek qe ne fillim.

''sa per kishen e shen Gjergjit atehere doli fjala qe kur e mori vesh Enveri kete hata(pasi e dinte cfare mrekullie ishte se kish jetuar ne Korce),i ndaloi shkaterrimin e kishave,por e keqja qe bere.

bile thone;  kur e mori vesh Enveri nga inati iu pre oreksi..  nuk hante me gjelle, vetem embelsira. aq sa e vuri poshte diabeti.smiley  

si eshte ajo ''aksioma klasike'' qe doktoret u thone te afermve te pacientit qe sapo ka vdekur: ''sikur te na i kishit sjelle vetem 5 minuta me pare, do ta kishim shpetuar babane''.smiley

Belul nuk po them se i besova thashethemeve,por keshtu thoshin atehere ne Korce.

 

Lola Gjoka (pianiste), Kafja e Madhe , Shkoder , 1937, Tefta Tashko Koco, Asdreni, Ernest Koliqi, Lasgush Poradeci. Ish-Princi i Mirdites! Preng Bibe Doda    Tiranë,viti 1935,një makinë për pastrimin e rrugëve      ...ja o Krist ta kreva deshiren......

Te flm,por po flisnim per Korcen dhe jo per Mirditen.
Po si i shkarkon fotot se une nuk i bej dot copy paste?

Sa per foton e Teftes jane keta persona.

Nga e majta ne te djathte:
Koco Tashko,Lola Gjoka,Ernest Koliqi,Sotir Kosmo( themeluesi i grupit Lira)Tefta Tashko,Asdreni,Lasgush Poradeci,Gjergji Cenco(mesues i njohur mathematike,Aleko Tashko.
Viti 1937 me rastin e ardhjes se Asdrenit ne Shqiperi.

shaka e modhe..si zyra e turizmit ne elbasan.

Bukur. Like it smiley

 

Pamja e Shkodrës  1907. Xhamia e Plumbit (ndërtuar në vitin 1773-1774) dhe bashkimi i lumit Drin me Bunën       Foto:Nopcsa

Kurse kjo eshte nje kartoline e vjeter......nuk i dihet data......

 

Mua me pelqen shume kjo ndertesa ne Korce:

Me pelqen se per te qene nje pallat banimi i ndertuar ne kohen e komunizmin eshte goxha "i pasur".

Fatkeqesisht bukuria e tij eshte e prishur nga mbylljet me duralumin qe kane bere "aristokratet" e rinj korcare. Kati perdhe eshte gjithashtu i perdhunuar per arsye se cdo dyqan ka rregulluar vetem "parcelen" e tij duke cnatyruar elementet arkitektonike dhe stilistike.

Nejse, qershia mbi torte eshte se regjimi i futi ne burg projektuesit pasi kishin harxhuar shume beton.

Kush me ndihmon si quhet kjo ndertesa? ne mende e kam po s'po me vjen.

S'e mbaj mend. Ja edhe nje tjeter:

O Anonim,kete me duket se e ka ndertuar Italia vella!
Ndoshta e kam gabim,por edhe stili dhe arkitektura duket e ngjashme me ndertesat e tjera italiane ne qytet.
Kete qe ne kat te pare ishte Bar Korca dhe anash Bomboneria,se bashku me Banken,Komitetin Egzekutiv dhe ato ndertesat mbi shtepine e Themistokliut i ka ndertuar Italia.

Te dyja fotot tregojne te njejten ndertese fotografuar ne pika te nderyshme.

Jo, jo. Eshte ndertuar pas clirimit.

Keta 2 inxhinjeret apo arkitektet qe e projektuan (fatkeqesisht s'ja mbaj mend emrin), me sa di une ishin formuar ne Itali. 

Normal qe i futen ne burg pastaj. U bene ata me shperdoru betonin e popullit kur mund te kishin projektuar thjesht nje gje te tille, te bukur, te paster... te thjeshte:

 

Edhe mu po m'pelqen. Nuk e di pse m'shkoj mendja te Loos apo arkitektura brutaliste kur pashke kte foto.

Teefa, si na e lidhe me Loos nje nder apartamentet e pakta disi te ndryshme dhe me tentative per forme organike? Loos-in mund ta lidhesh me tere ata pallatet e parafabrikatet qe jane te tere njelloj, ne seri e qe gjenden ne cdo qytet te Shqiperise. Ajo eshte fytyra e botes se Loos-it.

Loosi s'kishte linja kaq te rrumbullakosura. Gjithmone kur shoh ato tipe ballkonesh dhe nje arkitekture te tille qe kerkon gati-gati me imitu dinamizmin e makines, mua me kujtohet Mendelsohn-i:

 

Nje cik brutaliste eshte ne fakt. Ndoshta per shkak te betonit "faccia a vista".

Loos ka punu shume pak me format e rrumbullakta, edhe pse ka shkru teori bajagi. Sidokjoft ne villa karma ka tentu me vu ato teori n'praktike.

Me duket krimeja i thoshin.

Ky eshte pallati i Bonbonerise, Krimeja ishte pak me poshte dhe qe restorant ne katin e pare dhe hotel lart. Me sa di une, ndertesen e Krimese e kishte financuar Ananstas Lakshja qe kishte financuar edhe ndertimin e kishes se Shen Gjergjit. Lakshja ishte kryetari i pare i shoqerise "Drita" te Bukureshtit. Kur nderroi jete, kishte lene amanet qe ta varrosnin ne Korce dhe trupin e tij e sollen te balsamosur nga Bukureshti dhe e varrosen ne kishen e Shen Gjergjit. 

Flm patriote.

"Bonboneri " pa nderruar ndonje germe i thonin "korcarkat " asaj ne qoshe ose Pasticerise . Realisht pallati njihej si " Bar ..." he kush Bar smiley...ose fundja Kafe ....

E de eeee..mire, Bar Korca, ke te drejte.smiley

Ma more ne kethese,po ik o burr,derman s'ke, une mezi e bera korcarken ta afroj pak,del ky ujku i vjeter.smiley

Nuk duhet spekulue me Koricen smiley . Per aq sa mbijetoi si qytet karakteristik eshte merite e .... Me kujtohet kur do ndertohej Godina e ish K.Partise dhe duhej te merrte nje pamje Qendra .
Dy probleme te medha ishin ...Te prishej ai trekendeshi ku ndodhej Ajo farmacia ( i Teti ne Bronx )...dhe te prishej "dyqani farfurive " Nuk po them "barbari " si kategoria emocionaleve , por U mor "leje nga Lart " dhe nga "jashte kufijve " Forma gjysem rrethore qe Ju dha dhe hapsira qe u krijua ishin nje frymemarrje e domosdoshme per qendren e qytetit .
Deri aty Korca ishte e Paprekshme dhe mbeti e tille deri pas 90 ! Gjithsesi thone qe "barbaria " megjithse ka pas tedenca , nuk arriu te shtrinte Pushtetin e Babezise deri aty ! Dhe tani ne gezojme ciceronka si " korcarka " smiley

Nje fragment Miami ne Vlore. Tek Palmat (e Mesiles) smiley

Ec aty Vlora!!! Poshte armiqte e Vlores! smiley

Kjo ndertesa, me t'pas lezet. 

Nuk eshte vlonjate kjo, e kane bere talanet...

Prernjimend e ke? 

Po more shkodranuc. Mor venecian. Mor Shkodra-republike!

Pse vetem ju keni lidhje me talanet more?!

Po ik ere!

Per ty kam rrespekt se dukesh i permbajtun. Duket se ajo talija t'ka ba me arrit me mendu me qetsi edhe n'momente tensionit e kaosit t'rrevizioneve javore, e njikohsisht edhe njifije shkodrano-veneciano-gondolier. smiley

Po ik mor shoku i Jozefines se une per Vloren e dhjes ne te Italine.

Po shiko more se si e ka catine ajo ndertesa siper. Fiks si ne Firence. smiley

Sa e bukur keka, seriozisht! Gjynah qi s'asht n'shkoderloce! smiley

Ndetesa e Keshillit te Qarkut ne qender?
Nga jashte mire, nga brenda e kane bere copa-copa me sajime...

Njesoj si Shtepia e Bardhe dmth smiley

Pak ne te majte te nderteses ,sa per ilustrim.

E mrekullueshme.

do dukej me bukur ne foton qe kishe derguar me pare , sikur te ishte zoom out.

booooo...sa gjè e shpifur ky pallati nè ndèrtim...!!

pikerisht ne kete vend ku eshte ngritur ky pallat, mu perballe bashkise, ka qene kjo ndertese.. burgu i vjeter...

Nga e gjete kete Belul? smiley

eeeeee, aty, nja 500 metra me tutje, prane ''vetsherbimit'', jam rritur une.smiley

e mora nga nje shoku im qe eshte i ''fandaksur'' pas fotografive te vjetra te qytetit.. ai jeton ne ate lagje. ne Karabash.

qenke djale i topanase ti smiley Po kerkoja ne google por s ka asgje: pamja e sahatit, banka, rruga e hebrejve, xhamia , ndertesat e vjetra aty ku eshte ngrehina e Sulo beut..kaq ka Vlora antika s ena i dogji dushmani smiley

Ka dhe disa shtepi ne Muradije qe jane monumente me vete. Ah po, eshte dhe Diplomati smiley

ne fakt, shume para se te lindja une , ajo pjese ku gjendej shtepia e gjysherve te mi, ishte akoma Topanaja. por me pas , pasi u be nje planimetri e re, shtepia jone u gjet ne lagjen Partizani.smiley

spiritus, kjo eshte shtepia e Sharrajve te sheshi  i flamurit. perballe bankes ne njeren ane.. si dhe perballe monumentit te Pavaresise ne anen tjeter. sot aty eshte ''binaja'' e Sulos.smiley

Belul rrofsh. Ja dhe topat smiley Marrshimi betonit po rrafshon gjithcka. Te pakten ka mbet ajo rruga e brendshme, Rr. e Pavaresise quhet ne mos gaboj por gjynaf qe nuk e kthen ne identitet ky shoku Gjika. Eshte rrenuar, e ka zaptu firma gabi smiley

Nje fragment menegin ne Sarande.

Saranda, Montecarlo e Shqiperise. Saranda e mireqenies:

 

Saranda e jahteve! Saranda e luksit!

Nje fragment toskan ne Berat. Berati, firencja e Shqiperise:

 

Sa e bukur kjo Shqiperia jote, o Anonim. Po na ben te mendojme seriozisht ta vizitojme nje dite smiley

Kucova, Torino e Shqiperise:

Pse mor, sa here i ka ra zjarmi kucoves? smiley

Durresi, Roma e Shqiperise (ose Dubrovniku, Spliti i Shqiperise)

Durrsi asht dasht t'ishte kryeqyteti shqipnis! 

Elbasani, kryeqyteti i mohuar Shqiperise:

Shikoje keshtjellen e Elbasanit nga google map Teefa se ke per te dallu cardo dhe decumano.

 

Sa interresant e! Duhet sesban me botu i liber me kto vizionet tona. Betohem qe do jesh ti ay qe do flasi per Valonnan. smiley

E di! E kisha fjalen, vizion, si aftesi qe mundet me pase nje sy i kalitun per te plotsu puzzles. Aftsi per te bashku copeza, e ca tjera me i rikriju me ndihmen e hashashit, deri ne plotsimin e plote te korrnizes. Brenda kufujve te kornizes se llogjikes, kuptohet. Lol

A t'ka shku mendja me rindertu n'CAD (thjeshte si vellime) qytetet shqiptare ne periudha te ndryshme kohore, t'cilat mund te perdoren per analizat e mirfillta urbanistike (neper universite dhe jo vetem), qe me arrit me kuptu edhe vizionet dhe evolumin e vizioneve te paraardhsve tane. Mund te zbulojme gjana interresante. Shpeshhere pyes veten se cfare raportit kane pase shqiptaret e shekullit XIX-XX me driten. Sa e kane kuptu ata randsine qe ka drita n'jetet e tona? Fundja, it's all about the light!-- ma merr mendja se je dakord me mu n'lidhje me kte.

Nuk merrem me hashash une daku. smiley

A t'ka shku mendja me rindertu n'CAD (thjeshte si vellime) qytetet shqiptare ne periudha te ndryshme kohore, t'cilat mund te perdoren per analizat e mirfillta urbanistike,

Po me, patjeter. Emri im i dyte eshte Nene Tereza e urbanistikes shqiptare. smiley

Me ike me ju lute sales mor, at'her lulbashes. U themi peshqve me shkru ndoj gja nder gazeta, edhe blendisals me thirre ate mikun qi ka te topqenlli, per tek klani fus un mik lolagarron nepermjet motit abcnews. Edhe i bajm pression qeverise me na dhane paret me zor. smiley

smiley cu knoqa. Po qeki lodh mer djem; e ka gjet Tjetri me heret: asht si Xvicerr me det! ase itali pa trena.
Rrnofsh anonims.

Ja edhe Rio de janeiro in Albania.  

T'paska shku mendja n'karrnavale m'duket. smiley

Jam bere disa here per te shkuar per karnavalet ne Rio, me then te drejten,  me patjeter qe do shkoj nje here.

mqs dolem te karnavalet , ne cartagena colombia kam qene,  Carnaval Cartagena

Beautiful!

Ka ndonjeri kohe te me tregoje si postohen fotot ketu?
Do e falenderoja

Bej tek fotot copy image url, kliko tek kutia e komenteve Image dhe save..kaq

Tek kutia e komenteve nuk ma jep mudesine te klikoj save(del me ngjyre te zbehte) , vetem delete klikohet.

Tek kutia e komenteve nuk ma jep mudesine te klikoj save(del me ngjyre te zbehte) , vetem delete klikohet.

Atehere  klik ''dergo komentin'' , s'ka prob

Po para se te klikoj "dergo komentin" dua qe te fus nje foto ne kutine e komentit dhe kjo me ben probleme .
Nejse, flm per kohen qe more .

nigjo o djale, e thashe pra tek kutia e komenteve siper ke ikonat e vogla, kliko tek kuticka e vogel qe shkrun Image

eeeee epo e shikon ti , ketu qeka problemi .Te une ketu ,te kutia e komenteve siper nuk me del asnje lloj ikone tjeter , vetem Komenti*

Mos u mundo kot, ke windows antik.

windows7 kam , sa ka qe eshte bere antik ky ?

Mos e hap me mozille, hape me google chrome, atehere.

Qyteti me i bukur i Shqiperise eshte Berati dhe pike....

Per fat te keq, e kane lene fare pas dore!

Fotografia e pare (nga qendra e qytetit te Korces) tregon masakren me te madhe qe mund ti beje injoranca nje objekti te tille me vlera aq te shquara historike dhe arkitektonike. Si masaker eshte e barabarte ose edhe me e madhe sesa mbyllja e ballkoneve me vetrata alumini tek ajo mrekullia tjeter e modernes shqiptare.

Hello kitsch! God damn you, culture!

Tan Shqipnia ashte e lanme mas dore dhe e harrueme prej Zotit or burre, Berati asht i  bukur por po 'tishte vetem nji lagje..

Guatemala? Kolumbia? Venezula?!

Jo! Tirana! New York-u i Shqiperise.

Athina?! Roma?!

The day after tomorrow:

Frankfurt am Main?!

Të bukura e dyta dhe e 4.

Ti a je tue qite kujin, a si? Lol

Central Park?!

Anonim dhe kjo foto e arrirë artistikisht.Po lëvizja kaotike zhvillim është ashtu si dhe Anarshia e vërtetë është nivel i lartë i zhvillimit shoqëror (sot  tentojmë drejt demokraci  liberale që i bie 1/2 anarshi sa për krahasim ) 

Ah se harrova të lutem posto disa foto nga Prizreni , Gjakova a Peja gjen më shumë nga arkitekturat e vjetrat hala s'kan shku fis .

Po, normal. Njeriu meson nga gabimet. E rendesishme eshte te mos bejme gabime qe te na mbajne peng te ardhmen dhe qe ne vend qe te ndihmojne per te shfrytezuar potencialet, i mbajne ato te burgosura ose akoma me keq i degjenerojne.

Berlin?!

Ky Bardhok Noj e ka dyqanin perballe dyqanit tim more.Ket e ka ba Tan Dulaku dhe asht ner gjanat e bukura te Tiranes,po mire e ke ti,se si ne Berlin duket.(se mos kam qan une naj here n'Berlin e po di me ba krahasimin smiley)

Prej Miredite qeke edhe ti mer?! smiley

Banka e Shqiperise, Durres

torra Veneciane, Durres 1939

Pamja kryesore e hotelit te Doxheve, Durres 1940

Pamja nga afer e ketij hoteli

Sallonet e ketij hoteli

posti i Drejtorit te Hotelit

Recepsioni

dhe Banja e dhomave te hotelit

....behet fjale per vitet 1940....prodhim Italian.....

(Fotot jane shume te vogla dhe me nje rezolucion minimal, mezi i solla ne kete nivel....)

Teper bukur!

ja dhe qyteti i Durresit

ja kaq te vogla jane fotot.......me fotoshop i zmadhova por humbasin ne qartesi....

(AK, i jap me Width 500, mi zmadhon ne dritaren e vet, kur e klikoj me del si me pare ne dritaren e postimit)

^ Bukur. Pse me cilesi kaq te keqe fotot?

Shkodra perpara pushtimit kamunist:

Imazh

Imazh

Imazh

Imazh

Imazh

Imazh

Imazh

Imazh

shume te bukura keto anonimo.Sa qytetari ka brenda tyre! Edhe sot eshte veshtire ta shikosh nje gje te tille .

Love them all. Nje bote ne sepia. Fisnikeri, ritem i ngadalte jete, e para fabrike thote nje tabele aty... what a hell happened to the world smiley

Tef, foto 2 therrtorja matane ures sBunes?

Jo mer lla, shyqyr qi erdhi kamunizmi se dolem ne dritë smiley 

Shkolla industriale (Bauhausi shkodran), 1930:

Imazh

Tirana, 1940, fotografi ajrore:

Njerezit kane pase stil at'here, sot t'vjen aj tjetri ndasem n'kanotjere. Lol

Me kete Shkupin sikur je ngaterruar me duket.

Ja disa foto te tjera te bukura......

Ketu jane bojskautet shqiptare ne vitin 1930.....

(bojscaut, eee çar llaf i modh....)

Ja dhe kukesi i ri, Kukesi i Partise.....viti 2011

Edhe ketu po kukesi i ri, njesoj si ne Peru, nje piste per uljen e UFO-ve....2012

Asnjehere s'e kam kuptuar dashurine e vlonjateve per Vloren smiley

shume e bukur fotoja, sidoqofte. sidomos pjesa e dyte e emrit te teatrit, shume e dashur per mu smiley

Vlora ka ate gje qe pak qytete ne bote kane: natyren e mrekullueshme. S'ka nevoje per godina per te qene e bukur, sado qe ka te tilla. 

I was joking, i understand the feeling. smiley 

per mua edhe sot nuk ka vend me te bukur se nje fshat krejt i humbur now and then; nuk ekziston me realisht, eshte rrafshuar nga braktisja. 

Po flasim per doren e njeriut, jo te Zotit, o ti shoq/e smiley

ka jod, kripe dhe nxjerrje gjoksi perpara kjo dashuri smiley

mire o mire, po na mbytet smiley

Neqoftese do shpjegohej racionalisht nuk do ishte dashuri e paster smiley

Meqe nuk shpjegohet, thjesht Eshte. 

Shok shoku smiley

Kete percaktimin e vlonjaterise, ma ke kopjuar. smiley

Flasim Vloren ne teresi, qe ashtu si cdo vend tjeter, ka pjese nga dora e natyres dhe pjese nga ajo e njeriut. Vlora eshte me fat, nga te dyja anet. Qytet me 4 yje... me 5, kur jam dhe vete atje smiley

Ajo kripa me duket se i ka fajet te gjitha ,qe jeni kaq te kripur ju vlonjatetsmiley

jo vetem kripe, vlonjat eshte pakete all inclusive motra smiley

Vlonjat ose leber. Kjo fjala e dyte me ben te smiley

jo po la lluc smiley

Njerez te bute, te shkrifet, te qete, te dashur, te baltosur, te pluherdrosur.. smiley

te shkrifet smiley

po pse ju duan vetem per vere,  pastajsmiley

all inclusive,le c`e deshe...

ja dhe disa foto te vjetra  besoj me te mira....

nje pamje e Gjirokastres ne 1947

Pamje e Durresit me 1938

Kisha e Shen Merise ne Elbasan me 1947

Kisha e Shen lleshit ne Orosh te Mirdites, 1913

Kjo eshte nje kartoline franceze e vitit 1924 (ne mos gaboj).....

 

Këtë rrok më fort se çdo gjë tjetër të mirënjohur nga ky qytet. Vetëm në rrugët kryesore të Elbasanit mund të numërosh rreth njëzet dyqane me fustane nusërie, si askund tjetër nëpër Shqipëri. Rreth dhjetë janë vetëm në bulevardin kryesor. E çdo rrugë në Elbasan po ashtu e ka edhe nga një dyqan me fustane nusërie. ‘Këtej nga ne martohen në moshë të vogël, si në qytet dhe në fshat, por kërkesa kemi sidomos në zonat rurale’, thonë shitëset e dyqaneve. Në bibliotekën publike të qytetit të Elbasanit arsimdashës në shekuj syri të rrok përditë më shumë të rinj që hyjnë e dalin, se sa në biblioteka të qytete të tjera. Dhe nuk kanë humbur jo vetëm ballokumja, por edhe bugaçja, ëmbëlsira sulltan etj. “Elbasani ka qenë dhe mbetet qytet kryesisht për elbasanllinjtë. I ngohtë për vendasit, i ftohtë për të ardhurit në këtë qytet. Historikisht, por edhe në ditët tona, banorët e tij përpiqen t’i zgjidhin problemet me njëri-tjetrin, duke mënjanuar të ardhurit”, shton sociologu Zyhdi Dervishi.

 Me falni, por keto jane pa piken e lidhjes.E para, elbasanllinjet ne qytet s'martohen heret. Martohen si gjithe dynjaja. E dyta, s'jane te ftohte me te ardhurit, thjesht s'ka pune qe te vijne te ardhur. Por kur u ndertua metalurgjia, Elbasani u dynd me te ardhur, mbante rekord per ndertim pallatesh te reja ne ato vite, e s'kane pasur ftohtesi. Futja kot, dmth.

ja ca foto te vjetra nga Vlora

 

 

 

 

 

 

 

eshte lozur golf qe me 1910-en atje..smiley

 

 

Fshat shume i bukur smiley

fshat?! po ne kishim hekurudhe kur pjesa tjeter e Shqiperise e kishte me te degjuar..smiley

smiley

Foto hekurudhe me karroce me kuaj si mjet levizjeje. 

Uore atq!

po ishim ne tranzicion akoma ne ate periudhe, o vlla.smiley   nderkohe qe pjesa tjeter e Shqiperise vazhdon te jete akoma ne tranzicion.. kjo eshte diferenca.smiley

Un e di qe stacioni i fundit i trenit ishte ne Fier smiley Ju vone u bete me hekurudhe apo jam gabim?

historikisht,por teknikisht,je gabim.smiley   ne fakt kjo eshte hekurudha  qe transportonte bitumin (seren) nga minierat e Selenices, ne Skele. atje ngarkoheshin anijet qe shkonin drejt Italise dhe Evropit.smiley  e ke degjuar ate shprehjen: rruget e Evropes asfaltohen me seren e Selenices...smiley

Mire smiley 

Ate shprehjen e fundit me mire mos e kishe permendur, eshte nje njgjolle e zeze ne historine tuaj smiley... ju kane vjedhur ne mes te dites e ne sy te dëtit...apo jo, spiritus smiley

ok, pa shaka, kjo eshte teme e bukur shume. ca foto ketu, po deklaroj hapur qe kam per ti marre. 

edhe dicka tjeter: si postohet ne ppu nje foto nga kompj... ate me upload njehere ne iternet e get URL e di... a ka ndonje mundesi direkte them

thanks guys

have a great day

vjedhur jo Av se ne ku te vjedhim e te shuajm deren...ndryshe s`te jepte kush nuse  vargu i trete i asaj kenges vazhdon: te kane shitur te zote/festekuqe kalinjote smiley 

per ngarkimin e fotove pergjigjet Anonimi smiley

si moj fshat? harrove dëtin ti smiley moj Vlor e bukur ne grope/sqelë e pare ne evrope smiley

wow belul, ajo foto e dyte me pelqen me shume nga te gjitha. Ngjyra te mrekullueshme. Si kartoline duket. E modifikuar ne photoshop eshte?
Tek foto e trete, smiley tramvaj me kale eshte?

hunter, fotoja e dyte eshte (ka qene) kartoline.smiley

ndersa ftoja e trete, nuk besoj se eshte tramvaj.. ndofta taksi apo sherbim urban brenda qytetit...,  por me kale.

eshte trami Vlore-Skele,foto e vitit 1923

teper e bukur ajo foto. si pikture duket.

per ate te dyten, kushedi sa kushtonte bileta?

elbasan

rrofsh smiley, rruga ime.

Av, elbasanllije?! Sa e kam shetit ket bulevard kur shkoja tek gjyshja. Kujtimet me te bukura nga feminia e hershme atje i kam. Ka qene nje qytet i mrekullueshem. Sot.....eh sot smiley

jo tamam, por kam kalu shume vite atje dhe sidomos ato me kualitativet. Ne fakt, eshte bere shume i bukur sic me thone, e sic kam pare neper foto smiley. Por te kuptoj, sepse eshte bindje per mua, qe nje vend i dashur nuk eshte me shume gjeografi sesa mixture kujtimesh.

ove them all. Nje bote ne sepia. Fisnikeri, ritem i ngadalte jete, e para fabrike thote nje tabele aty... what a hell happened to the world smiley

They made the "new njeriu", nje qenie aseksuale dhe njekohesisht thellesisht perverse. smiley

mire o mire, po ne qe jemi kaq te mire nga dolem? smiley

 

Pamje e Durresit me 1938

Nuk eshte Durresi ky. Se na cudite! Eshte Tirana. Tek parku i Toptaneve, para PD-se (Living Room).

sorry.......nga nxitimi shoku mesues.................lool

kjo petit derniere smiley 

The Bird Vila, ne Durrs (brand new):

Duke u ndertuar:

The view:

Mrena:

kush e ka sot kete ndertese? eshte e vertete qe e kane shkaterru nga brenda?

E kane pasardhesit e Zogut. Rinovimi ju la nje firme, presidenti i te ciles u ngaterrua ne ca afera. Aktualisht nuk e di se si eshte situata.

Nga brenda dhe nga jashte u perdhunu gjate 1997-es.

Gjynah! Edhe ato pak ndertesa me stil, hijeshi, orendi dhe bukuri, ju vu kazma! Jemi goxha popull per te prishur! smiley

belle_fleur, mos ja ngjesh popllit. Se sa per popllin s'do ishte prishe asgja, perkundrazi do kishin vazhdu ndertimet si ato ne foto. Ke frike te thuash se kush e kish fajin, kush ideollogji? smiley

E ka princi me princeshezen. smiley

Nga brenda asht cope-cope. 

Saranda, ne kohen qe ishte nje fshat i rendomte, perpara se te behej Montecarlo e Shqiperise:

Ah në kte kohë ka qenë një mrekulli e vërtetë ke tê drejtê .

Shen Naumi, perpara se Zogu ta shiste per te ble breke:

Thx, man!

Kur na shemben MAPO-n:

Kush e mban mend ate parkun a lojrave ngjitur me MAPOn? Kishte 1 karusel te ndryshkur dhe varkat e famshme qe fluturonin ne ajer por qe te eksitonin ne kulm. Eh ca fukaralliku ka qene, me sa pak kenaqeshim .....smiley

Ah cna kujtove lagjen!!!!!

Shoqata gay shqiptaro-kineze:

kush eshte kinezi nga keta te dy mo?smiley

Ajo majtas eshte Lenka Cuko (perpara se te ndryshonte seksin).

hahahahahahaha

Kur e kane bere dhe kinezin e gjate,bucko e shpatullgjere!smiley

21 Dhjetori:

Rruga Kavajes:

Rruga Durresit (tek kthesa per tek rruga ambasadave):

Bulevardi Bird 1:

Olso, rrofsh. Arkive e gjalle je. Me nji nuse t'mire ishalla. A ke nej munci me m'gjet nji foto te parku Rinia me Tajvanin e vjeter? Thenk ju. 

Errata Corrige: Foto e Dyte, rruga e Durresit, jo e Kavajes.

VS...

IKEA?!

Inside an apartment from the communist years, from the book "Poem for the Albanian Woman" (with a heavy dose of propaganda in the introduction by Ismael Kadare's wife, Elena Kadare). It was published in 1972. Most of the photos were by Petrit Kumi.

Ngushtësia të bën vetë IKEA.

Katedralja e Korces (1912), e shembur pa meshire nga "the brand new man". Thuhet se njoni ngeli qorr:

 

Las Vegasi i shqiperise

shef si duket, mu si St. James park

 

ja dhe disa foto te qendres se Tiranes.....

 

 

 

 

Fotoja e parafundit tepke "Delmonico's" ne NYC. 

good old happy hour days.

ngjaka me Pallatin Albania, ne qender te Beogradit. vetem se me harqe

Hepra, t'ishte pak ma e g'jate e i rrumbullakt ajo ndertesa te fotoja e parafundit do ishte si Flatiron-i ktu ne nyc. smiley

vdes per i cik kamunizem ti alidemso...

Po amon mer daj.....te kom sjelle foto qysh nga 1913, e deri tek 2012, e prape kamunist me qu mer daj........ Po ç'te kom bo mer çun, ç'te kom bo....

Sidoqofte Korça mbetet elitare kudo, u hap shkolla e pare shqipe, kjo nuk duhet harruar...

 

 

Selia e Radio 105, Radio Montecarlo, Milano afer konsullates amerikanski.

Selia e BBC, London

Last, but not least... shpia Batmanit:

You are wellcome emigranto.

Prizreno, IKEA eshte kamuniste!!!

Po t'ishte kamuniste IKEA i jepte falas ato gjanat po i prish menjen njerzve me kamunizmin !!!!!!!

Ju proletaret genjeheni lehte. Mjafton nje Billy!

sakllam se të gjithë proletareve ja rrasin gjejnë s'gjenë brimë tjeter.Po ka ca kohë dhe ja qisin herë pas here.

Hë mer ju u lodhët me tonat ?

Katedralja e Shkodres, kur u be magazine/pallat sporti (what the fucking ever) nga "the brand new man":

Po kryqin siper perse vazhdonin ta mbanin?! Anti-rrufe?! Perdhunim brenda perdhunimit?!

Pallat Sporti

Me ter' men nuk ja hoqen kryqen kesaj godines gjate komunizmit? 

Deri ne fund, apo vetem vitet e para mbas 67-es?

Flm.

Nuk e di Mroklle, por nga fotoja dalloj se konvertimi katedrale->pallat sporti ka vite qe eshte bere.

Teatri kukllave, dmth... parlamenti:

Kryqi ishte për të mbrojt ndërtesën nga mallkimi.

Uroj qe ata qe e kane shnderruar ate ndertese te mos gjejne kurre prehje.

vonesë Anonim kanë gjet rehat me kohë besoj urdhëruesit .

Dibra (don't know if e madhe apo e vogel), viti 1911:

Shkolle e mesme ne Diber:

Gara me makina ne Korce, 1927:

Deja vu???!!!

We still are. smiley

 

Oh yeah! smiley

Yes we can! 

Sure we can! Minkia, siamo troppo avanti!

 

traktorit te pare i ka dhon mehmet shehu. kishte patente.  dhe po t'me heqin si kryeminister, mendonte, "pa buke" s'mbetem. nje zanat e kam, dmth. vetem zanatin s'ta merr dot njeri.

Mire e kishte ai i shkreti. 

Eco-car:

Me vika gjynaf per ate pemen ne trotuar si e paskan rjep.

Klienta, ne lulishten tone do te gjeni, mish njeriu te skuqur ne hell.

Shikim shume horror kjo kamarjerja.

Ja ku lindi fjala " e papare":

Ky qenka zbulim ! i paparë .

U bone keta amerikanet e dreqit, me na dergu neve avjona spiune:

Ali Pasha dhe Vasiliqija. Cfare pasioni mishtor.

Ah se harrova të lutem posto disa foto nga Prizreni , Gjakova a Peja gjen më shumë nga arkitekturat e vjetrat hala s'kan shku fis .

"Rreh si zemer ciftelia, asht Kosova, asht Shqypnia..."

Keshtjella e Prizrenit, Shtator 1863

Battle Against Serbian and Montenegrin Army. Shija robt shkjaut t'mutit:

ku gjindet kjo shqiponja ape kanë shkrirë ? Flm për kujtesën.

Ti mendon se mund ta kene lene "gjalle" kete shqiponjen fashiste?! Do ta kene shkrire dhe derdhur Draper e Cekan.

pse fashiste? A po e kanë bërë italianët monumentin.

Ajo eshte shqiponja shqiptare, por me nje stil fashist dhe nazist. 90% i sigurt qe eshte e kohes se pushtimit fashist. Plus fontet e shkrimit.

 

Berati 1830.

Berati, Tokyo e Shqiperise:

Janines, c'i pane syte.... 

Janina, Stambolli i Shqiperise (aktualisht i Gerqise):

Shkup:

Tetove:

Filat, Cameri:

 

Ster-ster-ster-ster... gjyshi (perpara se te bente sex me turkeshen):

Giovanni Bellini - Albanian (1480)

pse kaq rrrace e vogel paskena qene...????? ne na kan thone se te paret tane kane qene kreshnike, me i te rame e çanin shkomin ne dy pjese te barabarta.......ky i shkreti as vezen nuk e da m'dysh me i t'rame me shpate........hahahahahasmiley

Alidems s'ta mbush mendjen por është i ri stërstëri, si ka mbush 15 vjet.

 Xhoni Dip i ngjaka ktij ,mos ka ndonjë rrënj dhe ai ktej ?.

Ja e zbuluam edhe origjinen e Johnny Depp. smiley

Po do bëj dhe unë ndonjë gjë jo vetëm të shoh.

Woman from the Albanian coast 

Vanmour, Jean Baptiste 

Dated 
1700 to 1737

Veshje mjaft fisnike. Ky fundi përdoret dhe sot veç 1/3 ama.

Kursejme copen. smiley

Shqypo nga FYROM, viti 1914:

Ulqin:

Ul qinin duhet ta shoqërosh me Pllavën e Gucinë se me ato e shkëmbyem.

Prizren ,nuk ishte "shkembim ".eshte tjeter gje se Plaven dhe Gucine arritem t'i mbrojme ,kurse Ulqinin nuk mundem dot ,se dhe mbrojtja u be me e veshtire pasi u ndodhem midis tre zjarresh.

Venuskëmë fal për guximin, por sa më kujtohet Ulqini u shkëmbye me Plavën dhe Gucinë.Kërkoj falje dhe të falenderoj nqs jam gabim.Siç thoshte ai që s'kapet më, ke dokumenta ti.

Prizren ,gabimi yt qendron ne te shprehur "e kembyem" ...nuk e kembyem ne ,por Fuqite e Medha ,te cilat duke pare qe ne u treguam te vendosur per te mos i leshuar Plaven e Gucine ne duart e malazezve ,i nderruan fillimisht me Hotin dhe Gruden dhe pasi shqiptaret refuzuan duke i mbrojtur perseri  me lufte dhe ketu dy krahina shqiptare ,fuqite e Medha e nxiten Turqine t'i jepnin Malit te Zi ,Ulqinin.pas dy muaj qendrese u detyruam t'ia dorezonim Ulqinin,Malit te Zi.

Venuskë flm për durimin ! S'më shkoi mendja ja paskam futur vetes , e qêllon dhe kështu!

 

Terrorist chetniks attacking Shkodër.

Retirement of terrorists from Shkodër.

International force in Shkodër.

__________________

qyqja Olso si su lodhe smiley

hallall smiley

 

Jam duke i kqyr vet, edhe thashe po i ndaj edhe me grupin.

Ushtare britanike dhe franceze gjate nje parade ushtarake ne Shkodër, 1914

Tocat e vegjel. smiley

1913-14

ça boni zgjut mer lugeter

lol

ca fotoje ana...bah thanks

Ruzhe, ruzhe buburuzhe,  lugat je vete!  smiley

eshte makina e gjyshit tim ajo... smiley

 

tani une jam i cike si tape, i cike si shume dmth

por me ngjan se maqina jote i ngjaka maqines se gjyshit tend

hallall hallall

great pics

edhe une i kam ca, por jane te familjes, me vjen si ngurrueshem me i qit n'shesh te Idrisit lol

cheers

smiley

Duke "eksternalizuar" veren e bardhe, limoncellon si dhe 2 kajpiroskat me lyleshtrydhe. smiley

8 rroça poça   jo dhe aq shumë për kohën. Nuk janë veshur keq mendoj. Më i vogli ka  100 vjetorin ktë vit mosha tar me Pavarsinë.

smiley 

thanks! 

Sa e bukur ka dale keshtu! po c'i bere?! smiley

Just "auto-levels" ne Photoshop. smiley

Ana , gjyshi jot paska pas dhe tromobil ëë me atë dyqanin Fyr. Fiat miloçento apo e kam gabim Anonimo?

Nuk e di prizreno.

Anomim ,i ndjek me kenaqesi cdo postim neTuajin ne kete prurje . Nje GREAT per angazhimin ne kete fushe . Me te vertet i Palodhur dhe produktiv. Sikur ta sistemoje me OBJEKTIV , them se do dilte dicka e vecante .urime !
Per ato ....lleqet e komenteve te tjera si " i qut mer jahu " smiley , vuri kesaj fjale cfare gernash te duash perpara .
Edhe njehere falemnderit . Ne kohe time thonin "Osht i modh ,vallaj "

Per ato ....lleqet e komenteve te tjera si " i qut mer jahu 

Kam dale nga vija e partise. smiley

Prizren, shtator 1863:

 

Oher, shtator 1863:

Diber, shtator 1863:

E falimentove Adrionin or bir smiley

Jepi bjeri,se na grriu nga leket lol

vetem sot kam harxhu 50 mije leke per 2 libra smiley

Legenat!

Prizreni paska qenë mjaft i populluar për kohën (sistemi i shpijave ngjitur) Ohri paska pas strukturën e arkitekturën e Beratit.

Mua me ben pershtypje teknika e ndertimit ne Prizren (nga aq sa dallohet nga fotot): argjile plus armature druri. Ndoshta edhe ne vende te tjera keshtu ndertoheshin, por ketu eshte me evidente.

është teknikë ndêrtimi e atyre viteve , strukturë e lehtë dhe jo e shtrejtë. Në të gjitha qytetet e mëdha Shqipëris është përdorur, unë kam pa pa disa shtëpi të vjetra që rindërtoheshin sidomos kur kishin kat të sipërm. 

 

Këto ndërtesa janë dhe sot por nuk janë në origjinalitet.Rruga paska pas emër por grandhoteli apo emri i mëvonshëm i hotelit ja ka fshirë emrin.

Shqiptaret kan qene popull i pasur mer i PASUR!!!

 

Pasuria ka qe nda keq gjithmonë .Dhe kur u barazu u barazu me të gjithë pa gjë shteti të gjitha.  

Qe ne Dibronet:

 

Shifni mer shifni cfar elegance. Ura e Vezirit ne Kukes.

Saranda, fund i viteve 70':

Unë kam qenë vite më vonë e njenjtë me kujtimet e atij viti por dhe nga viti 2003 nuk  pat ndryshuar shumë , 2010 ishte një katastrofë e vërtetë pothuasje e pandreqshme.

Saranden e dhjeu Tos Qorri.

Tos pordha se Tos Qorri ësht Lubonja 

Prishtina ne vitet 60-te:

Lagje e Prishtines me ngrohje qendrore (per te gjithe lagjen):

Kjo eshte Prishtina sot? s'kam qene najhere, me thene te drejten, por me jep pershtypjen si qytet tona ne vitet '80. Po cik si rremuje, he?

Prishtina dje. Keshtu ishte urbanistika e atyre viteve. Commie blocks, (edilizia popolare).

Hotel Adriatiku Durrc , vitet '80

Korca

 

Edhe cirak ke Foto Rreli tkisha punu s'do kisha pa kaq shume fotografia mrena dites smiley

kape ket fiqo se ka me t'pelqy smiley

lol plazhi durrcit ne kohen tende.

naten e mire

Ke ra n'dashni me Fiqon ti me duket, se me ate e ke kunjin gjithmon.smiley

mire une me Fiqon

po ti çer kunjin ke ?

Thjesht me pelqen te shikoj kur flirtohen peshqit, si pun mach dot com-i smiley

Ska gjo per tpa sot Tafe, ska emision. Vetem dokumentare per turizmin smiley

A di ti kur kan prezentu fotografite me ngjyra a jo smiley
Nkoh teme carcafat kan pas i stamp tzeze me numer ne cep smiley

smiley

e  di e di

gjithe poplli ne burg ka qene

A i keni mor leje Robert Elsie-it iher? po e drejta e autorit qe s'po respektohet?

C'i qi t'emen!

 

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë 1989. Ja cfare na lane kamunistat:

1 - Tirana Albania 1989

2 - Shkodra Albania 1989

3 - Road between Shkodra and Kruje Albania 1989 

4 - Road between Kruje and Durres Albania 1989

5 - Durres Albania 1989

 

6 - Vlore Albania 1989

7 - Gjirokaster Albania 1989

8 - Gjirokaster Albania 1989 

9 - Sarande Albania 1989 

10 - Himare Albania 1989

11 - Vlore Albania 1989

12 - Berat Albania 1989

13 - Berat Albania 1989

14 - Tirana Albania 1989

15 - Tirana Albania 1989

 

16 - Tirana Albania 1989

17 - Tirana Albania 1989

18 - Tirana Albania 1989

19 - Tirana Albania 1989
 

20 - Tirana Albania 1989__________________ 

Moda e asaj kohe me pantallona cowboysi te foto 3-te

Shume fashion.

S'kam qene asnjehere ne Vlore, por te ajo foto e 11-te qe duket ne det si nje ishull me dy kodra, qe besoj eshte sazani. Kaq afer eshte ishulli?

Si more nuk ke qene ne Vlore... Kam pershtypjen se s'eshte Sazani ai, por gjithsesi mjaft afer eshte.

tuneli ne Vlore, 1918.

 

kjo foto eshte marre kur ne dyqane kishte akoma ...ushqime.smiley

 

Pershëndetje Belul, sipas rrobeve të grave duhet të jetë rrotull 85.

pershendetje prizren.  nuk e di kur eshte marre kjo foto.  por nuk mendoj qe eshte ne 85.. pasi ate periudhe kishte filluar kriza dhe neper dyqane shihje me shume rafte bosh..

Belulo, nuk besoj se e ke per ket kohe........smiley

jo alidemso, e kam per kete kohe..smiley

 

nga buka e duarve tona..., degjeneroi te: per buken e gojes.smiley

Une mbaj mend , qe shtriheshin njerezit ne banak per te marr buken .......ku eshte banaku? 

Do jete mbyllur dyqani dhe po shet nga dritarja .....ku jane xhamat e dritareve ?! Kjo duhet te jete foto e viteve te para te '90-es .

Une mbaj mend shiteset e bukes, njeren e quanin Merjeme tjetren Selvi. smiley

Shumë foto historike rradha e vajgurit! gjynah që s'ka në rradhë ndonjë gur të mbështjellë me letër.

Unë nisem nga modeli i veshjeve Belul mund të jenë dhe ato gratë avagardiste  e mund të zbres nga 83( rrotull 85 them unë se s'jam aq i fiksuar pas fundeve lol) Dyqanet nuk ishin bosh por furnizimi ishte me listë por mbas 85 - 86 kujtime vështira se vitet 89-90 i fshinë kujtimet e tjera në kte fushë. Plus nqs se kjo është një foto zyrtare (revista) është bërë me kte qëllim ;të tregoj që dyqanet janë plot (pra ka filluar mungesa e ushqimeve e sigurt)

Flm Anonim djal i palodhur je.Dhe ju tjerët sigurisht. U kënaqa me të gjitha fotot si dembel që jam.  

Korça ne vitin 1939

Nga puna per rikonstruksionin e Rr Dibres me 1940

nga puna per rikonstruksionin e qendres se Tiranes, sheshi Skenderbej.smiley

Ka nje paqe ne kete pamje....

....ku fshihej nje varferi e tille......

....nen petkun e nje shisheje birre, nje panine e nje salçiçeje te shijshme (qe pakkush kishte mundesi ta shijonte).......

Dhe ja nje pamje surrealiste........nga Venecia...

Spiritus, e bëre që e bëre bëje tamam; po vendosi një shkrim poshtë fotos.

prizren, shumicas nga kto foto , te marra nga nje blog, nuk kane shenim.Pamjet i referohen periudhes se Mretit Zogji I .

Ky me duket eshte spiritusi i vogel duke gjesdisur neper katund.. smiley

Ketlina ne tezgjah smiley

 

Me mire myslimane me shami sesa arixhi me gomar.. smiley

Saimiri & Doktori smiley

Jo, jo... keto jane 2 velinat. smiley

Postoja  fiksit në 06969696931smiley

Shqiperia MYSLIMANE

spiritus, ndersa, Adri Nurellari per keto fotot do thoshte: Shqiperia Hallall!smiley

sa mbarova kafen, thashe te hedh syrin e fundit, dhe shoh shqiperia muslimane. smiley

c'me bere spiritus. thashe per nje cope here ta harroj kete te uruar gje, qe na coi 500 vjet ne esfel te gomereve... por s'eshte e thene, vjen verdalle murtaja.

ta paca borxh o safa. do piqemi! smiley

Na i bej kabull smiley Me ra ne sy kjo gje:ne  te gjitha qytetet  e Shqiperise se para L2B ,  spikatin minaret e bardha ne nje sfond gri. Edhe ne qytete me nje prani te ndjeshme te te krishtereve (Korce, Shkoder ) xhamijat spikasin. Jane 500 me Baba Dovletin or ti, nuk mund te behen hasha. smiley

^ Shqiperia dje...

ësht ndêrtesa hala ?

Pjeserisht e rrenuar, me nje pike karburanti qe ze gjysmen e fasades, pak studio televizive, pak magazine, pak asgje... ne pritje qe te shembet dhe te behen ca pallate te bukura.

Vej re: Tirana sot e kesaj dite nuk  ka ende nje qender funksionale dhe te dedikuar per panaire.

Uzina e Autotraketoreve, Lingotto i Shqiperise:

Le teste di minkia:

....dhe vazhdon historia jone ne celuloid........

Mbreti Zog, sebashku me baronin Aloise, ne vitin 1927, gjate njeparade ushtarake.....

Vajza dhe gra te gezuara Korçare, gjate vitit 1940.......

Kostume popullore Korçare, pas nje transmetimi radiofonik ne Radio Tirana ne 1940

kostume popullore shkodrane ne nje takim fashist (sebashku me veshjet mondane e fashiste) ne vitin 1940

Si e late per ne fund mbretereshen e qiteteve, te  qytetreimit, qe nga lashtesia?-Gjirokastren mo ! Kryeqender e kater  Polise-ve.Qyteti  me kater qendra qytetrimi.Me Antigonene, Melanin(Nepravishte), me Dodonen e Re.Me kater kala,( E  Argjirose,Kardhiqit, Zhulatit e Libohoves)  si asnje qytet tjeter...Fortesa e fortesave....

Me ndertesat madheshtore, shpallur si  vepra muzeale, prej UNESKO-s, jo pake por 450 te tilla....

Eshte  Polisi  me i vjeter dhe i  pa arrire, Unik ne krejt Ballkanin.... 

Anonim Kakavia, keto per ti dhene nje fytyre inatit per ndertesat e njeriut te ri, se ajo gruaja te ai posteri dukej shume freaky smiley

Shakate menjane, ky hoteli ne Elbasan nuk duket keq. Nese e shohim brenda grupit te rrymes se arkitektures ku do te beje pjese, nuk eshte keq, por nese e shohim nga viti ne te cilin eshte ndertuar (kam pershtypjen se vitet 80) atehere po qe mund ta kritikosh, vetem se kjo mbetja mbrapa kohe ose jashte kohe fare po deshe, eshte problem kronik ne Shqiperi. smiley

smiley

Me interesojne foto si ajo e uzines te traktoreve. Dmth foto te fabrikave, ndermarrjeve, uzinave etj, Shqiperise industrializuar te asaj kohe dmth.

flm

po ja more hunter, meqe kerkon punen e palodhur per ndertimin e socializmit.....

A do aksionin ne Jonufer.......

Apo aksionin per ndertimin e hekurudhes.....nga rinia jone heroike....

....mos valle do punen heroike te shofereve tane per transportin e mineraleve per ne Kombinatin Metalurgjik......

....dhe te gjitha keto nen frymezimin dhe edukimin e ketij burri........smiley

Flm alidems, por sic thashe me interesojne foto te fabrikave, ndermarrjeve, uzinave etj. Dmth ambjentet e prodhimit industrial.  

Per urbanistiken socialiste, bah te ulim vellon e meshires.

Nje lesh me qime ndertuat ju. Nje keshtjelle prej rere.

qe ndertuam ndertuam qe çke me te, more AK paçka se mund te ndertonim edhe me shume, por ama po ta marresh nga e filluam, bajagi boll kena ndertu.....nejse, ju doni dhe grantaçiela, edhe otostrada, edhe ku di une, po ja kaq patme munci me ba edhe na.........smiley

Nga e filluat juve mor aman?! Asgje s'keni fillu ju. Te gjitha jane fillu ne kohen e Zogut e te italianeve, me rruge e me hekurudha e me ndermarrje...

Ju s'ditet as te mbaronit projektet e italianeve. E late Shqiperine shume me keq se c'e gjetet. Plus shplarja e trunit. Plus keta plehrat qe kemi sot mbi krye.

Faleminderit shume juve.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).