Frika me e madhe e njeriut eshte berja e nje prezantimi apo mbajtja e nje fjalimi perballe nje audience.  Frika e dyte me e madhe, eshte vdekja.  Eshte vertet absurde, po ja qe statistikat nuk genjejne. Kohet e fundit vura re qe pavaresisht karakterit tim teper extrovert, dhe aftesise per te folur me ore te [...]

23 Komente

Kjo ka qene tek nje nga ato stand-up-et 30-sekondshe tek Seinfeld. Death, is number 2!

Eshte statistike e cuditshme n'fakt.  Por i jep shume rendesi faktit qe kemi frike se si gjykohemi nga te tjeret.

une s'i besoj ksaj. personalisht me mire te di se per 2 jave me duhet te prezantoj per "Quantum Physics" ne OKB.. se te di se per 2 jave nje grup forenzik do te jete duke mbledhur larva prej tupit tim anes nanje kanali. Edhe kam pershtypjen se me pas mundesine e zgjedhjes gjithkush do te zgjedhte kuantum fiziken.

Dakort me ty jam.  Po t'i vesh revolen dikujt ne koke e ta pyesesh do prezantosh apo do t'vdesesh, sigurisht qe do zgjedhesh te paren.  Por ideja e asaj statistike eshte qe jo te gjithe ndjehen rehat kur kane per te shprehur nje mendim para nje grupi njerezish.

ne fjale te tjera, dhjefsha mu ne studim... se ideja "jo te gjithe ndjehen rehat te prezantojne" nuk eshte e njejta me "me shume frike kam prezantimin se vdekjen"... apo jo? atehere pse ky ilustrim absurd?

po te behet nje sondazh statistikor ne çmendine per nivelin e cmendurise, ne vend te pare per del doktori.

mua me vjen ndermend, me duket se prej ideve te hobbes.. se robi motivohet te jetoje jo prej deshires per jetes, por prej frikes nga vdekja. Demek sikur te gjithe te mos i frikosheshim vdekjes, atehere gjysma do kishim vazhduar shembullin e Llazi Serbos e te tjere. Kjo eshte interesante ne fakt, sepse e nxjerr Llazi Serbon ne nje fare menyre trim mes trimave.. kurse shume te tjere qe vazhdojne e jetojne mbeten frikacake. Por dale dale.. se na paska nje frike me te madhe se vdekja mesojme.. kjo qenka prezantimi. Imagjino sikur te duhej te prezantonim sapo te vdisnim.. bobo.. do vraponin rrobt gjithe jeten qe te mos vdisnin.

sipas kesaj i bie qe Llazi Serbo vdiq qe t'i shpetonte prezantimit (si frika me e madhe). Kush ishte Llazi Serbo, meqe ra fjala.

Njeriu jeton edhe prej kuriozitetit, them une. Kurioziteti se cfare ka momenti tjeter, cfare sjell e nesermja. Ndoshta edhe nga zilia, se mos tjetri jeton dicka me shume. Jeton ndoshta edhe sepse kjo duket si e vetekuptueshme, ke ardhur ne jete, do jetosh. Si puna e te ngrenmes. Bile, nese ke fantazi, mund ta besh edhe te ngrenen interesante. Jeton se neser ke dy takime te rendesishme, e ske kohe te mendosh hic per vdekjen. Per te vdekur, do vdesesh anaway. Ndoshta ne jetojme per te mos menduar, per te harruar vdekjen.

http://www.imdb.com/name/nm1041502/

kam pershtypjen se vetedija njerezore, fale teknologjise e shkences, ka arritur ne ate faze ku e vetmja gje e vetekuptueshme eshte se asgje nuk eshte e vetekuptueshme. askush nuk do te pranonte te vdiste, ose edhe te plakej, sepse kjo do te ishte e 'natyrshme' (lexo e vetekuptueshme). Nese do te kishte mundesine te zgjedhte, atehere mendoj se gjithkush do te mendonte "ne dreq me te 'natyrshmen'.. e natyrshmja s'eshte tek e fundit tjeter, vecse 'e mundura'.

kta qe jetojne prej zilise se ndoshta tjetri jeton dicka me shume me siguri jane njerez qe s'ja vlen ti mbash verdalle.

ka edhe prej atyre qe i drejtohen kriogjenikes (cryogenics) qe zgjedhin te vdesin (ngrijne) sot me shpresen se do te ringjallen neser. Si tek ai filmi me mel gibson ku zgjohet ky pas 50 vjetesh edhe plaket brenda disa javesh. Por prape.. te gjitha kto arsyet se pse njeriu jeton nuk i afrohen forces shpjeguese dhe thjeshtesise se teorise se Hobbes, se njeriu jeton sepse ka frike te vdes.

p.s. si e kishte emrin ky protagonisti i Camus qe tha se dielli e vrau arabin? a nuk ishte kjo filozofia e Camus? momenti kur protagonisti e gjeti veten ne biruce. se vjen nje kohe kur je i forcuar te mendosh/reflektosh?

Hyn ketu dhe frika nga intervistat e punes?! Une e kam llahtar, me shkojne djerse te ftohta, kur mendoj se dua te nderroj vend pune, por  s'marr guximin ta bej, se kam tmerr nga intervistat e punes. Me duhet nje autoterapi 6 mujore paraprakisht, por c'e do qe prape me kapin emocionet  a thu se jam ne provim per jete a vdekje... smiley

Pak a shume e njejta gje eshte.  Me sa kam lexuar ka dy lloj njerezish: 'sensitizers' dhe 'habituaters'  (per momentin s'po m'funksionon truri me gjet si mund ti shqiperoj).   Nejse, sensitizers kur jane ne prezantim apo interviste me kalimin e kohes, stresi u vazhdon dhe rritet.  Kurse habituaters kane stres para se te fillojne, por gjate procesit stresi u ulet ose u iken.   Ti ku bjen ketu?

 tek te paret, me duket. megjithese varet nga personi qe kam perballe. 

 Para auditorit, dhe mundet te te merret goja, ndersa tek intervistat eshte me e kollajt se ke nje njeri para. 

unë në përgjithësi i mbaj mirë këto intervistat deri tek pyetja 7 që gjithmone thote:

- Më përshkruaj nje situate kur ke marre nje vendim te gabuar.

Aty dorëzohem e plas në dënesa.

 

ps. nuk e di a do na e bejne ket pyetje, n'ate intervisten e famshme pas vdekjes smiley 

 ca thua, fh? Po une ca t'i them, qe edhe kur dua te hyj ne nje zone qe s'ka trafik, marr gjithmone vendimin e gabuar dhe futem mu ne mes te trafikut te jashtezakonshem... 

 Aty dorëzohem e plas në dënesa.

Ha ha ha ha smiley E forte kjo fh!

prandaj duhet te kesh me shume besim tek vetja dhe tia japesh timonin dikujt tjeter smiley

 qyqa, qyqa, si jeni ne ju burrat mo... doni me na heq dhe kenaqesine e lirise... Pune qe s'behet, jo! smiley

po ja pra kshu bohet trafiku; gra qe sulen nga gjithe drejtimet duke shiju lirinë smiley

 ...ose burra te padurueshem qe s'hapin rrugen, se jane t'u pershnet njoni-tjetrin "Ho me, ca ke bo, mireee?" smiley

nejse, se ishim ke intervista...burrat dhe grate po i sqarojne muhabetet ke tema tjeter smiley

Peace brother... smiley 

Ishte kenaqesi intervista me ju, ju urojme suksese te metejshme ne krijimtarine tuaj te ardhshme dhe per ta mbyllur, cilat jane planet tuaja te ardhshme? smiley

 

 Nashti une nuk do ta dramatizoja kaq shume kete punen e prezantimit, por qe te mbush ne djerse te ftohta te mbush. Gjithsesi eshte ceshtje eksperience dhe praktike! 

Kjo lidhja me vdekjen duhet ta kete rrenjen tek fjlae te urta popullore si p.sh. "Burri per nje nder jeton" - pra nese c'nderohesh nga nje prezantim i keq ne sy te njerezve me mire te mos jesh, e gjera te tilla... Shkurt, frikera qe ia ngarkojme vetes, ose qe na i ngarkon shoqeria.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).