Fundja
“Fundja - më thosh një tip mbrëmë,që më ngjante, hipur mbi parvaz epërlyer me hënë – s’ke pse turpeshnga unë, nuk ke pse mban mbyllur sytë. Shikoje plagën e hapur, vëregishtin në të, preke, kërreje mishine saj, lëre gjakun të rrjedhë, boshue eja të fluturosh me mua nëpër re,t’i mjelim e të dehemi me qumësht,të shohim botën nga lart si melekë,të trembim e hutojmë njerëzinë kurt’u shfaqemi papandehur në gjumë.Fundja ashtu...”- e s’foli më, u tretnë zi e më la vetëm, siç le i vdekuri hijen e shkon vetëm atje ku heshtet nderët. Ndjeva se si u mbyll një varr,ndjeva gjakun e bardhë tek kullonteftohtë ballit e hënën që më dhimbteshi aty, kërkova kokën por s’e gjeta,s’dija me çfarë mendoja, u drodhae u zgjova. “Ç’ëndërr pe?”- më the,por unë s’e dija më as kush ishe ti,as s’të flisja dot, pasi kisha vdekur...














1 Komente

Një mrekulli. Nje bukuri. Magji fjalësh, imazhesh, ritmi, ngjyre.

Krijime te tilla janë ngjarje.

Vetem vargu : "të shohim botën nga sipër si alienë..."  e prish pak magjine. Me duket i tepert krahasimi sepse teper i degjuar, teper i perdorur ne kete forme.

Te falenderoj o i panjohur.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).