Gjendja e brendshme dhe mania e njohjeve ndërkombëtare Botuar tek gazeta Shqip Çdo ditë faqet e para të gazetave kosovare janë të përmbytura nga lajme për njohjen apo mosnjohjen e Kosovës nga shtete të ndryshme duke monopolizuar vëmendjen e gjithë opinionit publik. Çështja e njohjes së Kosovës është shndërruar në një fetish [...]

2 Komente

Shume sakte Adri.  Ne Tirone propaganda eshte perqendru tek liberalizimi i vizave. Kurse ne Prishtine me njohjn dhe pranimin ne OKB. Me kete mendojne ti mbulojne "zullumet", dhe t'ja mbajne moralin lart militantve

Në fakt duhet të bëhet njëherë e mirë e qartë në Kosovë se pa u ndryshuar gjërat në terren dhe pa u vënë shtetet skeptike para një fakti të kryer dhe të pakthyeshëm të një shteti funksional e solid kosovar , vështirë se do të bëhet e mundur njohja unanime e pavarësisë. Vetëm në këtë mënyrë do mund të bindeshin shtete si Rusia e Kina që janë anëtare permanente me të drejtë vetoje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku edhe duhet të filtrohet aplikimi i Kosovës për anëtarësi. 

Mire, s'jam kunder ne princip, me fjaline e pare.  Tani per te dyten, s'jam e sigurt se varet nga "vetem ne kete menyre" politika s(k)eptike e shteteve ne fjale me ceshtjen e Kosoves. 

Shembulli i Tajvanit ishte ide e mire, por ama ana tjeter e medaljes se shembullit hedh poshte kete teorine me siper.  Dhe krahasimet me zona te nxehta gjeopolitike nuk se me duket gje e hajrit per hallin qe kemi.

Prandaj vëmendja dhe energjia në Kosovë duhet të drejtohet për nga konsolidimi i institucioneve ligjore dhe zhvillimi i demokracisë, lirisë dhe ekonomisë e jo tek procesi i zvarritur i njohjeve. Përqendrimi i vëmendjes tërësisht tek ky proces e lënia pas dore të gjendjes së brendshme i shërben vetëm papërgjegjshmërisë dhe paaftësisë së qeveritarëve. Publiku duhet të përdori si kut matës të dobisë dhe efikasitetit të elitës politike kosovare zhvillimet e brendshme sepse aty mund të jepet kontributi maksimal për afirmimin e pavarësisë së Kosovës.

Shume dakort, por sikur eshte lene pak si pergjysem.  Konkretisht per ato me "bold" ke ndonje sygjerim?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).