Mjafton të hapësh një nga librat e historisë botërore të fotografisë të shek XX dhe emri i Gjon Milit është ndër të parët.

Ai është ndër gjigantët e shekullit XX në fushën e fotografisë botërore. Inxhinieri shpikës i cilësuar si babai i blicit të aparatit fotografik që i dha një kthesë të rëndësishme artit të fotografisë botërore emigroi drejt “tokës së premtuar” që në moshë të hershme, ku punoi me figurat më të rëndësishme të artit dhe politikës, por ishte gjithmonë krenar për origjinën e tij shqiptare.

Mjafton të hapësh një nga librat e historisë botërore të fotografisë të shek XX dhe emri i Gjon Milit është ndër të parët. Ai është kudo me aparatin e tij fotografik, por të pavdekshme mbeten punët e tij në fushat si teatri, politika, muzika baleti apo sporti.

Fotografi i “Life Magazine” që ka pasur para aparatit të tij artistë e politikanë të lodhur nga publiciteti e blici i fotove, përshkruhet si mjeshtër në komunikimin me subjektin që do të stampohej në celuloid. Njeriu i përkushtuar, për të cilin disiplina e punës dhe kërkesat e larta profesionale ishin për të elemente të dorës së parë, arriti të ishte krah mjeshtërve të mëdhenj nga e gjithë bota në ekspozitat ndërkombëtare.

Arti i fotografisë së Gjon Milit veçohet për teknikën origjinale, gjë që i ka bërë shumë punë të tijat të hyjnë në panteonin e përjetshëm të fotografisë botërore.

Rast tipik për këtë është fotoja e famshme që ai i ka bërë Pikasos, me të cilin më pas e lidhi një miqësi e përjetshme. Ishte ideja e tij që piktori me famë botërore të pikturonte centaurin, simbolin e luftës civile të Spanjës, me anën e një drite të vogël të vendosur në majën e gishtit të tij tregues. Ndërsa Gjon Mili nga ana tjetër duhet të priste në errësirë fundin e pikturës së Pikasos për ta fiksuar në foto. Mbase më pak se një sekondë kohë për të shkrepur aparatin. E vështirë, por jo e pamundur për një gjeni.

Fotoja u konsiderua një magji e fotografisë dhe Mili “magjistari i fotografimit të ajrit” dhe ky moment shënoi nisjen e një miqësie mes gjenish, e cila do të zgjaste deri në vdekje.

Një tjetër punë e Milit që do të mbetej e pavdekshme është fotoja e realizuar në në burgun e Izraelit në 1961. Në të paraqiten duart e kriminelit të Luftës së Dytë Botërore SS Eichman.

“Mua nganjëherë më duket vetja se gjatë gjithë jetës sime si fotograf nuk kam bërë gjë tjetër veçse kam fotografuar fytyra njerëzish, me dëshirën për të gjetur diçka interesante në portretin e tyre. Dhe bazë e kërkimit tim u bë thjesht nxjerrja e karakterit të tyre të vërtetë!”. Do të ishte ky komenti i tij aty nga fundi i karrierës prej fotografi.

Ndoshta ne do ta kishim njohur më mirë Gjon Milin, nëse studioja e tij e dhënë nga agjencia “Life” nuk do të ishte djegur në vitn 1966. Mijëra fotografi, dhurata e kapele të vjetra, dhe veçanërisht letërkëmbimi e tij me mikun e ngushtë, Pikason, e me sa e sa personalitete të tjerë… gjithçka që ai kishte grumbulluar të paktën 50 vitet e fundit si artist u kthye në hi.

Jean Paul Sartre:

“Mili ju kap në grackë, të gjallë, bruto siç jeni. Në fotografitë e tij ju jeni gjithmonë duke luftuar me veten tuaj. Mili është një njeri i marifeteve të çarkut, të grackës, është pra i një shkathtësie të tillë që ju nxjerr gjithmonë jashtë loje. Ai nuk kënaqet vetëm duke kapur figurat e shquara në kamerën e tij, përkundrazi ai me çdo pozë kërkon të eksperimentojë, të provojë. Për të, ka aq mënyra për të fotografuar sa ka edhe mëndje njerëzore. Në qoftë se ai ju bën pjesë të koleksionit të vet të fotografive, ai jo vetëm që do t’ju fiksojë të gjallë ashtu siç dhe jeni, duke luftuar, por për më tepër, ai do të bëjë vrojtime mbi ju, do t’ju njohë, duke depërtuar dhe depërtuar, brenda jush”.

Jeta

Gjon Mili lindi në Korçë në vitin 1904. Pak më vonë familja e tij emigroi në Rumani për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike. Në moshën 13-vjeçare Gjoni humbet të atin, duke mbetur  kështu burri i shtëpisë. “Një natë u ktheva vonë në shtëpi. Me zë të mbytur sikur të vinte nga qendra e botës, nëna ime më tha: Ulu biri im! Vetëm kaq ishte ajo në gjendje që të thoshte në atë moment. Kjo duket që ishte mënyra e saj e të treguarit se babai na kishte lënë përgjithmonë. Pra, isha unë më i madhi i fëmijëve edhe pa mbushur trembëdhjetë vjeç akoma konsiderohesha sipas Kanunit të Maleve Shqiptare, si i pari i shtëpisë. E pra, isha vetëm trembëdhjetë vjeç atëherë… Në ceremoninë e varrimit më ndodhi e njëjta gjë. Më vunë në krye të funeralit sepse të tjerët krijuan një distancë të vogël respekti. Gjithashtu, isha i pari i cili i hodha një grusht dhe mbi arkivolin e babait. Kur ktheva në shtëpi përsëri më vendosën në krye të qoshes, që të prisja vizitorët e ndryshëm, një zakon i maleve shqiptare, atje ku unë kisha lindur”, kujton ai.

Kur sapo i kishte kapërcyer të tetëmbëdhjetat, një dajë i tij e ndihmon të udhëtojë drejt Amerikës. Gjoni largohet duke lënë pas vëllezërit e motrat e nënën, lidhja e veçantë me të cilën do të bëhej motivi i suksesit të tij përtej oqeanit.

Nga 1928 – 1938 punoi në kompaninë e njohur elektrike amerikane WE dhe duke filluar nga viti 1939 e deri në fund të jetës së vet, punoi si fotograf profesionist në revistën e njohur “Life Magazine“.

Gjon Mili mbeti gjatë gjithë jetës së tij krenar për vendin nga vinte dhe këtë nuk linte rast pa e treguar.

“Ai i adhuronte vallet folklorike dhe në çdo fund jave shkonte poshtë nga Broduej për të vallëzuar së bashku me një tufë shqiptarësh të tjerë, shumica e të cilëve mezi i arrinin deri tek rripi i mesit”, kujtojnë bashkëkohësit.

Gjon Mili vdiq në shkurt të vitit 1984, në moshën 79-vjeçare. Në portofolin e tij iu gjet një thënie e Heraklitit. “Gjithësia ekziston dhe nuk ekziston, ajo është e rrëshqitshme, është në ndryshim të pandërprerë, dhe  largohet gjithmonë në mënyrë të njëtrajtshme”! 

Gazmira Ndoja

Shekulli

19 Komente

interesante, Ne bote ka shum shqiptare qe kane bere emer, i kane dhene shkences dhe shoqerive ku kane jetuar (perendimit) dhe ne shqiptaret, sikunder edhe perendimoret, nuk i njohim . 

Qafshgjith Pjero. Po nuk njofte Gjon Milin, cil njef?! Bedranen?

PF mos ja fut kot. Pse cfar e di Pjerin ti Encyclopedia Britannica???
E di sa perkushtim kerkon edukimi ekonomik??? Pse dhe Histrian arti do behet Pjeri???

Nuk eshte e thene ti njohesh te gjithe PF, ne ketu plotesojme njeri-tjetrin. Diçka e di une e them, diçka ti dhe e thua, diçka nje tjeter, dhe keshtu mesojme nga njeri-tjetri. 

mos ja vej re Pjero. PF mund t'i lejoje vetes me t'kritiku ty vetem pasi te kete shkrujt minimumi 1 liber

Pjero, Shekspiri ka nje varg shume te bukur i cili i pershtatet jasht mase PF

"E gjora zemer, qe po lengon nga thik e mprehte e shpirtvogelsise"

Te gjithe jane xheloza Pjero.

ok ok sorry cuna! E shof qe e paskam nrag muhabetin. smiley

google thote nga te paret qe e kane perdorur

patenten per shpikjen e paska dikush tjeter

gjoni u njihka per tjeter gje

Mu mshkoj jeta duke thane "gazetar leshit!!!"

O Teefa, mire e ke ti, por kush te nigjon. Keta me shkrimet e tyre pompoze kerkojne me ja kalu edhe vete gjenive. 

 

Sipas Schmid-it, ne dokumentat e vetme para-amerikane te Milit, ai figuron me emrin Iovan.

Misinformimi vazhdon, Gjon Mili ka bërë plot, s'ka nevojë për shpikje fiktive.

Sa hap faqet shqiptare te internetit, te vjen me vjelle per nacionalizem e patriotizem halabakesh, injorantesh, provincialesh e katunar! Gjon Mili ka qene inxhinier por eshte bere i njohur si fotograf i sukseshem - kaq! Nuk ka shpikur asgje dhe nuk eshte krenari e vecante i kombit shqiptar. Ai u shkollua ne amerike dhe mundesite per tu bere dikush i pati nga amerika e ne amerike. Pervec prejardhjes nga Korca ai nuk ka asgje me kombin shqiptar ne suksesin e tije. Une cuditem se si mund te llogjikosh te perdoresh jeten e punen e tjetrit pa te dhene leje(testament) per propagande provinciale te disa budallenjve qe privatizojne kombetarizmin por me sjelljet e tyre dhe mjerimin intelektual e dhjesin fare? Sot flasim per nje Mili qe cdo gje qe e karakterioz i a detikon vetem nje atdheu te huaj por dje e mbyllem gojen(corap) te patriotizmit skizofren nga peshengritesi Grek Dhima qe injoroi te gjithe keta patriotet pashkolle duke ja bere te ditur se eshte grek dhe biles krenar. Historia ka treguar se kur patriotizmi ndertohet me figura e personazhe dubioze qe edhe po te jene te sukseshem diku, nuk kane te bejne fare me shqipe-leshin, ky partiotizem eshte i destinuar te te beje qesharak e te deshtoje sepse nuk mund te ndertosh ideologji duke mohuar kaq fatalisht natyren, prirjen e besimin personal te njeriut -ne fakt, dhe nga natyra, i pavarur e krenar i punes se vet - pa patriotizem!

Mili ka qene patriot i endrres dhe punes se vet - ashtu sci cdo shqyptar tjeter qe ben dicka, sukses apo jo ska rendesi sepse suksesi, ne vetvete, nuk te ben me patriot se tjetri qe nuk ka edhe aq shume sukses ne jeten e vet.

Lexoni pak o gazetare qesharake se historia SHQIPTARE tregon se jemi popull i dhjere, kemi qene te dhjere dhe me kesiso patrio-idiotizmash do te mbetemi akoma me te dhjere!

Ashtu si patriot ben edhe ai trapi qe luan futboll ne france a gjetke por kur maqedonasit kendonin urretje shqiptare ai luajti 90 minuta si i dhjere(!)

kev

Keni te drejte ...te vjen per te vjelle nga marrezira dhe idiotesira te tilla gjoja patriotike....
Po, kur thone: "Shqipja - nena e gjuheve te gjithe botes" ....Hahahahahahah ! Na mbyti injoranaca !

ene hoxh efendia i ka ba lanet nacionalistatsmiley

Nacionalista si puna jote quhen paciente. Nuk eshte njeri kunder kombetarizmit por duhet fut pak truri ne pune dhe jo si bageti ...derrash

wow autori i asaj fotos te famshme te Picasso qenka me origjine shqiptare?!

Sikur e kam lexuar edhe nje here, vite me pare, kete shkrim per Gjon Milin, (por shkruar nga nje autor tjeter)... Hmmmm ... bie ere plagjiat ...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).