Georg Trakl (1887-1914)

Gjumi

Mallkuar ju helme t’errta,
Gjumë i bardhë!
Ky kaq i çuditshëm kopsht
pemësh të muzgëta
citë me gjarpërinj, flutura nate,
merimanga, lakuriqë.
Krijesë e huaj! Hija jote humbur
në të kuqen mbrëmjesore,
korsar i zymtë
në detin e njelmët të pikëllimit.
Fërfëllojnë zogj të bardhë në kind të natës
përmbi qytete në rrënim
Të çelikta.


Der Schlaf

Verflucht ihr dunklen Gifte,
Weißer Schlaf!
Dieser höchst seltsame Garten
Dämmernder Bäume
Erfüllt von Schlangen, Nachtfaltern,
Spinnen, Fledermäusen.
Fremdling! Dein verlorner Schatten
Im Abendrot,
Ein finsterer Korsar
Im salzigen Meer der Trübsal.
Aufflattern weiße Vögel am Nachtsaum
Über stürzenden Städten
Von Stahl.




5 Komente

... Ky kaq i çuditshëm kopsht
    pemësh të muzgëta...

...Ky kopsht kaq i çuditshëm

   pemësh që po muzgen...

do e kisha bërë unë.

Ky kaq i çuditshëm kopsht- më duket fjalëformim i deformuar nga emigrimi, aq më tepër kur nuk e kërkon patjetër rima apo ritmi.

Përndryshe më pëlqeu shqipërimi.

mfg.

"më duket fjalëformim i deformuar nga emigrimi"

ose perpjekje per te lidhur mundimshem, brenda licenses poetike dhe gjuhesore, fazat e kalimit nga marrja e somniferit (helm i erret) tek gjumi (per kundervenie, i bardhe), qe eshte po ashtu "kopsht pemesh..." etc. Mendoj.

Nuk më shqetëson shumë ky kopsht kaq i çuditshëm apo ky kaq i çuditshëm kopsht. Ndërsa pemësh të muzgëta do e kisha lënë kështu, meqë më mirë një epitet se një folje, mendoj smiley

 

a ka mundesi nje tjeter foto ? smiley

ps. Flm!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).