Gjykata e Apelit urdhëroi sot paradite lirimin nga qelia të 3 gardistëve Gazmend Ahmetaj,  Sadik Çela dhe Mark Nikolli.  Nënoficerët ishin nën masën e arrestit burg me 30 ditë pasi dyshoheshin se kanë gisht në vrasjen e 4 civilëve në demonstratën e dhunshme të 21 janarit në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".


Kryeministri Berisha e ka cilësuar vendimin e gjykatës si vendimin e duhur për të dënuar gardistët.

“Burgu për burrat është por burrin më shumë se qelia, e vret ndërgjegjja” u shpreh Berisha.

Sipas një studimi nga dr.Berisha që pritet të botohet në Prill të 2035 është vërtetuar se kur njeriun e bren ndërgjegja atëherë është njësoj sikur ka bërë burg. Madje më keq, sepse sipas llogarive të Doktorit, të jetosh 1 ditë dënim virtual është e barabartë me 1 muaj burg.

“Shumë shpejt do të miratojmë ligje ku dënimet me burgime të zëvendësohen me dënime shpirtërore ose virtuale” deklaroi kryeministri Berisha duke shtuar se Shqipëria do të jetë i pari shtet në botë që aplikon dënime të këtij lloji.

Dënimet jashtëburgore do të sjellin edhe kursim në buxhetin e burgjeve pasi arrestimi, mbajtja në qeli, shoqërimi me mjete nga burgu në gjykatë dhe anasjelltas kanë kosto jo të vogël që rëndon mbi xhepat e qytetarëve të pafajshëm.

Gjithsesi kryeministri Berisha deklaroi se nuk do të ndërhynte kurrë në vendimet e institucioneve të pavarura dhe këtë e vërteton fakti që lirimi i gardistëve nuk u qortua nga qeveria.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).