Stallman shpresonte të ndryshonte mënyrën se si funksionon industria e software-eve, parë prej tij si "shëmti e fushës ku gjendem". Ndërhyrjes se "kjo është deklaratë e rëndësishme politike dhe sociale" Stallman-i iu përgjigj "po përpiqem të ndryshoj mënyrën se si njerëzit trajtojnë njohuritë dhe informacionin në përgjithësi. Mendoj se përpjekjet që njohuritë të kenë pronar, përpjekjet për të kontrolluar nëse u lejohet a jo njerëzve t'i përdorin, ose përpjekjet për të penguar që njerëzit t'i ndajnë mes tyre, janë sabotazh. Është veprimtari nga e cila përfiton personi që e kryen, në kurriz të varfërimit të krejt shoqërisë. Dikush fiton një dollar duke shkatërruar dy dollarë pasuri." Sipas Stallman-it "Njerëzit gjejnë rrugë të bëjnë para duke penguar shoqërinë. Pasi arrijnë të pengojnë shoqërinë, mund të paguhen për t'i lënë njerëzit të qetë."

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).