Disa invalidë kanë organizuar një protestë në formën e një gare me karroca në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë frenuar gozhdë para godinës së Këshillit të Ministrave.org.


Qëllimi i kësaj proteste ishte mbështetja pa asnjë hezitim i qeverisë dhe kryeministrit Berisha i cili fatkeqësisht po merret me fatin e keq të shkodranëve, dhe nuk pati mundësi ti përshëndeste pilotët me karroca nga dritarja e zyrës së tij.
Sipas kreut të protestës, invalidët kërkonin që ndihma ekonomike që u jepte qeveria tu shkonte vëllezërve shqiptarë në veri të vendit.
"Nuk na bën zemra të tërheqim milionat e ndihmës ekonomike nga arka e shtetit, në këtë moment të veshtirë për qeverinë. Gomone nuk kemi por ju dhurojmë karrocat tona për të përshpejtuar evakuimin e banorëve” u shpreh një nga garuesit.


Kur ka mësuar për mbështetjen e invalidëve, kryeministri Berisha është përlotur dhe ka propozuar të derdhin një minutë lotë për këtë iniciative.
Propozimi u hodh poshtë unanimisht nga KOP ose Komiteti i Orientimit të Përmbytjeve  të cilët i shpjeguan shefit të Këshillit të Ministrave.org se mjaft kontribute lotësh kishin nga shirat dhe lumenjtë.

4 Komente

me xhirim gomash smiley

Sa police u dashkan per nje proteste invalidesh? Le qe harrova fare qe vetem per te nderruar nje llampe duhen 5 police

Brilliant! The best blogging so far.

Po keta policet pse fryhen kot, sikur po mbrojne jeten e Sales. Ata te shkretet nuk i ngjisin dot shkallet, si mund te kompromentojne sigurine e Kryeministrit tone te nderuar ?

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).