Italia ka probleme edhe më të thella se Berlusconi Alberto Toscano Përktheu Arbër Zaimi Në vitet e fundit politika italiane është shfaqur në mediat ndërkombëtare kryesisht sajë gafave të panumërta të Silvio Berluskonit, apo në rastet skandaloze kur ai vendos në poste politike shoqërueset e veta, modelet bukuroshe apo prezantueset televizive. Ky spektakël banal është [...]

2 Komente

Eshte interesante ironia e fatit qe ve perballe Berluskonit te famshmin Di Pietro. Ky i fundit qe ishte motorri levizes i duarve te pasterta, ne fakt realizoi nje grusht shteti gjyqesor, qe e plugoi politiken italiane dhe zhduku nga skena politike parti dhe politikane qe konsideroheshin praktikisht struktura natyrore per nga jetegjatesia ne politike.

Italia qeverisej nga nje kaste, e cila me ane te lidhjeve okulte me biznesin, mafian, masonerine, sherbimet sekrete vendase dhe te huaja, forcat e armatosura etj, bente pothuaj c'do vit farsen e krizave qeveritare dhe c'do 4 vjet komedine e zgjedhjeve, dhe linte gjithcka ne nje vazhdimesi pothuaj te natyrshme.

Deri ne vitet 90, vazhdimesia programatike e politikes italiane, ishte per t'u patur zili dhe nga diktaturat komuniste, qe i nderronin ministrat vetem kur i pushkatonin ose vdisnin vete.

Megjithate kjo klase e korruptuar politike, pati mencurine dhe prakticitetin qe ne 45 vjet, Italine e rrenuar nga lufta t'a dorezonte si nje nga vendet me te zhvilluara te botes.

Kjo sepse, per mendimin tim, kjo kaste ne fakt perbehej nga idealiste dhe vizionare. Vertet Kraksi dhe Andreoti, u bene pis me shume maskaralleqe gjate jetes se tyre politike, por kjo ishte kryesisht ne funksion te qellimit te tyre politik.

Pas 1990, kjo menyre nuk po funksiononte me. Dhe pikerisht atehere operacioni " Mani Pulite" vertetoi papritur ligjerisht, ate qe e dinte e gjithe bota. Korrupsionin e politikes italiane. Dhe si pasoje largimin e saj nga skena.

Kjo la nje boshllek te rrezikshem ne politike.

Ne kohen kur qeveriste psh Andreoti, me gjithe lidhjet e tij te erreta me pothuaj gjithe organizatat e jashteligjshme italiane duke perjashtuar Brigatat e kuqe, nuk behej fjale jo qe te futeshin ne qeveri, por as ne parlament ( ose shume pak vende) as neofashistet, as komuniste te tipit Bertinoti, as legiste qe duan te kthejne boten mbrapa, apo aventuriere te tjere.

Ky boshllek duhej te mbushej dhe u mbush me ish ushtare korruptive te kastes se vjeter ( Berluskoni), apo me ekstremiste qe deri ne 90 konsideroheshin qesharake. Tashme ne vend te vazhdimesise se qete te politikes kemi vizione shume te kunderta te kraheve te politikes, ne rastin me te mire, dhe mungese vizionesh ne rastin me te keq.

Ironikisht, nje nga ata qe u bene shkak per ardhjen ne pushtet te Berluskes , ishte Di Pietro. Dhe ceshtja nuk eshte vetem tek ai. Sot politika italiane nuk ka nje grup qe te gezoje besimin te pakten te nje shtrese te shoqerise. Kaosi behet me i madh kur sheh rritjen e frikshme te ndikimit te ekstremit te djathte.

Mqs eshte perseri Di Pietro qe po ndihet kunder ketij pislleku, pjese e te cilit eshte dhe vete, do t'i propozoja nje operacion te ri me emrin " Mendjet e kthjellta".

 

 patjeter qe italia ka probleme me te thella se berluskoni, ka problemin qe 50% e italianeve votojne per berluskonin 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).