Lek Plepi  ( L.P )  është një djalë që këndon. Këndon këngë – sipas meje – shumë të shëmtuara me tekste qesharake, po kjo s’ka rëndësi.  Kush të dojë mund ta dëgjoje, ti pëlqejë a te mos ti pëlqeje, punët e tija. S’është më mire a më keq se sa dhjetëra këngëtare të tjerë shqiptarë.

 

Pa ndonjë arsye të veçantë, në Facebook ka plasur fenomeni L.P. Qindra grupe fansash, profile të rrema etj etj. Se FB duhet edhe për këtë, për të klikuar lidhje idiote e për të bërë humor. E lëmë revolucionin për një moment, le të qeshim të gjithë së bashku. Një fenomen pak ironik a tallës, po sidoqoftë një fenomen interesant. Një fenomen sipas meje racist, bërë nga njerëz që ndihen superior. Nga të njëjtët njerëz që thonë “malok” me përçmim, që trajtojnë kamerierin keq. Nga ata që nuk e dinë që prindërit e gjyshërit e tyre ishin tamam kështu, a që vetëm duke u tallur mund ta mposhtin frikën e tyre.

Pastaj L.P mberrin në Top Channel, në një emision që quhet Wake Up drejtuar nga dy çuna.  Ndoshta faqja më e turpshme e këtij televizioni. Profesionalizmi i tipave të Wake Up është i njëjti me ata tipat që pas grushtit të shtetit të 98 dilnin në TVSH e bërtisnin.

Dy drejtuesit marrin përsipër të tallen me L.P ndërsa ky nuk e kupton.  E përçmojnë me superioritetin që mund të kenë vetëm ata njerëz bota e të cilëve fillon e mbaron te Blloku. Njësoj sikur të ishim në klasë të pare e talleshim me fëmijën me të varfër a më të shkurtër. Por këto gjera nuk bëhen më mbasi mbush 10 vjeç. Nëse drejton një emision që shikohet nga mijëra spektatorë, s’mund të japësh një mesazh të tille. Thjesht nuk mundesh. E jo, mesazhi nuk është që L.P është injorant. Mesazhi është INJORANT JENI JU QE PO E INTERVISTONI. Ja ta bej edhe bold.

L.P mundohet të përgjigjet sinqerisht. Deri diku bën edhe humor, si mund të bëjë me miq në ndonjë bar. Por është i sinqertë. Në një moment krijon edhe dhembshuri. E pyesin  “ Nëse Obama është president, Berisha është kryeministër…çfarë do të bëjë L.P?” E L.P të përgjigjet pa ju dridhur syri “ Ëndrra ime është të jetoj me muzike sepse më jep jetë, nuk dua të jetoj pa të.” E morrët vesh çuna? Lëreni FB, lëreni çdo gjë e përkuluni.

Intervista vazhdon kështu, me dy drejtuesit që mundohen të tregojnë se sa i prapambetur është L.P. Ky nuk e di se çfarë do të thotë guardarobë, nuk ka berber personal ( skandal, e merrni vesh ça ndodh apo jo , ky s’ka as berber personal ) edhe nuk e di se çfarë është MTV-ja. E duhet të paguajë për këto mungesa, duhet të masakrohet para  publikut të mirë shqiptar.

Nuk është e drejtë. Është si të shikosh dy boksier profesionist që luftojnë me një foshnje të sapolindur. E kur mendojnë se kanë fituar kërcejnë të gëzuar e shkojnë për të marre trofeun. Por nuk kanë fituar. Sepse, si thotë kënga e L.P këtu “ S’është me koha si dikur / e ke vështire me i thënë kujt burrë!

www.youtube.com/watch

 

[...]

100 Komente

Leka qenkerka i vertete?!!! E imagjinoj ndeshjen epike midis Lekes te shkrete me superioritet te vetem heteroseksualitetin e vet fshataro-malok dhe goditjeve me ( r) te tejzbutur te blinduara me arrogancen e tipit ( proud to be gay) te dy cunave te kuruar qe qet topi sabah-sabah.

artikull i shkruar shume mire. Ajo lloj sjellje (jo vetem me Lekin) e cunave te uake apit, eshte nje nga pasqyrimet me te pastra te rrenimit gradual te TCH-se.

Per here te pare po degjoja lek plepin te ca klipe ne youtube, dhe krejt perkunder , ne vend te shaja e tallesha me lek plepin , sic parashikoja nga perfytyrimi qe me ishte krijuar, me erdhi per te vjelle nga e gjitha ajo arene tangerlliksish, bllokistesh, nacush, fejsbukistesh, hip-hop-rrepistesh, linke-istesh qe kishin gjetur me ca te merreshin duke treguar modernitetin dhe superioritetin e tyre. 

Me te vertet nje lloj i ri bunkerizmi shoqeror, zhytje ne meskinitet dhe vulgaritet, shkaperderdhje boshe, shpelarje masive truri... zot ruana pastertine e genit!

 

Nuk eshte vetem rrenimi i TC sipas meje, eshte edhe rrenimi i raporteve midis klasave te ndryshme shqiptare. Kjo video eshte e urryeshme sepse eshte hipokrite, e paedukuar, cinike, mizore, e shemtuar por ka edhe nje publik qe e ndjek edhe e do. E ky publik e ka prere lidhjen me fshatin, thjesht e perçmon. Sipas meje kjo ndodh vetem nga frika, nga deshira per te fshehur rrenjet e tyre por edhe, ne fund te fundit, sepse te ne nuk egziston nje etike publike.

une e pashe kete videon para 2 ditesh ne fb. nje miku im e kishte publikuar atje. te them te drejten  me irritoi sjellja e drejtuesve te emisionit. Leka eshte ai qe eshte.  naiv, por i sinqerte.  tek e fundit nuk luan ndonje rol, eshte vetvetja.. 

nese drejtuesit e emisionit do te benin ndonje shaka spontane me Leken, nuk do te kishte asnje problem me duket mua. mirepo ata e kishin parapregatiur kete maskarade.  pra sot, te ftuar kemi Leken.  hajt tja fusim, te bejme gallate me te.  se helbete,  nuk kupton ai..   mendesia tipike e gjoja qytetarit te''zgjuar e inteligjent'', qe ja fut katundarit, malokut.  turp per top-channel.

dikush me lart thote qe drjetuesit e emisionit donin tregonin superioritetin e tyre.  ndofta.  kushedi, me kete menyre kompensojne inferioritetet e tyre.   

 

 

psikanalisti do te thoshte: duke qene se keta te dy nuk e konkurone dot LP ne baziken e qenies se mashkullit, pra ne seksualitet, perpiqen t'a pushkatojne ne detaje. Ah mor dr Freud sa nuk te eci qe ishe çifut Austrie ne shek XIX. Po te kishe qene konsumator kafeje ne bllok te shek XXI, do te spjegoje dhe semundjet e zorreve dhe te gojes me seksualitetin e ndrydhur.

Me thene te drejten, ato pak here qe me bie rasti te ndjek emisionin "Wake Up" me duket sikur shoh ndonje pjese nga filmi "Scemo e piu' scemo" ("Dumb & dumber&quotsmiley.

Ai cuni bjond nje here... eshte nje injorant i paedukate dhe analfabet i niveleve te paimagjinueshme. Ai tjetri, dicka me mire.

Ai cuni cuni bjond e ka te shkrume ne balle qe brisku i ka pre me shume se duhet smiley

Ndoshta me kete cinizem te programuar, drejtuesit e emisionit duan te sfidojne rivalin e tyre ne Klan aldon, qe transmeton ne te njejtin orar. Ky eshte niveli i tv shqipe, megjithse duhet pranuar se topi neper te ka dhe cilesi...

ket topchannel se honeps dot se gati cdo fjale e program nuk e kane ne shqip po te shohesh programin ditor ne faqen e tyre do shoh  topstory, topshow,wakeup,fanclub bb, select,exclusive, newsroom,bigbrother, albanians got talent. Te duket sikur eshte nje kanal per te huajt qe jetojne ne shqiperi. Spo flas per bastardimin qe i bejne cdo sekonde gjuhes shqipe si te jete nje gjuhe jevgash, i vjen turp adi krastes te flase shqip, majmuni dreqit, bashke me ate qorrin tjeter sokol ballen qe perdor fjale si rodmep, frejmwork, impementim, trend. Bomba ti bjere atij televizioni sdo me vinte keq. Vetem per kete majmurine kolektive qe ketyre provincialeve ju duket si dicka e modes te duken si te huaj, si bashkekohore, ta neperkembin gjuhen shqipe qe ju eshte ngatarruar ne kembe si nje jevge e lodhur. Ptuu rrace e keqe.

Eshte e vertete qe kohet e fundit po majmunezojne model te keq televizioni por nga ana tjeter kane edhe programe e gazetari te mire si; shqipi, emisioni i Dudushit, fiks fare, ekskluziv, rubrika e Marin Memes, portokalli. Ndersa klanin nuk ke nga ta kapesh.

Nese ty te duket Fiks Fare si emision i mire, kjo eshte pune per ty : s'po i hyj debateve politike as atyre qe thone se ata "shantazhojne" viktimat e kamerave te fshehta ... por sinqerisht, niveli, nese per nivel po flasim sot, eshte per ibret !

Sa per Portokalline, deklaroje publikisht se kam ndjekur sezonin e pare dhe me shkeputje sezonin e dyte ! Tani as qe e di fare kur jepet, kush loz e ça thuhet : as qe me intereson fare, sepse edhe atehere qe e shikoja, prisja 20 minuta me ore ne dore per te "buzeqeshur" me ndonje batute !

V.L thone ca, per t'i rene me shkurt se une !

Nivelin e fiksit e percaktoj te rezultati i tyre. Kane denoncuar raste te ndryshme abuzimesh, kane trajtuar plage te renda sociale, kane trajtuar me qindra probleme te qytetarve te abuzuar nga pushteti dhe i kane ndihmuar te degjohet zeri i tyre. Shpesh eshte bere i vetmi vend ku qytetaret e pashprese perplasen. Ben gazetari investigative. Satira e admirueshme. Kaq se nuk duhet te presim mrekulli nga nje program. Te keshilloj ta ndjekesh, sikur dhe vetem per informim. Ato zerat pastaj kuptohet pse dalin ndaj nje gazetarie investigative...Ndersa portokalli ka nje perqindje humori te mire me karaktere tipizues, here shpotites. Humor i mire qe te ben te reflektosh mbi transformimet shoqerore. Niveli artistik dhe produksionit i mire, gjithashtu aktoret...

Fiks Fare nuk eshte thjesht nje emision. Fiks Fare eshte nje institucion. Institucioni i akuzes.

Dhe i shantazhit.

Kete nuk mund ta them pasi nuk kam prova, por edhe nqs. supozojme se shantazhon ato plehrat teveqele e te babezitura te politikes shqiptare... sinqerisht... nuk do te me rrifte fort. Perkundrazi, do te me behet qejfi... duke konsideruar kushtet e Shqiperise.

Shantazh eshte krim penal Ols, dhe felliqesi etike dhe morale qe nuk i diferencon teveqelet e Topit nga teveqelet e  babezitur te politikes Shqiptare.  Mos harro qe jane teveqelet e politikes Shqiptare te njerit krah qe e financojne Topin.  Pa hyre fare asaj punes se me cfare paraje u themelua ky kanal...

Tani, me aludime nuk dalim gjekundi. Une iu pergjigja aludimit tend rreth shantazheve. S'kam ndermend me iu fut diskutimit imagjinar mbi "kush e financoi", me cfare paraje u themelua", etj, etj...

Me kete logjike ne mund te marrim edhe robin me te ndershem ne bote e ta tranformojme ne nje kriminel ne gjysem ore diskutim te bazuar mbi thashetheme e aludime.

Me aludime po i ben dhe politikane shiptare teveqele apo jo. smiley

Ti leme denglat Ols.  Une s'bej aludime, por hamendesim empirik.  E dime shume mire qe mbas komunizmit askush nuk kishte kapital apo prone te trasheguar apo te vene vete.  E dime goxha mire madhesine e tregut shqiptar.  E dime qe s'mund te themelosh nje media goxha moderne nga ana teknologjike duke shitur kafe.  Si student i ekonomike qe jam, nga keto fakte mund te nxjerre nje konkluzion goxha te mire.

Te tregohemi parimor ne te gjitha rastet e jo vetem ne ato qe na interesojne.

Me aludime po i ben dhe politikane shiptare teveqele apo jo.

Jo mor i dashur se per ata kam provat para syve. 5 kilometrat e autostrades Tirane-Durres qe u be nga 1992 deri ne 1997-en i pashe vete. Piramidat i pashe vete. 1997-en e pashe vete. Shtatorin e 1998-es e pashe vete.  Rruget gjysmake te Nanos (gjysma e investuar e gjysma ne xhep) i pashe vete. Diskutimet prej langaraqesh ne mandatin e dyte te PS-se e pashe vete. Gerdecin e pashe vete. 3 te vraret e 21 shkrutit i pashe vete... etj, etj...

Keto nuk jane aludime apo hamendesime empirike.

E dime qe s'mund te themelosh nje media goxha moderne nga ana teknologjike duke shitur kafe.

Po nga e di ti? E di ti se sa kushton teknologjia moderne? Shife njehere se mund te blihet ndoshta edhe nga fitimet e kafes.

Te kuptohemi, nuk po them se pohimi yt nuk eshte i vertete, por mbetet per t'u provuar.

Ti nuk mund te behesh flamurtari i drejtesise nga njera ane e pastaj nga ana tjeter te leshosh akuza mbi hamendesime empirike... Eh...

Ols, po tallesh apo cfare?

Gjithe popullsia e Shqiperise eshte tre milion.  Sa eshte tregu i Lori Kafese? Sa eshte perqindja e fitimit?

Edhe une para syve i kam provat i dashur.  Sic te thashe e shoh me syrin e ekonomistit.

Ti mund te jesh ekonomist, por ti nuk e di saktesisht se sa fitim ka patur Lori Cafe dhe se sa kushton teknologjia moderne. Hamendesimet empirike ti mund t'i perdoresh sa te duash. Te gjithe i perdorim. Por nuk mund t'i perdoresh si prove.

Empirikisht une mund te them se televizioni deh shtypi ne Shqiperi jane vecse instrumente ne funksion te klaneve te caktuara ekonomiko politike. Empirikisht jam shume i bindur per kete.

POR!!!... persa kohe qe une kam vetem hamendesime empirike per TCH dhe Fiks Fare dhe po nga TCH dhe Fiks Fare marr prova te vjedhjes se pushtetareve... me fal, por une do te jem ne anen e TCH-se dhe Fiks Fare.

me fal, por une do te jem ne anen e TCH-se dhe Fiks Fare.

Te pakten je i sinqerte ne anesine tende.

Le mos ti hyme debatit mbi cfare mund te konsiderohet prove...

Sigurisht qe jam i sinqerte. Une kam nje subjekt qe behet vetrine e provave te vjedhjes se pushtetit. Ne kete pike une problemin e kam me pushtetin jo me vetrinen. Kjo nuk do te thote se nuk duhet te diskutojme edhe per vetrinen ashtu si ne fakt po diskutojme.

Pakapshem, per ironi ketu po na shfaq nje qendrim ekstrem te majte me hamendesimet e tua pa asnje baze, pra po ve ne dyshim drejtesine e sistemit duke thene se nuk ka mundesi qe nje kompani te beje perpara pa allishverishe. Edhe dicka, ti po thua qe nqs origjina e kompanise eshte e dyshimte, atehere duhet zhvlersuar e gjithe puna e gazetarve dhe denoncimet e tyre. Sikur nuk shkon. Provat e politikanve i shohim perdite, qe sa dalim nga shpia.

Ncuk, s'ka te bej me qendrim ideologjik.  Kjo ka te bej me ato qe shoh dhe une dhe me dijen qe kam.  Nuk me dalin llogarite.

Ajo qe them une eshte qe Topi s'ka autoritet moral per te denoncuar shkeljet e politikaneve.

Mire, s'duhet t'i denoncoje. Atyre te semureve qe u jane zbardhur padrejtesite fale fiksit, t'u hiqen ilacet urgjentisht. Edhe atyre te varferve qe u eshte rene ne qafe, t'u merren parate urgjentisht. Shume flisni per shqiperine ju qe as e keni idene se cfare ndodh. Mbase duhet te shofesh ato televizionet e kombit tend, amerikes, dhe merru me ato.

1 + Albano, I Pakapshmi bo muhabete kafenesh plako, tipike shqiptareske/katunareske aludime pa pik fakti, ne mohim evident te fakteve qe keto institucione shfaqin ne sy te njerezve.

E plako ai i pakapshmi plako bo muhabete kafenesh plako, tipike katunareske plako!  Kshu o plako, e demaskova plako kete te pakapshmin plako!

Na u shtuan xp-te me shumice bobobobo

Po i humb pike vetes ketu..E di ti sa kushtonete nje televizion ne Shqiperi para 15 vjetesh? Hamendeso te lutem, zgidhe ti menyren empirike ose jo. Mbasj te me japesh nje estimate, do te them un sa kushtonte dhe do te nxjerr bilancet. smiley Do bindeshe qe hamendesimi yt empirik kesaj rradhe te pakten doli huq. smiley asgje personale I Pakapshem, thjesht ngaqe e di sa kushtonte po nderhyj..

C'ka te bej cmimi i televizorit para 15 vjetesh?

Meqe po aludoje edhe nuk dukeshe i bindur qe ndoshta Lori Caffe nuk mund te sillte aq te ardhura per te ndertuar nje televizon. Ne kete konteks e kisha edhe po te pyes e di ti sa kushtonte nje televizion privat para 15 vitesh? Se jo per gje por je ti ke komentet me siper qe ve ne dyshim leket edhe fondet se si eshte formuar Topi.

E plako sa bote televizori privat para 15 vjeteve mer jahu? E bleshe m'dyqon mer apo ke tregu i gabit?

 

p.s. Top Channel filloi transmetimin ne menyre eksperimentale aty nga 2002-shi, dhe ne menyre te perhershme ne 2003.  Pra s'ka 8-9 vjet histori.

Deri tani mbahej top kanali, me therritjen ne wake up te LP u be perfundimisht si klani

 Klani eshte katunar. Po te pakten e pranon qe eshte katnar kembe e krye dhe nuk pretendon ndryshe. Kurse topi eshte katnar qe ka zbrit ne qytet dhe pretendo se ska ardhur nga katuni po nga nje qytet tjeter.

Si ka mundesi te shperdorohet nje emision qe nuk thote as edhe nje gje profesionale, keshtu ndodh edhe me nje program te tjeter Alodo Show, ky eshte akoma me i shpifur Aldo mbulon fytyren dhe komunikon jo si gazetar por si nje njeri ordiner, ne fakt kjo eshte nje shperdorim i madh profesionalizmi dhe nje harxhim kohe per as gje, nuk e di pse duhen sponsorizuar plera te tilla!

Dy drejtuesit e Wake Up mendojne qe duken me interesant duke u tallur me nje person te trete, por une mendoj qe duken akoma me kot se me pare. Ai Ledioni njehere eshte... rende fare!

shume dakort me kete koment, por a nuk eshte ne natyren e shumices se shqiptareve qe te bejne pikerisht kete gje, - te tallen, zgerdhihen, fyejne, denigrojne e paragjykojne personin tjeter e vecanerisht ata qe jane me te dobet e te pambrojtur - vecanerisht femijet, grate, te moshuarit.
Jo per ti justifikuar keta idiotet e Wake up, por per te sqaruar sesi sjellje te tilla arrogance, injorance, intolerance e mungese kulture I gjen ne abundance tek shumica e bashkeatdhetareve tane, per fat te keq...

Është si të shikosh dy boksier profesionist që luftojnë me një foshnje të sapolindur.

E jo vetem kaq. Por tu thuash edhe atyre boksiereve profesioniste, qe ruhuni e beni  kujdes se ajo foshnja ka nje upper cut te tmerrshem! smiley

lol

Ju ndodhte nje gje shume e keqe ne jete ketyre te dyve per talljen me nje te mete...

Karma is a biatch...

Është si të shikosh dy boksier profesionist që luftojnë me një foshnje të sapolindur.

Krahasim koti. Ata dolen te dy idjot. Leka bukuri. Normal si gjithe njerezit e thjeshte. Po dy idjotet qe s'dinin c'flisnin dhe c'benin. Pale bjondi me ate kostum klasik me xhakete te shkurter si homo.  Nivel skandaloz....

There's more in life than watching wake ups (nuk e kisha idene fare qe ka program te tille!!) apo hiccups e Kanalit te Topave!!

Simply abandon it!! Waste of space!!!

Etike zero me tail..............   #-o

Keta idiotat nuk e dine qe qe me ate sjellje personi i tallur mund ti padite ne gjyq per shuma jo te vogla!!  Nejse standarte Shqiperie .. mbase ketij personit nuk i duket aq serioze kjo pune sa thuhet ketu!! Ai ndoshta ... mund te jete me shume i kenaqur qe doli ne Kanalin e Topave dhe kaq!  Mendje mendje kjo pune!!!

des, jam komplet me ty ne ate qe zgjebsa te tille me superioritet kallb duhen kap me shpulla. Ama, te lutem, te pergjerohem ne fakt, beje (dhe me pare kije edhe vete) te qarte, qe nje pisllik i tille nuk ka lidhje me bllokun si zone qytetse - e kam pa bllokun, e di ca ke dash me thon, por prap, te lutem shume shume, beje te qarte qe te jesh nje derr shovinist, nje qelbo superior, per kete mund te jesh sa me bote qe fillon e mbaron te blloku, aq edhe me bote qe fillon e mbaron ne shijak, zallherr apo mullet. Te lutem me dore ne zemer, hiqe demografine dhe topografine nga qendrimet e poshtra njerezore. Ne bllok (fillim-mbarim dite), ne Qerret, ne Mullet apo ne Shkozet mund te rriten edhe derra, edhe rob te mrekullueshem! Ndaj ketyre plehrave sic i pershkruan ti, mund te mbahet edhe nje qendrim i tille psh: s'keni turp, jeni edhe nga blloku, pale (ose nga shkopeti, ulza apo havaleasi)!!!

me fal per tonin, por per kete do grricem over and over and over again ktu te peshku.

PS Dhe po, dije, qe ne konotacionin kulturor qe perdoret, "malok" mund te perdoret VETEM me perbuzje. OK? Vetem me perbuzje. Nuk kam nigju njeri deri me sot te thot me krenari "jom malok". Pervecse ne rastet e sarkazmes (ose ironise). Ka llaf krenar shqipja per ate: malsor. Ne analogji, nuk kam nigju njeri te krenohet qe jom katunar (pervecse kur bejme hajgare - qe e bejme te gjithe, hajgare pikerisht sepse nuk eshte krenari me qen katunar; ka llaf krenar shqipja per keto: katundar ose fshatar.

Flm per mirkuptimin!

Sipas meje kjo ndodh vetem nga frika, nga deshira per te fshehur rrenjet e tyre por edhe, ne fund te fundit, sepse te ne nuk egziston nje etike publike.

Dhe jo vetem. Une komentova dhe tek faqja juaj, po persa thua, si ilustrim te ceshtjes se pse e si trajtohen keto gjera, po pate nge hidhi nje sy ketu temave te malokut dhe tiransit. Dhe ke parasysh qe ketu shume(ica) e komentuesve jane dhe me shkolle te larte dhe te dale (jetojne ose kane qene jashte) dhe kane pare ca gjera pertej fshatit apo Bllokut.

Dhe kudos qe e trajton si fenomen. smiley

Një fenomen sipas meje racist, bërë nga njerëz që ndihen superior. Nga të njëjtët njerëz që thonë “malok” me përçmim, që trajtojnë kamerierin keq. Nga ata që nuk e dinë që prindërit e gjyshërit e tyre ishin tamam kështu, a që vetëm duke u tallur mund ta mposhtin frikën e tyre.

Shume dakort me artikullin ! Kam 2 dite qe e kam marre vesh si "fenomen", por m'u neverit qysh ne sekondat e para, kur kushurinjt e mi adoleshente te papjekur, degjonin "kenget" e tij dhe zgerdhiheshin sikur ç'fare ishte !

Keta dy idiotat Homo qe tallen me at' rob zoti, t'i vene siguresen deres se tyre te prasme, se mos i hyn ndonje ne 'shtepi' pa pritur e papandehur  smiley

Ne fakt, nuk eshte hera e pare qe neper TV si TCH, tallen ose "injorohen" personazhe te tille te ardhur kryesisht nga Veriu : kam pershtypjen se e bejne me qellim, se jam i bindur se po te intervistonin nje fshatar nga Erseka, Radhima apo Tepelena, as ata s'do t'a dinin fare se kush ça eshte MTV-ja, Blutouth-i, I-phone 4 G-ja madje dhe emerin e Obamas rrezik s'e gjenin dot !

E them kete, sepse nje fenomen pak a shume i njashem, ndoshta jo ne kete nivel, u be tek Portokallia edhe me "Gjinin" : te cilin e tallnin dhe qeshnin vetem e vetem kur bente zerin si "Malok" ...

Jam plotesisht dakort me autorin e shkrimit, kur thote se eshte krijuar ne rracizem kunder njerezve nga Veriu. Kjo eshte per te ardhur keq, sidomos kur ata qe tallin e heqin veten per "Tirons" ! E ça ka qene Tirana perpara 90 vitesh o r daj ? Nje fshat me 12.000 banore (sa Shijaku sot) ! As histori s'ka, as ndonje kulture kush e di se ç'fare ! me theks flasin edhe ata (tironsit e vertete, jo ata te pas 2002-shit  smiley  )

Atyre qe banonje ne Tirane (termi me i pershtatshem tani), duhet t'i kujtosh se rrezik s'kane as 10 - 15 vjet qe jane aty (me te hershmit), kurse Tironsit e rinj, po na quhen dhe studentat e rretheve tani, qe s'kane as 4 vite ne "Komun te Parisit" !

Pika qe s'u bie ! I kushedi se ç'fare i duket Tirana gomereve ! qe guxojne e tallen me te tjeret ! harrojne se kur kalojne kufirin, e shohin qe Tirana s'eshte gje tjeter veçse "Bordello*" me e madhe ne Shqiperi (e perdora termin "bordello" per sensin Francez  : dmth, rremunj e madhe! Mos te kemi keqkuptime - jo per ndonje gje, por shqiptaret jane akoma aq te prapambetur, sa nuk guxon dot te "shashe" neper shkrime, as neper Radio a me keq akoma ne TV - kurse ketej ne Perendim, e kane kete Liri suplementare)   smiley

Ca kishe me tironen ti?

E di ca thone per 'ata qe shajne tironen ...........................'

te prezantosh emision radioje ne 7 te mengjesit i veshur me smoking dhe papijon eshte kulmi i elegances dhe i avanguardizmit...smiley!

 Per mua kjo teme  dhe menyra shume fine e  te trajtuarit, prej T.K -se, eshte shume  serioze, ne nje shoqeri qe kerkon te rilinde  apo te  evidentoje vlera.Prej programeve te mireorganizuara, sillet ndikim ne   ngjizjen mentaliteteve me perfundime si shoqeri e civilizuar.Por me te tillet dhe  me programe, ku qeshet me per gjera qe duhet qare...nuk vemi ne Evrope. Por as edhe ne Azine e prapambetejes se dikurshme.Te tillet, qe organizojne e  na shfaqen me  keto paloemisione,  e kane vendin mes ..primitiveve.

 Ne shqiperi qeni ha petlla si keta dy lepurushat adoleshent ka shume neper Tv shqiptare, neper gazeta etj marrin nje rroge te mire lehteshem fare pa vra trurin per dicka ndryshe larg zhargonit te rrugeve pa vra trurin per nje etik komunikimi tjeter kur niveli i kenaqsive eshte me i lart se i ketyre qeneve!

Shqipnia ka ndryshu per zoden, ka ndryshu!

A' bo poplli i bute. Nuk mund t'thushe qe s'jom krenar!! 

 

 

Po mire mo si nuk ka i ligj te forte per mediat ne shqiperi. Shiko Top Mafian nga njera ana dhe TV Qeverin(Klan) nga ana tjeter. Edhe po ti degjosh keto pisat, vetem qahen per lirite e shtypit. Kta kan krijuar nje pushtet te dyte te frikshem pas pushtetit te pare dhe perseri duan me shume. Edhe ne vendet me demokratike ne bote skan mediat kaq shume liri dhe pushtet.

Sa per temen ske cthua, parafolsit i kan thene pothuajse te gjitha.

 O njeerz, po mos e merrni kaq seriozisht kete program, ai sherben per ç'tesionimin e situates, per deheroizimin e verioreve, qe dalin me palle ne dore, per te nor hak, kunder atij qe i gervish makinen. Mereni dhe pak pozitivisht ket pune, se na i derrmut fare ata çunat e Wake up-it...............

I dobeti qellon dike me te dobet se vetja kurse te fuqishmit kerkojne kundershtare te denje.

Legene keto dy palaçot e Wake Up, por me legene ato qe i punesojne! Ndoshta fukarai s'ka pase buke ne bark dhe ka shpresuar me ate kapacitetin e tije se do beje rruge diku, pergjigjet ne nje forme te paster, pa ironi, nderkohe qe keto dy skoriet humane tallen me zhvillimin e munguar qe i ka dhene fati duke e lindur ne nje mal.

Ore po me komentin qe s'eshte fenomen racist c'patet? Nuk i'u pelqen te korrigjohen gabimet?

une jam kurioz te di se cfare jehone pati ne Shqiperi emisioni i ketyre Wake up-save?

a mori ndonjeri mundimin te shkruaj nje artikull ne gazetat e shumta atje?  a u fol  ne ndonje emision televiziv?   keta, ( drejtuesit çapaçule  bashke me redaksine e emisionit), duhet te ''detyrohen'' minimalisht  por moralisht  ti kerkojne falje Lekes, por edhe publikut...

ti ke te drejte Belul po me aq sa e pashe un Leken, dyshoj se ai ka per t'kuptu se pse i kerkojne falje

Shiko,

Per aq kohe sa Leka nuk ka kartel, keta kostum ngushtit, nuk kane noi detyrim ti kerkojne falje.. E kane sjell aty per ta tall dhe e kane tall. Ashtu e kane bo llogarine, dhe aty brenda besoj se kane llogarit edhe impaktin mbi audiencen... smiley

Meqenese sjam ne korrrent me rastin ne fjale, kam i pytje.

zotnia i pallum a dallon nga tipat si stresi dhe ai turi vici qe sja maj men nocken e emrit?

e terheq, po shof linkun..

Sapo hapa faqen e FB me doli perpara L.P, sapo hapa peshkun perseri L.P, me vjen jashtezakonisht mire menyra si eshte trajtuar ky fenomen ketu tek peshku, por hidhini nje sy komenteve tek FB (Stop injoranca)...quo vadis.

U perpoqa me gjet noi koment admini ketu, por per be as edhe nje.

Besoj se ju cuna mund ti njihni personalisht zoterinjt me kostume te ngushta; asigjo per te thene mbi temen?

Nuk e perfundova dot, se s'di per ke me erdhi me keq. Per LP qe po e tallnin ca injorante arrogante qe ju duket vetja (bir o bir) qe jane qyteteruar, apo ne pergjithesi per mentalitetin perbuzes ndaj tjetrit qe kjo tregon. Lere pastaj nivelin e profesionalizmit dhe te etikes gazetareske te medias. C'fare funderrinash!

oh fck. Filluan dhe këtej të zbulojnë këto marifetet me gjynafqarë që dalin në tv? puuuuuuuuuuuu... edhe kjo i mungonte allbanisë.

ktej është qelb vendi me personazhe të tillë. Soj soj budallejsh që bëjnë gjithçka të dalin në tv... edhe të tjerët që i shftytëzojnë. Derisa një personazh i tillë, si LP, po femër dhe në moshë të madhe, edhe kjo "katnare", ra në depresion e përdesh iku me të shumtët... tani i kanë rrallu pak.

 

ky fenomeni ka kohe qe eshte pa neper ekrane TV-je n'fakt. Ai te zone e lire psh e ka kthy ne metode pune. Sa per etiken, e vej re vec neper ato emisionet e sheqerosura te Gjebrese ose Krastes (qe nuk i shof me gjate se 2 minuta). Po nga ana tjeter, TV pasqyron nivelin e pergjithshem shoqeror mgjse nji perpjekje e vogel per me eduku shoqerine do ishte e mirpritur

 shume sakte..

 O admina, po pse ma theret komentin mua? Apo se jam i vogel? Ketu ka shume komente nga me fyeset, dhe nuk po i hiqni. E ç'thashe une, vetem qe ta marim jo seriozisht kete pune, dhe te mos i linçonim ata çunat e wake up - it. A ka nai gjo t'keqe ketu. Po pat, i fshijeni edhe kete koment dhe "rrnofte lirija e shtypit"

mire bejne cunat te topi....

ne shqiperi duhet te tallesh me 80% te popullsise....

sepse jane kaq te pacipe...sa te shesin injorancen e tyre per kulture....

Kjo video e Wake Up-it ishte vertete e shpifur. Tirana Calling e ka mire qe u bie ketyre. Por kam nje lajm te mire per t'ju dhene. per shkak te punes kam ne dore sondazhet e nje kompanie celulare dhe del se Wake Up eshte program radiofonik shume pak i ndjekur. Sidomos ne Tirane Wake Up del i pesti ne liste mbas Aldos dhe jane dy, tre programe te radiotelevizioneve lokale qe i mundin programet e dy radiotelevizioneve kombetare. Kshu qe megjithe shpifesiren qe shfaqen, ngushellohuni me faktin qe keta te dy dhe aldon i degjojne gjithmone me pak njerez.

 

Shume ashper. Ju sapo bete me Enon dhe Ledion ate qe ata bene me Leken. Si ishte si eksperience, ju pelqeu?

lol

E para. T'i kapesh te gjithe keto nicket e tejet ofenduar ketu, t'ua lexosh komentet, te gjitheve pa perjashtim u gjen ne kete forum (le me ne jeten reale) sjellje si e ketyre cunave.

Dikujt sepse eshte i bardhe dhe tall arixhinjte\jevgjit ne ndonje koment. Kushedi sa krahasime ma "si gabel, si arixhi" e ku di une cfare.

Dikujt sepse eshte hetero dhe urren homoseksualet. Ke plot.

Dikujt sepse eshte shqiptar e urren cdo grek\serb.

Dikujt sepse eshte qytetar e tall ata te fshatit si katnare.

Dikujt sepse eshte kryeqytetas e shan  te ardhurit si jabanxhinj te pagdhendur.

Dikujt sepse eshte i ardhur dhe shan kryeqytetasit si qypa (dede).

Dikujt sepse jeton ne Amerike e te tjeret jetojne ne Europe.

Dikujt sepse i pelqen arti e shan reality showt.

Dikujt se jeton ne Europe e te tjeret ne Amerike.

Dikujt sepse ka emigruar dhe shqiptaret u duken harbute te paqyteteruar.

Dikujt sepse s'ka emigruar dhe emigrantet u duken pordhace me pordhe te grisura e te marra borxh.

Dikujt sepse s'eshte nga veriu e verioret u duken maloke.

Dikujt sepse eshte me shpirt me berishen e te tjeret jane komuniste.

Dikujt sepse eshte antiberishe e te tjeret i duken maloke e rob te trashe.

Dikujt se ka leke e te tjeret s'kursejne dot me punen qe bejne.

Dikujt sepse ka pasur prinderit dicka, edhe pse vete s'eshte asgje.

Dikujt sepse lexon libra e te tjeret preferojne argetime te tjera, dhe e anasjellta.

 

Dikujt sepse eshte me interin e tjetri me milanin.

Te gjitheve pa perjashtim, do t'ua gjesh nga nje koment te tille. Ne mos tek postimet e qeta, e sigurt per postimet me gjaknxehtesi. Pale te postimet e fshira.

 

Kjo nuk e justifikon sjelljen e atyre cunave te wake up, por nuk justifikon as ashpersine e komenteve nga njerez qe sillen pikerisht ashtu.

E dyta, ka hyre nje mani ne mase, e nisur kryesisht nga berishianet dhe pastaj nga nje mani shqiptare qe do ta permend me poshte, qe cdo gje e top-channel shahet. Dmth, shiko lart. Shahet fiks fare per cilesi e nuk levdohet per shume padrejtesi qe i kane bere publike dhe qe pastaj eshte vene drejtesi fale tyre. Ndersa tallje, gjera te tilla neper emisione televizive ka nje jete qe i ben Arian Cani rregullisht. Aldo ne KLan e ben rregullisht me telefonuesit, por jo vetem, e ben edhe me ata kalamajt e rretheve. Eshte forme argetimi e pranuar nga publiku sepse e kerkon publiku. Faji eshte i publikut, i mases, i menyres se si eshte njerezimi. Dmth, ka stand up comics qe kapin nje njeri jo budalla ne publik dhe e bejne fertele. Nuk preket njeri prej ketyre. Vetem tek TCH duhen share... lol. Normalisht, eshte gje qe ndodh rregullisht me cdo gje qe konsiderohet me e suksesshmja nga te tjerat, sulmet e vazhdueshme. Por pse me kaq egersi e hipokrizi? Po ashtu, shume prezantues te njohur ne bote, kane emisione me nje budalla ne skene, te punesuar, madje, qe del ne cdo episod, qe nga Amerika e deri ne Itali ku ne shqiptaret kemi frymezimin televiziv. Shume ftojne njerez te tallshem dhe i tallin. Qe nga talent showt e deri te talk showt e famshem. Pra, ekstremizim i shprehur pikerisht ndaj tch eshte i pajustifikuar. Por fundja, po thuhet nga hipokrite qe bejne te njejten gje.

E treta.

Mbaj mend ne fillimvitet 90. Filluan te dalin disa vajza me funde mbi gju. Njerezit kthenin kokat, i shanin curva, dhe burrat qe i shoqeronin s'ishin burra. Pastaj femrat qe pinin cigare neper lokale, etj, etj... Pas pak vitesh, keta njerez kishin grate dhe vajzat e tyre te veshura ashtu e me cigare gjithandej, por hajt me. Nje mani e cuditshme e shqiptareve eshte qe te shajne cdo gje qe s'ka ekzistuar me pare dhe qe po del si e re, nje e re qe po ekziston vetem sepse ekziston dhe ne bote e ketu po ndiqet vazhda. Ai qe guxon te marre persiper ta beje i pari, merr persiper te shahet.  Mbaj mend qe Adi Krastes i nxine syrin, sepse beri ne TV gjera qe beheshin edhe ne TV e huaja per show. Per televizionet, te parat fytyra qe jane shfaqur ne nje TV qe s'eshte TVSH (ku ishte dicka e pranueshme, po ashtu dhe ne kanalet e huaja), kane qene spikeret e lajmeve te stacioneve lokale ose drejtuesit e emisioneve (sepse ata te njohurit e TVSH-s ne TV private nuk quhen). E sigurt qe me te dale ne rruge te nesermen, po te ishte femer spikerja, do te ishte curve, po te ishte mashkull, pederast. Nje lloj manie e shqiptareve per te folur keq, per te share. Te mos guxoje t'i mbroje ne debat, se perfundoje te shaheshe dhe ti.

Arsyet, per mendimin tim, fillojne me faktin qe shqiptaret s'jane mesuar t'i shohin keto gjera ne TV shqiptar, por jane mesuar qe te ndodhin tek te huajt. Tek te huajt u duket e pranueshme gjithcka. Po te behet nga nje shqiptar, eshte e prapranueshme.

Nje arsye tjeter, eshte sepse duke u rritur me TV te huaja, TV qe kane 70 vjet pervoje qe bejne ate qe bejne, duan te kene te njejten cilesi nga TV-t tona, qe s'kane mbushur ende 15 vjet, me i vjetri.

Megjithate, une ju garantoj qe te pakten ne krahasim me fqinjet tokesore, Maqedoni, Greqi e Serbi, televizionet e medha shqiptare jane mire. Madje mund te krahasohen me ato italianet. Qofte per budallalleqet qe ekzistojne sepse ekziston nje publik qe i ha, qofte per gjerat me cilesi. Kemi filma per femije qe dublohen keq, por kemi dhe qe dublohen ne menyre te perkryer, edhe me kenget e disneyt. Kemi skenografi qe ua marrin cdo emisioni grek e ballkanas qe kam pare, dhe hahen me ato italiane. Kemi balerine e balerina qe na i ka zili bota. Kemi drejtues te zot emisionesh, por kemi dhe te pazot.

Po aq normale eshte qe do te vazhdojne te shahen, sidomos kanali me i ndjekur, ka per te qene gjithnje tabele qitjeje. Me hipokrizi, sigurisht. Dhe mos harroni, me shume ua ngrini vlerat atyre cunave. Dhe mos harroni, jeni ju ashtu pa jane ata ashtu.

 

 

 

ke harxhuar shume energji per te thene asgje...ose shume energji per te qene pergjithsues...

ato qe permend ti me lart jane pergjithesime..kurse tema e diskutimit eshte specifike..

shoqeria nuk mund te rri gojekycur dhe te mos shprehet mbi gjerat qe na duken qesharake apo tallese...vetem prej faktit se te gjithe ne, kemi dicka qesharake mbi veten tone....

perkundrazi kjo eshte e shendetshme, kur tallemi dhe qeshim me fenomene qe jane me te vertete te tilla....pavaresisht se sot eshte Lek Plepi, dhe neser mund te jemi ne ne vend te tij....

shoqeria qe ti propozon eshte tipi i shoqerive islamike...ku te gjithe personifikohen me te gjithe...dhe asnjeri nuk guxon te qeshi e te ironizoj asnje fenomen social...duke perfunduar ne shoqerira te mbylluara dhe te izoluara nga ndjesite me njerezore..

Sikur s'ka lidhje me shoqerine islamike ai postimi, por me shoqerine perendimore, dhe kundershton pikerisht shoqerine islamike, qe sulmon cdo gje te re qe eshte jashte fluskes se tyre te izolimit.

E para - un jam ne dhomen time, dhe (duke pasur para sysh lirin e internet-it) nuk jam i obliguar ta ruaj etiken, ndersa ata te dy paguhen (teorikisht) nga reklamat qe kompanit i vendosin per ne ( pra ne menyr indircte, ata paguhen nga ne, per TE MOS NA OfENDUAR (pasi, nuke ofenduar L.P ka ofenduar shum shqipetar qe jan fanca ose thjeshte njane "fshatar" - ne domethenjen e vertet te fjales))

E dyta - Jam 100% kundra Sali Berishes (kujtoj Gerdecin dhe 21 Janarin, pa permenduar korrupsjonin). Dhe jam 100% kundra pikes dy, pasi ketu po flasim per nje fenomen ne top-channel. Nese do flitej per KLAN-in kam 100 gjera kundra. Kjo mentalitet "krahasues" egziston ne popullin tone, ku thone: "lere se edhe Rama eshte si Berish", "lere Meten se edhe Rame eshte njesoj", "lere TCH sepse KLAN-i eshte me i keq", "lere mesuesin te bej korrupsjon sepse tegjith mesuesit jan njesoj". Pra argumenti yt ne piken dy reflekton anen me te keqe te popullit shqipetar, indiferencen ndaj fenemenit ne fjal sepse "ka edhe me keq".

"ka stand up comics qe kapin nje njeri jo budalla ne publik dhe e bejne fertele". Do ti ngelet hateri TCH nese te degjon qe ti e krahasove me "stand up comics", ne nje kohe qe TCH mundohet te krahasohet me BBC .LOL.
L.P shkoj tek nje television kombetar si protagonist dhe jo ne nje sken humori si spektator (ka nje diference SHUME te madhe)

Ne bote Romet nuk trajtohen si ne Shqipteri, ne bot nuk vriten njerez nga shteti, ne bote nuk shahet njeri pa vetdie, ne bote televizionet kerkoj falje nese populli ankohet (nje gje e till ndodh shpesh ne BBC) -

Ndersa me kujtohet, disa Rom kane pas shkruar nje leter tek portokalli qe kerkonin te ndalohet keq-prezantimi i Romve; DHE jo vetem qe nuk u ndalua ai personaz por i MADHI Agron Dhakaj e injoroj kerkesen.

Nese jeni ne djeni te fenomenit Suzan Boill, ne x-factor - ajo i kishte tegjith tiparet e nje "psikopateje" por sot ka thyer rekorde ne billborded amerikane. Biles do thoja, qe paraqitja skenike e L.P-it ishte 100% me e mire sesa e Suzan Boill.

E treta
Sot, ne vitin 2011 nje kengetare VRITET nga (mesiguri) arsyje banale. Kurse ti, ke guximin te krahasosh vitet kur Adi Krasta u dhunua me demogracine qe kishte bota.

P.S. - Nese e vini re, sot ne vitin 2011 Adi Krasta nuk i ben ato veprime qe u mundua ti mente ne ato vite. Por do te thoja, qe nese Adi Krasta to te DEGJONTE TY DUKE IU REFERUAR ATI SI "SPIKER" ai do te ofendonte, pasi, ne nje nga puntatat e "e diell" e ka deklaruar qe i URREN ata njerez nje e pertorin fjalen "spikere", tani me thuaj, kush e ka gabim TI APO KRASTA, per mendimin tim e ka fajin Krasta, pasi, fjala "spiker" eshte perdorur gjithmone.

Ne c'do vend dinjitoz MEDJA NUK SHKON KUNDER POPULLIT pervec ne shqiperi (dhe kete e bejn tegjitha kanalet, dhe per hir te fertetes TCH e ben shum rradh)

Fakti qe medja jone ska provoj, duhet te kete kujdes, sepse se ka finesen e atyre me "70 vjet provo"

Nuk besoj se ka Anglez qe do donte te krahasohej me Italianet, dhe nuk duhet te ket Shqiptetarent nuk besoj se duan te krahasohen me Greket.

Ne kohen e Enverit ne kemi pasur filma per femi te prodhuar ne shqiperi, prandaj nuk besoj se mund te m'burremi me disa dublime ne Digitalb (por me fal, desh harrova, qe ne vitin 2011 krahasohesh si injorant nese lavderon prodhimet e asaj kohe)

Ne fund te comentit tend ti dole te konkluzioni yn: "... Dhe mos harroni, jeni ju ashtu pa jane ata ashtu." - jam 100% dakor qe ato dy cuna vepruan si injorant, sepse jan Shqipetar; por ata hiqe si te "imancipuar" dhe nuk do duhej te vepronin si njerex te "thjesht"!!

Un do e perbledhja kete kundershtim duke thene qe: tegjith shqipetaret qe n'dihen superior, fillon dhe ofendon masen. Por per fat te keq masa ne Shqiperi eshte aq e DHUNUAR nga 400 anet sa nuk jan te zot te kundershtoj.

 

Vallahi nuk pashe nej gjo me u revoltu ktu. Une shof 2 freaks qe intervistojne nje te trete dhe te tre qeshin me njoni-tjetrin, simptoma normale te nje shoqerie kaotike ku "anything goes".

 

"simptoma normale te nje shoqerie kaotike ku "anything goes"|

trash tv nuk eshte simptome normale e shoqerive kaotike.....

vetem kur njerezit ndihen te sigurt ne vetvete, kane guxim te qeshin e te tallen me cdo lloj fenomeni..

 

Dikush komentonte qe nuk eshte ndonje gje e rende. Ndoshta kane edhe te drejte : krahasur me, ku e di une, me ate qe po ndodh ne Libi, s'eshte e rende.

 

Dikush tjeter thoshte qe s'ka ndonje gje kaq te habitshme. Qe dy tipa te tallen me nje te trete qe s'kupton konsiderohet normale. Ketyre s'kam ça tu them fare, e mendojme ndryshe.

Deso, po te te rekomandoj nje film: Catfish. S'e di a e ke pare apo jo, po eshte nje film dokumentar shume i mire. Eshte icik i merzitshem ne fillim, po shikoje avash avash, dhe do te te jape kenaqesi fundi. Eshte pak a shume situate e ngjashme me keta dy pallat e mgjesit, vecse trajtimi i "tjetrit" eshte shume me dashamires dhe goxha empatizues. 

 

Nuk pashe ndonje gje tmerresisht fyese te sjellja e cunave.

Nga ana tjeter,  kur del nje njeri gjysem budall, qe mezi flesh shqip, i ardhur nga nje vend ku mungojne me esencialet, yet i bere super i njohur nepermjet facebookut, sinqerisht nuk mund te mos ironizosh mbi fenomenin Lek Plepi.... 

Persa i kuptoj argumentet politically correct, mendoj se kushdo do i kishte bere dy batuta me Lek Plepin... 

 

Leke Plepi, ne kete moment i ftuar tek Arian Cani...

Pashe nje makine nga keto qe reklamojne evente...Lek Plepi i ftuar te Venue...

 fenomeni Lek Plepi, pashe une.

 Lek Plepi nje hap larg nga politikani i dites bile ky eshte me interesant sepse  eshte shume i sinqert me "elektoratin e vet". Ajo qe vura re tek zona e lire eshte se Arjan Cani nuk ka ndonje ndryshim te madh  nga Lek Plepi olso !

 

 

Jepni versionin tuaj per lek plepin.

Lek Plepi është Legjendë, sepse si thotë ai bëhet

Kur rrëzohet Lek Plepi, yjet shprehin një dëshirë!
Lek Plepi është i vetmi që njeh Filan Fistekun
Lek Plepi E Dredh Cigaren Me Sallatë Jeshile!
Lek Plepi E vë Pikën e I-së nën të...( ! )
Lek Plepi Bën 3 Kg Djathë me 1 Litër Qumësht !!!
Lek Plepi Shkon Për Të Gjujt Peshk Dhe U thotë Peshqve...Ti,Ti,Edhe Ti...shpejtë Në Kovë!!!

Lek Plepi E Pjek Pulën Në Frigorifer!
Lek Plepi e bën shurrën nga kati i 10-të,dhe ulet e pret poshtë në një shishe!!!
Lek Plepi Pi Birrë Me Shllak...Dhe me Qumësht Të Ftohtë!!!
Përplaset Me Kullën e Vrojtimit Avioni i Linjës Bel Air....Shkaku: Lek Plepi po e kthente Më Frena Dore!!!

Lek Plepi Ka Biçikletë Me Timon Në Krah Të Kundërt!!!
Lek Plepi Është Aq i Shpejtë...Saqë Hija e Tij Lodhet Duke e Ndjekur!!!
Lek Plepi e ka hijen me ngjyra

Lek Plepi Arrin Të Lëpijë Sqetullën Pa Prek Asnjë Qime!!!
Lek Plepi Zbulon Shkopin E Shkrepëses Që Shkaktoi Shpërthimin E Gërdecit!!!
Lek Plepi Ikën Me Shiku Ndeshjen Dhe Shënon 3 Gola Nga Tribuna!!!!
Shkon Lek Plepi Në aeroport Dhe Pyet Një Kalimtar:-Ku Janë Fugonat Për Torino!??
Lek Plepi Fle Me Jastëk Poshtë Pistoletës!!!
Ka Magjistarë që Ecin Nëpër Ujë......Lek Plepi Arrin Të notojë Në Fushë !!!!
Lek Plepi E Ka Rrugicën E shpis Me 5 Korsi!!!
Lek Plepi Vret 2 Gurë Me 1 Zog!!!

Lek Plepi iku në Greqi në këmbë se s'ka pasaportë nuk figuron në gjendje civile
Tani Lek Plepin mund ta gjeni në versionin më të ri 3D................
Kur Lek Plepi shkruan shkronjën L në tastierë.....Automatikisht del : Do u mean Lek Plepi???
Jam Lek Plepi...Më përpara dhisja pas pallatit....Me kredinë që mora Bleva një Oturak Të ri!!!

Doktorët kanë thënë: Leka të lë më barrë vetëm me një shikim. Edhe nëse ti je mashkull...
Christiano Ronaldo Të Ha Mutin Ty O Legjendari Lek Plepi!!!
Edhe Unë Kur të Rritem Dua të Bëhem Si Lek Plepi....
Edhe Unë... Edhe Unë... Edhe Unëëëëë...
Kur Lek Plepi Shkon në Kinema.....Ai Gjen Telekomandën Dhe Lëviz Kanalet!!!
Long Time Ago Lek Plepi Tha: Kush Është Fans i Imi Le Të Pështyjë Në Tokë!!!!
Dhe Kështu U formua Deti Adriatik !!!

FLASH : Ndahet Lek Plepi Me Rihanën Për Mospërputhje Karakteri !!!
Lek Plepi Ha Bukë Me Bisht Të Lugës!!!! Është Me të Vërtetë i Madh!!!!
Zoti Krijoji me Baltë Burrin...Nga eshtra e Burrit Zoti Krijoji Gruan....Nga Gjethet e Plepit Zoti Krijoi Lekën...

Lek Plepi është Aq i Shpejtë saqë kur Kthen Kokën...Ha veshin me Dhembë!!!
Lek Plepi është Flori, Kështu ka thënë Shoku SALI....Lek Plepi Është Gangster,Kështu ka thënë Shoku ENVER!!!
Keni dhimbje???...Nuk ndiheni mire???...Jeni kaps???....Mos u Shqetësoni....Lek Plepi mendon për ju!!!
CHUCK NORRIS KALOI NGA "I PLOTFUQISHËM" NË "I PASHPRESË ME ARDHJEN E LEGJENDËS "LEK PLEPI"

Jeta është si një libër,e shkruar nga Lek Plepi
Lek Plepi e nis murin nga lart dhe e mbaron nga poshtë
njeriu thotë mos luaj me zjarrin. Zjarri thotë mos luaj me Lek Plepin
Gjatë beharit të gjithëve ne Na Bezdisin Mushkonjat.......Ndërsa Në Rastin e Lek Plepit ....ai i Bezdis ato smiley

Lek Plepi arrin që t'i harxhoj lekët e numrit me 20...........
Lek Plepi.....shprehet se Chuck Norris është thjesht një Mizë më shumë për atë..........Është i madh përfundimisht 

Lek Plepi zgjidh një formulë në kimi......me Teoremën e Pitagorës 
Lek Plepi nuk e pret asnjëherë autobusin .........autobusi Lek Plep-in po....smiley
Lek Plepi ........mashkulli që arrin të çmendi çdo femër me thjeshtësinë e tij smiley
Njerëzit e thjeshtë nuk duan diamante flori, apo ku di un.......mjafton një foto e Lek Plepit...dhe ndihem më të lumtur se kurrë

Lek Plepi është aq i madh saqë i kërkon vetes së tij autograf smiley
Lek Plepi .....flet me kamerë dhe shikon me kufje smiley
Lek Plepi ne provim shkruan gjithmonë emrin dhe merr 10.........sepse emri i tij vlen me shume se çdo ushtrim.

LEK PLEPI e ngroh tostin me frymë smiley është i madh
thonë që interneti s'ka pronar......... por e kane gabim!!! LEKA është pronari dora vete!!!
A shkronja e 1 e alfabetit???? harrojeni...tani e tutje është shkronja L...sepse kështu dëshiron LEK PLEPI!!!

LEK PLEPI arrin të ndërtojë një katror me 3 brinjë...është i madh!!!
LEK PLEPI nuk merr orë me vete sepse e vendos ai sa është ora
LEK PLEPI duartroket me 1 dorë smiley

Lek Plep-in........e kanë bërë synet me prefëse thonjsh................smiley
C.Ronaldo deklaron: me ka dërguar zoti t'u mësoj futbollin njerëzve,, Lek Plepi mohon: Unë nuk kam dërguar njeri
Dua dhe unë t'i ngjaj Lek Plepit.........pse mos të jem dhe unë si ai smiley
Nëse Lek Plepi fut gishtat në prizë.......Prizën e zë korrenti............
Lek Plepi kur lindi, fjalët e para nuk i tha Mami Babi............Por..........Unë jam i Bukur..........
Çdo njeri ka pasur idhuj të ndryshëm........por që nga 2011......të gjithë kanë 1 idhull ai është i madhi LEK PLEPI 
Lek Plepi thotë:Nuk ke çe do shkollën......nëse ke miqësi me mua...unë di më shumë se shkolla

LEK PLEPI ndez zjarrin, vë tiganin, hedh vajin dhe i thotë peshkut hiqi zorrët e futu.
LAJMERIM: anulohet Shën Valentini sepse LEK PLEPI është single!!!
LEK PLEPI rri me duar në xhep edhe kur është lakuriq smiley
LEK PLEPI ka këngët e RIHANËS si zile të shtëpisë së tij smiley))
LEK PLEPI është aq me edukatë saqë kur i bie shtyllës me kokë i thotë: me fal...se përsëris më smiley)


Tre rregullat e Lek Plepit

1. Kurrë mos shiko fotot e mia kur po ha bukë...
2. Kur të bëni një koment rreth meje në fillim duhet të shkruani "Omg I'm in love with Leka"
3. Kurrë mos pjerdh kur pi Coca Cola!!!

 

Mir qe paskan gjet njerez si tirana callin, olsi e shume te tjere ketu nje teme per te treguar modestine! Une e pashe ate emision i ngacmuar pikerisht nga kjo teme dhe nuk mu duk tallje, madje duke patur parasysh lek plepin si personazh, dhe karakterin e emisionit, mu duken te permbajtur ne shaka dhe qyfyre drejtuesit e emisionit. Megjithate secili ka mendimit e vet.

sidoqofte kta te dy kane nje sjellje qe e pershtasin me pamjen ne menyre te [pe]shtire dhe keshtu kane qene gjithmone me sa mbaj mend. LP eshte tmerrsisht i shemtuar por kto batutat lart e poshte per te jane shtyrje kohe si batutat per Chuck Norris.
secilit hakun.

 Pse thoni qe jane tallur me leken? asnje stallet me te. ai po realizon enderren e tij per te qene i famshem dhe te kendoj. per te skane rendesi se si i arrin ... por vetem te arrij  te realizohet.

 

Shume absurde me duket kjo LekPlep-mania, tipa te tille ka cdo lagje seshte ndonje rast unik...

Darien, shume seriozisht e paske more plako. Une per vete (ngaqe s'kom fb) kom nigju per here te pare per LP vetem para na 2-3 javesh. Pershkrimi qe i benin ne fb ishte i frikshem dhe mu duk shume here me i rende se nai batute te tepruar qe bone cunat e wake-up.

Personalisht LP mu duk nje rob mese normal per nivelin social qe i bi te kete. Biles deri diku ps qe luante me kete "famen e pakerkuar". E vetmja diference midis LP dhe nje humoristi qe ben rolin e budallait eshte se LP lejon qe te tjeret ta bejne per budalla. Por rezultati ne fund eshte qe perfitimet financiare te ketij "argetimi" te disa tipave fb-ista qe s'kane c'bejne tjeter, i merr vetem Legjeda LP.

Sinqerisht mua mu duk se ata tipat e w-u i bene goxha nder LP (ne krahasim me imazhin e krijuar per te nga fb, te kuptohena).

Ndoshta lal, ndoshta s'ishte aq serioze. Por rralle here ne jeten time kam provuar nje ndjenje te atille bezdije, irritimi, pafuqije se sa duke pare kete emision. Nejse xhanem, ne fund te fundit eshte e njejta ndjenje qe ti provon çdo jave duke pa Juven! smiley

 

 Ej, jo se du me heq no' i' paralele, po thjeshte doja me pyt: 

A jane Peshqit koshiente per egzistencen e Idhullit tim kur vje puna per zdervjellsi t'shqipes ne publik, zotit Shakohoxha?  smiley

Ua cfar' goli!! smiley

http://www.youtube.com/watch?v=m9fuGIoDL-I&feature=related

 

P.S.

Superspektakolar gol! (c) 

D. Shakohoxha.
 

smiley Uaah mroklle cfar´ gjetje!? smiley

Ne fakt une ndjej njefare meshire per Shakohoxhen, duket qe nuk ka asnje shok te hajrit. Por edhe familja e vet nuk eshte se e dashka dhe aq shume. smiley

 Pedro, Shakahoxha eshte institucion! 

Shprehjet e tij, ka rob qe i mbledhin dhe koleksionojne! smiley

Une ka kaq vite qe e ndjek, kur kam mundesi, dhe gjithmone me le me nje shije t'mire!

E admiroj per "sheer balls" qe ka kur flet si ja ndin zemra, si edhe per pasionin e tij per elokuence pa pordhe si keta pederat e Uekapit!! smiley

Shkurt, yll!  Po t'kishte T-shirte me shprehjet e tij, une do i vishja me krenari! 

Mos na prekni Shakon!

Po dalim pak nga tema. Kush eshte ne Fb mund te behet pjese e grupit te tij. Ketu po sjellim vetem nje "best of Shako!"

 

Ky është një grup për dashamirësit e thënieve të Dritan Shakohoxhes gjatë komenteve të ndeshjeve.

1 - Tifozët kanë një afeksion të veçantë për motrën e zotit Bollano (Shqipëri - Danimarkë 2009)
2 - Shijoni magjinë që vjen nga Afrika (Barça - Inter 2010)
3 - Lucio me siguri ka grisur shumë bluza por kjo është hera e parë që ai bën këtë me një mashkull (Barça - Inter 2010)
4 - Tentoi te kapte porten prej 7 metrash por nuk kapi dot as fundoren prej 50 metrash (Barça - Inter 2010)
5 - Kur u be dhe Gattuso per te dhene asist , normale te rri gjithe diten me Ronaldinjo me Kaka dhe me Paton do i mesonte njehere dhe ai.
6 - Keta qe shihni jan tifozet greke, as nje bjond por as nje bjond ama!!!! (Olympiakos - Roma 2006)
7 - Nje Stadium perfekt e ka nje defekt (Man Utd-Milan)
8 - Me ne fund Goran Pandev vendos me mir mos ti kete floket sesa ti kete ne ate menyre te tmerrshme
9 - Dhe ne rrjete ka perfunduar por jo topi por Rio Ferdinand te nderuar teleshikues (Chelsea - Man Utd 2008)
10 - Ka mesuar te kaloj nga shalet edhe brigadieri i Barcelones Puyol (Real Madrid - Barcelona 2010)
11 - Ky eshte Sagna mbrojtesi i Arsenalit qe largon topin dhe e vetmja gje qe mund te them eshte urime parukierit te tij, ky eshte high definition miq...unikal....
12 - Pavon luan me Realin vetem sepse ka shtepine afer stadiumit
13 - E pabesueshme, autoshtylle (2008)
14 - Ja edhe barbari serb! (Per Mihajlovic ne nje ndeshje te Lazios gjate kohes se luftes ne Kosove)
15 - Ne stadium ndodhet dhe Ministri Spango...me falni Pango, ngaterresa te tilla ndodhin...
16 - E pra AZ eshte ekip futbolli dhe jo paste dhembesh (AZ Alkmaar - Olimpiakos)
17 - Marrje e bukur e topit, dhe dalin bosh te gjithe perballe tij! (Besa - Dinamo 2009)
18 - Te jesh tifoz i Palermos dhe i Juves eshte njesoj si te jesh i Permetit dhe Tiranes, te jesh nga Permeti, te jetosh ne Tirane, te punosh ne Tirane, rrogen e con ne Permet, hipen autobuzit, ndalon ne Fier, pi nje kafe...
19 - Sot Interi ka dy sulmuesa Samuel Etoo dhe Diego Milito njeri luan si mbrojtes i majte dhe tjetri si mbojtes i djathte.
20 - Ky eshte high definition, dhe duket sikur Gattuso rrezohet ne shtepine tende. (read less)

Kur te me shihni se jam tretur, mos kujtoni se kam vdekur... thene per rikthimin e Ronaldos, pas demtimit te rende. smiley

votoj per 18en (prej kafes ne fier) por pas ndeshjes se fundit me tundon dhe 5a.

ky zog gomari mund t'i hynte ne pune atij profesionistit tek tema tjeter, per te kuptuar se si shqiptaret i durojne pa fund gomeret, madje arrijne edhe te zbaviten prej tyre.

Hahaha ke harruar Pllakos Heshtja ne Santiago Bernabeu Real-Dinamo Kiev (ne kohen kor Sheva lozte per Dinamon ) perfundimisht Shako eshte i paperseritshem si komentator sportiv smiley

Sapo kam lexuar ne fb per L.P. mu kujtua nje shprehje qe kam lexuar vite me pare diku dhe qe ne ditet e sotme po merr gjithnje e me shume vlere:

FAMA E DISA PERSONAVE TE SOTEM VARET VETEM NGA IDIOTESIA DHE INJORANCA E ADMIRUESVE TE TYRE!

Sa per cunat e Wake Up dhe Arjanin mund te them qe u treguan me verte shume legena....

nje pjese e atyre qe merren me kete leken vuajne nga komplekset e inferioritetit,jane me per te ardhur keq se leka

ironike qe televizionet kan shum kohe qe jan larguar nga muzika ke programet folklorike, n'dersa, eshte e qart qe populli shqipetar i ka rrejet akoma te lidhura me fokun; kjo mund te vertetohet edhe nga emisioni "Big Brother" ku tegjith protagonistet kenaqen me kenge popudhore (dhe duke zituar humoret e viteve -90) ndersa kanalet tv (topi dhe visioni) - mundohen te ndertojn nje realitet qe, thjedht, nuk egxiston ne shqiperi

Eshte FAKT qe L.P doli ne Wake-Up sepse eshte i famshem, dhe qe Wake-Up donte qe te rriste (per momentin) shikushmerin.

Dhe keto njerez qe drejtojn keta kanale jane aq injorant sa ne ate intervist kan offenduar tepakten 1/3 e teleshikuesve te atij programi. Dhe per ironi, ne shum raste eshte deklaruar qe "medjat ne shqiperi jan institucionet me te imansipuara ne shqiperi" - por personalisht nuk mund ta pranoj nje qe te till, kur medja ofendon audiencen e saj

Dhe efendimet vin fe forma nga me te n'dryshmet:

1) tegjith e dim qe popudhi shqipetar nuk e ka te nevojshme ta di gjuhen Agleze (ose nuk duhet ta ket ne nevojshe) n'dersa top-KANALI thot: "ata qe nuk din e din se cfare do thot "wake-up" jan injoran" - qe ne fakt nuk DUHET te jet e vertet

Kam takuar disa njerez qe top-chanel e quajn top-kanal  - personalisht un ju jap 100% te drejt - pasi ne fund te fundit ashtu perkthehet

Imagjinojeni, qeveria e injoron popullin me evenimente si Gerdeci dhe 21 janari (dhe jo veten) ndersa Medja i injorron duke i fuer shqipetart per factin qe L.P nuk eshte si Eminem

nese marrim kengetarin Bujar Qamili (jam 100% i siqurt qe tegjidh shqipetaret e DUAN) - ne programin Wake-Up te thuhet: "Bujari eshte kengetar kot sepse nuk eshte si Adriano Celentano"

nesa kta njerez me te vertet kan m'baruar shkollen e duhur dhe nuk jan ne ate post fal miqesive, atehere ata duhet ta dine se audienca eshte iklienti hynor i tyre.

Sepse Lek Plepi, si c'do njeri i thjesht me ne hobi besoj se ka dalur nga top-kanali me plot krenari, pasi ne tegjith rrim pran compjuterit me ore te tera por vetem ai u shperblye me dalje ne TV (dhe me nje intervist aq te gjate, ku te injoruar dolen vetem prazantuesit, pasi L.P e ka deklaruar qe nuk pretendon te jet "profesionist, sikunder dy prezantuesit, qe vepruan ne menyr skandaloze ndaj NJE GYTETARI TE TH.J.E.SH.T)

Nese ju kujtohet para 2 vjetesh, nje biznesmen qedhoj dhe ofendoj nje GRUA te VERBER - dhe ne ate kohe, top-KANALI e injoroj ate veprim - por nja ku doli qe top-kanali na doli po aq injorant sa ai biznesmeni (por duhet te theksohet fakti qe biznesmeni, TEPAKTEN, kerkoj falje, ndersa, jam 100% i sigurt, nese top-kanali do i lexonte keta komente do na injoronte tegjitheve ne)

POR  keta njerez duhet te ndihen me fat qe populli shqipetar eshte nen nje trysni ne pa shembullt, sepse, ne nje vend normal teqith "fshataret" do ankoheshin

*me nje krenari NORMALE them qe edhe un jam fshatar, basi eshte injoranca e atyre qe mendojn ne fjala "fshatar" eshte fjal e PIST

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).