. . Çka ngacmon dëgjimin së pari në këtë protestën e fundit lezhjane është fakti social : një qind (në mos më tepër) qytetarë të Lezhës, të moshave nga 15 deri në 50 vjeç, të rinj në pjesën më të madhe, mblidhen në sheshin e qytetit të tyre për të denoncuar « fenomenin Klodi » - më mirë të themi, deklaratën e një farë Klodi, një personazh i shfaqjes televizive “Big Brother”, që shpalli

18 Komente

nuk kam kohe te lexoj tani

po po te jap nje pese paraprakisht vetem per titullin dhe foton smiley

xixa, nder te tjere tek ajo seria e figurave ke perfshire nje seri njerezish mbi seksualitetin e te cileve s'dihet gje, e kjo s'i ben gay. Gjithashtu ke perfshire nje sere njerezish qe dyshohet fort se kane qene aseksuale (dmth te paperfshire ne boten e seksit, per arsye personale).

se dyti, nuk ekziston ndonje regjizor i famshem i quajtur pablo almodovar...

Xixa, m'pelqeu!

@ Sol, ka lene jashte nje dynja te tjere veç, keshtu qe me numrat n'rregull jemi... (pablo, pedro he dhe ti! smiley )

Edhe mua me pelqeu.

I vetmi problem qe kam eshte renditja e figurave (shpeshhere abuzive). Kjo renditje shpesh qellon te behet per arsye nacionaliste (renditen figura shqiptare, apo me origjine shqiptare, tip Napoleonesh apo Al Pacinosh), shpesh per arsye politike (renditen intelektualet e shkencetaret liberale psh), shpesh per arsye racore (renditen hebrejte) e keshtu me radhe. Dmth qellimi mund te jete pozitiv apo negativ (ne kete rast pozitiv), po eshte aspak metodik, se mund te vije ndonje te rendise rresht nja njezet serial killers apo psikopate, apo kriminele cnjerezore me prirje homoseksuale, c do bejme pastaj?

Sol, sërënditje antirendore te tilla si:

kafshe "i) qe perpeliten si te çmendura, j) te panumerueshme, k) vizatuar me nje penel te holle fare bere me qime gamiljesh" jane interesante ne muhabete te tjera. Mendimi im ky gjithmone.

ceshtja eshte qe nuk lidhen kategorite me njera tjetren. Diku tjeter e kam komentuar me duket momentin kur Zizeku analizon debatin e sotem me antisemitet qe duan te mohojne holokaustin. Ata ne pergjithesi perdorin te njejtin mjet, pra renditjen e hebrejve pronare te industrise, te medias, apo hebrejve te fuqishem ekonomikisht e politikisht, dhe (sipas nje shkarje te perhapur logjike) mberrijne ne perfundimin qe hebrenjte po shfrytezonin punetorin dhe fshatarin europian, si te tille mire ua beri Hitleri. Tani, Zizeku thote qe ky argument as qe duhet pranuar, po ta nisi dikush te ta shtroje muhabetin keshtu, preja shkurt e qarte qe po ia fut kot.

Behet fjale per te njejtin mjet debati, vetem se i veshur mbrapsht kesaj radhe. Ceshtja eshte se duhet propaganduar ideja qe homoseksualet jane njerez si gjithe te tjeret, dmth medioker, gjeniale, idiote, grindavece, negative, bamires, luftarake, inteligjente, vrases dhe artiste apo shkencetare. Nuk kane asnje ndryshim nga grupet e tjera njerezore, me perjashtim te mospranimit te tyre (qe po vjen duke u zbehur, sepse shoqeria emancipohet).

Preferenca seksuale, apo gjinia, nuk mund te merren si kategori shoqerore, madje dhe identitare jane vetem ne raste ekstreme, sic eshte rasti i Shqiperise, kur nje shoqeri e tere me fshese ne dore gjurmon homoseksualet... E gjithsesi ky identitet grupor i perket vetem momentit, ne nje shoqeri ku une do te doja qe te ishim duke shkuar, te pyesesh per identitetin seksual te tjetrit do te konsiderohej ne mos turp, te pakten trashesi dhe mungese sofistikimi.

Une te kuptoj (ty dhe Zhizhekun) kur thua (thoni) qe pretendime te tilla duhen refuzuar qysh nga premisat, porse, ashtu siç goditja vjen ne disa nivele, me duket e dobishme (dhe pragmatike) qe edhe kundergoditja te jepet ne disa nivele. 

Ah ! Bingo. Paska ca luftime, chère Finisterre, ku ia vlejtka te kundergodasesh. Problemi na qenka atehere vetem ne perzgjedhjen e luftimeve. Falemnderit per kete. Sepse une budallai mendoja se duhet luftuar kudo ku vlon padituria dhe padrejtesia.

Psh, nje luftim i drejte ia vlen te luftosh, kurse nje luftim tjeter i drejte, s'ia vlen fare. Kjo ngaqe, me sa duket, kemi vendosur te bejme ca kompromise, kemi filluar te leshojme ca leje-kalimi (degjo ti, s'jam shume dakort me çfare po thua, por me dukesh tip simpatik, keshtu qe s'po merrem me ty ; kurse ti tjetri, do te te bej gjemen se ti nuk je as simpatik).

Ne fakt, sol-nocturnusi dhe finisterre dhe iris (nder te tjera) e perdorin kategorine "nderhyrje" si arme ne vetvete. Jo çfare permban kjo "nderhyrje", por vete "nderhyrja" si e tille funksionon tashme si arme. Dhe rezultati eshte ky :

PERSHKALLEZIMI I PADREJTESIVE

Psh, ju te tre mendoni se ka :

Nje padrejtesi shuuuuuuuume te madhe,

nje padrejtesi disi te madhe,

...

...

nje padrejtesi e vockel fare.

Kur ne fakt, drejtesia dhe padrejtesia nuk i nenshtrohen ketij gjykimi, ne parim. Diçka, kur gjykohet, eshte ose e drejte, ose e padrejte. Ka vlere vertetesie ose V ose R. Perndryshe, po te kishim nje VR atehere jemi kryekeput ne sofizem.

Ju pershendes te treve.

  

edhe ne te pershendesim duke te kujtuar qe fakti se mua me dhane per te ngrene proshute te djegur paksa nen pretekstin se qe pjekur shume, ishte nje padrejtesi me vete. E barabarte me mijera holokauste!

Si gjithnje je ndricues me nderhyrjet e tua. Si dhe teper simpatik.

 "Ju bumte lytha" tingellon shume me e erret se "ju lumte bytha"! smiley

 

 

Se pari nuk eshte vetem "krishterimi, judaizmi apo islami" qe ndalojne homoseksualitetin por edhe kultura dhe civilizime nga pjese te tjera te botes qe nuk e pranojne dicka te tille. Psh. shoku Yne Xixa duhet ta dije qe ne Indi, ku feja kryesore dhe ndikuese ne shoqeri eshte hinduizmi qe s'ka te beje me "fete abrahamike" qe permend, ekziston nje qendrim i ashper ndaj homoseksualitetit. Se dyti, duke lene menjeane problemin moral, homoseksualiteti edhe nga kendveshtrimi mjeksor eshte i demshem. Numri me i madh i te prekurve me hiv/aids jane nga ky kontigjent. Po perseri gay-t kane nje nderrim te madhe partneresh ne pak kohe etj. Per te ju rikthyer atij manifestimi ne Lezhe, ata njerez kane te drejte kur i referoheshin Lezhes si nje qytet me tradita intelektuale por qe nuk dine ndonjerin prej tyre qe te kete qene gay. Ata kishin ne mendje Lezhen e Pater Gjergjit dhe nuk ju shkoi mendja tek Oscar Wilde qe eshte nga Irlanda. Pse i prek kaq shume dekonstruktivistet potencimi i nderit, tradites, beses etj. nga njerezit ne Shqiperi? Shoqeria ka disa caqe dhe ato mundohet ti respektoje. Ashtu sic nuk e pranon qejfin qe ka nje pedofil per djem apo vajza ne moshe te vogel, ashtu nuk pranon ne ndergjejen e saj edhe nje dicka qe eshte jo natyrale dhe ne syte e shume njerezve devijim nga ky natyralitet qe fillon tani dhe nuk dihet ku mund te ndalet.

Shume shkrim i bukur. Lezha dhe Firence jane koke me koke tani mbas protestessmiley)

Për hir të të vërtetës, në atë qëndrimin e ashpër ndaj homoseksualizmit duhen përfshirë edhe budistët, shintoistët apo edhe taoistët... për të mos u shpërndarë më tej si vaji në lakra. Veçse, në se historia shumëshekullore e Lezhës edhe ka njohur disa jahudinj të ngulur mes Shëngjinit dhe Lezhës (pa folur për të krishterët, myslimanët apo së fundi edhe ateistët enverian&eumlsmiley, ajo ende nuk ka mundur të identifikojë ndonjë induist, qoftë edhe si shitës çerturinash në oborrin e kishës së shën Kollit. Pra, i propozoj zotnisë së respektueshëm të Metropolit që t'i lemë të qetë në gjumin e tyre indian.

Së dyti, Metropolitan, më vjen keq por ke ngatërruar portën. Atë aspektin mjekësor sidean të kësaj çështjeje, le t'ja besojmë dr. Arqile Botit, specialist ndërkombëtar i Sodomës dhe Gomorrhës.

Per te ju rikthyer atij manifestimi ne Lezhe, askush nuk tha se ata njerez nuk kane te drejtë. Bile i ftoj të dalin dhe të ridalin në sheshin administrativ të qytetit të tyre për të protestuar kundër bythës së Klodit (të më falë Mrroklla për hijen e errët të lythës mbi këtë çështje kaq esenciale). Në se ti na garanton se ata kishin në mendje Lezhën e Pater Gjergjit, aq më mirë... bile, në këtë rast ata kanë të drejtë të djegin publikisht para Bashkisë portretin e Dorian Gray-t (sipas dëshirës, pikturën apo librin) të atij pederastit të urryer irlandez. Që shoqëria ka disa caqe dhe ajo mundohet t’i mbrojë dhe respektojë, kjo është « e drejta e saj », por që këto caqe është ajo vetë që i përcakton – sipas periudhës historike të zhvillimit të saj, kjo është një detyrë e të të tjerëve për t’ja kujtuar asaj. Përndryshe, do të kishim mbetur në një kuadër ku në vend të digjnim librin e Oskar Wilde-s, do të digjnim vetë autorin në turrë drush, nën vështrimin e zbavitur të lezhjanëve moralistë.
E pra, edhe populli i Lezhës, krahas të drejtave të caqeve, duhet të respektojë edhe detyrat e ligjeve. Dhe ky ligji i fundit s’bën gjë tjetër veçse kërkon të ekulibrojë lojën, duke i rikujtuar gjithkujt se elementi i parë që duhet të jetë në bazë të një shoqërie është toleranca dhe shumllojshmëria, përpos respektit të jetës privatë të çdokujt dhe të zgjedhjeve të tij personale kulturore, seksuale, të ideve dhe më the të thashë…
Sa për atë krahasimin e fundit mes pederastit dhe pedofilit – si edhe qëndrimit të shoqërisë ndaj këtyre dy personave, shpresoj se edhe ti vetë e ke kuptuar se nuk qëndron asnjë çast jo më në këmbë, por as në bythë.
 

xixe, paragrafi mbylles me Tofaqin - menoj se nuk duhet t'kaloj i pavon re (unnoticed), pa nji vlersim (appreciation) e nji falemnerit. Boji shpejt kakafet, se do na zjeri bilja, tha.

ne munet me na heq prej tirone, po tironen s'un e heq prej nesh. Thx, bro!

 Xixe, me pelqeu shume shkrimi dhe menyra si e ke shtjelluar. Cfare nuk do jepja per ta pare nga afer ate demonstrate. Gjithashtu nje pike qe askush nuk e ka sqaruar eshte: a mbanin protestuesit parrulla ne duar? Nese po, cfare shkruhej ne to?

Sepse tani eshte rasti qe nese ne Lezhe ka njerez te zgjuar dhe jo "ashtu" qe ta perdorin kete ngjarje per ta futur Lezhen ne harten turistike te levizjes per mbrojtjen e moralit te sprasme. Mund te krijohen bluza me psh me nje fotografi te posteriorit dhe me slloganin "Do one thing, and do it right"...etj...etj.

Koha per ta futur Lezhen ne harte.

 

(to be continued)

ajo cka me cudit ma teper asht se une qe jetoj ne lezhe e mora vesh prej tirane se paska pase proteste ne lezhe.

nje, ketu lolon, se lolo e paskerkan therritur keta vendalinjte klodin, e dine te gjithe qe eshte "ashtu". e ka jetu ne lezhe pa ja ndi kujt per ta. efektet publicistike te topp chanelit nuk besoj se kane ndonje vlere te madhe per ata qe e mbajne veten per intelektual.

pastaj, xixe, shume pederasta ke fut te ai shkrimi. kam lexu nje biografi bajagi te madhe te michelangelos e nuk rezultont ete kishte qene gay. edhe shekspiri eshte gey ne nje bote ku bejne lkigjin lele morrat po ne realitet who knows?

ah, oscar wilde ka qene i deklaruar, edhe dali e pasolini. po gjithe ajo liste e gjate qe shkon aq thelle ne histori sa na habite! aleksandri i madh? na bane me frike se s'do mundena me u ba kurre ndokushi nese si biem lythes? mos he burre. per bythen e lolos ke be gjithe ate histori? hajt mer mo. nejse, knej ca kam vu re asht se u vjen keq per klodin, e shohin sikur shohin myzin qe s'flet dot.

ajo cka me cudit ma teper asht se une qe jetoj ne lezhe e mora vesh prej tirane se paska pase proteste ne lezhe. 

 

Nqs kjo eshte e vertete, kjo eshte bythqimllik i madh i Top Chanelit! No pun intended!! smiley

 

Ignorantia non est argumentum.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).