Just in case

Ti mos u nda me puthje,
është kalë i përbaltur puthja e ndarjes
dyndur nga argjilat e lagëta
të domosdosë,
gulçi nga lëkurë e dirsur
lë pas veç avull të athët keqardhje,
mos u nda me puthje,
se ndërsa troku i saj
lëshon shkëndija mbi kalldrëm
e hingëllimat shfryjnë liri,
bishti i kuq
valëvit zjarrin e vjetër që shkrumbonte një foshnjë,
dhe jelet
mospërfillje gjysëm të hapët,
e unë shtypem,
shtypem nga zymti e monarkut
këmbësor.
Ato buzë humnere
mos m’i jep.
 


35 Komente

 Shume e bukur kjo Em. Me pelqeu edhe menyra se si e ke thurur ne vargezim.

kujtoj sa here ato dantellat e metalta te valeve. E di qe na ka marre malli per nje Opus, PF?

 OK. Ja nje qe e kam fort per zemer!

 

OPUS 341

Ka tërë ditën ky diell që përpiqet të perëndoje
duke u zvarrisur ngadalë nëpër qiell që nga mëngjesi
deri në mbrëmje. Ka tërë ditën.

E koha rrjedh papushim, si rëra në grykën e hollë të një
                                                      klesidre të vjetër;
nevoja e një dashurie ngrydhet në qiellin e palëvizshëm
si një zog i plagosur, si një lëmsh i përgjakur puplash
që përhapet në ajër
si një ëndërr që digjet në perëndim.

Dhe befas na bëhet fare e qartë se
cfarë deshi të thotë Galileu kur u ngrit, plak i vjeter
me gjunjët që i dhimbnin nga vitet
dhe shqiptoi: “Eppur si muove” përpara
                                    atij gjyqi të tmerrshëm
me një buzëqeshje të hidhur në fytyrë.

Por tani dielli ka perënduar.
Katër luledielli të cmendura nuk dinë nga të vërtiten
                                në ajrin e vakët të mbrëmjes

dhe hëna pritet të ndricojë

Prill 1988

Edhe une e dua shume kete! Shume fare!

 Thanks Em. Une e kam kohen me shume kursim, dhe ajo e shkruajtura do nje perqendrim te madh, ndaj me vjen mire dhe zili ne te njejten kohe qe ti ja del mbane.

Une kam pas pak projekte se fundi, por aty mbas dere po presin. Zene se kan ardh ne fakt. Kryesisht per reklamen ne industrine farmaceutike. U denden me ilace mileti, PF.

Kaloi mesnata

Pere Buzederri vazhdon te na shpjegoje

                                        golat e Brazilit

dhe cigare s'ka me asnjeri... smiley

 

Ika Emo. Naten e mire.

 


smiley

Respekte, PF!!!

Emo, me pelqen kjo. E di qe e kam vrare mendjen per keto ndarjet me te puthura, me "te mbetemi miq" e te tilla si keto... nuk i besoj fare. Eshte tjeter gje qe njerezit te ndahen pa sherr e shamate, te ruajne nje lloj qytetarie ndaj njeri-tjetrit, por miqesia them se eshte krejt gje tjeter... po u mbyll historia, veri kapakun asaj pune...

Vetem kete vargun s'e kuptoj:

dyndur nga argjilat e lagëta
të domosdosë,

E puthura ne ndarje eshte si puthja qe i japim te vdekurit ne ballin e ftohte.Nje puthje e kufomes se dashurise dhe pike.

Makabre dhe rreqethese, sidomos per mua qe ende  sot e kesaj dite refuzoj te shikoj nje te vdekur. Me pelqen t'i mbaj mend njerezit te gjalle.

e ke parasysh "puthjen e vdekjes" te al pacinos? te Godfather? brrr...

Nejse, se po e bejme ca si shume tragjike tani... e mbyllim me nje tip batute "te puth halla ne dy faqet, kalo ketej se te ha qëni". smiley

 

U ndafte me shpulla ai qe ka vone njish pra mo!

Shume e veshtire per te thone se kush o mo e ronde e ndamja me puthje apo ajo me sherr. Sidoqofte rendesi ka qe ndarja te jete ndarje! S'arrij t'i mor vesh ato rob qe ndahen pa u nda se me duket se ngelen te "burgosur" te diçkaje te mbaruar qe s'i len te ecin perpara.

Kurse, te qenurit miq pas ndarjes me duket gjeja me normale, se personalisht nuk rri dot me nje njeri qe s'do e doja per mikeshe. Inatçorlliku, mund te kete kuptim vetem per nje kohe te shkurter pas ndarjes.

e pamundur te mbetesh miq pas ndarjes, ( ketu nuk kam parasysh aventurat )

Po pse o flo? Mbi ç'llogjike nje njeri qe deri dje ishte ai/ajo me te cilin/cilen ndan gjithçka dhe sot nuk "benka" me as per te pire nje birre.

Personalisht i kom shoqe te gjitha ish-et e mi me te cilat kam mundesi te shihem (se ka edhe qe s'e di me nga jane siç te ndan jeta me shume njerez). Biles kam shoke edhe te dashurit apo burrat e tyre.

Iii sa mire qe ma hape ket muhabet se mu kujtu qe duhet me more nje shoqen time qe ishte me barre me e pyte a lindi.

 

nuk e di, une per vete nuk do e mbaja per shok ish-in tim,  ashtu sic nga ana tjeter, mendoj, se kurre nje shok nuk duhet te kthehet ne "i dashur"

sipas kodit tim penal, sigurisht

Mua me ndodh cudira me keto ish-et nja dy jane bo shoqe te ngushta,aty me rri menja se mos me bojne noj pucllik.

kjo po që qenka telenovele meksikane e ngateruar smiley

Ato buze humnere, mos m'i jep Big Grin, nice, nice si perfundim i puthe apo kishe frike se mos bije ne humnere?

Ku ka me bukur te ndahesh me puthje, kjo do te thote qe midis jush akoma ekziston ndjenja e bukur me emrin dashuri.

ndersa une them, ketlina, se ndarja me puthjen si epilog, duhet te jete ajo me e hidhura

 Na tashi se kemi punë, po birra pimë vetëm me njerëzit me të cilët kemi qejf të rrimë. Ishat janë njerëz me të cilët s'kemi mo qejf të rrimë, se ndryshe nuk ishim lënë. Nga kjo rrjedh që me ishat nuk pihen birra. Kaq. 

p.s. m'pëlqen loja e fjalës te kjo poezia.

Pike!!!

 

Puthje Jude me nje fjale ...

Depends! Ja une di nje rast te kesaj natyre:

burri X ishte ngaterruar me gruan e dikujt tjeter (burri Y). Gruaja i thote Y-it une nuk jam happy dhe dua divorc. Burri Y si avokat dhe burre me edukate i thote po mire (pra ndahen me puthje prej te verteti).

Pas rreth nje jave gruaja i thote ish-burrit Y qe une kam gjetur nje tjeter pra burrin X.  Burri Y i gezuar qe e hoqi qafe gruan(sepse ndoshta ajo mund te kerkonte te kthehej tek ai) i merr ne restorant te dy per darke! Qe nga kjo kohe ish-burri Y dhe burri X jane shoke te ngushte dhe luajne golf te dy! gruaja eshte akoma shoqe me burrin Y.  Me sa duke sepse ish-burri Y sherben si free babysitter kur gruaja dhe burri X shkojne ne holiday!

Kesaj i them ndarje me puthje une! smiley

Shume e bukur, si gjithmon. Mua po me kuriozon piktura Klim-it qe i eshte bashkangjitur, qe eshte vetem nje pjesesez e nje kuadro me te madhe qe titullohet Expectation and Fulfillment (pra, e kunderta e asaj per te cilen flet poezia)

Gjths me pelqeu shume smiley

N'fakt quhet "Fulfilment" por njihet si "Perqafimi" dhe meqe poezia ketu mesiper - mesa e kuptova une - eshte thjesht nje perfytyrim ndarjeje, nje soj If-i me nje fjale, pikerisht kjo tablo (dhe jo Puthja e famshme psh) le paksa me shume hapesire interpretimi.

E njoh, e kam vene une aty kur e moderova. Flm per komentin mbi imazhin. Finis.

Poezia me pa lidhje qe kam lexuar ndonjehere... Me vjen keq per kohen e humbur... Timen...

Poezia me e bukur e emigrantit qe kam lexuar....i ka behari keto, vuuuu mendimet.

 

 

just in case emo, blow a kiss back smiley.  

me pelqeu kjo smiley.

 jo keq 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).