nga Kabir 
(1440-1518)


Moko’n kahā’n kahā’n dhū’nđhe bande
Ku më kërkon ti mua, adhuruesi im?Unë jam pra ndanë teje.Unë nuk jam në tempull, nuk jam në xhami,nuk jam në Kaaba, nuk jam në Kailash,as nëpër rituale,as në martesë, as në askezë,nuk jam as në dhi, as në dele,as në thikë e as në drapër;nuk jam në lëkurë e në kërcinj,nuk jam në kocka, as në mish,Unë nuk jam jashtë, përsipër,Jam në ty,Në më kërkon, më gjen menjëherë,Më gjen sa hap e mbyll sytë,Kabiri thotë: dëgjo, i dashur,Unë jam në frymën e gjithsecilit.
Herat herat he sakhī
Duke kërkuar, duke kërkuar,moj mike, ka humbur Kabiri,Pikëla në oqean shkoi e ra, Si mund të gjendet atje ai?
Herat herat he sakhī …
Duke kërkuar, duke kërkuar,moj mike, ka humbur Kabiri,Oqeani është në pikë brenda, Pse ta kërkosh atë gjëkundi?





1 Komente

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).