Kam...
Kam takuar edhe unë dikë në një stacion,e kam parë të afrohet nga larg, jam tremburnga ndryshimi mes asaj që mendoja dhe asajçka vërtet është, kam buzëqeshur e jam përpjekurta mbuloj sëkëlldinë me tendosje rrudhash, me cepabuzësh e sysh, me përqafime, për të parë pas asajshpine të rrëzuar nën krahë, se si shkojnë kithëtkalimtarët, se si bien sirenat atëherë kur duhet,se si dikush, pa e ditur, na ndih, bën zhurmëe nuk na lë të flasim atë që do të ish pa vend,s’ lë të tradhtohet përpëlitja e zërit dhe gjuhëssë tharë, si buzët kafshohen fshehtë nga dhëmbëte gishtat fillojnë e djersijnë tjetrin; kam ndjerëfrymën e tjetrit të shfrynte në zverk fjalë,që dot s’thuhen, britma e klithje të burgosurish,ushtarësh që lirohen, frymën e bishave në gjahkur i afrohen në çastin para prekjes presëdhe ia avullojnë zverkun, mu atje ku e hanë...
Kam qenë në dhoma të ftohta hotelesh,kam pritur, pa ditur çfarë të bëj, të dilje tinga banjoja, e nuk kam ditur ku t’i çojkrahët, si të të puth siç duhet, pa treguarepsh, pa prekur midis këmbëve vullkanëte zgjuar, pa nxjerrë tym si dragua, pa zjarrtë tepërt, e ti ke bërë a më mirë nuk ke bërëtë njëjtën gjë, a thua se pasqyrat turpeshinnga tjetra, nga boshllëku që na shihte që atjese ç’jemi vërtet, gjallesa që presin t’i dojëdikush, një tjetër si ato e ai dikush vetë qemë,e ja, çasti pat ardhur, e ja një gjysmë metrimë tutje prisje e prisja kafshimin e parë në qafëduart të më merrnin peng, të më lidhnin paq,e të bënin me mua atë që sa herë ia kishabërë vetes duke menduar atë që po ndodhtemu tani, e ja, ti pret të njëjtën gjë, të dy presimnga tjetri të na dojë, si bisha e uritur prenë...
E kam shtangur ashtu në ajër, kam kuptuar,në të njëjtin çast me ty menjëherë, se askushnga ne s’guxon aq shumë, se kafshët që flenë në bark janë të buta e veç në ëndrra shohin gjakun,veç në ëndrra e vetmi dëshirojnë kthetrat, fundinqë na ngre në qiell, shqiponjën të na zbresë sipëre të na marrë me vete atje ku vetë dot s’ fluturojmë,në folenë ku të vegjlit presin të uritur t’u japë të hanënga mishi ynë i kuq , në folenë mbi shkëmbinj, kuqielli është aq afër e bota aq poshtë, nën re...
E ti ke shtangur në ajër, në të njëjtin çast me muamenjëherë, ke çukitur buzën që varej kuq në sqep,padurimi na dridhte deri sa vinte radha, sa sqepivarej mbi secilin nga ne, por mëma nuk ish më aty,as ëndrra më, as gjithë ç’ patëm menduar, endegjallë kullosnim mbi çarçafë tjetrin, që mbinte sërish,e bisha kishte vdekur jashtë, bota kish vdekur, ngecur,llavë e bardhë borë na derdhej sipër, borë orëshqë treteshin butë, sheqer në reçelin me mishqë nuk na velte, mishit të kuq, varur në sqep...
Kam përcjellë edhe unë dikë në një stacion,Kam besuar në heshtje se gjithçka përsëritet prapë,e një lëmsh më është mbledhur në grykë, e zërimë ka kumbuar ndryshe, e ti më je hedhur në krahëe ma ke bërë me dorë nga brenda, jam zgjuar pastajnga ajo ëndërr, kam parë përreth kë shkonte e priste,i kam parë ndryshe, disi me qesëndi, disi i ngopurtë uriturit në këtë botë për dasht, të uriturit që shkojnëe vijnë një jetë të tërë në punë, në shkolla, nga qyteti në qytet, duke pritur që dikush t’i dojë kot, pa arsye,pa kuptim, t’i marrë në krahë, t’i puthë në qafë,t’i pëshpërisë klithmën e heshtur të sirenës, bishësqë na ndjek, na ndjek një jetë të tërë, që na hidhetsipër e na kafshon papritur mu në zverk...

7 Komente

...just perfect!

Ketu formati del si proze, mini-tregim, ndryshe nga blogu.

Une ashtu e lexova dhe te mos kisha klikuar te origjinali do lija shenim "tejkqyra te shkon shume proza." 

Loved it. 

PS: kam shtangur apo jam shtangur?

Monda, une e ngre doren per "kam shtangur"!

Vazhdoj te besoj në heshtje se gjithçka përsëritet prapë dhe fajin ja ve tejkqyres smiley .

 

Dakort Ajkuna, ule doren nashti se gjermanet po na numerojne smiley

Seriozisht, eshte turp qe s'jam e sigurt per formen jam/kam shtangur?  Si puna e jam/kam lindur eshte? 

PS: anoj nga "jam shtangur." 

Se c´ka qene dikur, kur isha ne shkolle fillore,nje forme veprore dhe joveprore e foljes. Jo se une jam gjuhetar,por e mbaj mend, ngaqe ajo kujdestarja e kopshtit tim quhej Veprore. smiley

Une jam lindur. dhe nuk kam lindur (per arsye fiziollogjike) smiley

 Bukur ! Edhe si skicë lexohet bukur e ngjan si migjeniane .

 për Mondën; ngatrimi i kam/jam tregon ndikimin e gjuhëve të huaja tek të gjithë ata që i përdorin vazhdimisht e rrjedhshëm por s'është ndonjë turp .Shkon dhe në shqip jam lindur kur e ndëgjoj .Po asnjë peshk s'ka zanatin e gjuhsisë për fat .

cfare do me thene kithet?

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).