Në raportin e opinionit të arbitrave europiane mbi ndeshjet e futbollit politik në Shqipëri është cituar edhe posti i arbitres Jozefina Topalli duke e cilësuar gjykimin e saj si të një anshëm.


Sipas raportit, arbitrja Topalli ka caluar në gjykimin e pastër të ndeshjeve duke favorizuar haptazi skuadrën blu të trajnerit Berisha, i cili gjithmonë ka dashur të gjuajë penalltitë edhe kur topi nuk ka qenë i tij.

Gjatë ndeshjeve të zhvilluara në stadiumin “Parlamenti” janë vënë re shumë faulle nga ana e bluve por që Topalli ka penalizuar gjithmonë të kuqtë të trajnerit Rama.

Shpesh ndaj lojtarëve Brace dhe Ruci ka patur dhënje kartonash pa kriter. Situatat e debateve mes lojtarëve të skuadrës së kuqe dhe arbitres Topalli kanë degjeneruar edhe në sharje banale.

Jo vetëm kaq por sipas arbitrave europianë, Topalli dhe skuadra e trajnerit Berisha kanë hedhur poshtë cdo propozim të Bamir Topit, i cili është presidenti i federatës. Madje arbitrja Topalli ka sulmuar shpesh presidentin e federates Topin ne lidhje me funksionin e tij.

Shoqata e Mbrojtjes se Arbitrave dhe Këshilli i Ministrave.org ka reaguar ndaj këtij opinioni duke e cilësuar si të pabazë pasi arbitrja Topalli është e vetmja që ka persekutuar, ne falni respektuar Rregullores se Futbollit Parlamentar ose sic njihet nga tifozët, Kushtetuta.

“Të kritikosh gjykimin e arbitres Topalli do të thotë të mos marrësh vesh fare nga futbolli” mësohet se është shprehur trajneri i bluve Sali Berisha.

Ndërkohë trajneri Rama ka deklaruar se pamvarësisht nga gjykimin i njëanshëm i Topallit,  skuadra e tij po pregatitet për kampionatin e kupës së Bashkisë së Tiranës që do të zhvillohet në maj të vitit të ardhshëm.

 

1 Komente

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).