Disa media llafazane kanë bërë të ditur opinionin e Komisionit Europian ku shkruhet se  Shqipëria nuk përmbushte kushtet për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ky lajm nuk e gjeti të papregatitur kryeministrin tonë Berisha i cili si gjithmonë e ka situatën nën kontroll.

Sipas traditës me sms, kryeministri Berisha mblodhi "cunat" dmth ministrat në një mbledhje.

Ministrat që e kishin marrë vesh lajmin edhe ata nga gazeta, po mendonin seicili për hesap të vet si do justifikohej para shefit.

Por kur nisi mbledhja e Këshillit të Ministrave.org, për cudi Berisha për të zbavitur "cunat" u lexoi disa pjesë të opinionit të KE për Shqipërinë:


......Efikasiteti dhe stabiliteti i institucioneve demokratike nuk eshte arritur mjaftueshem.

Institucionet dhe procedurat parlamentare nuk funksionojne sic duhet.

Parlamenti nuk ushtron mbikqyrjen dhe kontrollin efektiv mbi qeverine dhe shqyrtimi i zhvillimeve legjislative eshte i dobet.

Ka parregullesi ne zbatimin e legjislacionit.

Zbatimi i duhur i kuadrit ligjor eshte shqetesues dhe sherbimi publik eshte shume i politizuar.

Ka mungesa te transparences ne emerime dhe perkufizohet nga zevendesime te medha te stafit".

Reformat mbeten te paplotesuara. Ka parregullesi thelbesore persa i perket pavaresise, transparences dhe pergjegjeshmerise se sistemit gjyqesor dhe mungojne gjurmet e provave per nje lufte efikase ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar".

Nje strategji gjithperfshirese dhe e koordinuar mbahet peng nga miratimi i ligjeve kyce ne gjykatat administrative dhe ne organizimin e Keshillit te Larte te Drejtesise.

Shqetesim serioz mbetet funksionimi i pergjithshem, efikasiteti dhe pavaresia e gjyqesorit.

Ka mungese transparence ne emerimin, promovimin, transferimin dhe vleresimin e gjykateseve dhe ka dobesi te konsiderueshme ne sistemin e inspektimit te gjyqesorit.

Rastet e mosrespektimit te vendimeve te gjykates kushtetuese nga qeveria gjate viteve te fundit dhe politizimi i votes ndaj emerimeve te Presidentit per Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte perbejne shqetesim, pasi ato sfidojne parimet thelbesore si pavaresia e gjyqesorit dhe respektimi i shtetit ligjor.

Per luften ndaj korrupsionit, Komisioni vlereson se ky fenomen eshte mbizoterues ne shume fusha dhe se ai perben serish nje problem vecanerisht serioz.

Fushat qe perbejne shqetesim te vecante jane ato te korrupsionit ne gjyqesor dhe ne lidhje me sistemin e kthimit dhe kompensimit te pronave si dhe rryshfetet e perhapura gjeresisht ne sektorin e shendetesise.

Mungesa e transparences ne financimin e partive politike, e cila mundeson influencimin jo te duhur ne politike, eshte nje problem i konsiderueshem. Shqiperia duhet te kompletoje kuadrin ligjor ne luften kunder korrupsionit dhe te adresoje pengesat per hetimin efikas te gjyqetareve, ministrave dhe deputeteve qe lidhen me imunitetin e pakufizuar te ketyre zyrtareve publik.

Ne fushen e krimit te organizuar, Komisioni vlereson si gjeresisht adekuate vendosjen e kuadrit ligjor e institucional, per te cilin kontribuan reformat e perforcimit ligjor te autoriteteve, si edhe pajisjen me burimet e duhura te tyre.

Aktivitetet e grupeve te krimit te organizuar ne Shqiperi, te cilat kane nje impakt jashte vendit, mbeten nje ceshtje seriozisht shqetesuese.

Shqetesim mbetet kthimi, legalizimi dhe kompensimi i pronave, numri i larte i gjyqeve kunder Shqiperise ne Gjykaten Europiane te te Drejtave te Njeriut, ndersa shqetesim serioz konsiderohen ende kushtet dhe trajtimi i te ndaluareve ne komisariatet e policise, ne dhomat e paraburgimit e ne burgje, nderkohe qe dhuna ne familje mbetet fenomen i vazhdueshem qe prek familje te shumta dhe qe nuk adresohet ne menyre sistematike.

Ne kete opinion, Komisioni Europian vlereson si te cunguar lirine e shprehjes ne vend.

Pavaresia e medias vihet ne rrezik nga mbizoterimi i influencave politike dhe interesave te biznesit.....

--------------------------------------------------------------------------------------------------------

Sapo ka mbaruar leximin, ministrat ja nisën të qeshurave deri sa kryeministri dha sinjalin stop.

Kryeministri Berisha ka nënvizuar se mos-kualifikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat ka edhe një anë të mirë për Bashkimin Europian.

Sepse BE nuk është ende në gjendje të ecë me ritmet e qeverisë time dhe arritjet historike siameze të Shqipërisë do ti vinin në pozitë shumë të vështirë dembelët europianë që kanë harruar se cfarë është progresi historik siamez.

Nëse BE ngeli Shqipërinë në klasë, ose për vjeshtën e këtij viti, BE duhet ta dijë se Sali Berisha po punon për vjeshtën e vitit 2045.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).