Kohët e fundit kryeministri Berisha dhe qeveria ka punuar qamet për të ardhmen e shqiptarëve. Aq shumë saqë duke punuar për të ardhmen, pa dashje lanë pas dore të kaluarën tonë, historinë tonë, prandaj Këshilli i Ministrave.org ka vendosur që objektet apo shtëpitë që i përkasin historisë të shpallen “muze” dhe ti kalojnë Ministrisë së Kyltyrës për restaurim dhe mbrojtje.

Pas konsultimeve me shumë doktorë dhe profesorë, Këshilli i Ministrave.org arriti në konkulzionin se shtëpitë historike apo banesat muze janë pronësuar nga individë  opozitarë. Konkluzionin e profesor-doktorëve e ka mbështetur edhe prof.dr.Sali Berisha i cili për këtë qëllim ka marrë si vendim të sekuestrojë cdo banesë ku banojnë shtetas opozitarë apo që kanë sjellje anti-shtet. Gjithashtu kryeministri Berisha deklaroi se opozitës nuk i duhen shtëpitë pasi ata mund të jetojnë në cadra

Në mbështetje të nismës “Shqipëria Shtet-Muze” të kryeministrit Berisha, njësitë taks-forcë të shtetëzim-sekuestrimit pranë Ministrisë së Kyltyrës me urdher te ministrit Ferdi Xhaferri, kanë filluar operacionin “Shtëpia e Kuqe” duke shkuar në një shtëpi në fshatin Pezë në të cilën është bërë Konferenca e Pezës për Bashkim Kombëtar gjatë Luftës Nacional-Clirimtare, e cila është ështe pronë e një deputeti të opozitës, Dashamir Peza, i cili mbiemrin e kishtë thuajse të ngjashëm me fshatin.

Policia i ka shpjeguar deputetit socialist se jo vetëm kjo shtëpi por edhe shumë ndërtesa të tjera me vlera muzeale, me vendim të Këshillit të Ministrave.org do të sekuestrohen, do të boshatisen dhe do të jenë të pabanueshme pasi do të kthehen në muze publike.

Pas shtëpisë së deputetit Peza, Këshilli i Ministrave.org do të sekuestrojë Bashkinë e Tiranës, Selinë e Partisë Socialiste, zyrat e kësaj partie në rrethe, zyrat e seksioneve përkatëse dhe shtëpitë e deputetëve të opozitës.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).