Nga Georg Trakl

 

Mbi stolat e errët kruspullosen

Dhe ngrenë vështrimet e shuara

Kah kryqi. Dritat vezullojnë vagullt,

Dhe i turbullt dhe i ndaluar plaga e shenjtë.

Temjani ngjitet nga ena e artë

Për në lartësi; kënga drejt vdekjes

Fishket; dhe e pasigurt dhe e zbehur ëmbëlsisht

Dhoma si e rrënuar. Prifti shkon

Drejt altarit; por ushtron me fytyrë të lodhur

Ritet e besimit; një lojtar i mjerë,

Para besimtarëve të padenjë me zemër të ngrirë,

Në lojë të pashpirt me bukë dhe verë.

Zilja tringëllon. Dritat regëtijnë zbehtë

Dhe si meit, si e mveshur plaga e shenjtë!

Organo rrënkon. Në zemrat e lënduara

Dridhen kujtimet. Një dhembje e gjakosur

Mbështillet në errësirë dhe dyshimi

E vështron me shumë sy për në hiç.

Dhe një zë, që tingëllon si gjithë të tjerët,

Lëshon një psherëtimë, përhapet në grinë e dhomës,

Gria e vdekjes rritet: Ki mëshirë për ne,

Zot!

 

 
 
 
 

[...]

3 Komente

S'e kisha lexuar kete. Flm.

p.s. : renkon, grija

u tha u bë smiley

edhe unë rënkova ca prej rrënkimit, po fjalorit që kam në shtëpi s'ja ndjeu fare

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).