Pas shqetësimit të ngritur se individë kanë tentuar të votojnë disa herë ose janë kapur në flagrancë Këshilli i Ministrave.org ka bërë verifikimet e nevojshme dhe ka nxjerrë si konkluzion se shumë qendra kishin përqindje të ulëta pjesëmarrjeje.

Kjo për shkak të rradhëve të gjata por edhe për shkak se ishin katë fletë për tu plotësuar gjatë provesit të votimit.

Prandaj disa persona për të ndihmuar ata që nuk votonin dot, kanë formuar grupimin "Aleanca për Votuesin" duke dhënë kontributin e tyre qytetar për votuar në emër të tyre, madje edhe të të gjithë familjes, nëse kërkohej.

Cfarë ka këtu për tu shqetësuar?

A nuk na mësojnë në shkollë që tu lirojmë vendin të moshuarve në autobus?

A nuk duhet të ndihmojmë pleqtë tu mbajmë cantat ku ata nuk kanë mundësi?

Këshilli i Ministrave.org sqaron se këtu nuk ka asgjë të jashtëligjshme.

Madje këta qytetarë duhen falenderuar pasi kjo duhet të ishte një ndër masat e qeverisë për të përshpejtuar procesin e votimit.

Sipas informacioneve, shumë familjarë kanë falenderuar Aleancën për Votuesin, pasi kështu ata kanë patur mundësi të ishin në piknik nga liqeni artificial dhe ndërkohë që vota e tyre shkonte në kuti.

Këshilli Ministrave.org thekson se sikur cdo person të kishte votuar për 5 veta, procesi i votimit do të ishte mbyllur që në orën 12 të paradites dhe rezultatet mund të shpalleshin që pasditen e sotme.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).