Nga Ingeborg Bachmann

Ditë më të vështira do të vijnë.
Koha e tejshtyrë deri në kundërurdhër
po bëhet e dukshme në horizont.
Së shpejti duhet të lidhësh këpucën
e t’i përzesh qentë nga sheshet e marshimeve.
Se të brendshmet e peshqve
janë ftohur në erë.
Mjerueshëm digjet drita e lupinave.
Në mjegull shket shikimi yt:
Koha e tejshtyrë deri në kundërurdhër
po bëhet e dukshme në horizont.
Atje tej, e dashura të zhytet në rërë,
ai ngjitet rreth flokëve që i përkunden,
i ndërpret fjalën,
i urdhëron të heshtë,
e ndien të vdekshme
e të dëshiruar për lamtumirën
pas çdo përqafimi.

.
Mos shih përqark.
Lidh këpucën tënde.
Përzeji qentë.
Hidhi peshqit në det.
Shuaji lupinat.
.
Ditë më të vështira do të vijnë.

.

përktheu Lindita Komani

 

7 Komente

mall;">Mos shih përqark.
Lidh këpucën tënde.
Përzeji qentë.
Hidhi peshqit në det.
Shuaji lupinat.
.
Ditë më të vështira do të vijnë. 

:O :O :O 

smiley

 

 

Mungon vargu: merr buke me vete se s'i dihet sa zgjat sherri smiley

Dhe jo lidh kepucen, kambalen me mire.

përmbysje me bukë me vete 

 

 pse pikon këtu?

smiley

 

hahaha o ajku...

në shtëpinë e të mbyturit nuk përmendet hidrauliku.

hhihi

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).