nga Dritan Mesuli Si pemë Hukatun prej gjuhëve t’ftohta t’mjegullnajës, jam un’ n’tokat e përmytuna t’dashnisë tane t’teprume!!! Tjetër gja asht’ me dasht’, Me mujte – asht’ krejt tjetër!!! Ti s’po don me e kapërcy Cakun e errsinës!!! N’kudhër t’dyshimit Fytyra jote I ngjet dilemës t’turbullt!!! Posted in Lart & Poshtë, Letërsi Tagged: dritan mesuli, poezi

25 Komente

Si mos me e dash gegnishten kur e flet Dritan Mesuli! Limpido!

E lartë !

kaq doja te thoja

  Nje pyetje kisha kur e ka krijuar Dritani kete poezi te bukur,se duket shume aktuale!

..

Tjetër gja asht’ me dasht’,
Me mujte – asht’ krejt tjetër!!!
Ti s’po don me e kapërcy
Cakun e errsinës!!!
N’kudhër t’dyshimit
Fytyra jote
I ngjet dilemës t’turbullt!!!

@finisterre: e njeh krijimtarine e poetit Mesuli? Nqse jo, mos e humb!

@emigrant: i kam lexuar disa poezi ne standart ne mos gaboj. Keto ne gegnisht m'u duken boll t'hijshme smiley

Cka me shpie ne nje dyshim tejet te ngaterruar dhe caze te sikletshem per etalonin me te cilin duhet matur vlera e vargjeve ne gegnisht.

Thjesht persiatje Epifanie, jashte rastit te Dritanit, se mos me keqkupton!

Kete poetin e kam njohur nepermjet akullnajes.....Poet i vertete....

t.c. - eshte scontato kenaqesia dhe emocioni qe merr nga poezia e mesulit.

n'tokat e permytuna

t'dashnise tane t'teprume.

T'flasish per dashni t'teprume... n'toka t'permytuna, bash sot, nuk m'duket moment i duhun

varet nga kendveshtrimi... ndoshta dhe mua me ka kapur "lumturia" egoiste e shkinaksit dhe me pelqen te idealizoj  "permbytjen me dashuri..."

me pak turp nga vetja...po...hhhhthth... nuk e di, kohet e fundit po kam ca paqartesi qe sa vijne e paqartesohen. duhen pleqnu më gjatë do gjona.

tradita shqiptare ne poezi, por edhe ajo ballkanike, me çkam vene re shquhet per veprim dhe figure te thjeshte e te drejtperdrejte. Ku ta gjej sot nje poezi te atille, ku ta shkruaj sot nje poezi te atille... me nje raport te shkelqyer midis mendimit dhe fjales.

nuk e di, po sot, mendime te zeza paskam ne koke smiley

Danga n’trup!!!

Kujtime
veshun n’zi!!!
Mort pa de’ke,
korda violinash lulzue n’pluhun!!!

Lule
harru’ n’flete librash
tue u pergjum n’thamje!!!

Zogj n’kafaz
tue anrru’ flatrimin,
pupulitin syte
n’pagjumsine e deshprimit!!!

Dashurite e humuna,
Dashurite e harrume!!!

shif pra edhe ket qe prune Em, a nuk jem tue e bo poezine i çik si shume poezive.. apo ka ardh koha me ndrru penxheret una?

jo jo; ka dicka prej beratit kjo pune: qyteti i njemije dritareve smiley

ps. imazhist (apo jo?) nga Lezha, ky djali. poet i lindur.

e di e di, e kam lexu kur e bini Aklli, nuk them se jo...po mbase qekam une per jete whisky sonte e jo per venë smiley

Shif ku rref dilema: p;ermas asaj nolt, vej ket tjetren:

Po bien 3 dajre moj nan-e

te tria njelloj

a s'e din moj nana ime

se une neser shkoj

 

dazzling in it's simplicity; dhe i kryn bukurisht gjithe funksionet, emocionale, informuse, poetike njerezore, harmonike dhe memorizuese. nuk e di a m'kupto njeri (kur s'po kuptoj as veten smiley 

well, nuk mundet me ndryshu natyra e disa gjerave. Sidomos kur dikush eshte ne element te vet, gjalle ne bote jo Flor. Pra duhet nje gradim i caktum i gjendjes perceptuese (si dhe ne nje nivel me poshte, i pritshmerive), kur do me shiju ca sende.

mendime te zeza, me nje fytyre te qeshur...  cudi, cudi me ty, fh...

nga anet tona thone: fai buon viso a cattivo sorte...

smiley

heh smiley, jo thjesht Ana, duhet me u ndal here mbas here, e me pa "the whole picture", them..

se tu u marre me detajet e ngarkume ka i here humb arsyeja pse u deshte bo ajo gjoja si fillim.

nejse do me kaloje edhe ket here smiley

 

do me kaloje dhe mua, fh, sorry... e ka fajin vera e tepert qe kam pire sonte. smiley

rendesi ka qe s'e kemi pijen me sherrr smiley

e mylla dhe unë...po qe duhet me e rraf ket muhabet i here, msa kohe duhet..

@fh, kjo puna e paqartesise qe thua se paske duhet te jete çeshtje modestie se mua po m'dukesh i qarte fare! smiley

...ose-ose jeni dhe ju e paqarte si une Fin smiley

Ndoshta edhe "ne" te paqarte jemi smiley !

hahaha, c'me kujtoi kjo puna e te folurit me "ju"!

Me siguri disa e dine qe ne italisht kur i drejtohemi tjetrit me "ju" i themi "lei" dhe jo "voi". "Voi" perdoret rralle shume se ketyre u kujton fashizmin.

Vetem se ne disa zona, si ne Napoli psh, ka raste perdoret jo vetem "voi" (ju), por edhe "loro" (ata) nese duam te trajtojme me respekt me shume se nje person. Kete e mesova ne udhetimin tim te pare ne N.

Merrnim ashensorin ne katin perdhes te nje pallati (ishim dy vete) se bashku me nje cift rreth te pesedhjetave. Keta kishin hyre te paret ne ashensor dhe pasi hyme edhe ne, burri, pa iu drejtuar askujt me veshtrim dhe me gishtin tek numrat e kateve, thote:

"Loro a che piano vanno?" dmth "Ata ne cilin kat do te shkojne (ngjiten)?"

Une, e shastisur krejt, shoh rreth e perqark (ashensori 1,50mX1,50m) dhe e pyes:

"Loro chi?!" dmth "Kush ata?" smiley

Flor poezia ballkanike per mendimin tim eshte e shumellojshme. dhe jo domosdoshmerisht e thjeshte. Kujto Lasgushin ose shife kete poetin kroat te fillim shekullit te kjo poezi kryeveper. E pa fol per greket qe jane mjeshtra fare, aq sa Nganjehere harrojme ti quajme ballkanike, se jane boterore.

 

NATA NE PROVINCE
                                             Qente lehin, karvani ecen perpara.
                                                                    (Proverb Arab)

Pse lehin keshtu qente ne netet tona te erreta ?
Mos valle hapi i te huajit po kumbon tutje ne rruge
apo ulurin ne mes te erresires ujku prej urise?
Per nje cast behet heshtje:qetesia gjithcka perpin
e ndersa shket tringellima e acarte e zinxhirit te qenit,
nje llampe qetesisht kapsallit syte ne largesi.

Cdo gje eshte e shurdhet. Pastaj befas lehja fillon.
Qente lehin. Lehin me terbim, pa kuptim,
qente lehin marrezisht, gjaksore, lehje pa shkak
                                                  qe s’pushon,
lehin ne cdo gje qe leviz: ne fenere, ne zera dhe hije
lehin ne hene, ne parandjenja dhe ne njerez te panjohur,
qente e qenve lehin kenget e shkalluara te qenve.
Cdo nate sterre dhe me ere qente lehin me angullime.
Kenget e qenve jane te kota, te mbeshtjella me mallkim.
O kuvend qensh, ti leh, por karvani ecen
e neper nate degjohet zhurma e pajimeve, thundrave
e gervima e rrotave.

Lehja jote me kot urrejtje qensh mbi kalimtaret zbraz
te gjithe kalojne e zhduken, vec ti, si hije e verber
                                                     nen zinxhire
fatin tend pret, qe aty nen gardh me ty, qenshe te ngordhe,
me zor.

 

Mirosllav KERLEZHA

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).