Debati i fundit për vizitën që ia bëri Maoja shoqërisë civile në Kosovë e shtroi edhe një herë, së paku për diskutim, çështjen e qëndrimit që duhet mbajtur ndaj së djeshmes komuniste. Si zakonisht, kur hap diskutime të tilla, përvijohen dy qëndrime të kundërta: njëra palë mendon se e kaluara komuniste në Shqipëri dhe kudo gjetiu [...]

9 Komente

Nga popujt e Lindjes, shqiptarët ndoshta kanë vuajtur më shumë se të tjerët prej dhunës komuniste brutale; e cila ka lënë gjurmë të thella dhe të shëmtuara në karakterin e njerëzve dhe në mënyrën si shumë prej nesh perceptojmë politikën, jetën publike dhe marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Brezi i ri, i cili nuk e ka përjetuar drejtpërdrejt dhunën totalitare, ka përjetuar megjithatë dëshpërimin dhe apatinë e prindërve të vet dhe të institucioneve edukative dhe gjithçka tjetër të gjymtë e të trishtuar që shoqëron skamjen ekonomike dhe shpirtërore imponuar politikisht njerëzve të cilëve regjimi ua kishte rrëmbyer, para së gjithash, lirinë. Deri më sot ende nuk kanë lindur shqiptarë, së paku në Shqipëri, që të thonë e të pretendojnë seriozisht se janë të imunizuar ndaj gjymtimit që ia shkaktoi totalitarizmi shoqërisë shqiptare.

Well said Xha Xhai, per citatin dhe artikullin ne pergjithesi. smiley

Te tjerat s'po i perseris ketu se i shkrova si koment te faqja jote. smiley

e cila ka lënë gjurmë të thella dhe të shëmtuara në karakterin e njerëzve dhe në mënyrën si shumë prej nesh perceptojmë politikën, jetën publike dhe marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Deri më sot ende nuk kanë lindur shqiptarë, së paku në Shqipëri, që të thonë e të pretendojnë seriozisht se janë të imunizuar ndaj gjymtimit që ia shkaktoi totalitarizmi shoqërisë shqiptare.

Vetereflektimi. Ketu duhet te fillonte. Dhe, pikerisht, kjo nuk po ndodh. Elitat shqiptare, politike dhe kulturore, kane zgjedhur te mos vetereflektojne, te mos analizojne rolin e tyre, heshtjen e tyre, adoptimin e tyre, tjetersimin e tyre, nenshtrimin e tyre, sherbimin e tyre ndaj sistemit te kaluar. Kane zgjedhur rrugen me te lehte, ate te kritikes ndaj totalitarizmit; e duke bere keshtu, e mbajne ate larg vetes, si dicka qe nuk u perket; totalitarizmi po shnderrohet ose ne nje klishe, ose ne nje nocion abstrakt. E, per sa kohe do te vazhdoje keshtu, nuk ka asnje shans per katarsis.

 

një shoqëri që e mban krimin e djeshëm të ndrydhur në pavetëdijë është shoqëri e sëmurë, shoqëri neurotike, shoqëri që vazhdon të vuajë pasojat e krimit të djeshëm e që nuk gjen dot në vetvete energji për t’ia kushtuar së sotmes.

Ky shkrim nuk ka per ti shpetuar "keqkuptimeve" por ne qofte se gjerat duhen bere me radhe destalinizimi eshte gjeja e pare qe duhet bere.

Si zakonisht, kur hap diskutime të tilla, përvijohen dy qëndrime të kundërta: njëra palë mendon se e kaluara komuniste në Shqipëri dhe kudo gjetiu në Lindje është harruar pak si tepër shpejt dhe artificialisht; pala tjetër, përkundrazi, mendon se këmbëngulja për ta mbajtur të gjallë kujtimin e krimeve dhe të viktimave të komunizmit vetëm sa zhvendos vëmendjen nga problemet me të cilat ndeshet shoqëria shqiptare sot.

 

Ka 20 vjet qe ky sistem ka rene, por ka 20vjet qe ky vend po udhehiqet nga komunistet.Jane 2 parti kryesore qe udheheqin vendin, qe te dyja keto parti udhehiqen nga ishkomunistet.

Ne sistemin e drejtesise pikat kyce i kane ata prokurore e gjykates qe ne kohen e komunizmit kane dhene denime me vdekje.

Nga ana tjter te perndjekurit politike qe e kane zemren e madhe,kerkojne qe keta persona qe kane qene ne organet vendime marrese te largohen nga keto funksione poltike, nuk kerkojne qe te denohen.

As S Berisha as E Rama nuk e bejne kete hap,se nuk ju intereson.

Vetem te rinjte qe po studiojne sot neper universitete mund ta pastrojne politiken shqiptare nga keto mbeturina te komunizmit.

 

,

Megjithatë, fakti që zgjidhjet politike dhe ekonomike të mbrojtura nga komunizmi europian perëndimor ose në përgjithësi e majta social-demokrate përfaqësojnë sot të vetmen alternativë të pranueshme ndaj neoliberizmit, globalizmit, ekonomisë së tregut, plaçkitjes së privatizimit, imperializmit militarist dhe korporativizmit nuk duhet ta pengojë të majtën shqiptare që të kërkojë dhe të sigurojë, ndoshta më parë dhe më mirë se e djathta, drejtësi dhe respekt për viktimat e dhunës komuniste në Shqipëri.

Po kerkon teper or mik.  Nqftse e majta aktuale Shqiptare (pra personeli i saj) ben ate lloj pastrimi qe ti kerkon, bie ne toke i gjithe bazamenti moral e etik qe legjetimon pjesmarrjen e tyre ne politike, sepse me kete pastrim detyrimisht do behej dhe shmitizimi i mitit te LANCit qe ishte bazamenti kryesor qe u perdor nga e majta per te ardhur ne fuqi per here te pare ne historine e Shqiperise. Pastaj duhet theksuar qe shumica e te majtes Shqiptare te sotcme eshte pasardhse biologjike e te majtes komuniste, dhe nje pastrim i tille do te perbente cnderim dhe perbuzje te baballareve te tyre gje qe eshte e pamundur te ndodhe ne shoqerine Shqiptare.

Gjithesesi pergezime per shkrimin.  Qarte dhe sakte.

p.s. Ah, meqe ra fjala e majta Shqiptare po ben me shume regres per ate qe propozon ti.  Numri i dy i Partise kryesore te majte ne Shqiperi eshte ministri i fundit i brendshem i rregjim komunist.

Megjithse dicka me shtruar kesaj radhe xhaja i paska lidhe brekushet .Nuk e paska leshuar brezin pevecse ne nje rast megalloman dhe te lloit "te vertetave deri ne ameshim" . Nuk ja vlen te citosh .

Desha te shtoj se ndoshta ka "cakitur" ( thoshte nje miku im nga MATI i vjeter ) nje nga problemet themelore te Spekulimit Politik sot ne Shqiperi .

Problemi i qendrimit ndaj extremeve ne zhvillimin e luftes se klasave.

Pa u zgjeruar desha ti kujtoj ndonje te fencuri qe operon me frazeologji per prinder biologjike .

Po e bie  qe ta lexoje dhe te mos ta personalizoje meqe e paska postulatin kryesor te argumentit .

Ndoshta dhe e di por po ja rikujtoj .

Nje grua Ju lut zotit te hakmerrej per burrin dhe ti jepte dhimbjet e Lindjeve . Nuk qe pune ...sekretaret e pare qe i zuri mallkimi ulerinin ne cdo rast kur ndonje grua ankohej per biologji ne biografi smiley

Dhe zoti e nderpreu si ndeshkim. Prandaj sot ka shume qe mohojne baben !

Kaq per pjesen e pare se s'dua ta fus ne nje kallep dhe ta lendoj Xhibin qe e ka perkitur paksa kete problem , meqe ka dhene mendime edhe ke Blogu i xhajes nga Kavaja me brekushe te medhaja smiley

 

 

Dhe zoti e nderpreu si ndeshkim. Prandaj sot ka shume qe mohojne baben !

O zot!

A nuk e dije ti,

Qe komunizmi eshte fare e keqe,

A nuk e dije qe nje dite,

Do te ngihej kunder teje.

 

Nuk po kerkon askush qe t'mohojne baballaret,

Por te denojne veprimet e tyre barbare.

 

.....ku ti kerkoj rrenjet e tua parti......

 

fara keqe mbin gjithandej,Fatkeqesishtsmiley

O mati i ri ( te vjetrin e kom mik ) smiley

Si thote Gjini i Portokallise : Me vrafte zoti or tij !..Dhe prape gjalle qeka . Del perhere.

Po qe per zotin ai e hoqi ndeshkimin se ju dulen te palarat kalamojve me uurejtje per baballaret ne biografi .

C'ke qe i bzan prape ? Do ta kthesh ti mallkimin ?

Se o i qute zoti . Ne fillim i le nierit te bejne si te dun i bekon dhe u jep uraten .U thur hymne e kenge per baballaret .

Masnej kur vdesin i ben lanet. Ysht djallin per te vdekmit me bo vargje e konge . Bota e te vdekmeve osht e dreqit - thone .

O Medium ! smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).