Akuzat partiake të ndërsjellta të kohëve të fundit patjetër që paraqesin një realitet të pështirë korruptiv, mirëpo duke gjykuar nga reagimet popullore apo intelektuale (apo nga mungesa e tyre) mund të thuhet që shoqëria jone paska fituar imunitet ndaj pështirosjes. Ka do ditë që më bren pyetja – si ka mundësi që nuk ka reagim shoqëror domethënës ndaj kësaj charade politike? Përgjigjja nuk më rezulton e thjeshtë, e as lineare, në fakt përgjigjja qëndron në disa nivele.

Pyetja është tepër e rëndësishme, sepse e vendos shoqërinë tonë përballë efektit mobilizues të së vërtetës. Shpesh është thënë apo menduar se shoqëria nuk reagon sepse instinktivisht e ndjen se po mashtrohet apo po instrumentalizohet nga njëra palë apo nga tjetra dhe se në rast se do të ballafaqohej me të vërtetat që denoncojnë një realitet regresiv vetë kjo shoqëri do të aktivizonte antikorpe për të dalë nga lëngata. Pak a shumë si organizmi biologjik. Mirëpo rasti në fjalë na bën ta vëmë në dyshim aftësinë e shoqërisë sonë për të reaguar ndaj së vërtetës (sepse nuk ka dyshim që akuzat mes politikanëve kanë një shkallë të lartë vërtetësie).

Si fillim mund të vëmë re se kjo e vërtetë, pra korrupsioni që ka krimbur elitën aktuale politike në Shqipëri që prej ’91 e këtej ka qenë gjithnjë i njohur në një masë ose në një tjetër. Deputetët e zëdhënësat e partive vetëm sa po i japin një lustër spektakolare kësaj të vërtete, pasi në një shkallë të gjerë popullore, shumë njerëz e dinin që bijtë e të afërmit e Berishës nëpërmjet personave të ndryshëm po bëhen zotër kompanish të ndërtimit, të arsimit të lartë, të mass-medias, të hotelerisë, kazinove apo plazheve, shumë njerëz e dinin që Rama i jep lejet me sekser dhe përmes katër a pesë biznesmenëve “shokë të ngushtë” vendos gjoba e përvetëson aksione. Në popull është ditur se si janë dhënë konçesionet apo lejet, si i ka dhënë hidrocentralet Ruli e si i jep Prifti apo sa kushton një tender, është ditur i kujt është ky pallat, kush rri pas këtij televizioni apo atij universiteti privat, kush i lëviz telat e asaj marionetës që hiqet si pronar i petrolit, kujt i përket ajo copë plazh apo ajo digë që do të ngrihet, kush i shfrytëzon minierat, apo kush ka ngritur atë fabrikë që ambalazhon ujë burimi, apo atë stabiliment që gërryen malin e Tomorrit për të nxjerrë pllaka guri. Me pak fjalë, njerëzit të ndërgjegjshëm për ato pak burime që ka Shqipëria e vockël, qoftë dhe për kuriozitet janë informuar gjithnjë mbi shfrytëzuesit e përfituesit, kështu që për ta gjithnjë ka qenë e njohur kjo atmosfera e rëndë dhe në dukje e pashkundshme e korrupsionit që e ka ndarë vendin tonë në mini-principata ku populli lejohet të banojë për sa kohë nuk bezdis “lordët” e për sa kohë nuk bie ndesh me planet e zhvillimit (si në Hamallaj).

Duhet vënë re se ky korrupsion nuk është një korrupsion i shtetit siç përpiqen ta paraqesin qëllimisht disa pseudo-liberalë, por një korrupsion i proçësit të privatizimit, një korrupsion që në zemër të tij i përket individuales (pra privates) e jo publikes apo shtetërores. Pseudo-liberalët kanë njëzet vjet që molloisin për zvogëlimin e shtetit, për heqjen dorë nga kontrolli i burimeve, për heqjen dorë nga forca e domosdoshme për të vendosur drejtësi dhe ja ku mbërritëm në pikën kur gjithçka kontrollohet nga individë, madje edhe vetë shteti. Ja ku mbërritëm në stadin kur fakti nuk mjafton më për të nxitur drejtësinë, në stadin kur vrasja e 26 personave, apo përvetësimi i hidrocentraleve nga burrat e “kuotave rozë”, apo marrja e ryshfeteve nga sekseri i kryetarit të opozitës, edhe pse i faktuar, nuk ka prodhuar as edhe një të dënuar në nivele të larta politike. Kjo s’është hiç paradoksale, korrupsioni shkon krah për krah me drejtësinë impotente. Sot shteti është aq i dobët dhe inekzistent në institucionet e tij sa mjaftojnë dy-tre banditë për ta vënë nën këmbë prej thembrës e gjer në krye. Logjika ta do që ilaçi do të gjendej në një shtet të fortë – por ortodoksia liberale që ka kalcifikuar mendtë e politikës e të ekspertëve thotë të kundërtën. Sipas tyre ky korrupsion (që vjen nga privati dhe i intereson kryesisht sferës së privatit) zgjidhet duke zëvendësuar shtetin me monopolin ose me oligopolin, zgjidhet duke zëvendësuar shtetin me organizime klanore e tribale të ngjashme me mafian (deep state). Zgjidhet duke zëvendësuar publiken me elitaren pra, që ta themi shkurt. Mirëpo qartësisht gabohen sepse situata ku u katandisëm duke ecur me mendtë e tyre nuk është aspak idilike.

Por pyetja qëndron sërish, pra nëse në popull informacioni ka ekzistuar edhe përpara luftës së gjelave (e të pulave) të podiumeve partiake, atëherë përse nuk ka patur reagim që më parë? Në një shkrim të paradisaditëve Artan Lame ankohej për mungesën e finesës së politikës shqiptare, duke marrë si shembull Italinë ku Fini e Berlusconi në mënyrë më të sofistikuar e sulmonin njëri-tjetrin nëpërmjet medias dhe gazetarëve, po jo me deklarata politike (sepse kjo do të sillte mosbesimin te politika). Unë nuk e përaqfoj dot këtë logjikë të instrumentalizimit të medias në emër të ruajtjes së imazhit të politikës së krimbur, por shkrimi i Lames më bëri ta shoh pyetjen time në një tjetër spektër. Përse këto akuza publike nuk u artikuluan nëpër media që më parë? Përse nuk investigon media nëpër këto afera korruptive? Natyrisht jo sepse u mungon sofistikimi apo inteligjenca. Arsyeja e vetme është presioni ndaj medias prej së cilit rrjedh censura dhe autocensura. Ky presion është ekonomik, por edhe fizik e familjar, siç mund të dëshmojnë nën zë shumë e shumë gazetarë që kanë provuar ledhatimet e bodyguards-ëve. Gazetarët dhe intelektualët fatkeqësisht janë një tjetër pre e individualizmit liberal, ata sot s’janë veçse një grup individësh që punojnë bashkë, por nuk formojnë ndonjë (apo disa) komunitete solide që do të mund t’i kundërpërgjigjeshin presionit. Ata, si gjithkush tjetër e kanë humbur besimin te shoqëria, te sindikalizimi. Bash për këtë arsye media është bërë disfunksionale në një dimension të vetin të rëndësishëm, pra tek investigimi, tek gjetja e së vërtetës. Edhe në ato pak raste të investigimit publik mediatik reagimi ka qenë i ashpër, konsistent në gjoba e në dënime gjykate, si në rastin Pango. Kuptohet që reagimi kundër investigimit mediatik vishet gjithnjë me petk të përkorë, si mbrojtje e privatësisë, mirëpo ndoshta ka ardhur koha që kjo privatësia të balancohet disi, pasi shoqëria jonë ka nevojë edhe për bashkësi, edhe për institucione e kulturë bashkëjetese, edhe për hapësirë publike, e jo vetëm për të drejtën private.

Nëpërmjet kontrollit mediatik që ushtrohet në nivele pronësie po edhe në nivele kërcënimesh, nëpërmjet fraksionimit ekstrem të ambientit intelektual e gazetaresk, elita e sotme ka arritur që monopoleve të saj t’u shtojë dhe një monopol të rëndësishëm, atë të lirisë së fjalës. Në fakt rastet e fundit tregojnë pikërisht këtë. Korrupsionin politik edhe pse të gjithë e preknin, nuk mund ta denonconte kush përveçse vetë politikës. Imagjinoni sikur ato dokumenta që valëvitin të bukurat signorina të partive tona t’i kishin publikuar që kur kanë patur vaktin gazetarët, t’i kishin analizuar intelektualët e ekspertët… Kushedi sa gjoba për ofendim privatësie do të ishin vënë, kushedi sa gazetarë do të ishin rrahur për arsye “të dobëta”. E në fakt do të qe e pamundur, siç e konfirmojnë vetë gazetarët që të gjendur përballë këtij muri që nuk thyhet me kokë preferojnë t’i qëndrojnë korrektesës politike (që në fakt është mjeti më represiv i censurës në median perëndimore). Mirëpo, po ta themi në terma hegelianë, ajo që duket e pamundur për individin, nuk është aspak e pamundur për grupin, për komunitetin, për shoqërinë.

Situata në të cilën kemi mbërritur shfaq shenjat e një skizofrenie kolektive, të gjithë e dimë të vërtetën e të gjithë bëjmë sikur nuk na përket pikërisht pse e konceptojmë veten thjesht e thellësisht të pafuqishëm, individë vetmitarë në një treg të pamëshirshëm mbushur me miliarderë e me gangsterë. Tek eseja e tij “Ndalimi i Letërsisë”, e shkruajtur në 1946 George Orwell thotë: “Një shoqëri bëhet totalitare kur strukturimi i saj bëhet dukshëm artificial: pra kur klasa qeverisëse e humbet funksionin e saj dhe e ruan pushtetin me forcë e me vjedhje. Një shoqëri e tillë, pavarësisht jetëgjatësisë së saj nuk ka për të qenë kurrë tolerante e s’ka për të patur kurrë stabilitet intelektual”. Fjalët e Orwell-it i shkojnë Shqipërisë së 2010 edhe pse ai kritikonte Britaninë e gjashtë dekadave më parë. Orwell-i, ky socialist e progresist i shpallur – sot shitet si ndonjë kampion i neo-liberalizmës, duke harruar se përtej kritikave krejtësisht me vend që ai i bëri stalinizmit ai nuk harroi kurrë të denonconte tendencat totalitare të sistemit ku ai jetonte, në emër të një të ardhmeje më të mirë e në emër të çlirimit shoqëror. Orwell-i e bënte këtë sepse një intelektual i vërtetë nuk konformohet dot me atë çka së brendshmi e percepton si të padrejtë. E megjithatë ne Orwell-ët na kanë munguar si në kohë të enverizmit, si në kohë të tranzicionizmit privatizues. Në mungesë të atyre që kritikën e denoncimin mund ta bëjnë edhe vetëm atëherë zgjidhja do të qe tek komuniteti dhe tek intelektualët. Intelektualët në vendin tonë kanë qenë gjithnjë një kategori e keqkonceptuar, shumica besojnë se ky grup është i njëjtë me atë të njerëzve inteligjentë apo me shkollë, dhe anasjelltas. Në fakt intelektualët, siç thoshte G.Lukacs “janë gjithë qytetarët e angazhuar”, apo siç thoshte B.Brecht “intelektual mund të jetë edhe një shofer autobuzi”. I rëndësishëm pra nuk është statusi i tyre, por dimensioni qytetar, pjesëmarrja në bashkësi e në vendimmarrje. Kritika duhet të jetë grupore, komunitare, ashtu siç edhe krimi që po shfaqet është po aq grupor. Është një klasë e tërë politike që është shfaqur zhveshur me gjithë murtajën që e ka molepsur. Ashtu siç janë, të lidhur si në mesjetë me martesa e me rryshfete është e pamundur të besosh që zgjidhjen kjo strukturë qeverisëse e opozitare do ta gjejë brenda vetes. Zgjidhja nuk mund të vijë veçse nga reagimi qytetar, zgjidhja nuk mund të vijë veçse nga mos-votimi i këtyre politikanëve pa program, pa moral e pa bindje, nga braktisja en-masse e kësaj elite dhe i mentalitetit të saj. Vetëm kështu do të mund të ndërtohen alternativa të reja. E për t’i ndërtuar ato, nuk mjafton vetëm e vërteta, rëndësi ka se cilët e thonë këtë të vërtetë, rëndësi ka morali dhe situata e atyre që e thonë, rëndësi ka perspektiva e përbashkët që ata do të duhet të ofrojnë pa harruar denoncimin e vazhdueshëm të kësaj klase “privatësh” që paradoksalisht kontrollon publiken, qeverinë, opozitën dhe lirinë e fjalës. Zgjidhja pra qëndron tek një shoqëri më e fortë në komunitetet e në grupet e kësaj, vetëm prej andej do të mund të lindte institucionalizimi funksional që do ta bënte shtetin më dinjitoz e më prezent në zbatueshmërinë e ligjit e në dënimin e sharlatanëve që tentojnë të vjedhin në emër të lirisë e të zhvillimit.

38 Komente

Faleminderit Arbër!

Situata në të cilën kemi mbërritur shfaq shenjat e një skizofrenie kolektive, të gjithë e dimë të vërtetën e të gjithë bëjmë sikur nuk na përket pikërisht pse e konceptojmë veten thjesht e thellësisht të pafuqishëm, individë vetmitarë në një treg të pamëshirshëm mbushur me miliarderë e me gangsterë.

!!!

 ....Mbushur plot me  miliardere GANGSTERE.

Me pelqen ky shkrimi por nuk bie dakort me zgjidhjen e problemit. Nuk i takon njerezve te thjeshte dhe as gazetareve qe te hetojne korrupsionin, por i takon institucioneve te pavarura qe ne kete rast jane te varura, dmth i takon prokurorise, dmth pjeses tjeter te shtetit qe nuk funksionon. Edhe sikur te forcohej shteti, po keta njerez do te kishim keshtu qe nuk mendoj se do te kishte ndonje ndryshim.

 Aftesia e gazetareve ka te beje shume ne kete rast dhe nuk eshte e lidhur vetem me friken, por mendoj se nuk duan te punojne. Mund te intervistojne njerez me pseudonime. pLus qe te dy gazetaret e te dy paleve jane te gatshem per te zbuluar skandale te pales tjeter, qofte dhe per tja shitur partive respektive por nuk i gjejne dot.  

Nuk e di se si e lexove ti zgjidhjen që ofronte autori, por unë e lexova këtu: "zgjidhja nuk mund të vijë veçse nga mos-votimi i këtyre politikanëve pa program, pa moral e pa bindje, nga braktisja en-masse e kësaj elite dhe i mentalitetit të saj. Vetëm kështu do të mund të ndërtohen alternativa të reja" dhe kjo mund të bëhet prej njerëzve të thjeshtë (dmth kjo është mënyra paqësore e ofruar nga Saktivista smiley )

Mua nuk me pelqejne levizjet pasiviste populiste smiley, plus qe me duken shume te parealizueshme, me pelqejne me shume gjerat praktike, konstante sic jane institucionet dhe levizjet e vogla elitiste smiley

Problemi është se, kur lëvizjet e vogla elitiste kalojnë nga muhabetet rreth shishes së birrës apo konjakut tek kolltuqet e politikës... harrojnë ato gjërat praktike

Tashi, mos ja fusni kot se te gjithe e dime te verteten. Hiq vipat si i mesipermi ne te tjeret poplli i thjeshte (tip une, toko etj) se kishim degju noihere ket tan leprin p.sh. Jam i sigurt qe toko tani eshte tu pyt: si ka munsi se ka bo deputet rama ket tan leprin. Ose, si eshte e mundur qe berisha kur ne dhjetor doli me dosjen e sekserve te rames i permeni te gjithe me dulak e me fidel e tom dosh e t'gjithe s'la njeri pa permen si klientelistet e rames qe mernin leje ne bashki tip. Leskaj 1milion m katror dulaku 100 milion, ndersa ket Leprin qe i kishte shantazhu dhe djalin (aka rrahmanllari) asqe e zuni ne goje. Kshuqe rrofte kjo fushate informuese qe po na bo me dije se edhe rajmonda bulku e ka mor i hindroçentral. E shef tashi me tjeter sy kur del ne tv.

Ps. o monde shite me pra ate letren qe t'dha berisha. çe ma kot n'dor. Ti per ate pune e more se mos kishe men ti per te ndertu hidrocentral.

Po edhe njerezit e Berishes ka rrezik nuk e njohin fare Tan Leprin, keshtuqe nuk je ti i vetem.

Une psh e njoh, kemi patur shoke te perbashket dhe sic eshte ne Shqiperi shoku i shokut te behet "shok". Ka qene çun i shkathet, elokuent, dinak dhe aq i zgjuar, saqe mbijetoi asaj kohe, kur shume shoke te tij tek rruga e Elbasanit te fillimviteve 90 ose u jane tretur kockat ose emrat po zhduken nga memorja kolektive, si Miri i Xhikes, Yll Kelmendi, Ad e Franc Konomi e me rradhe. Ky Tan Lepri nuk ishte ne kategorine e ketyre te forteve, nuk kishte grushtat, por ishte i zgjuar dhe hante e pinte atje ku i dilte me mire, por edhe te respektonte, goodfellas stuff, me nje fjale.

Kur te them qe njerezit e Berishes ose nuk e njohin Tan Leprin, ose kastile duan ta fusin si pyke ne akuzat kundrejt Rames, ta them une me 100%, sepse ky Tan Lepri qe thua ti ka qene shume personazh i njohur i aleatit te Sali Berishes, shtangistit Ilir Meta. Tan Lepri ka qene shoferi personal i Monika Kryemadhit (per ata, te cilet akoma nuk e dine, gruaja e Ilir Metes) me nje Range Rover te ri fringo.

Kurioze me kete Range Rover eshte se njefare Shkelqim Konçi u kap ne flagrance ne drejtimin e ketij mjeti duke transportuar nje sasi te konsiderueshme droge, dhe si perfundim hengri disa vite burg, por ata qe ky Çim Konçi nuk i dorezoi dhe per llogari te te cileve ky punonte ia shperblyen ketij fare mire, duke e riaktivizuar ne aktivitetin e tyre.

A punon Tan Lepri si sekser per Edi Ramen? Nuk e di! Nese Edi Rama do te kishte patur nevoje per sekser, atehere mendoj qe Tan Lepri kishte per te qene person adapt per ate pune. A e ben ate pune? Nuk e di! A ka punuar per pazaret e Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit? Kete e di me siguri.

 Pedro je  shume i sakte.Tan Lepuri (dhe jo "Lepri" si i thote  depudetja e Shkodres) nuk ka dhe nuk ja ka pat  kurr nevojen  Rames.Ai ka qene dhe eshte gjene i atij qe thoni Juve.Loja e PD-se eshte diku gjetke.Shume shpejt ka me plas sepse kot nuk u thirren dy çamet.... ne "fushbetejen" e Berishes.

  I perplas kembet Metes, qe te mos dredhi bishtin se ....  

nje saktesim i vogel: Nuk e njeh njeri si Tan Lepuri, por si Tan Lepri, me ate aksentin tirons biles, me theksin tek p-ja smiley

 Arbri ka shume te drejte. Te gjithe e dinim. Kemi mesuar ca detaje keto dite, por edhe pa to arrinim te imagjinonim... Edhe skizofrenia kolektive me duket se eshte aty, edhe pafuqia e individit, ose me sakte perceptimi per veten si i/e pafuqishem. Jam dakord me mospranimin me gjate te kesaj murtaje. Ceshtja eshte qe keta u lidhen dhe u thuren keshtu natyrshem, jo sepse ishin te vecante, apo te zgjedhur. Ndoshta edhe ne ne vend te tyre do kishim vepruar njesoj. Verej se problemin e krijon sistemi, qe krijon dhe mbahet nga mundesia per tu forcuar ekonomikisht duke shfrytezuar...

Politikanet ne Shqiperi nuk e konsiderojne, as konceptojne veten si sherbyes publike. Marrja me politike per ca eshte nje vend pune, per te tjere eshte nje mundesi per tu pasuruar cmendurisht. Ne secilin rast, marrja me politike eshte menyre per "tu rregulluar".

Sikur perfitimi te ishte vetem nje rroge aty midis 200,000 dhe 300,000 lekeve te reja ne muaj, kush do te merrte mundimin te cfilitej si minister ne nje vend me halle? Asnjeri nga keta aktualet, kjo eshte e sigurte. As ministrat sociualiste nuk do ishin asnje grime me te mire. 

Problemi qendon tek sistemi. E nese i prishim keto aleanca ekzistuese. Si i behet qe te rejat te jene me pak private, me shume sociale. Kjo mbetet pyetja.


 

Liberté, Égalité, Fraternité -

 

 

 

 

 

Combien de temps peut-on observer que c'est vrai, alors la corruption est devenue l'élite politique aux États-Unis depuis '91 partir a toujours été connu dans une certaine mesure ou une autre. Les membres de la porte-parole de parti ne sont que de donner un éclat spectaculaire cette vérité, comme dans une grande échelle populaire, beaucoup de gens savaient que les fils et les parents de Berisha par des personnes différentes sociétés sont de plus en dieux de la construction, de l'éducation supérieur de masse-médias, les hôtels, les casinos ou sur les plages, beaucoup de gens savaient que Rama donne permis de courtier immobilier et par quatre ou cinq hommes d'affaires "amis proches" amende fixée acquiert des actions. Est de savoir comment les gens faire des concessions ou de permis, comme l'hydroélectricité Ruli a accordé des subventions d'autant que d'un prêtre ou d'appel d'offres, on sait de qui est ce palais, qui sont assis derrière le téléviseur ou une université privée, qui se déplace fils à être supprimée car elle marionetës propriétaire petrolit, qu'elle considère plage pièce ou d'un barrage à construire, qui est d'utiliser des mines, ou qui l'a porté à ambalazhon usine d'eau de source, ou l'installation de parcourir la montagne pour Tomorr question de dalles. En bref, les gens conscients des rares sources de l'Albanie est petit, même pour la curiosité sont toujours informés sur les avantages de l'utilisateur, de sorte qu'il a toujours été connu cette atmosphère lourde et l'apparence de corruption qui pashkundshme a divisé le pays en mini-principautés où les gens sont autorisés à vivre aussi longtemps que sans souci "seigneur" aussi longtemps que pas de conflit avec les plans de développement (comme dans Hamallaj).

Il convient de noter que la corruption est une corruption de l'Etat comme tente délibérément de présenter quelques pseudo-libérale, mais une corruption du processus de privatisation, une corruption que son cœur appartient individuales (c.-à la vie privée) et non-publiques ou shtetërores. Pseudo-libéraux ont molloisin vingt ans pour réduire l'état d'abandonner le contrôle des ressources, pour le retrait des forces nécessaires pour établir la justice et ici mbërritëm au point où tout est contrôlé par des individus, même l'Etat lui-même. Voici étape mbërritëm alors qu'en fait, ne suffit pas de promouvoir la justice, le stade de la mise à mort de 26 personnes, ou l'acquisition de l'hydroélectricité du contingent des maris «rose», ou de recevoir des pots de vin du président de la sekseri opposition, bien prouvé , n'a pas produit un seul de ces niveaux élevés politique. Ce n'est rien de paradoxal, la corruption va de pair avec la justice impotente. Aujourd'hui, l'Etat est si faible et de ses institutions existait que deux ou trois voyous suffit de mettre sous les pieds de thembrës jusqu'au sommet. La logique est qu'il remède serait trouvée dans un État fort - mais que l'orthodoxie libérale vertige kalcifikuar et experts en politique disent le contraire. Selon eux, la corruption (qui vient de l'individu et la sphère individuelle de l'intérêt pour la plupart) résolu par le remplacement de l'État d'un monopole ou oligopolin, résolu par le remplacement de l'État avec les organisations tribales klanore comme la mafia (deep state). Résolu en remplaçant le elitaren publiken Eh bien, pour dire en Février. Mais manifestement erronée parce que la situation où katandisëm vertige marcher avec eux n'est pas idyllique.

Mais la question demeure, si le peuple de l'information ont existé avant la guerre de dindes (et poulets) à la plate-forme du parti, alors pourquoi ne l'a jamais eu une réaction? Dans un écrit paradisaditëve Artan Lame finesës se plaindre du manque de la politique albanaise, en prenant comme exemple de l'Italie où Berlusconi Fini plus sophistiqués et d'attaquer les uns les autres à travers les médias et les journalistes, ne sont pas des déclarations politiques (parce que cela mettre la méfiance de la politique). Je n'ai pas cette instrumentalisation përaqfoj logique des médias au nom de l'image de la politique de conservation moche, mais l'écriture Lama fait de voir ma question dans un autre spectre. Pourquoi n'at-on pas ces accusations publiques artikuluan les médias à l'avance? Pourquoi ne pas investigon médias corrompus dans ces affaires? Bien sûr que non parce qu'ils manquent de sophistication ou d'intelligence. La seule raison est la pression de la censure des médias et autocensura dérivés. Il s'agit d'une pression économique, mais la famille naturelle, comme peuvent en témoigner sous la voix de journalistes trop nombreux qui ont essayé de s-coup de gardes du corps. Malheureusement, les journalistes et les intellectuels sont une autre réduction de l'individualisme libéral, mais aujourd'hui ils ne sont pas un groupe d'individus qui travaillent ensemble, mais ne font pas (ou plusieurs) des collectivités solides qui pourraient être sous pression kundërpërgjigjeshin. Ils, comme tout le monde ont perdu confiance dans la société, le sindikalizimi. Bash les médias est donc faite disfunksionale une dimension importante de son propre, si l'on enquête, pour trouver la vérité. Même dans les rares cas d'enquêtes des médias réaction du public a été sévère, incompatible à des sanctions et des amendes en cour, comme dans le cas Pango. Il est entendu que la réaction contre les enquêtes des médias m'habille toujours tenue à modérée, comme la protection de la vie privée, mais peut-être qu'il est temps que cette confidentialité soit compensé dans une certaine, que notre société a un besoin pour les collectivités, les institutions et la culture de la coexistence, même pour l'espace public .

Gjera te thena e te sterthena, aq shume jane thene e thuhen perdite sa jane bere bajat. Edhe nje shofer autobuzi te njejtat gjera thote ne Shqiperi perdite. Jo se e ka gabim artikullshkruesi, por sic thashe..................

ps. Orwell-i s'mbahet nga askush si neo-liberalist, ah ndoshta nga ndonje askush.

Ora, shoh qe komenton gjithandej neper artikujt qe publikohen ketu, dhe e vetmja gje qe thua eshte se "keto jane gjera te thena e te sterthena". Te pakten mundohu qe edhe ti kete gjene qe e thua dhe e sterthua kaq shpesh, te pakten ta thuash ne menyre te ndryshme. Ose te pakten, nese nuk ke asgje per te thene pervec asaj qe thua dhe sterthua, kurseji nerva trurit dhe lodhje mollezave dhe as mos e thuaj fare. Ose nese ke ndermend te thuash dicka te ndryshme nga ajo qe thone autoret, na e thuaj qe ta mesojme edhe ne.

 

Per mendimin tim, ky eshte nje shkrim shume i goditur i autorit qe edhe sikur thjesht per angazhimin qytetar per te shkruar publikisht meriton te pergezohet. Por pervec kesaj, per te gjithe ata qe kujdesen ta lexojne artikullin me vemendje dhe pa u nisur me tendencen per te zbuluar atje dicka qe mund ta shajne, mund te zbulojne plot ide te vlefshme qe shpesh te mos e mohojme, na vijne ne mendje ne forme perceptimesh te realitetit, por qe mbeten aty, jashte gjuhes dhe s'jemi kurre te afte t'i artikulojme e bejme te ditura. Urime Arber.

Zgjidhja nuk mund të vijë veçse nga reagimi qytetar, zgjidhja nuk mund të vijë veçse nga mos-votimi i këtyre politikanëve pa program, pa moral e pa bindje, nga braktisja en-masse e kësaj elite dhe i mentalitetit të saj.

 

Po c'ne qe nuk e bejne kete gje? C'ne qe vazhdojne ti besojne kesaj dikotomie te rreme?

Reagimi popullor eshte vetem nje pjese e zgjidhjes, dhe e vetmja kart qe mund te lozin njerezit eshte te mos votojne, te mos ndikohen emocionalisht nga keta te babezitur sa here qe vine koha e zgjedhjeve. Te gjitha kartat e tjera i ka vete ne dore qeveria dhe shteti ose shtet-qeveria jone.

Ora dhe I pakapshem po ti bashkoj komentet tuaja mendoj se eshte zgjidhja.

Reagimi popullor vjen kur populli e kupton se ajo qe po ndodh eshte jo e mire per te. Fatkesisht mendoj se populli nuk e kupton kete dhe prandaj nuk reagon. Popullit i duket normale, i duket si nje shfaqje ku ai eshte spektator dhe jo pjese e shfaqes.

Nga ana tjeter eshte qeveria. Nese ke qeveri te tilla nuk ka zgjidhje. Dhe mos haro Ora se qeveria zgjidhet nga populli qe nuk e di se e ka kete te drejte.

Pra ne keto kushte jo te zakonshme zgjidhja duhet te jete e jashzakoshme per nje demokraci. Nje zgjidhje qe ti mesoj popullit se ai eshte pjese, faktor dhe viktime e kesaj shfaqeje. Demokracia funksionon ne nje popull qe e ka kaluar kete mesim. Ndryshe rrofte diktatura si shkolle per ti mesur popullit rolin e tij ne shoqeri.

Reagimi popullor vjen kur populli e kupton se ajo qe po ndodh eshte jo e mire per te.

 

65 vjet nuk i mjaftuan popullit per ta kuptuar kete gje?  Sa me shume kohe i duhet?

65 vjet. Varet nga e fillon apo ku e mbaron keto 65 vjecarin

Duke lene 15 vjecarin para 50 vjecarit komunist apo 15 vjecarin pas atij komunist une do te thoja se 50 vjecari komunist nuk beri azgje tjeter vec deformoj me keq karakterin e deformuar te popullit tone nga 500 vjecari Otomanist.
15 vjecari para komunist ishte nje fillim i mire por i shkurter dhe i nderprere shume here. 15 vjecari pas komunist nuk ka bere azgje per ta regulluar kete deformim

Keshut qe 65 vjecari i kaluar eshte njesoj si 500 vjecari i meparshem

Shqiperise i duhet nje 5-10 vjeca nje sistem me karakter ekonomik konservativ  kapitalist dhe me karakter politik jo demokratik.

Vetem reagimet popullore nuk parshikohen dot kur ndodhin !

institucionet dhe ligjet (se paku ato te pretenduara demokratike), nuk mund te ekzistojne pa nje garant qe eshte populli (grupet e interesit etj etj). Dmth. nese keto institucione e keto ligje abuzohen nga qeverisja, jane qytetaret ata qe cohen ne mbrojtje te tyre - dhe keshtu nis funksionimi.

Ktë s'kanë kuptuar akoma këta... kujtojnë se është qeverria ajo që duhet të nxjerrë e zbatojë ligje se si të drejtojë popullin dhe jo që duhet të jetë e kundërta.

Problemi eshte qe demokracia moderne nuk eshte nje demokraci direkte por nje demokraci perfaqesuese, dhe qe vertet duhet te ndermjetesohet nga shoqeria civile. Levizjet populiste jane te destinuara te deshtojne ne qofte se mungojne mekanizmat ndermjetesues, ashtu sic kane deshtuar deri tani levizjet popullore apo revolucionet ne Shqiperi.

Mendoj se zgjidhja me e mire do te ishte per kushtet aktuale reagimi i pjeses tjeter te elites qe nuk infektuar akoma nga korrupsioni dhe qe se paku neper artikuj si ky i mesipermi e quan veten me te ndergjegjesuar per te degjuar popullin. Aleanca nuk duhet te krijohet si nje levizje popullore, por midis elitave te cilat te kundershtojne eliten aktuale. Ky eshte mendimi im modest smiley

Problemi eshte qe demokracia moderne nuk eshte nje demokraci direkte por nje demokraci perfaqesuese,

c'fare nenkupton me demokraci direkte?  eshte me e mire se demokracia perfaqesuese?

nuk merrem fare se kush eshte me e mire apo me e keqe, e marre si te dhene qe gjithe bota dhe ne prapa tyre jemi ne demokraci perfaqesuese. Ideja eshte sesi te ndryshohen elitat brenda mekanizmave ekzistues qe kemi. NUk jam tip revolucionare une smiley

jo, une te pyeta me shume nga kurioziteti. per here te pare degjova te flitej per kete koncept, (demokraci direkte) ketu. keshtu qe mu duk interesante te degjoja se si trajtohet ne kushtet politike shqiptare.

ketu ku jetoj une, ky koncept filloi te perdorej dendur rreth 3,  4 vjet para, nga forca politike te qendres. kryesisht social-demokratet dhe liberal-demokratet.

sipas tyre ne sistemin e qene politik, pra ''demokraci perfaqesuese'' ishin pjekur kushtet per te nderthurur ne te edhe ''demokracin direkte''.

natyrisht ata, nuk nenkuptonin revoluvolucion.smiley     ata nenkuptonin perfshirjen sa me te gjere te shoqerise ne vendimarrje.  kjo,  nepermjet referendumeve. por,  perfundimsht pa u provuar fare,  nuk u vu ne zbatim asnjehere. bile as nuk flitet me per te.

Ceshtja e demokracise direkte eshte njecike me spec, sepse eshte masa ajo qe vendos, e prirur gjithmone qe te influencohet nga populistet dhe rezultati ne shumicen e rasteve nuk ka qene racional.

ashtu eshte.  me spec. por jo vetem kaq. demokracia direkte, krijon edhe nje raport te cuditshem midis shoqerise dhe politikes.

nga njera ane populli ftohet ne zgjedhje per te votuar forcen politike dhe politikanet qe ai deshiron.  keta te fundit pra, kane per detyre te qeverisin e te marrin vendimet e duhura per te tashmen dhe te ardhmen e vendit, popullit. nderkohe, qe ne kushtet e demokracise direkte,  i bie qe politikanet,  tja ''kthejne topin'' shoqerise, popullit. pra ne principe, i bie qe populli, te bej vendimarrjen, nepermjet referendumeve.smiley

por nese shoqeria do te beje edhe vendimarrjen, per c'fare na duhen politikanet atehere?!smiley

une jetoj ne nje demokraci direkte. Nuk do deshiroja te jetoja me ne nje demokraci perfaqesuese.

por nese shoqeria do te beje edhe vendimarrjen, per c'fare na duhen politikanet atehere?!Tongue

Politikanët duhen për të formuluar planet e zgjedhjes, për të dhënë alternativa, të cilat populli nuk i gjykon dot. Politikani transformohet kështu në ekspert, në teknokrat dhe populli bën zgjidhjen përfundimtare.

E mira e demokracisë direkte është se nuk zgjedh emra, forca politike, komunista, antikomunista e çdo gomarllëk tjetër, por përzgjedh IDE. Por kjo lloj demokracie nuk është e mundshme pa një popullsi të mirë arsimuar, sepse përndryshe këta do të manipuloheshin lehtë.

Hollanda mund ta aplikonte... mendoj se do kishte sukses. Kam përshtypjen në fund të fundit, se nuk jetoj aty smiley.

 

Belul, demokracia direkte eshte kur vendimmarrja dhe ligjvenia behet direkt nga populli, kurse ne demokracine perfaqesuese, legjislativi eshte organ i perbere nga te zgjedhur dhe vendimmarrja behet nga keta te zgjedhur.

Rast i demokracise direkte eshte psh referendumi popullor.

pedro e dija ,megjithate falemiderit.smiley

te komenti me siper e spjegoj arsyen perse pyeta.

Te gjithe teoricieneve te demokracive dhe formve te saj, A e kuptoni se ne kemi nje popull shumice qe nuk di se cfare eshte demorkacia? Si kerkoni pastaj te zbatoni teorite tuaja directe apo perfaqesuse?

Nuk e shkoni si sillet populli me keto qe ndodhin ne shqiperi. Cili popull qe e di se cfare eshte demorkacia do te kishte mbajtur ne pushte mostra te tilla qe jo shume por 13 vjet me pare vrane, prene, shkateruan e dogjen tere Shqiperine?

 

Keto kohet e fundit grate po ja marrin burrave. Cafka jane bo,dhe i bejne zedheneset e egra me fitu simpatine e shefit. Kakarisin me fort se gjelat. Burrat na kishin qene hije, nga licenca te fituara me 100 mije leksha te rinj. Gra te ndara, secila me dashnorin me nga 5 hidrocentrale.

or po pse ngaterroheni me koncepte qe po u vini anash? nuk po flet kush per dhimokraci direkte, po flas per nje sistem normal, anonim, te paemer, si ky qe ka shumica e botes. Kudo, qe elitat te jene te pergjegjshme, qe institucionet te mos pushojne se funksionuari, qe ligjet te reflektojne nevojat e shtresave popullore - garant behet vete populli - dhe jo me vote, por me organizim te stofit social ne sindikata, ne organizata etj.

per ata qe kane pasion "dijen" dhe nocionet, mjaft te shohin se si ka lindur institucionalizimi i pushtetit, si ka lindur ligji (modern) etj etj.

e keqja e shumeve ketu eshte se ligjin e marrin si perralle, kur ne kushtetute shkruhet se "sovran eshte populli" ne fakt ata qe e shkruan e kishin dhe e kane shume seriozisht.

nuk ka asgje te keqe te kerkosh zbatimin e ligjit e te organizohesh ne emer te kesaj, nuk ka asgje te keqe te kerkosh edhe ndryshimin e ligjit e te organizohesh ne emer te kesaj. Ne fakt kjo eshte e vetmja menyre qe "gjeja" te funksionoje e te mos bejme regres drejt mesjetes. perndryshe pershendeteni nga parada xhaxhi putinin.

Si tha Sarkozija para se ta zgjidhshin ? "Flisni flisni keq per mu, amon,  vetem flisni ! "

Ne fakt para se ta thoshte Sarkozy, ka qene prej kohesh "talk shit about me, you make me famous."

Shume dakort me ate qe shkruhet dhe njekohesisht mendoj se kjo gje nuk do te ndodhe. Ne Shqiperi nuk ka per te patur me kurre reagim qytetar ndaj vjedhjes dhe grabitjes se perditshme. Cdo gje eshte tashme nen kontroll te plote te sistemit. Cdo xhep shoqeror eshte tashme i korruptuar dhe nuk ka pe e gjilpere ta arnoje. Cfare parashikoj une te ndodhe eshte nje tjeter eksod masiv i shqiptareve dhe/ose nje vdekje masive qe tashme ka filluar po te kesh parasysh numrin e vdekjeve nga kanceri, infarkti deri tek aksidentet automobilistike (pa permendur ndonje rast termeti te papritur). Nuk e njoh brezin e ri qe po edukohet, por duke pare kushtet e sotme te shkollave nuk ka arsye per shprese. Shenjat jane kudo: Mungesa e aktiviteteve kulturore (dhe indiferenca ndaj atyre qe zhvillohen), ambienteve sportive, transportit urban apo urbanistikes ne pergjithesi perfshire hapesirat e gjelbra, pastertia e qyteteve ku tashme jetojne pjesa me e madhe e popullit tone fshataresk, deri tek mungesa e ajrit te paster, injoranca pa kufi dhe mosmarreveshjet qe ajo sjell, mungesa e zoterimit te gjuhes letrare qe sjell me shume mosmarreveshje.
Qofsha i gabuar por me duket se arsyeja qe shqiptaret vazhdojne akoma te jetojne duhet kerkuar tek kromozomet, moti me diell apo ushqimi me afrodiziake.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).